Pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve të policisë, fshihet e njëjta dorë që sulmoi portalin e-Albania më 15 korrik.
Sulmi është marrë përsipër nga grupi Home Land Justice, i njëjti që mori përsipër sulmin ndaj platformës qeveritare e-Albania dhe publikoi materiale të hakeruara nga kjo platformë. Sulmin ndaj sistemeve të policisë që nisi rreth orës 22:00 të së premtes, ky grup hakerash e paralajmëroi në një grup të hapur në rrjetin Telegram, duke publikuar një fotografi.
Më pas, kur sistemi TIMS dhe sistemet Adam, MEMEX, dhe menaxhimi i çështjes kishin rënë në të gjithë njësitë policore në vend, po në këtë rrjet social, hakerat publikuan një video më shumë se 6 minuta nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Pamjet ishin regjistruar brenda kabinës së një punonjësi të policisë kufitare që po kryente procedurat për hyrje të qytetarëve në Republikës së Shqipërisë. Në orën 22:04 të datës 9 shtator ndërkohë që punonjësi i policisë po kryente veprimet, sistemi bllokohet dhe polici më pas vetëm fotografon pasaportat e personave në radhë.
Top Channel ka kontaktuar me këtë grup hakerash, të cilët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë çdo javë me publikimin e të dhënave të marra nga sistemet shqiptare. Jo vetëm kaq, por të dhënat e përftuara nga e-Albania ata i kanë nxjerrë në shitje ku një gigabite informacione shitet 0.05 bitcoin.
Në komunikimin e fundit, mëngjesin e kësaj të hëne, ata thanë se edhe të dhënat e përftuara nga TIMS ata ua kanë shitur disa personave në Shqipëri dhe kjo dihet nga ana e qeverisë. Ata paralajmërojnë se shumë shpejt do të publikojnë të dhëna që do t’i hapin telashe qeverisë shqiptare./ Top Channel
a.m/dita

Bisnes eshte kjo pune.Sala shiti gjithe arsenalin ushtarak te shqiperise,Edi Rama shet shqiperine kush e ble ,dac me pjese si Ciken dac te tere.Kapitalizmi eshte bisnes :shet ,ble me interes
Vazhdoni me perrallat mediatike, te cilat vijne 360 grade pa pushim, nga media qesharake, qe marrin Miliona Euro nga buxheti nepermjet qeverise Shqiptare.
Si mendoni ju, ku i gjejne Milionat keto kanale e media, qe nga Topi ne kanal e deri te kooperativa e Klanit? Mos me thoni se dalin nga kafja e Lorit apo Red Bulli B52, Bingot e Arditit dhe uji magjik i Canit, sepse ato jane thjesht nje qime b… the, te cilat perdoren si mbulesa to gropes septike. Duhen justifikuar xhiroja.
Top Channel, te japi nje reference te verifikueshme, se nga ka ardhe ky lajm. Reference nuk do te thote thashetheme, si plakat e lagjes jo e tha ky apo e tha ai, por dicka konkrete me prova, te cilat jane lehtesish e verifikueshme nga te gjithe.
Prova nuk do te thote nje video, e cila mund te inskenohet, redaktohet dhe te manipulohet me programe editimi, por prova te cialt konfirmohen dhe kros konfirmohen nga shume burime te pavarura pa konflikt interesi. Sa me shume aq me mire.
Thjesht se publikon Top Channel nje video si prove te qametit TIMS, nuk thote asgje rreth kesaj teme.
Top Channel ben the Portokalline.
Pardje na doli qeveria Shqiptare dhe na shpalli sulmin te TIMS-i. Dje doli Reporter.al qe na dha nje carcaf ne baze te nje Raporti te Microsoft, i cili nuk gjendet askund zyrtarisht, dhe kete artikull na e kishte marre BIRN ( Balkan Investigative Reporting Network ) si refrence zyrtare, thua se BIRN-it i mbeti Reporter.al per konfirmimin e lajmit. Ky artikull botohet nga Dita dje dhe sot nuk kishte si te mungonin dhe ” Provat ” e pakundershtueshme te Top Channel me ze e figure. Qe ti vendosim dhe pak kredibilitet e kapak muhabetit te qametit Dixhital, na del edhe Ambasada Amerikane dhe prononcohet se Shqiperia eshte sulmuar nga nje armik i padukshem e i rrezikshem. E kuptoni tani se si kordinohen keta? Po jo vetem kaq, se ka shume mosbesuesa, gjeten dhe ca Iraniane me Emer e Mbiemer, te cilet kishin guximin, qe pas ketij krimi te llahtarshem te ekspozoheshin me ze e figure, per ti dhene te drejte qeverise se sulmuar e demtuar Shqiptare! Bile bile, Top Channel qenka edhe nje hap para CIA-as dhe gjithe Agjensive te Inteligjences, sepse i paska kontaktuar e gjetur kriminelet kibernetike. Te shohim se c’fare do na katranosin ditet ne vazhdim, qe te na mbushin mundjen per qametin Dixhital te e-Albania dhe TIMS-it.
KA ARDHE CIRKU NE FSHAT!
besoj se tani qe jane vjedhur te dhenat e TIMS duhet vete shteti ti publikoje dhe vete njerezit te kuptojne nese Klodian Zoto, stela kugallja, evis martinaj dhe cdo person ne kerkim ne shqiperi qe ka dale apo cilido ne kerkim ne vende evropiane shqiperia. ose sa here ka dale Taulant Balla me Edmond Begajn apo Ahmetaj apo dhe politikanet dhe qeveritaret dhe ku kane shkuar dhe me ke jane shoqeruar si sponsora te udhetimeve.
sa i bie te jete ky gigabite me oke?