Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si të çlirohemi nga batakçinjtë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Si të çlirohemi nga batakçinjtë?
AnalizaKronikePolitike

Si të çlirohemi nga batakçinjtë?

Published: August 16, 2022
Shpërndaje

Ish-drejtuesi i lartë i ish-Sigurimit të Shtetit në vitet e fundit të regjimit komunist dhe në fillimet e shoqërisë pluraliste, Bujar Sh. Hoxha, është sa i befasishëm aq dhe bindës në argumentimin e tij për zhvillimet aktuale politike. Është dhe i pamëshirshëm ndaj atyre që kanë abuzuar dhe abuzojnë pareshtur me pushtetin. Pse ai këmbëngul në hapjen e dosjeve, ndonëse me shumë vonesë dhe pikëpamja e tij për mafien politike shqiptare.

Në këtë intervistë ekskluzive në DITA ai në substancë shprehet:

Në këtë përbërje të përzierë gërshetohen fytyra të spikatura që zhyteshin në brendësi të sistemit të krijuar, në thellësitë e të cilit është e vështirë të bëhet e besueshme dallimi mes politikanit “të ndershëm” nga krimineli i “pastruar”. Nëpërmjet këtyre njerëzve të zgjedhur e emëruar mbetemi të rrethuar nga çdo anë dhe çdo herë ndihet ndikimi i tyre në jetën tonë. Nëse nuk e gjen pronën, janë pikërisht këta njerëz të lidhur me krimin që të bllokojnë rrugët, nëse kërkon sqarime për taksat, janë keta njerëz që të nxisin për të paguar, nëse kërkon drejtësi, janë këta mafiozë të veshur me të zeza që të lënë në ankth.

- Publicitet -

Tipar dallues i pushtetarëve tanë dje dhe sot mbetet etaloni despotik, që prodhoi injorantë dhe batakçinj vulgarë.

Me njerëz të zgjedhur të këtij lloji mafioz, njerëzit e thjeshtë do të mbyllin fort dyert e shtëpive nga vjedhjet dhe gojën nga vdekja. Ky fat na pret të gjithëve!

Mafia në Shqipëri do të mposhtet vetëm atëherë kur të përmbyset ngrehina e sistemit të ngritur nga “kumbarët” shqiptarë. Të tjerat mbeten llogje gazetash, të besueshme vetëm peër të ndërtuar skenarë hollivudianë.

Lexoni të plotë intervistën në vijim.

 

Intervistoi: Xhevdet Shehu

 

– Zoti Bujar, në këtë situatë me shumë diskutime e debate politike të pazakonshme për një stinë vere, unë po ju pyes si një ish drejtues i lartë i ish-Sigurimit të Shtetit: A ia vlen të merremi aq shumë me të kaluarën dhe sidomos me hapjen e ca dosjeve të pluhurosura të ish-Sigurimit të Shtetit kur disa çështje janë shumë më të thekshme e më të prekshme, natyrisht dhe shumë shqetësuese për shoqërinë shqiptare?

– Miku im gazetar, zoti Shehu! Ju po shtroni pyetjen më normale dhe më të sinqertë për kohën që jetojmë: duhet të merremi me një dosje (apo shumë të tjera) fantazmë siç është ajo që i përket shtetasit IM (që komentohet se është Ilir Meta) apo me problemet madhore që po shqetësojnë sot vendin? Është interesante të kujtosh vrullin e disa analistëve dhe gazetarëve për të ngritur në skaj shoun mediatik për një dosje, e cila për gati 32 vjetësh fle në arkivat e Sigurimit të Shtetit, (sot SHISH) ndërkohë nuk merren frontalisht me krimin e organizuar që ka shtrirë tentakulat në çdo qelizë të shtetit apo korrupsionin galopant që po gërryen shoqërinë shqiptare. Kjo vjen se nuk kemi një shtet serioz dhe të besueshëm. Unë them se pa një qëndrim të saktë të një shteti serioz, Shqipëria do të vazhdojë të jetë në mëshirën e thashethemeve dhe të gjysmë të vërtetave per shërbimet sekrete shqiptare të mbuluar nga një heshtje misteri. Zgjidhje ka, por nga pushtetarë që u përkasin njerëzve trima, burrave të shtetit që marrin poste të larta shtetërore dhe që duhet të përgjigjen para popullit për këtë lloj veprimtarie. U takon ketyre “burrave” që ta shpjegojnë “anonimatin” e këtyre shërbimeve duke i bërë publicitetin e nevojshëm, domethënë sqarimet e domosdoshme, që të mos bëhen objekt i sulmeve të pandershme dhe kritikave të ndryshme, sikurse pretendojnë. Të thuhet hapur qe ky institucion nuk ndjek një politikë personale, por me besnikëri zbaton në praktikë politikën e qeverisë. Ky besim nuk mund të krijohet nga këta politikanë që me dorë të imponuar dhe korruptive drejtuan e drejtojnë vendin duke e përdorur për interesa arriviste të vërtetat e këtij shërbimi. Formimi i tyre primitiv i ka lejuar luksin për ta shfrytëzuar vetëm e vetëm për interesa personale. Një fatalitet! Kam qenë dhe jam i palëkundur në bindjen time se dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit duhet të hapen pa asnjë llojë dallimi. Duhet t’i jepet njëherë e mirë abuzimit me këtë çështje! Kushdo qofshin ata që duan të fshihen, që kanë përfituar apo që përpiqen të përfitojnë ende për shkak të abuzimeve që kanë bërë.

– Është thënë shpesh herë se politikën shqiptare e kanë drejtuar dhe e drejtojnë bosët e krimit. Ju keni shkruar edhe një libër me këtë. Sa përputhet pikëpamja juaj me pohimet që bëhen?

– Lidhur me shqetësimin e fundit, unë jo vetëm kam bindjen e plotë, por edhe fakte që vendin tonë po e drejtojnë liderët e botës së krimit. Këto fakte i kam vendosur me saktësi dhe ngjarje të jetuara e të trajtuara edhe profesionalisht në librin tim “Kumbarët shqiptarë”.

Të gjithë kemi dëgjuar për deklaratën e dalë nga Ambasada Amerikane në Tiranë për ekzistencën në vendin tonë të katër klaneve mafioze dhe njëzet familjeve kriminale shqiptare. Jam i bindur se opinioni shqiptar dhe më tej e beson si të saktë. Do e shtyja vlerësimin edhe nga një këndvështrim më intim. Policia e Shtetit, besoj dhe SHISH e kanë ditur prej kohësh këtë të vërtetë. Po e konkretizoj me një material të depozituar në arkivat e Policisë së Shtetit, të kërkuar nga Interpoli dhe Europoli ku kërkohej plotësimi i një anketimi profesional mbi klanet dhe familjet kriminale shqiptare. Mund të them se atë kohë, pjesë e studimit isha edhe unë që punoja në policinë kriminale, evidentuam pesë klane dhe tridhjetë familje kriminale që shtrinin aktivitetin mafioz në Shqipëri dhe jashtë saj. Ky material ishte i ngopur me fakte dhe aktivitete kriminale, të lidhura me fije politikanësh dhe pushtetarësh, por të pa deklaruara (cili administrator do guxonte!). Ky studim do të bëhej pjesë e rëndësishme e librit tim “Kumbarët shqiptarë”, ku në mënyrë të sintetizuar do pasqyroheshin me vërtetësi dy klane të fuqishme dhe disa familja kriminale që do diktonin jetën politike dhe sociale të vendit. Në këtë libër do portretizoheshin kryeministra shqiptarë që hapnin galeritë e fshehta për të kaluar mafia shqiptare; do shfaqeshin ministra të damkosur duke lejuar transaksione financiare dhe pastrimin e parasë të krimit të organizuar; do regjistroheshin deputetë me origjinë kriminale që merrnin nisma ligjore apo firmosnin akte juridike në favor të mafies; do krekoseshin kryebashkiakë të kriminalizuar që ditën mbanin në qafe shiritin e kryebashkiakut, ndërsa natën do darkonin në shoqërinë e grupeve mafioze.

– Dakord, po i marr për të mirëqena këto që thoni, pasi është folur shpesh në media. Po pse nuk është bërë asnjë hap për t’i thënë “ndal!” kësaj veprimtarie kriminale?

– Kenmi të drejtë. Por duhet të keni parasysh edhe faktin se edhe shtypi edhe mediat do mbeteshin pjesë e influencave mafioze. Duke qenë pjesë e klaneve, gazetarë apo analistë luanin me emërtimet e nxjerra nga fjalori i tyre për kriminelë rruge dhe hajdutë, duke fisnikëruar pushtetarë dhe politikanë të lartë. Me këto qëndrime pronarët e mediave garantonin qëndrueshmëri dhe futnin në xhepat e tyre bakshishe të majme nga klanet që i përdornin si fusha manjetike që në rrjetat kriminale të ngecnin gazetarë, analistë, prokurorë, gjyqtarë, policë me statusin imunitar dhe politik. Në këtë aspekt prezantimi  dhe përballja e hajdutit me këto lloje personazhesh duken njëlloj. Janë këta njerëz si grupe solide të organizuara dhe të lidhura me fije të shumta, që do përfaqesojnë Mafian Shqiptare, njerëz që përfaqësonin shtetin dhe pushtetin. Në këtë sistem të ngritur mungon kuarajua për të folur për kryemafiozët, pasi me një të ngritur gishti të çojnë në ferr.

Fenomeni politiko-mafioz shqiptar, njerëzit e graduar publikë do i shndërronte nga biznesmenë me prirje kriminale në anëtar të grupeve politike, kështu që sistemi politik shqiptar është bërë njëherësh aktor i skenarëve mafiozë, ndërsa grupime të legalizuara politike do të merrnin trajtën e organizatave kriminale. Një fatkeqësi e madhe kombëtare!

– Po. Një fatkeqësi e madhe kombëtare, por edhe një tablo shumë e zymtë për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Problemi është se si mund të dilet nga ky qerthull mafioz?

– Mbyllja apo dështimi i proceseve të tilla për krimin e organizuar ishte pjesë e frikës për bashkëpunim, që do sillte lirinë nga burgu dhe dhënien e pafajësisë të funksionarëve të lartë për pamjaftueshmëri provash. Kjo nxiti gjyqtarët e korruptuar të sfidonin shoqërinë duke shpërfillur provat e servirura si provokuese. Këta gjykatës të lidhur me klanet mafioze të njohura do të përjashtonin mundësinë e një lufte të unifikuar ndaj krimeve të tilla. Sistemi gjyqësor tek ne vazhdon të jetë i prirur se krimi i organizuar tek ne është më së shumti një fenomen hipotetik se juridik. Pamja e krijuar nga këto gjykata me një shpërfillje te hapur është dukuri kriminale që pak gjë e ndan nga shoqëritë kriminale. Kohët ndryshojnë, dikur politikanët rrinin jashtë klaneve dhe formalisht, pranonin ujditë, ndërsa sot politikanët ndodhen brenda klaneve. Në këtë përbërje të përzierë gërshetohen fytyra të spikatura që zhyteshin në brendësi të sistemit të krijuar, në thellësitë e të cilit është e vështirë të bëhet e besueshme dallimi mes politikanit “të ndershëm” nga krimineli i “pastruar”. Nëpërmjet këtyre njerëzve të zgjedhur e emëruar mbetemi të rrethuar nga çdo anë dhe çdo herë ndihet ndikimi i tyre në jetën tonë. Nëse nuk e gjen pronën, janë pikërisht këta njerëz të lidhur me krimin që të bllokojnë rrugët, nëse kërkon sqarime për taksat, janë keta njerëz që të nxisin për të paguar, nëse kërkon drejtësi, janë këta mafiozë të veshur me të zeza që të lënë në ankth. Të gjithë të shpien në një rrugë, asnjëra nuk është e veçuar, ato gërshetohen, ndërveprojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin, mbeten pjese e ndryshkut politik. Derisa të ekzistojë ky lloj moduli politik, ne gjendjen apo variantin e pranuar, do të ekzistojnë dhe forma mafioze, për këtë arsye do të ketë vend edhe për njerëz që drejtojnë këto klane. Ndryshe nga intelektualë të vërtetë, këta njerez do xixëllonin nën rrezet e reja të kësaj politike mafioze. Si mund të ndodhë ndryshe, kur i pari i vendit, pjesë e klaneve, deklaron me mburrje se këta beznesmenë të fuqishëm, apo afaristë të ekonomisë së tregut rangun e lartë e shohin si pjesë e zhvillimit duke e afruar si një partner të domosdoshëm? Vetëm në këtë mënyrë bëhet legalizimi i proceseve dyshuese të njerëzve që drejtojnë krimin për të krijuar kushte të favorshme të vendosura në baza të ligjshme. Besnikë ndaj skemave të kolauduara politiko-mafioze, njerëzit e ndarë në kampe militante do të ndiqnin kasaphanën sociale me indiferentizmin e imponuar partiak. Prandaj, mafia në Shqipëri do të mposhtet vetëm atëherë kur të përmbyset ngrehina e sistemit të ngritur nga “kumbarët” shqiptarë. Të tjerat mbeten llogje gazetash, të besueshme vetëm për të ndërtuar skenarë hollivudianë.

– Ky përshkrim i juaj bashkë me analizën që i bëni fenomenit, duket se nuk jep shpresë. Atëherë si do të bëjmë zoti Hoxha, nga t’ia mbajmë?

– Ky është thelbi i çështjes. Çfarë na pret?, pyet sot kushdo. Gjasat tregojnë e këta njerëz të puthur me krimin do të dalin mbi ujë duke formuar grupime të reja me prirje mafioze që i përshtaten drejtpërdrejtë strukturave të ndryshme te shtetit. Ky grupim i ri, me stilin e kalibruar mafioz, do të kapë kulmin e piramidës shtetërore për të salduar kapitalet e fshehta dhe njehsimin në një kompleks të vetëm të grupeve kriminale që janë ne konsolidim e sipër. Duhen mbajtur në kujtesë të gjitha këto për të kuptuar sfondin kriminalo-politik të këtyre arrivistëve, që kanë mbledhur muskujt për mbrojtje të fortë. Ndryshe, me njerëz të zgjedhur të këtij lloji mafioz, njerëzit e thjeshtë do të mbyllin fort dyert e shtëpive nga vjedhjet dhe gojën nga vdekja. Ky fat na pret të gjithëve!

– Këmbëngul, zoti Hoxha: Çfarë është më e rëndësishme aktualisht për ta çliruar shoqërinë nga këto makthe që përshkruat, që nga dosje e ish-Sigurimit të Shtetit deri tek ato të Mafies që po bën kërdinë?

– Ju me të drejtë, zoti Xhevdet, pyesni se cila ka rëndësi për vendin, një dosje e harruar për IM apo dikë tjetër, pas 32 vjetësh, apo Mafia dhe korrupsioni që po përmbysin demokracinë dhe sigurinë? Një dosje gjendet shumë lehtë pasi lënë gjurmë në sistem, në dosje, në regjistra apo kartela standarde. Këto janë lojëra politike mafioze që e kanë lodhur shoqërinë shqiptare që çdo ditë përballen me krimin dhe varfërinë ekstreme, si askush në Europë.

Zhorzh Pompidu, presidenti francez ka një thënie lapidare: “Një burrë shteti është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes”. Thënie ekselente: e denjë për në Francë, jo për Shqipërinë. Politikanët shqiptarë, si dje dhe sot do të injektonin gangsterizmin politik dhe ekonomik duke u barazuar në definicionin: organizim me prirje anarkisto-kriminale, që shpuan tejpërtej shoqërinë tonë. Tipar dallues i pushtetarëve tanë dje dhe sot mbetet etaloni despotik, që prodhoi injorantë dhe batakçinj vulgarë. Që sulmuan elitën profesionale, duke i zëvendësuar me militantë, u bënë zotër të këtij vendi, sistemuan njerëzit e tyre familjarë e të besuar për karriere, privilegje e krime.

Le të luftojmë të gjithë së bashku për ta spastruar shoqërinë shqiptarë nga këta batakçinj të paskrupullt e të pashpirt!

Diagrama e krimit te organizuar dhe korrupsionit tek ne eshte dritheruese, c’ka tregon paaftesine e veprimeve te qellimshme te politikaneve dhe pushtetareve per te pare te verteten ne sy. Kjo tregon se politikanet tane e duan Mafien, ndaj heshtin, pas ketyre hezitimeve fshihen qellime kriminale. Keta pushtetare kane perfunduar procesin me te urryer te legalizimit te krimit te organizuar, duke portretizuar formacionin politik me reaksionar ne jeten shqiptare.

“Ne duhet te jemi ne politik per te patur peshe ne gjykimet politike”, do te shprehej nje politikan i njohur qe drejton prej dekadash klanin e tij mafioz.

Per te mbyllur biseden tone, me lejoni t’i bej nje thirrje te sinqerte lexuesve te respektuar dhe gjithe opinionit publik: degjoni, vleresoni dhe besoni ne mesazhet e forta qe leshon seriozisht ambasada amerikane ne Tirane. Jane deklarime qe i duhen popullit shqiptar per lumturine e tij, te ardhmen e tij dhe sigurine e tij.

Ju faleminderit!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Kolombi says:
    August 16, 2022 at 12:26 pm

    I nderuari Bedri!
    U habita me pyetjet tuaja sikur ju vertet nuk e kuptoni se cfare duhet bere per t’i thene NDAL rrenimit te vendit dhe me pas ndryshimit te situates kriminale?
    Ne se ju si gazete vertet do jeni te gatshem te vini faqet e gazetes tuaj ne sherbim te interesave te popullit shqiptar,ne mbrojtje te demokracise dhe shtetit ligjor,atehere hapi i pare qe mendoj se duhet te beni,T’U JEPNI MUNDESINE ATDHETAREVE TE GUXIMSHEM,REBELEVE qe te shpalosin OPOZITEN E VERTETE kunder tere klases mafioze politike qe ka rrenuar vendin drejt humneres pa kthim!
    Duhet kuptuar se pas 32 vjet kriminalizim te shoqerise shqiptare,mbi te gjitha VRASJES SE FEMIJERISE SE FEMIJVE TANE,do te duhen edhe 100 vjet qe te pastrohet shoqeria nga kjo “semundje kanceroze”,ku eshte sot!
    Te jeni te bindur se KRIMI ME I MADH ,qe politika i ka bere ketij populli eshte BRAKTISJA TOTALE WEVI ESHTE BERE FEMIJVE,RINISE NGA SHTETI,BADHKIA,SHKOLLA DHE SHOQERIA!
    Askush nga media nuk ka guxuar te jape ALARMIN se sot lagjet e Tiranes,vecanerisht ato periferike ku bsnojne shumica e qytetareve te kryeqytetit JANE KTHYER NE GETO SI TE KALKUTES, ku mungojne te gjitha elementet jetike te domosdoshem per cdo komunitet si cerdhe,kopshte,lulishte,parqe,fusha sportive,stola dhe tavolina pushimi,shetitore,biblioteka,qendra kulturore etj e deri tek koshat e mbeturinave!
    Pa keta elemente jetike zonat e banuara jane kthyer ne GAZERMA si te kohes se pushtimit nazist!
    Edhe burgjet,apo me keq akoma edhe kampet e perqendrimit nazist si Aushvic etj kane patur hapesira qe te burgosurit te shetisnin dhe luanin futboll ndersa lagjet e kryeqytetit nuk ksne ASGJE!
    Quhet park ai tek liqeni artificial,por eshte turp te quhet i tille sepse jo vetem eshte i pamjaftueshem edhe per nje lagje,por eshte i pa plotesuar me te gjitha elementet per t’u quajtur i tille!
    Cfare parku qenka ai kur me shume eshte i mbushur me kafene dhe restorante dhe njerezit shetisin ne nje rrugice mes oyllir spo mbi argjinaturen e liqenit me uje te piste sikur jane te burgosur ngjitur me njeri tjetrin?
    Tirana eshte qytet PA LULE,seose lulet i urren kryebashkiaku Veliaj!
    Shikoni lulishtet ne sheshin Skenderbej, ku nuk ka ASNJE LULE POR FERRISHTE nje TURP i madh per qeverine dhe bashkine,por media hesht per turpin e saj!
    Tirana eshte nje qytet krejt i papastert,qe gdhihet me plehra se pastrimi kryhet diten e jo naten si kudo ne bote,se pastrimi i rrugeve etj behet me fshesa zhuje e marejd si ne vitin 1936!
    Rruget e Tiranes jane mbushur me RRAPE LUMI e jo me peme dekorative, qe ne dimer nxisin negativitet dhe plehra pa fund!
    Po ju shkruaj nga Michigan(SHBA) ku per te gjitha keto probleme pushteti ka krijuar nje parajse te vertete per qytetaret,kam foto dhe vidio pa fund per te vertetuar gjithcka nga keto!
    Se kryebashkiaku Veliaj vertet eshte diplomuar ne Michigan,por nuk ka prure asgje nga pervoja e ketij shteti model!
    Guxoni ju si gazete te ballafaqoni realitetin e Michiganit me ate te Tiranes dhe gjithe Shqiperise,ku te dalin diferencat katastrofike midis tyre se si u sherben oushteti atje te gjithe qytetareve njelloj pavaresisht se ku banojne,se si ky pushtet ua kthen tsksat ne sherbime qytetareve etj!
    Se krimi lind prej 32 vjetesh ne lagjet GETO te Tiranes,ku femijet nuk kane adgje per t’u ushtruar me sport,art e kulture,se edukimi konsiderohet detyre vetem e prinderve dhe jo e gjithe shtetit e shoqerise!
    Ejani ne Yzberisht dhe shikoni se me cfare merren mijra femije dhe te rinj ne kohen e lire ,pa llogaritur te moshuarit qe trajtohen si te vdekur por te pa kallur!
    Ketu fillon lufta kunder krimit!

    Reply
  • intelektuali says:
    August 16, 2022 at 5:09 pm

    Kush i beson ketyre llogjeve hipokrite?

    NJE SPIUN I LARTE I SIGURIMIT TE ENVERIT BEN THIRRJE PER DEMOKRACI DHE KERKON NDIHME NGA SHBA SIKUR TE KETE KALUAR YLBERIN

    Po kjo ngjan me estradat e Pellumb Kulles o milet, qysh keshtu spiuni i late i Sigurimit Famekeq te jape leksione demokracie tani 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit duke lavderuar Imperializmin Amerikan si i perndjekur politik qe sapo ka dale nga burgu i Spacit duke harruar krimet e tij gjate Diktatures Komuniste sikur kjo Diktature te mos kishte ekzistuar fare?

    Njahtu:

    Si Kryehetuesi i Enverit Lame do kohe me pare qe te gjithe te tjeret i beri fajtore, por jo veten e tij per lumenjte me gjak njeriu qe mbushen spiunet dhe hetuesit t Sigurimit pa meshiruar madje te huajt qe ishin akomoduar ne vendin tone,

    PO KETA VAMPIRE E KANE VENDIN NE BURGUN E HAGES PER KRIME KUNDER NJEREZIMIT

    dhe:

    Aspak nuk lejohet qe te dalin ne media me leksione demokracie si nje turp dhe rezil i vendit tone qe po kerkon antarsim ne BE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?