Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u kthye gara për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Si u kthye gara për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’
KronikeLajmi i fundit

Si u kthye gara për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

Published: September 5, 2026
Shpërndaje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP e pati sërish të pamundur të premten që të arrinte kuorumin për vijimin e mbledhjes që ka si objekt shqyrtimin e kërkesës së kandidatit për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshë, Ylli Pjetërnikaj, për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procedura e përzgjedhjes së aplikantëve, me pretendimin se ai gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Kërkesat e disa anëtarëve për përjashtimin e kolegëve të tyre, po me pretendimin se gjenden në kushte konflikti interesi, ka futur në ngërç procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Ri, pasi gjatë tre mbledhjeve plenare të fundit të zhvilluara të enjten dhe të premten, ka qenë e pamundur të arrihet kuorumi prej shtatë anëtarësh.

“Është bërë si loja e kungulleshkave”, i tha BIRN në kushtet e anonimatit një burim brenda mbledhjes të zhvilluar paraditen e të premtes.

- Publicitet -

Zëvendëskryetari i KLP-së, Erind Gërmenji vërejti në çeljen e mbledhjes paraditen e të premtes rreth orës 10:00, se ishte vijim i mbledhjes së të premtes, që u shty për pamundësi të formimit të kuorumit të nevojshëm.

Ai konstatoi se anëtari Sokol Stojani ka kërkuar përjashtimin e kryetares Mirela Bogdani dhe për këtë arsye, ata janë të përjashtuar nga mbledhja. Kërkesa e Stojanit ishte e fundit në radhën e disa kërkesave të ngjashme për përjashtime nga procedura e përzgjedhjes, të cilat kanë futur paradoksalisht në ngërç procesin.

Këshilli u dakordësua që të shqyrtohej fillimisht kërkesa e fundit për përjashtim e të vijohej me radhë, derisa të mbërrihet tek ajo fillestare, kërkesa e prokurorit Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka. Sipas praktikës së KLP, kur një anëtar kërkon përjashtimin e një kolegu nga mbledhja, kjo kërkesë shqyrtohet nga Këshilli pa praninë e të dyve. Për rrjedhojë, Bogdani dhe Stojani ishin të përjashtuar për shqyrtimin e kërkesës së këtij të fundit për përjashtimin e kryetares.

Në mbledhje nuk u paraqitën anëtarët Arta Mandro, Zeqir Hoda dhe Erion Fejzulla. Të pranishëm në sallën e mbledhjeve ishin anëtarët Ledina Riza, Vatë Staka, Moisi Duda, Olger Eminaj dhe zëvendëskryetari, Erind Gërmenji. Anëtari Erind Mërkuri ishte i pranishëm online.

Anëtari Vatë Staka deklaroi disa herë se ishte e pakuptimtë përse disa anëtarë nuk vinin në mbledhje plenare.

Gërmenji konstatoi se nuk arrihej kuorumi dhe u vendos shtyrja e mbledhjes po të premten për në orën 12:00.

Edhe pas dy orësh, këshilli nuk arriti të formonte kuorumin prej shtatë anëtarësh. Zv.kryetari Gërmenji bëri me dije se anëtari Zeqir Hoda kishte informuar se ishte njohur me kërkesën për përjashtimin e tij të bërë nga anëtari Vatë Staka, por se i nevojitej më shumë kohë për ta shqyrtuar atë, si dhe kërkesën që ka bërë ai vetë për përjashtimin e Stojanit. Në të dy mbledhjet e të premtes, nuk u bë me dije ndonjë shkak i mungesës së dy anëtarëve të tjerë.

Për arsye të mosarritjes së kuorumit, u vendos që mbledhja të shtyhej sërish, për ditën e martë më 8 shtator, në orën 10:00.

Për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, me një mandat 7-vjeçar janë futur në garë prokurori i SPAK, Adnan Xholi; ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku e cila aktualisht e ushtron funksionin pranë Prokurorit së Apelit Tiranë; prokurorja pranë Eurojust, Fatjona Memçaj; prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto; si dhe prokurori i Tiranës, Ylli Pjetërnikaj, i cili aktualisht është pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

E.Hoxhaj – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin
  • Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari
  • Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria
  • Si u kthye gara për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’
  • 05 shtator 2026

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  2. Biku on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  3. Mallkimi... on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  4. Mentori on VIDEO: Zjarri në Himarë u afrohet shtëpive e hoteleve, Tavo: Thirrje urgjente për banorët, largohuni
  5. Zeta on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?