Agjentë të spiunazhit të huaj, nga vende jo mike, operojnë në Shqipëri për të rekrutuar persona që punojnë në administratën shtetërore dhe që kanë akses në dokumente sensitive. Kështu thotë Shërbimi Informativ i Shtetit, në një raport të publikuar për vitin 2021.
Në raport tregohet edhe një shembull se si u survejua dhe u zbulua një “diplomat” me mision rekrutimi nga zyrtarët me akses në informacione të klasifikuara.
Nga rasti në fjalë, SHISH tregon sesi agjenti i huaj, i kamufluar si diplomat, i ofroi një punonjësi të administratës shtetërore shuma të ndryshme parash si dhe mundësinë e një burse për shkollimin e të birit jashtë Shqipërisë, në këmbim të informacioneve. Në raport, SHISH nuk tregon përfundimin e kësaj situate, për shkak se mund të komprometohen veprimet e mëtejshme, por jep detaje nga aktiviteti i spiunazhit të vendeve jo mike me Shqipërinë.
Pjesë nga raporti i SHISH
“Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për t’u pranuar në BE, ka qenë dhe vazhdon të jetë në mënyrë konstante në fokusin dhe vëmendjen kryesore të agjencive inteligjente dhe të sigurisë së vendeve jo mike. Qasja dhe veprimtaria e këtyre agjencive, nëpërmjet aktivitetit të tyre hibrid të inteligjencës dhe influencave të tjera, në kontekstin e rreshtimit dhe anëtarësimit të vendeve të rajonit në aleancat perëndimore, evidentohen në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe synojnë krijimin e vonesave dhe pengesave në integrimin e këtyre vendeve në strukturat e BE-së dhe NATO-s. Këto agjenci inteligjence, ndër vite, kanë vijuar aktivitetet e inteligjencës nëpërmjet punonjësve të tyre me mbulesë diplomatike në ambasadat përkatëse në vendin tonë dhe rajon”.
“Rezidenti” – Një shembull nga fusha e kundërspiunazhit
Gjatë monitorimit të aktivitetit të një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jo mik dhe me mbulesë diplomatike që, në këtë rast, po e quajmë me nofkën “Rezidenti”, u evidentua aktivitet i ngjeshur në kontakte me qytetarë të ndryshëm të vendit tonë, midis të cilëve edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, për shkak të funksionit diplomatik që përdorte si mbulesë. Përparësia i këtij operativi është njohja e gjuhës shqipe dhe zhdërvjelltësia në krijimin e kontakteve.
Është vënë re prirje e tij për të pasur qasje dhe për të mundësuar takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, si dhe veprime për të shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë. Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentimit të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara. Pritësi i thirrjeve telefonike ishte një shtetas shqiptar, punonjës në institucionin qendror A. Punonjësin këtu po e quajmë me emrin “Çelësi”. Në një rast, në vigjilje të Vitit të Ri, “Rezidenti” komunikon me “Çelësin” dhe i kërkon një takim për ta uruar për festat e fundvitit. Nisur nga kjo situatë, u ndërmorën disa veprime të kualifikuara për të dokumentuar takimin dhe për të vlerësuar nivelin e marrëdhënieve mes tyre. Duke e vlerësuar “Rezidentin” si profesionist, i cili kishte mundësi të vogla për të gabuar, u planifikuan detyra operative për verifikimin e figurës dhe monitorimin e aktivitetit të “Çelësit”.
Po, ashtu, u morën masa për të verifikuar qasjen e “Çelësit” në informacion të klasifikuar “Sekret Shtetëror” si dhe të dhëna për ndryshimin e sjelljes së tij në rutinën e përditshme të punës. Të dhënat e para treguan se “Rezidenti” i kishte frekuentuar shumë rrallë ambientet e zyrës ku punonte “Çelësi” dhe, në dukje, nuk kishte shprehur ndonjë interes të veçantë në drejtim të “Çelësit”. SHISH-i mësoi se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitetet e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatike, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishëm. Kohë më vonë, “Rezidenti” ishte shfaqur në zyrën e “Çelësit”, i cili për momentin u ndodh i vetëm, dhe e kishte pyetur për vendndodhjen e përfaqësuesit të marrëdhënieve me jashtë të institucionit. Duke përfituar nga kjo situatë, “Rezidenti” e ftoi për kafe në një nga baret me pak frekuentim në afërsi të institucionit. “Çelësi” pranon të konsumojë kafen, por në biseda nuk u vu re ndonjë temë konkrete interesi. Bisedat ishin të karakterit të përgjithshëm, rreth familjes, arsimit, ambientit të punës dhe problematikat e përgjithshme. Në përfundim, “Rezidenti” e fton për një drekë jashtë qytetit, duke përcaktuar orën dhe ditën, si dhe i kërkon disa të dhëna që, në kontekstin e detyrës së “Çelësit” nuk përbënin ndonjë çështje sekreti. “Çelësi” pranoi të takoheshin për drekë, për t’u njohur më mirë dhe për të shfrytëzuar këtë kontakt “diplomatik” me synim shkollimin me bursë studimi që ofronte shteti i “Rezidentit” për djalin e tij.
Gjatë drekës, “Rezidenti” krijoi një njohje më të plotë të profilit personal dhe të punës, të aksesit të “Çelësit” ndaj informacionit të klasifikuar, duke i premtuar se do ta ndihmonte për shkollimin e djalit. “Çelësi” u ankua se, me të ardhurat si nëpunës, e kishte të pamundur shkollimin e djalit jashtë vendit dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar. “Rezidenti” i thotë se asgjë nuk ishte e pamundur nëse ky do të ofronte ndihmë dhe të mblidhte disa informacione që nuk do të cenonin detyrën e tij funksionale. Pas një ngurrimi të shkurtër, “Çelësi” ra dakord në parim për ta ndihmuar dhe “Rezidenti” i kërkoi disa informacione, duke i siguruar edhe një pajisje elektronike për hedhjen e tyre. “Rezidenti” i përcaktoi edhe takimin e radhës për darkë, në një zonë dhe lokal tjetër, jashtë qytetit.
Në takimet e radhës, të organizuara në mënyrë të paracaktuar apo nëpërmjet telefonatave nga kabina të telefonave publikë, “Rezidenti” i ka dhënë zarfe me shuma të ndryshme të hollash “Çelësit”. Gjithashtu, ka paguar gjithmonë faturat e shpenzimeve. Fshehtësinë e takimeve të tilla “Rezidenti” e ka justifikuar me arsyetimin se e bën për të mbrojtur “Çelësin” dhe prandaj i ka dhënë edhe një numër tjetër telefoni, ku ai të komunikonte në raste urgjente.
o.j/dita
SHISH – I I EDVINIT SI SIGURIMI I ENVERIT NE KERKIM TE ARMIKUT TE JASHTEM
dhe:
E gjithe kjo llogje konspirative si ne filmat e realizmit socialist me Fijet qe priten me spiune te huaj tradhetare ballisto zogiste dhe sigurimsa besnike komuniste te Partise se Punes. Po pse u duhen celsat residentit te jashtem kur te gjithe politikanet i kane zbathur breket dhe i kane hapur barkun ambasadave te huaja badiava pa leke fare?
E verteta qe te tmerron eshte se kjo qe thote tashme SHISH – i yne qe jeton ne boten e pertejme , ESHTE VETEM NJE PIKE UJE NE MES TE DETIT . Sherbimet e huaja jane futur aq theeeeeelle ne Shqiperi , sa do te duhen breza a breza te tere per te hequr vetem mykun e siperm , por edhe kjo , ne se do te punohej vertet , gje qe eshte krejt e pa imagjinueshme . SHISHI YNE ESHTE NJE KRIJESE ME TEPER SE PARAZITE NE QAFEN E KETIJ VENDI . AI DUHET TE FILLOJE NGA VETJA , QE TE ZBULOJE ATO PAK EFEKTIVA KANE MBETUR PA U VENE NE SJHERBIM TE TE HUAJVE . PASTAJ TE VIJOJE ME MEDIAT E POLITIKLANET . . . ! Prandaj them se eshte e pa imagjinueshme te shpresosh per nje gje te tille .
Pse nuk e publikoni komentin tim . Ju lutem te mos me censuroni , se kjo qe thash eshte e vertete si drita e diellit .
A e shihni si levizin krimbat e agjenturave te hujaa, kur trazohen ujrat e gjirizeve ? Shihni ketu komentuesin intelektuali qe te bindeni me mire .
E cfare sekretesh paska Shqiperia qe nuk i dine e gjithe bota?
Pse nuk e shohim ne populli se armiqte me te medhenj te Shqiperise jane te gjithe politikanet e 32 vjeteve?
A ka armik tjeter qe mund ta percante popullin kaq keq,qe e ka shkaterruar dhe grabitur pasurine kombetare,we ua ka nxire jeten shumices se shqiptareve duke i detyruar te ikin nga vendi?
Per cfare sekretesh behet fjale ketu kur sot ketu nuk ekziston demokracia dhe shteti ligjor,ku qytetaret trajtohen nga qeveria dhe administrata si rober lufte dhe u kane mbyllur te gjitha rruget qe te kerkojne drejtesine qe ua ka grabitur sdministrata e korruptuar?
Cfare sekretesh dusn te huajt kur qeveria ka braktisur kriminalisht femijet dhe rinine duke i lene pa cerdhe,kopshte,lulishte,fusha sporti,biblioteka,qendra kulturore,shetitore,stola dhe tavolina pushimi bile as kosha mbeturinash etj,duke i lene brezin e ri te joshen nga krimi i organizuar duke u bere me vone kontigjente te te tij?
Po pse vertet nuk e kupton ky kryeminister se nga buron i gjithe ky krim qe ka pllakosur cdo dite vendin duke e bere te pajetueshem dhe ai ben propagande gebelsiane sikur jetojme ne nje vend te lumtur?
Lerini perrallat me agjentits se agjenturat antishqiptare jane ne qeveri!
Shqipëria është mbushur plot me agjentura të huaja ,duke filluar nga tenderat ,nga ushtria ,nga policia ,me shumicë zënja e tokave me vlera turizmi gjatë bregdetit me qendër gjirin e lalëzit tipik vend misterjoz me përbërje heterogjene ku mblidhen zyrtar ,gazetar ,nëpunës të koncentuara në takime sekrete për të fut në dorë vende apo falsifikuar harta e me rëndësi ushtarake qoftë dhe strategjike dhe duke i tjetërsuar jo vetëm hipotekën por dhe nga kadastrën.Një agjenturë e fshehtë janë njerzit e huaj të vetmuar të huaj,që marin me qira vila të vetmuara ,ku të ketë drita dhe me çdo kusht INTERNT ,ato janë meshkuj ose femra të vemuar me kombësi të huaj më të preferuarit amerikane që i shërbejnë spiunazhit të huajë grek rus në jug por dhe ato sllave në veri me që thonë se shqiptarët kan besim i kan miqë ,këto spiun krysisht veprojnë në jug të vendit dhe jetojnë në vila marë me qira vetëm ,kryesisht siunazhi vërtitet rreth kalasë butrintit “sdudjues “të internetit që veprojnë në shërbim të tjetërsimit këti vendi historik i quajtur BUTHROT !…. ose vendeve histiko fetare të vjetra apo të reja strategjike të aroporteve të Q.Stalin Shqipëria duhet të ketë një SHISH vigjilent besnik e intelegjent të zgjuar ,puntorë pa lodhur të pa korruptueshëm njerëz që duken në publik fare të thjeshtë të maskuar në mesë turmës por të mos flenë gjumë por 24 orë të suverjonë si shqiponja ,sepse situata në këtë tollovi turistike ku hynë derri e dosa siç duket nuk është në favorin e popullit, .
Pse nuk e publikoni komentin tim . Ju lutem te mos me censuroni , se kjo qe thash eshte e vertete si drita e diellit .
E verteta qe te tmerron tshte se kjo qe thote tashme SHISH – i yne qe jeton ne boten e pertejme, ESHTE VETEM NJE PIKE UJE NE MES TE DETUIT.Sherbimet e huaja jane futuraq theeeeelle ne Shqiperi , sa do te duhen breza e breza te tere per te hequr vetem mykun e siperme, por edhe kjo , ne se do te punohej vertet , gje qe eshte krejt e pa imagjinueshme. SHISHI YNE ESHTE NJE KRIJESE ME TEPER SE PARAZITE NE QAFEN E KETIJ VENDI. AI DUHET TE FILLOJE NGA VETJA, QE TE ZBULOJE ATO PAK EFEKTIVA QE KANE MBETUR PA U VENE NE SHERBIM TE TE HUAJVE, PASTAJ TE VIJOJE ME MEDIAT E POLITIKANET . . .! PRANDAJ THEM SE ESHTE E PA IMAGJINUESHME TE SHPRESOSH PER NJE GJE TE TILLE .
E verteta qe te tmerron eshte se kjo qe thote tashme SHISH – i yne qe jeton ne boten e pertejme , ESHTE VETEM NJE PIKE UJE NE MES TE DETIT . Sherbimet e huaja jane futur aq theeeeeelle ne Shqiperi , sa do te duhen breza a breza te tere per te hequr vetem mykun e siperm , por edhe kjo , ne se do te punohej vertet , gje qe eshte krejt e pa imagjinueshme . SHISHI YNE ESHTE NJE KRIJESE ME TEPER SE PARAZITE NE QAFEN E KETIJ VENDI . AI DUHET TE FILLOJE NGA VETJA , QE TE ZBULOJE ATO PAK EFEKTIVA KANE MBETUR PA U VENE NE SHERBIM TE TE HUAJVE . PASTAJ TE VIJOJE ME MEDIAT E POLITIKLANET . . . ! Prandaj them se eshte e pa imagjinueshme te shpresosh per nje gje te tille .
E moret vesht o milet ngarje e ndodhur ne kohen kur funksiononin gabinat telefonike ne rruge ku sot nuk gjen asnje edhe per muze.
Ne ato kohera Shqiperia nuk ishte han me dy porta por e shqyer dhe pa mure e pa gardh.
Nje ngjarje e trilluar qe nuk ben kureshtar as ata qe shkojne ne kopesht pa dreke, bajate dhe e shpifur.
Po cfare materialesh te klasifikkuara do te jepte nje punonjes ne badministraten e tredhur dhe te pjerdhur nje-partikake shteterore?
Perse sherbimet e huaja te vendeve jo mike do te merreshin me spurdhjake kur ne krye te SHIK apo SHISH qe quhet sot kane pasur agjentet e tyre si krimineli Bashkim Gazidete ( i eleminuar me denim me vdekje… me semundje te pasherueshme), keni harruar Visho Ajazi Lika ish zevendes i Gazidetes dhe pas 8 vite u rikthye ku drejtoj SHISH per 6 vjet dhe sot e kesaj dite kete agjent Edvin Brekushexhiu e ka emeruar Ambasador te Shqiperise te NATO-s ne Bluksel.
Une si Spiun pa Damke 😉..,, po lirohem😱.., por pertej Zhurmes shurdhonjese.., Ty a do te te mjaftoje te MbIlleSh hunden..?!…🤭🤮🤢 Vete e Kerkove: une s’mbaj pergjegjesi!…,, per emocionet.. dhe🤭🤢🤮 impaktin ambiental… 🙄😳😶😉😊… Te lirohesh – sic ma kerkove Ti – nuk eshte vetem dicka epiko-lirike..,, por se pari eshte Pathos Folk… 😀 .. Megjithate Ti paske kuraje.. Njerez Lirojuni: vetem keshtu do t’i mundim spiunet…
Rrofte Republika e Lirise ku te gjithe LiroHen pa komplekse..!!!…
🤭🤭🤭🤭🤭🤭🤭🤭🤭🤭🤢🤮🤮
Duam-s`duam, këta farë drejtorucësh emërohen. E ata, janë fytyra e vërtetë e shtetit të pafytyrë.
Ndaj, kur emëron mutër në krye të punëve, vetëm këtë aromë do shijosh.
Tani, i ka dalë flaka në majë kasolles. Shumë vonë, SHIKU.
POR Ç`FAJ KA, EDHE SHIKU? EDHE ATA, ME TË NJËJTAT “KRITERE” EMËROHEN///
Agjenturat me te rrezikshme punuan mbas vitit 90t , ata ju sulen Shqiperis nga Beogradi dhe Athina si hijena , me valixhet me para qe ja dhan njerezve te tyre te besuar , ngriten gazetat televizionet ne shqiperi , me ndimen e saliut qe sa ishte rekrutuar nga agjentura serbe i dhan kishen shqiptare greqis dhe krijuan partin e agjenteve te asfalis greke ne parlament organizaten OMONJA kta ishin agjent te asfaliscte zgjuar nga gjumi ter , serbi kishte te ter agjentet e vet tek PDja , kto dy grupe agjenturore perhapen per 30 vjet propaganden e tyre nga tvt qe i kan krijuar vet dhe gazetarit e tyre , me ant te tvve dhe gazetave hapen prapaganden antishqiptare planet i vun ne zbatim me agjentet e tyre ne politik , serbi kishte presidentin Saliun agjentin e vet i cili vuri ne qeveri te ter pothuajse ministrat agjent te diktuar nga beogradi , greku me kishen janullatosin me omonjan dhe PdIUn nga krahu tjeter nuk lan gje pa ber per shkaterrimin total te kti vendi , teoria te shkaterrojm çfar ka ndertuar komunizmi ishte teori serbogreke dhe e çuan ne humner kte vend , sot shishi ha mut kot se kte vend ka 30 vjet e drejton beogradi dhe athina , ky vend si hyn me ne pun as qenti se e lan pa brek antishqiptaret e politikes analistet dhe ojqt qe kan punuar dit nat per degradimin e shqiperis , nje shqiperi siç naj la PPSHja kta dy vende e kishin konkurente dhe tmerr se kishim industri te fuqishme te trasheguar dhe ushtri te fuqishme , per ta dobduar ben kto qe thash me lart me ne krye kryeagjentin dhe antishqiptarin me te eger Sali Berishen dhe janullatosin kta ja arriten qellimit , tani shiku ha mut kot se ne nuk ka ku na kap as qeni .