Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur reagime të përziera për sulmin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë të shtunën, i cili i parapriu kapjes së udhëheqësit venezuelas, Nicolas Maduro, dhe dërgimit të tij në paraburgim në Nju Jork.
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën deri në “kalimin e duhur të pushtetit” dhe do t’i shfrytëzojnë rezervat e saj të mëdha të naftës, pas rrëzimit të Maduros.
Maduro u dërgua në një qendër paraburgimi në Nju Jork të dielën, dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë javës për t’u përballur me akuza për vepra penale të drogës dhe armëve.
Para sulmit, Shtetet e Bashkuara e kishin akuzuar vazhdimisht Maduron se drejton një “narko-shtet” dhe se ka manipuluar procesin zgjedhor.
Më poshtë mund të lexoni reagimet e vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Kosova
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në X se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Trump në mbështetje të veprimeve të tij kundër “regjimit narko-terrorist” të Venezuelës.
“Presidenti Trump qëndroi pranë popullit të Venezuelës dhe iu kundërvu shtetit narko të Maduros, duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelët dhe krimi i organizuar”, shkroi Osmani të shtunën.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosovës e mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë.
“Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie”, shkroi Kurti në Facebook të shtunën.
Shqipëria
Ministrja për Çështje Evropiane e Shqipërisë, Elisa Spiropali, shkroi në X të shtunën se Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Trumpit në veprimet e tyre “vendimtare kundër regjimit narkoterrorist të Venezuelës”.
“Ne mbështesim udhëheqjen e fortë të sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale. Populli venezuelian ka të drejtë të padiskutueshme për liri, demokraci dhe sundimin e ligjit, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të mbetet i heshtur përballë shtypjes dhe frikës”, shtoi ajo.
Maqedonia e Veriut
Timco Mucunsk, ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, tha se Shkupi e “mirëpret” njoftimin e Trumpit se Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.
“Gjithashtu përgëzoj sekretarin e Shtetit [Marco] Rubio për udhëheqjen e tij në përballjen me rrjetet narkokriminale të regjimit të Maduros. Përgjegjshmëria ka rëndësi. Ne qëndrojmë përkrah Shteteve të Bashkuara dhe popullit venezuelas për liri dhe demokraci”, shkroi Mucunski në X të shtunën.
Serbia
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”.
Vuçiq tha se Serbia “dëshiron miqësi me SHBA-në, por është detyra jonë të themi kur ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
“Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, tha Vuçiq për media të dielën në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.
Bosnja e Hercegovina
Ministria e Jashtme e Bosnjës u bëri thirrje të dielën “të gjithë aktorëve të veprojnë në mënyrë racionale, me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe vuajtjeve”.
“Ne shprehim mbështetjen tonë për popullin e Venezuelës dhe për stabilitetin në vend dhe në rajonin më të gjerë”, tha Ministria në X.
“Nicolas Maduro është diktator që ka qeverisur përmes frikës, përdorimit të forcës, ushtrisë dhe policisë, kontrollit të plotë të mediave dhe instrumenteve të tjera represive. Mbajtja e tij në pushtet nuk është bazuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme, por në mashtrim dhe manipulim zgjedhor, si dhe në shtypjen sistematike të kundërshtarëve politikë dhe aktivizmit studentor përmes arrestimeve, frikësimit dhe kërcënimeve”.
“Të gjithë diktatorët politikë sillen në mënyrë të ngjashme dhe përdorin të njëjtat metoda represive, përfshirë edhe ata nga realiteti ynë politik në këtë pjesë të botës. Shtetet e Bashkuara janë partneri strategjik dhe miku më i rëndësishëm i Bosnjë dhe Hercegovinës”.
Kroacia
Ministria e Jashtme e Kroacisë tha të shtunën se po ndiqte nga afër gjendjen në Venezuelë në bashkërendim me partnerët në Bashkimin Evropian.
“Do të angazhohemi që lufta kundër aktiviteteve të paligjshme ndërkombëtare të zhvillohet në përputhje me rregullat ndërkombëtare dhe parimet themelore, si dhe me mbrojtjen e popullsisë civile. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë sigurisë dhe mirëqenies së shtetasve kroatë që banojnë në Venezuelë, si edhe emigrantëve kroatë në atë vend”, shkroi ajo.
“Regjimi i Nicolas Maduros ka mungesë legjitimiteti që buron nga zgjedhje të mbajtura në mënyrë demokratike. Ndarjet e thella politike të brendshme, si dhe qasjet e ndryshme të komunitetit ndërkombëtar ndaj autoriteteve në Karakas, e kanë komplikuar edhe më tej situatën tashmë komplekse në vend”.
“Situata në Venezuelë prej shumë vitesh është karakterizuar nga një krizë e thellë politike, ekonomike dhe institucionale, e cila është shfaqur përmes funksionimit rëndë të cenuar të institucioneve shtetërore, rënies ekonomike, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe një krize të rëndë humanitare që ka nxitur migrime masive të popullsisë”.
Mali i Zi
Mali i Zi nuk ka reaguar deri tani.

Keni lene pa pergjigje, pyetjen kryesore: si reagoi Rama ndaj arrestimit te Maduros?!
Bejeni kete pyetje, qe te na jepni mundesine te komentojme; nuk besoj se ju kushton gje, apo….
Sa mire Mali i Zi, nuk ka folur! E pse duhet te flasin? E.R ka Shpresa se Tramp e ka harruar prononcimin e tij publike prag zgjedhje USA . Foli ne favorr te Hilari Klinton. Ok, Po pse duhej te hante ate qe sthuhet, kur u shpreh se zgjedhje e Tramp do ishte fatkeqesi?!
Edi Rama eshte fshehur ne bunkeret e Enverit dhe i a ka deleguar detyrimet si Kryeminister Spiropalit me shprese qe Delta Force te moz zbarkoje ne Surrel dhe me urdher nga “HAJVANI NGA WASHINGTONI” t’i coje me gjithe Linden ne SHBA me thes ne koke, kur duhet te pergjigjet pervec zullumeve te tjera me sinaloa dhe droge:
SI ARRITI INJORANTI I KRISTAQIT TE KORRUPTOJE FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN ORDINER TE ENVERIT, EMIGRANT NE SHBA?
More, po kjo Osmanllija dhe Kurti, na hiqen si parimore, si vetevendoses, c’ne ne vijen e pare te sumelepirjes? Edvini, nuk eshte prononcuar, e ka thene qe ne 2017-en ai, qe Bjondi, eshte “fatkeqesi per njerzimin”. Te kete “ndryshuar” mendje qe ka nxjerrur Spiropalin te beje kete deklarate si ato te “sovranisteve” te Kosoves?! Po duhet t’i korrigjoni
mesazhet more. Po urojeni shqiptarce Bjondin! “Te lumte plako, qe hodhe ne dore rezervat me te medha te naftes ne bote”!… e t’i lene pallavrat me “narko-regjim”, te dalin nga narkoza, s’e vete Bjondi, e ka harruar kete variant e as qe i plas fare!
Ministrja per ceshtje europiane?
Ishte qendrim qeverie ? (Kush duhej te shprehej)
Qendrim shteti ? (kush duhej te shprehej)
Apo mendim personal
Pyetja eshte ka mbaruar aksioni kunder pushtetareve te botes qe mbahen me narkotrafik?
Lëvizja e Deçanit si do të reagojnë Venezuela I takon.botës katolike
Skypion, po te pergjigjem une: veprimtare e rrembimit te presidentit te Venuzeles, verteteoi katerciperisht se fjala e Enver Hoxhes eshte aktuale dhe sot: Amerika xhandar nderkombtar i popujve. Amerika nuk eshte pjestare e gjykates nderkombtare, sot nuk eshte me dhe antare e OKB, sepse ka shkele disa here karten e OKB-se mbi te drejten nderkombtare te vetevendosjes se popujve, gjithashtu deklaratat e presidentit amerikan, Trump për pushtimin e Groenlandes, Kanadase dhe se fundmi te Meksikes, verteton edhe nje here ate qe shkrova me larte. Kundershtoi me fakte jo me politike. Perfundimisht bota s’ka me paqe dhe shtetet e vogela kane frike nga Amerika se kerkojne te jetojne ne thundren e saj, dhe kane te drejte ne njeren ane, por duhet te formojne koelicionin e tyre nderkombtar qe te kundershtohet veprimi pushtues dhe rrembimi i udheheqesve te shteteve te tjera pavaresishte regjimit te tyre. Demokratike dhe diplomatike do te ishte te stimulonte veprimtarine e opozitave ne çdo vend te botes qe do te desheronte transformim demokratik, por Amerika nuk eshte me as vete demokratike por pushtuese. nAtje ku nuk i shkoi si ne Vietnam apo Afganistan, u terhoq me bisht ne shale. Amerika dhe presidenti saj, Trump, sipas meje kane nje pikesynim tjeter sot: Ta ndajne boten ne tre pjese, Amerika, Rusia dhe Kina, duke thene se keto dy te fundit i ka si rivale dhe u duk qe me Rusine kane bisedime te mbidheshme dhe nendheshme. Ketu , ne kete bote qe jetojme s’ka me nevoje as te prononcohesh edhe as te heshtesh, por te ulesh koken dhe te shtyshe ditet deri sa natyra te beje punen e saj. Keta politikanet e sotem ne Shqiperi jane bere qesharake ! Mund te jeshe kundra per ato qe shpreha sipas sinoptikes time, por kurre nuk mund te kundershtoshe dot faktet qe flasin dhe boten qe e bejne katrahure, pa lere me liri dhe demokraci qe s’gjendet me gjekundi, por vetem çthurje, krim, droge dhe shktarrim per te sunduar . Europen kerkon ta shperbeje duke u nisur nga menyra e organizimit te saj: perça dhe sundo !
Turp të keni që mbani në gojë K.Ministrin e vëndit,kur Ai foli me Ministren e P.Jashtëme.
Nuk është e nevojshme të përkrahet një RRËMBIM i një Presidenti kushdoqoftë Ai,duke dal ndesh me të drejtat Nd/Kombëtare.
Dhe kjo u bë për NAFTËN dhe jo për demokracinë që thuhet.
Ndryshe do ishte ARRESTUAR S.BERISHA i shpallur Non Geata prej tyre për minim demokracie 35 vite në Shqipëri. Por,në Sjqipëri nuk ka NAFTË për AMERIKËN..Or idiot Skyrpion.!
Ose do ishte arrestuar ENVER HOXHA,i cili si diktator qëndroi në Pushtet 46 vite dhe ELIMINOI BANDAT E TYRE TË TIPIT H.MATJANI.?
Anonim..shikoni punën dhe hallet tuaja.
Mos shpifni si GRAT E GABIT dikur.!
Bythqirat dhe pidhqirat e Ballkanit ne rolin lepires qe e bejne aq mire.
Respekt per burrat e shtetit ne Mal te Zi, Serbi, por dhe Kroaci