Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si po shkon “kredia studentore”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Si po shkon “kredia studentore”
KronikeKuriozitete

Si po shkon “kredia studentore”

Published: October 13, 2026
Shpërndaje

Nga Vladimir Karaj

Me fillimin e vitit të ri akademik, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, AKFAL, çeli aplikimet për skemën e kredive studentore për mbulimin e tarifës së studimit dhe kostove të jetesës.

Sipas njoftimit të Agjencisë, aplikimet do të jenë të hapura nga 5 tetori deri më 4 nëntor përmes portalit e-Albania, ndërsa është përzgjedhur për këtë proces Union Bank, me një normë vjetore fikse interesi prej 5.5%. Agjencia merr përsipër të mbulojë deri në 5 për qind të normës së interesit, ndërsa barra për studentin mbetet 0.5 për qind.

- Publicitet -

Edhe pse ofrohet prej vitit 2023 nga qeveria shqiptare, skema e kreditimit studentor ka tërhequr një numër minimal përfituesish. Sipas të dhënave të AKFAL, përgjatë tre viteve akademike kanë përfituar gjithsej 23 studentë, ndërsa interesi për aplikime ka rënë nga viti në vit.

Drejtori i AKFAL, Laert Mezani e shpjegon numrin e ulët të aplikimeve me faktin se “kredia studentore është një instrument relativisht i ri në Shqipëri dhe jo një mekanizëm tradicional për financimin e studimeve universitare”.

Mezani shpreson gjithashtu se thjeshtëzimi i procedurave gjatë këtij viti do të rrisë interesin mes studentëve.

“Procesi i aplikimit kryhet nëpërmjet portalit e-Albania dhe është thjeshtuar ndjeshëm,” sqaroi ai. Nga ana e aplikantit kërkohen vetëm: vërtetimi i regjistrimit, vërtetimi i notave dhe një vërtetim nga institucioni publik i arsimit të lartë, që tregon se studenti nuk është përfitues i mbështetjes financiare, bursës apo përjashtimit nga tarifa e studimit.

Kreditë studentore janë instrumente financiare mjaft të përhapura në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat u vijnë më së shumti në ndihmë familjeve me të ardhura të pamjaftueshme për të shkolluar fëmijët e tyre.

Në Shqipëri, ekspertët e konsiderojnë skemën të dështuar dhe e lidhin këtë me burokracitë, mungesën e promovimit si dhe me një krizë më të gjerë të sistemit tonë arsimor.

“Edhe pse jam një ekspert i tregjeve financiare dhe ndjekës i rregullt i zhvillimeve në këtë sektor, nuk e njihja ekzistencën e një produkti të tillë të mbështetur financiarisht nga Qeveria Shqiptare,” thotë Artan Gjergji, ekspert i tregjeve dhe shërbimeve financiare.

Gjergji liston gjithashtu “kulturën konservatore financiare” të prindërve, si dhe kriteret e forta që përdorin bankat për analizën e rrezikut.

“Qeveria paguan vetëm një pjesë të konsiderueshme të kostove të interesit, pa marrë përgjegjësi në marrëdhënien mes bankës dhe studentit kredimarrës,” tha ai.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare” vëren se “bankat kanë burokraci dhe pengesa, që e pamundësojnë marrjen e lehtë të kredisë studentore”.

Një skemë e importuar

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.440/2023 për skemën e kreditimit studentor nxjerr në pah një sërë barrierash burokratike. Neni 6 i këtij vendimi përjashton nga përfitimi studentët që marrin bursa apo ato kategori që përjashtohen nga tarifat vjetore të shkollimit.

Kjo klauzolë përjashton automatikisht studentët me vështirësi ekonomike, të cilët mund të mos kenë nevojë për tarifën, por kanë nevojë jetike për të financuar kostot e përditshme të jetesës gjatë periudhës së studimeve.

Krahas kësaj, neni 7 përcakton se kur kërkesat tejkalojnë fondin e vënë në dispozicion, institucionet duhet të preferojnë aplikimet “me vlerën e kredisë më të ulët”, duke penalizuar në këtë mënyrë kërkesat për mbulim të plotë financiar. Ndërsa neni 3 kërkon që financimi i kësteve pasardhëse të kredisë të bëhet vetëm pasi të konfirmohet se studenti ka shlyer tarifën vjetore të shkollimit.

Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” thekson se përveç burokracive bankare, skema po dështon pasi” ligji u importua pa marrë parasysh realitetin vendas”.

“Unë mendoj që kredia së pari nuk ka funksionuar për shkak se përfshin vetëm mbështetjen për studimin dhe jo jetesën, e cila është pesha më e madhe e kostos që ka studenti,” thekson ai.

“Së dyti, nuk mendoj se është mjeti i duhur në një sistem të arsimit publik, ka qenë e shkruar për sistemin anglez për shkak se ligji është kopjuar nga Anglia, por s’ka kontekst në vendin tonë, çka e bën jo funksionale”.

Për aktivisten e Lëvizjes Bashkë, Bora Mema, dështimi i skemës së kredive studentore lidhet me një krizë më të gjerë të sistemit arsimor në Shqipëri.

“Reforma në arsimin e lartë ka qenë një ndër dështimet më të mëdha të kësaj qeverie,” thotë Mema.

“Kriza e modelit ekonomik, ku pavarësisht se çfarë studion nuk gjen vend pune të kualifikuar, nuk i nxit më familjet e varfëra të investojnë e aq më pak të jenë borxhlinj skemash kredish për një diplomë, pasi shkollimi në universitet nuk po garanton më mobilitet social si dikur,” përfundoi ajo.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 13, 2026 at 1:03 pm

    Ku jane studentet?Studentet jane ne shesh te Mejdanit.Te gjithe para Ministrise Arsimit me veze,zarzavate.
    Priti Mirela gjithe kto pluma
    Se ty vete te hengri suma.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika e Molotovit, dekorata për heronjtë e flakëve
  • “Pas Diellës vjen Gjoni”, Rama zbulon avatarin e ri në prokurimet publike
  • Majko: Jam i shqetësuar për lidhjet e PS me krimin, jo për seksin
  • VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  • Jepet pretenca, SPAK kërkon një vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  2. Edi on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  3. Elb on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  4. Jurist on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  5. AI startup perks on Unë kullën, ti armët? Vëllai i kryebashkiakut Sako dhe ortaku i vëllait të ministrit Nufi marrin leje për 27 katësh në Tiranë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?