Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si mund ta kuptojmë nëse jemi infektuar me hepatit viral?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si mund ta kuptojmë nëse jemi infektuar me hepatit viral?
AktualitetShendetesi

Si mund ta kuptojmë nëse jemi infektuar me hepatit viral?

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

 

 

Hepatiti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe të rënda infektive edhe në vendin tonë. Në rastet kur sëmundja nuk trajtohet që në stadet më të hershme, çon në dëmtime të rënda të mëlçisë, deri në pasoja fatale për jetën. Ekzistojnë disa lloj hepatitesh, A, B, C, D dhe E, në vartësi të llojit të virusit që i shkakton. Në veçanti, hepatiti B dhe C çojnë në sëmundje kronike qindra miliona njerëz dhe janë shkaku më i zakonshëm i cirrozës dhe kancerit të mëlçisë që shpesh përfundojnë në vdekje

- Publicitet -

Për fat të keq shumica e njerëzve nuk e dinë që janë të infektuar, sepse nuk kanë shenja të dukshme që në stadet më të hershme. Kur ata fillojnë të kenë shenja, dëmtimet kanë përparuar. Nëse një person është i infektuar kjo mund të vërtetohet vetëm nëpërmjet bërjes së testit të gjakut. Por, kushdo që mendon se mund të ketë qenë i rriskuar për t’u infektuar, bën mirë të testohet.

Diagnoza e hershme ofron mundësi për trajtim efektiv mjekësor e rrjedhimisht për zbutjen e pasojave të sëmundjes dhe ndihmon të infektuarit të praktikojnë një stil jetese të shëndetshëm, duke marrë masa për të mbrojtur mëlçinë nga dëmtimi shtesë, si për shembull duke eliminuar alkoolin dhe droga të caktuara të cilat dëmtojnë mëlçinë. Gjithashtu, ndihmon të infektuarit të ndërmarrin hapa për të parandaluar transmetimin e sëmundjes tek të tjerët, për shembull duke zbatuar praktikat e sigurta seksuale, apo duke marrë masa për të mos t’ia transmetuar bebit të tyre.

Vaksinimi është një nga mënyrat për të parandaluar infektimin prej këtyre lloj viruseve. Aktualisht ekziston vaksina vetëm për hepatitin A dhe B, vaksina për hepatitin E është duke u testuar dhe ndërkohë është bërë progres lidhur me vaksinën kundër hepatitit C. Në Shqipëri, vaksinimi kundër hepatitit B realizohet si pjesë e kalendarit bazë të vaksinimit tek fëmijët. Kështu, fëmijët të cilët kanë lindur nga prilli i vitit 1994 e në vazhdim janë të vaksinuar kundër hepatitit B. Po ashtu vaksina kundër hepatitit B është sot e disponueshme në rrjetin farmaceutik shqiptar. Po ashtu, edhe ekzaminimi i gjakut për transfuzion parandalon transmetimin e virusit të hepatitit B e C, përdorimi i pajisjeve sterile gjatë injeksioneve mbron kundër hepatitit, praktikat e seksit të sigurt (përfshirë minimizimin e numrit të partnerëve dhe përdorimin e prezervativit) mbrojnë kundër transmetimit të hepatitit B dhe C, si dhe ushqimi i sigurt dhe sigurimi i ujit higjenikisht të pastër, sigurojnë mbrojtje të mirë kundër hepatitit A dhe E.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?