Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si mundi të jetonte normalisht në shtëpinë ku kishte murosur Siborën? Psikologia tregon profilin e vrasësit italian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si mundi të jetonte normalisht në shtëpinë ku kishte murosur Siborën? Psikologia tregon profilin e vrasësit italian
AktualitetKronike

Si mundi të jetonte normalisht në shtëpinë ku kishte murosur Siborën? Psikologia tregon profilin e vrasësit italian

Published: June 12, 2023
Shpërndaje

Autoritetet italiane kanë kërkuar informacion nga ato spanjolle, për hetimet ndaj Marco Romeo-s, 45-vjeçarit nga Nettuno (Romë), i akuzuar për vrasjen e partneres spanjolle Paula dhe italo-shqiptares Sibora Gagani. Të dyja vrasjet ndodhën në Torremolinos, Malaga të Spanjës.

Teksa familja e Siborës, e cila rezultonte e zhdukur prej 2014-s, mbetet në pritje të testit të ADN-së, për të qenë të sigurt se trupi i gjetur i murosur në apartamentin ku kishte jetuar 9 vjet më parë i përket asaj, vrasësi i dyshuar mbetet në burg. E pikërisht nga qelia në Spanjë dalin detajet e para të profilit psikologjik të 45-vjeçarit.

45-vjeçari, sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj, është një person “tipik abuziv i substancave, me një mungesë të theksuar kontrolli ndaj impulseve e ndërlidhur me xhelozinë dhe tipare të dukshme antisociale”. Kështu të paktën shprehet ekspertja spanjolle e Kolegjit Zyrtar të Psikologjisë, Mariela Checa. Pikërisht ky profil bën që autoritetet të kenë dyshime se mund të ketë kryer krime të tjera dhe në Itali, hetuesit po ekzaminojnë zhdukje të tjera të ndodhura në zonën e Nettuno dhe në provincën e Romës, pas së cilave mund të qëndrojë dora e dhunshme e Romeo-s.

- Publicitet -

Ky profil po ashtu shpjegon edhe sesi është e mundur që bënte një jetë normale, prej zhdukjes së Siborës e cila ishte 22-vjeçe, në Korrik të 2014-s, duke e ditur që trupi ishte në një kuti prej druri, e murosur në shtëpinë ku jetonin bashkë. Kjo sjellje, në terma psikologjikë, lidhet me amnezinë disociuese, që është një mënyrë për t’u mbrojtur mendërisht, shpjegon ekspertja. Kjo amnezi, mund të shfaqet tek pacientë që kanë jetuar një ngjarje dramatike dhe bën që ajo ngjarje të bllokohet totalisht nga truri i tyre dhe në këtë mënyrë vijojnë një jetë absolutisht normale, siç edhe në fakt ka ndodhur.

Gjetja e trupit të Siborës pas 9 vitesh erdhi falë një rrëfimi spontan të Romeo-s, dëshmi nga e cila më pas u tërhoq. Megjithatë aq mjaftoi që policia spanjolle të kontrollonte shtëpinë që ku kishte jetuar me Siborën.

Psikologia, e specializuar në studimin e profileve të dhunshme dhe rastet e kronikës, thekson se me gjasë “vrasja e Paula-s”, e cila u godit për vdekje me thikë në moshën 28-vjeçare në muajin Maj, “nuk ka lidhje” me atë të Siborës.

“Ai rrëfim spontan në polici kur pa foton e zhdukjes së saj dhe buqeta me lule që u gjet në kufomën e saj kanë lidhje me pendesën. Lulet janë një xhest që simbolizon kërkesën për falje, edhe pas asaj që ka bërë”, tha Checa.

E pyetur nëse do të kishte pasur më shumë viktima nëse Marco Romeo nuk do të ishte arrestuar, psikologia përgjigjet “me gjasë po” sepse siç shpjegon “ai nuk e kupton mungesën për të kontrolluar impulset dhe ku janë limitet”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?