Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë
EkonomiLajmi i fundit

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Published: July 19, 2025
Shpërndaje

Importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, duke reflektuar ndikimin në rritje të sektorit të turizmit në ekonomi

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rreth 4.5%, duke reflektuar ndikimin në rritje të sektorit të turizmit në ekonominë vendëse.

Në 5-mujorin 2025, importet e ushqimeve në vlerë arritën në 62.4 miliardë lekë, ose 3% më shumë.

- Publicitet -

Rritja më e madhe në volum është regjistruar te drithërat, me afro 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s. Ky është një tregues i qartë i kërkesës së lartë për baza ushqimore që përdorin recetat shqiptare ku mbizotërojnë buka dhe brumi.

Ndërkohë, frutat dhe arrat e ngrënshme, që shpesh janë pjesë e kuzhinës së freskët të stinës apo menutë e hotelerive me ndikim mesdhetar, janë rritur në sasi me afro 6%.

Edhe pse një pjesë e produkteve mund të prodhohen në vend, si frutat, zarzavatet apo bulmeti, struktura aktuale e bujqësisë dhe mungesa e përpunimit industrial e bën të domosdoshme mbështetjen tek importet, sidomos në sezonin turistik, ku kërkesa është shumë herë më e lartë.

Importi i tyre në sasi u rrit me gati 2% në 5-mujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Importet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme vitet fundit.

Në vitin 2024, vlera e tyre arriti në 156 miliardë lekë, me rritje 41.5% nga viti 2019, teksa popullsia e vendit u tkurr me 17% gjatë kësaj periudhe sipas të dhënave zyrtare.

Kjo rritje sugjeron se turizmi po ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi kërkesën për produkte të gatshme dhe pije, të cilat përdoren gjerësisht në hotele, restorante, bare dhe struktura të tjera akomoduese – shkruan Monitor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Detari says:
    July 19, 2025 at 7:01 am

    domth shteti ne humbje, turizmi duhet te ishte aset kombetar ashtu sic ben norvegjia me naften se natyra na takon te gjitheve.

    Me e keqja eshte se hotelet e medha jane ndertuar me stilin 10 vjet pa taksa, shumica tjeter dihet qe nuk deklaron gjitha fitimet.

    U prish natyra, ndotet ambienti per asgje.

    Reply
  • katarakti says:
    July 19, 2025 at 11:25 am

    Normal se turizmi rrit edhe konsumacionin. 10 milionë turistë në vit që duan të hanë. Prodhimi vendas nuk i përballon dot. Atëhere mbetet importi. Kjo tregon se bujqësia dhe bujqit kanë të ardhme. Se ka treg për prodhimet e tyre. Po a do njeri të punojë sot në bujqësi?!

    Reply
  • Parku Rinia says:
    July 19, 2025 at 9:45 pm

    Fakte te certifkuara: —– pulat me salmonele kane ardhur vetem nga importi! —– alarmi per keto pula eshte dhene pasi ishin shitur me shume se 2/3 e sasise dhe pjesa e konfiskuar nuk dihet se ku perfundoi!? —– mishrat e skaduara e te kalbura nga vitet e gjata ne frigorifere e/o kushte jo te garantuara higjenike e frigoriferike, hyjne ne Shqiperi si nga importi i rregullt me fature e dogane ashtu edhe nga ai i trafikuar me varka e skafe ne det te hapur, furnizojne industrine e madhe e te vogel te sallamrave e proshutrave —– viruset e bagetive te imta e te trasha, perfshire edhe derrat kane ardhur nga speciet e importuara, sidomos ilegalisht! —– sa here eshte shumefishuar nder vite importi i kombinuar i qumshtrave pluhur te skaduar dhe ai i vajit te palmes, te cilet jane totalisht kancerogjene dhe produktet qe dalin prej tyre mbysin tregun? —– sa here eshte shumefishuar importi i kombinuar ( = buka, etj) i miellrave te skaduara prej vitesh dhe i majave te skaduara kancerogjene? —– sa here eshte shumefishuar importi i kombinuar i farave te modifikuara gjenetikisht per perime e fruta dhe fertilizanteve e i pesticideve te forta, pertej cdo norme te BE-se per agrokulturen e ushqimin e njerezve, kafsheve e ruajtjen e ekosistemit? —– perse nuk gjenden dhe perdoren me farat e trasheguara nga tradita jone e shendetshme bujqesore? —— NGA TE GJITHA SA ME SIPER NUK JANE PERGJEGJES FSHATARET ME PRODHIMET E TYRE NE TREG, = ATA NUK KANE HELMUAR ASKEND, POR PERPIQEN TE FITOJNE ME SHUME MUND MBIJETESEN NE KUSHTET E PAPUNESISE, C’ORGANIZMIT TOTAL, EMIGRACIONIT TE FEMIJEVE E RINISE, DUKE MBAJTUR MBI SHPATULLA EDHE GRABITJEN E DHUNEN E POLICEVE TE STERMAJMUR “KONTROLLORE” MAJE FUORISTRADAVE TE SHTRENJTA… = POR JANE VETEM DHE VETEM OLIGARKET PRANE QEVERISE e/o QEVERISJES NE TERESI (ministra, kryetare e drejtore), —— FAJTOR ESHTE MEKANIZMI/SISTEMI BIZANTIN E OTOMANIST QE KA PRODHUAR MARREVESHJA E VITIT 2008 E DYSHES EDI RAMA e SALI BERISHA, E REFLEKTUAR NE NDRYSHIMET KUSHTETUESE, SI DHE NE MBYTJEN E JETES POLITIKE E TE GARES BRENDA PARTIVE SI PS e PD SEPSE NUK RESPEKTOHEN E NUK SANKSIONOHEN STATUTET E TYRE SI RREGULLA ME NGARKESE E PERGJEGJESI TE QARTE PENALE E CIVILE! —– FUSHATA E FATURAVE TE FSHATARET ESHTE PROPAGANDE PURO DHE NJE PERSHKALLEZIM TJETER PER TE SIGURUAR ME SHUME FITIME PER OLIGARKET SI DHE PER TE MOS MBAJTUR PERGJEGJESINE DIREKTE NGA TE GJITHA STRUKTURAT QEVERITARE QE DO DUHEJ TE KONTROLLOJNE HYRJEN NE DOGANA E TERRITOR SI DHE PERPUNIMIN E LENDEVE TE PARA SI QUMSHTRAT PLUHUR, VAJI I PALMES, MISHRAT E KALBURA, GJALLESAT ME VIRUS, FERTILIZANTET E DIZIFENKTANTET JASHTE NORMAVE PER SHENDETIN NJEREZOR E ATO LIGJORE TE BE-se ETJ, ETJ

    Reply
  • Asd says:
    July 20, 2025 at 7:30 am

    Nese duhet kaq shume euro per te siguruar importin pse shenohet renie e vazhdueshme e monedhes se huaj?
    Ka nje spekullim te dukshem nga BSH dhe Qeveria shqiptare per uljen artificiale te euros per te paguar borxhin publik ne kurriz te shqiptareve nepermjet zhvatjes ne kembimin e monedhave.
    Habitem qe shtypi nuk e ndjek kete fenomen.

    Reply
  • demo says:
    July 20, 2025 at 9:04 am

    O Edi Rama,Ke marre vendim Epokal te paisesh me tupon tatimor Hancen e majdeanosit dhe qumshit me bidona.
    Po ato dy bidona qe shet Hancja do i paisesh me certifikate shendetsore.?Gjithe rrethi Gramshit vetem Hancja ka mbajtur 2 lope,Te tjeret i shiten tek kasapet. Kam 20 vjet qe marr qumesht tek Hancja ,nuk me ka gjetur gje.
    Shihe edhe njehere vendimin kardinal se na more ne qafe. Supa me salmonele qe helmoi kopshtin e Gramshit vinte nga pulat e Brazilit,jo nga lopa Hances. Ata qe sjellin mall Infeksionist ne Shqipri e sjellin me Tonelata,jo me gjysma kilesh e me tufa majdanosi,Ata kontrollo!Ata paisi me certifikate shendetsore,me AKU,me tupon tatimor.Ne magazinat e Vores tunde jataganin!
    Na e kurse Hancen o Hyqymet,se vetem qumshi Hances na ka mbetur bio.Te tjerat jane OMGJ,surrogato.
    Edhe po vdiqem nga dy bidonat e Hances,do vdes une me komshien time Xhevrie shtremsen,.qe na e sjell Hancja bydonin te dera. Do ta le me amanet me vule tek noterja poshte pallatit,qe Qeveria Edi Rames nuk mban pergjegjsi per halmimin tim nga qumshi Hances me bidona coca cola..

    Reply
  • Phoenix says:
    July 20, 2025 at 9:58 pm

    Ku ka prodhim vendas ne Shqiperi. Dhe ata pak fermere qe kane mbetur, i kane masakruar. Po i ndjek kemba kembes me Police per nje bidon qumesht e nje domate, qe mos te shesin asgje. Fusin ushqime, pije dhe perime nga kompani multinacionale qe nje zot e di se c’fare jane. Tregun e importit dhe shperndarjes e kane monopol qe kontrollohet vetem nga ca Oligarke fasade te lidhur me Qeverine. Subvencionimet per Bujqesine dhe Blegtorine, jane vjedh te gjitha e asnje prodhues nuk ka mare nje qindarke. Kjo katastrofe ka vite qe po zhvillohet qellimisht, sepse i sherben axhendes se pronareve te tyre per te shkaterruar pavaresine ushqimore dhe fundosur bujqesine dhe blegtorine. Ne fund do ju thone, qe te hani dhe krimba e insekte se kane shume proteina.

    Reply
  • Phoenix says:
    July 20, 2025 at 10:18 pm

    Nuk mjafton kjo, po bejne dhe propagande e thurin skenare e genjeshtra duke perdorur mediat e shitura dhe “ekpertet” kamikaze me norme, qe ta nxjerrin ushqimin vendas te veremosur. Vezeve e pulave ju ngjiten salmonelen e gripin e pulave. Bagetite i ka zene murtaja e zeze. Lopet jane cmendur e derrat kane grip. Lloj lloj maskaralleqesh, shpifjesh dhe inskenimesh per te demonizuar dhe ate pak qe ka mbetur dhe manipuluar psikologjine e njerezve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?