Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po planifikon SHBA ta kthejë Ukrainën në furnizuesin nr.1 të Europës me gaz?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si po planifikon SHBA ta kthejë Ukrainën në furnizuesin nr.1 të Europës me gaz?
AktualitetBote

Si po planifikon SHBA ta kthejë Ukrainën në furnizuesin nr.1 të Europës me gaz?

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

Mund të duket e çuditshme por është absolutisht e vërtetë. SHBA po planifikon ta zëvendësojë Rusinë me Ukrainën si eksportuesi kryesor i gazit në Europë – por si ekzaktësisht ka menduar ajo ta bëjë këtë?

Rezervat e dyta më të mëdha të gazit në Europë janë zbuluar në Ukrainë duke bërë që vendi të rreshtohet për të furnizuar Evropën me energji.

Ukraina është aktualisht në bisedime me kompanitë amerikane të shpimit për të sjellë burimet e saj në treg dhe për t’u kthyer në furnizuesin kryesor me gaz të të gjithë Evropës.

- Publicitet -

Ukraina është në bisedime me naftëtarët amerikanë për të nisur shpimin dhe nxjerrjen e gazit nga rezervat e saj të mëdha dhe të pashfrytëzuara që zënë vendin e dytë në Evropë – gjë që sipas ‘The Telegraph’ ka qëllim të lehtësojë krizën energjetike të rajonit deri në fund të dekadës.

Naftogaz, gjigandi shtetëror i naftës dhe gazit i Ukrainës, po përgatitet të tregtojë rezervat e tij kombëtare të gazit, të dytat për nga madhësia në Evropë pas Rusisë, drejt firmave ndërkombëtare.

Një lëvizje për të hapur rezervat mund të ndihmojë Evropën të gjejë burime të reja gazi sapo të përfundojë lufta në Ukrainë dhe të ndihmojë vendet të largohen nga importet e shtrenjta të gazit natyror të lëngshëm (LNG). Kompania ka identifikuar rezerva të mëdha gazi që presin të shfrytëzohen, duke përfshirë pellgun e Dnipro-Donets.

Myron Wasylyk, këshilltar i shefit ekzekutiv të Naftogaz, tha për Telegraph se ka zhvilluar diskutime me kompanitë amerikane rreth marrëveshjeve të përbashkëta për të filluar hapjen e rezervave.

Wasylyk tha: “Ne kemi një numër burimesh dhe rezervash gazi atje që janë në thelb të dytat më të mëdha në Evropë. Atje ka potencial eksplorimi dhe gjithashtu potencial eksporti. Ne vlerësojmë se mund të ketë deri në 40 miliardë metra kub.

“Ka shumë potencial atje, por nuk do të hyjë në rrjet deri në gjysmën e dytë të kësaj dekade… Ne kemi një sërë pellgjesh që aktualisht janë të pazhvilluara.”

Ai tha gjithashtu se shfrytëzimi i rezervave do të ndihmonte “absolutisht” në plotësimin e nevojave të ardhshme të Evropës për gaz. Evropa po përpiqet të gjejë furnizime alternative pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Përdorimi i rezervave në Ukrainë ka të ngjarë të varet nga drejtimi i luftës, megjithëse ushtria e saj ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit nga forcat ruse.

Pjesa më e madhe e prodhimit dhe rezervave të gazit të Ukrainës janë në lindje të lumit Dnipro, i cili përshkon qendrën e Ukrainës dhe fatkeqësisht, shumica janë momentalisht në duart e Ushtrisë së Kuqe.

Rusia furnizonte rreth 40 % të gazit natyror të Evropës para luftës, por Kremlini i ka mbyllur furnizimet përpara atij që kërcënon të jetë një dimër i zymtë për rajonin.

Çmimet standarde evropiane të gazit janë përgjysmuar në 145 € për megavat orë që nga kulmi i tyre në gusht. Çmimet kanë rënë falë përpjekjeve të suksesshme për të ulur konsumin e energjisë në kontinent dhe pasi nivelet evropiane të depozitimit të gazit janë rritur mbi 90 %.

Shifrat nga grupi i ekspertëve Bruegel sugjerojnë se importet e gazit në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar nga Rusia janë ulur me më shumë se 80 % në javët e fundit krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë importet e LNG-së janë dyfishuar në nivelet e vitit 2021 dhe janë në rrugën e duhur për të arritur nivele rekord në vitin 2022. LNG-ja është më e kushtueshme në krahasim me gazin e lirë rus me të cilin është mësuar Evropa dhe shumica e saj po vjen nga SHBA-ja.

Analistët kanë paralajmëruar se çmimet e gazit ka të ngjarë të mbeten të larta këtë dimër, pavarësisht rënieve të fundit.

A do të mund ta fitojë Ukraina këtë luftë dhe ta zëvendësojë Rusinë si eksportuesi kryesor i gazit dhe energjisë në Europë?

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • PO , PO says:
    October 18, 2022 at 4:49 am

    Jane shume larg “pashket” per te cilat shpresohet te zgjidhe problemin .

    Reply
  • xy says:
    October 18, 2022 at 8:48 am

    imperializmi amerikan duke bërë si një aleat i ukrainës synon të marrë pasuritë e ukrainës siç bën sot me naftën e shqipërisë bankersi.
    sa i zgjuar imperializmi amerikan.
    në fund fare imperializmi e merr gazin për vete dhe ukraina rei me gisht gojë pavarësisht se është është shteti i dytë më i pasur me gaz.
    kështu luan imperializmi amerikan dhe me shqipërinë.
    bën sikur na ka aleat dhe na vjedh dalngadalë.
    engelsi e ka thënë: marrëdhëniet ekonomike mes shteteve shfaqen si interesa çka na lë të kuptojmë që ska ndonjë dashuri amerika ndaj nesh por veç interesa

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?