Intervista tradiconale vjetore e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis para dhjetëra gazetarëve pas hapjes së Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe fjalimit të tij për vizionin qeveritar deri në vitin 2027, prodhoi edhe dy lajme për Shqipërinë.
Pas një planifikimi dhe kërkese nga autoritetet lokale prej 19 vitesh, më në fund Ministria e Transportit dhe ajo e Infrastrukturës kanë aprovuar fillimin e punimeve të aksit rrugor Janinë-Kakavijë, kaq i rëndësishëm për lëvizjen e mijëra automjeteve çdo ditë drejt dy vendeve.
Por interesante ishte edhe pyetja që i është drejtuar kryeministrit grek se cilat janë marrëdhëniet e tij tashmë me Edi Ramën, pas burgimit, por edhe lirimit të Fredi Belerit dhe deklaratës së kryeministrit shqiptar se “marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë strategjike”.
Nga ana e tij, Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur:
“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë, përfshi edhe Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë dhe nuk dua të flas me detaje për rastin e Fredi Belerit.
Dua të shpreh kënaqësinë time për faktin që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtar dhe, që kjo aventurë krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme që ai kaloi, më në fund mbaroi.
Më lejoni të them edhe një herë se marrëdhëniet, duke parë imazhin e gjerë, pra marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë.
Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet, dhe ajo që ne do të bëjmë, është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht.
Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane”, tha ai.
j.l./ dita

Sa minoritete keni z. Mitsotakis keni në Greqi?! Kur i barazoni me zero do të thotë që keni shkelur të drejtat e njeriut. Habitem se si BE-ja nuk “shikon” se çfarë bëhet në Greqi me minoritet zero!!!
Ku pyet Edi per Micotaqin?
Ky fyt.yre miu, vetem di te ngreje kurthe, Edi e njeh mire.
Ky Miçua i vogël i bie FYELLIT ME NJË VRIMË:
1.Kërkon pronat e Minoritetit që nuk ua ka mohuar askush.!
2.Kërkon që pronat e Minoritetit ti zgjidhi me TERRORISTIN F.BELERI I DËNUAR NË SHQIPËRI DHE QË NUK DUHET TË SHKELI MË NË HIMARË.!
3.Ky kërkon pronat e Minoritetit dhe nuk zë në GOI PRONAT ÇAME NË GREQI,LIGJIN E MIFTËS,NDRYSHIMIN E ID TË MBI 900.000 SHQIPËTARVE QË NGA 1990-ta,etj.
4.Ky nuk zë në gojë problemin e 354 KM Det që i fali S.Berisha & L.Basha në 2009-tën,etj,etj.
-Por,kjo mvaret dhe nga GAZETARËT GREK QË NUK E PYESIN,OSE NUK DEKLAROHEN..!
ZOTI KM GREK:
1.Kur do i tërheqësh kockat e ushtarëve Grek të vrarë nga Italia në 1949..?
2.Kur do e tërheqësh KryePiskopin Yanulla nga Kisha jonë i prurë nga Saliu-President 1992 për fatin e keq të Shqipërisë..?
3.A do kërkosh falje që kandidove për DEPUTET NË BE një terrorist të dënuar edhe nga drejtësia Greke..?
4.A do heqësh dorë nga HIMARA & VIRIO EPIRI.?
5.Kur do u njohësh Migrantëve Shqipëtar PESIONET.?
6.A keni një BILANC sa Shqipëtar janë vrarë e keqtrajtuar në Greqi.?
7.A do e pengoni më Shqipërinë për BE,ku disa herë keni vënë VETON brutalisht.!?
8.Si ka mundësi që edhe TURQINË ju nuk keni mardhënie të mira.?
• KOMSHIA,FQINJI ËSHTË FAT ZOTI K.MINISTËR GREK…NUK NDRYSHOHET DOT MË.!!
micotaqi duhet te dali para gjyqit me belerin, se parate e tija ishin ato qe u blene votat ne Himare.
YYYYYTTT ELENIQIAS HALÈ!
Ceshtja e pronave ne Bregdet zgjidh edhe PRONAT E BEJLEREVE AGALLAREVE NE GJITHE SHQIPERINE.
Po i mori Beleri me ane te Parlamentit Europian pronat e babes ne Himare,Dua edhe Une pronat e gjyshit ne Hardhi te Bute.
I ka dhuruar Sali Berisha katundareve me ligjin 7501 dhe pyjet livadhet i kane rrembyer hajdutet e Saliut me Ligjin Toke e Xanun dhe Plotesim Toke.
U pa puna, do ti ngre edhe ketij Micotaq Juniorit nje permendore atje ne Dervican perbri asaj qe i kam ngritur Micotaq Senior babes tij…besoj se e keni pare apo i keni syte e lidhur e nuk e shikoni patriotizmin tim gjithnje ne rritje?