LETËR PUBLIKE
Dhoma e Përmbarimit nuk reshti nga viti 2015 e në vazhdim ta denoncojë fenomenin e “Mashtrimit me kredi”, por shteti në gjithë zinxhirin e tij hierarkik bashkë me Bankën e Shqipërisë – HESHTI!
Kjo është letra e pestë publike, në të pestin vit rresht, që ne e drejtojmë si thirrje publike.
Në dhjetor 2020 denoncuam publikisht “Zhvatjen përmes kredisë” duke i bërë thirrje Kryeministrit të aktivizonte të gjitha instrumentet shtetërore për mbrojtjen e interesave të mijëra qytetarëve, që kishin rënë pre e mashtrimit financiar. I thirrëm ministrit të Drejtësisë të ndërmerrte veprime konkrete dhe të mos “flinte gjumë”, ndërsa mijëra qytetarë të mashtruar prisnin zgjidhje për hallin e tyre me sytë nga Ministria e Drejtësisë.
I thirrëm në të njëjtën ditë, prokurorisë që duhej, përveçse të zbardhte me themel këtë mashtrim publik, të ndërmerrte pa vonesë veprime efektive për të ndaluar maskaradën financiare që po vijonte intensivisht, megjithëse po hetohej e megjithëse ishte kohë pandemie.
THIRRJA E TREFISHTË NUK MORI ASNJË PËRGJIGJE!
Në gusht 2021 u drejtuam një tjetër thirrje publike institucioneve përgjegjëse shtetërore, që ato të reagonin menjëherë dhe të merrnin masa për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga skema e mashtrimit, që po krijonte pasoja të rënda sociale.
ASNJË PËRGJIGJE!
Më 14 shkurt 2022 thirrëm më fort kur dërguam komunikatën me titull “Fatet e mijëra shqiptarëve mbyllur në kutinë postare nr. 7469 – Akuzë publike për lejimin e mashtrimit publik”.
Me këtë thirrje publike ne “bërtitëm” pse kjo skemë mashtrimi nuk po ndalohej nga askush, pavarësisht demaskimeve mediatike, denoncimeve apo historive të dhimbshme të qindra qytetarëve, teksa mashtrimi po kthehej në “bumerang” për gjithë sistemin bankar në vend.
Ne u bëmë thirrje bankave të lironin menjëherë llogaritë e mijëra qytetarëve të mashtruar dhe akuzuam publikisht Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për licencimin pa asnjë kriter ligjor të disa institucioneve financiare jobanka dhe për mosmbikëqyrjen totale të aktivitetit të tyre, në veçanti të Micro Credit Albania që kishte shkaktuar pasoja të rënda ndaj mijëra familjeve dhe qytetarëve shqiptarë.
Ne kërkuam që Kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prokuroria dhe Policia e Shtetit të merrnin masa të menjëhershme dhe të ndalonin pa asnjë ditë vonesë pasojat e rënda sociale që po shkaktonte fenomeni i mbledhjes së borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit.
PËRSËRI HESHTJE SHTETËRORE – ASNJË PËRGJIGJE! MADJE MASHTRIMI PUBLIK NË DY VITET E ARDHSHME DO TË SHUMËFISHOHEJ.
Më 14 nëntor 2023 iu drejtuam përsëri mediave dhe institucioneve me komunikatën “Stop ankandeve mashtruese”.
Kjo komunikatë u shoqërua me një evidencë të plotë provash. Mijëra ankande fiktive ishin afishuar në stendat e 61 bashkive të vendit. Skema e mashtrimit kishte funksionuar në mënyrë perfekte, pa u penguar nga askush: viktimave të “Mashtrimit me kredi” po u rrëmbeheshin pronat!
Ne kërkuam që Kryeministri, ministri i Drejtësisë dhe Prokuroria e Shtetit të merrnin masa urgjente dhe të ndalonin pa asnjë ditë vonesë këtë mashtrim masiv me pronat e qytetarëve.
HESHTJA SHTETËRORE ISHTE PËRGJIGJJA E RADHËS NDAJ REAGIMIT TONË PUBLIK!
Shteti heshti! Institucionet mbyllën sytë, ndërsa qytetarëve iu rrëmbye dinjiteti, prona dhe në një rast vetë jeta. Pal Trashaj nuk u vetëflijua për pronat të cilat ende sot i ka të sekuestruara, por për dinjitetin e nëpërkëmbur, nga shteti që heshti, që nuk e përfilli, nuk e dëgjoi.
Padrejtësia nuk helmoi vetëm Palin, por gjithë shoqërinë.
Prokuroria e Tiranës para pak ditësh transferoi hetimin në SPAK. Mashtruesit publikë i konsideroi një grup të strukturuar kriminal që funksionoi për nëntë vjet. Pra, mashtrimi lulëzoi në errësirën e indiferencës shtetërore për nëntë vjet pa u ndalur nga askush, derisa e vërteta doli në dritë dhe drejtësia u detyrua të vepronte tej çdo vonese të paarsyeshme, sepse ne nuk heshtëm!
Çdo letër e dalë nga Dhoma e Përmbarimit nuk është thjesht një dokument – është një dëshmi e heshtjes së padrejtë të institucioneve. Nëse numërohen një nga një, këto letra mund të kthehen në akuza penale për shumë zyrtarë të cilët, me vetëdije, zgjodhën të heshtnin përballë padrejtësive dhe mashtrimit që po u ndodhte për nëntë vjet qytetarëve.
Nga sot, ne do të fillojmë publikimin e tyre dhe nuk do të ndalemi derisa çdo padrejtësi e injoruar të marrë një përgjigje.
(Shkresë prokurorisë – 4 dhjetor 2024)
Nëpërmjet kësaj letre publike, ne u bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore të heqin dorë nga gjetja e alibive “ligjore” dhe “rregullatore” dhe të përballen me përgjegjësitë. Nuk është ligji i përmbarimit, as rregulloret e veprimtarisë bankare që shkaktuan krimin masiv financiar. Heshtja dhe indiferenca e tyre, po.
I bëjmë thirrje Kryeministrit të gjejë kohën, jo vetëm për podkastin e radhës, por edhe për të pyetur dhe kuptuar çfarë ka ndodhur realisht me fenomenin e mikrokredive në Shqipëri. Si ndodhi që, me një klik nga “Kulla” e Kadastrës digjitale – miliona euro prona u sekuestruan, shumë u tjetërsuan dhe mijëra qytetarë shqiptarë u kthyen në viktima të mashtrimit të një organizate kriminale – që gjetën bashkëpunëtorë brenda në shtet?
I bëjmë thirrje ministrit të Drejtësisë të gjejë kohën që, përveç filmave me Blerim Destanin, të shohë edhe ç’po ndodh me shërbimin përmbarimor shqiptar, përse po shkatërrohet si në asnjë vend tjetër të rajonit dhe Evropës. Përse nga një histori suksesi në 2013-ën përmbarimi privat po kthehet në një histori dështimi dhe falimentimi pas dhjetë vjetësh?
I bëjmë thirrje Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë të mos tregojë me gisht përmbarimin për skandalin, por bankierët e mikrokredive që u krijuan në laboratorin e BSH. Në asnjë vend të botës bankierët nuk krijohen me rregullore, por me ligj. E kundërta ndodhi në Shqipëri, ku dy “mikrobanka” sollën një “megadëm” që nuk po llogaritet dot as nga ju, as nga hetimi disavjeçar.
U bëjmë thirrje edhe atyre që muajt e fundit gjetën kurajën të na etiketonin të gjithëve si “bandë” të heshtin nga sot. Nuk mund të jetë një organizatë e tërë, “bandë” se disa zgjedhin të bëhen banditë. Qoftë kjo organizatë politike, mediatike apo profesionale juridike. Nuk mund të jenë banditë të gjithë noterët, avokatët, ekspertët, politikanët, gjyqtarët dhe gazetarët se disa syresh dalin të tillë.
Ne u bëjmë thirrje edhe bankierëve të mikrofinancës që po hetohen, bashkë me ta edhe përmbaruesve të cilët në një çast harruan betimin dhe shitën shpirtin më shumë sesa vulën, të mos heshtin – por të tregojnë të vërtetën e gjithë këtyre 9 viteve para organeve të drejtësisë. Të vërtetën e kësaj historie shumëvjeçare mashtrimi bashkë me “Aksionerët” e vërtetë të saj.
E vërteta juaj do të ndihmonte për ringritjen e imazhit të rrënuar të një armate përmbaruesish, avokatësh, noterësh dhe ekspertësh të ndershëm, por më shumë do të lehtësonte mijëra shqiptarë të grabitur, që sot enden rrugëve, të çorientuar dhe të pashpresë.
Ne nuk do të heshtim përballë padrejtësive që po rëndojnë mbi qytetarët dhe po minojnë sistemin e drejtësisë dhe të ekzekutimit në Shqipëri. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, ne do të flasim dhe ftojmë median të na dëgjojë dhe të bashkëpunojmë.
Bashkë, le të bëhemi një zë i vetëm kundër padrejtësisë!
DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË
Po, është shumë e saktë që aktualisht SHTETI KA RËNË, NUK EKZISTON. Janë të njëjtat fenomene si në kohën e Nanos dhe Saliut më 2013, ku asgjë nuk funksionon: as polici qoftë rendi apo rrugore, as drejtësi, asnjë institucion ku ke vetëm njerëz që fiks kamë parimin KÇK. Ku po shkon ky vënd?! Thjesht po shkatërohet. Më kujtohet një shkrim i para pak vitesh: Objektivi dhe qëllimi i kastës drejtuese është shkatërimi dhe shpërbërja e Shqipërisë, pavarësisht ngritjes fallco të kredos (egos) së Shqipëtarisë.
Duket sikur po i dilni të keqes përpara, duke akuzuar të tjerët, por edhe ju jeni brënda skandalit. Ju jeni përmbaruesit, pra ata që zbatojnë vendimet e gjykatave. Në rast se Gjykata vendos që të sekuestrohet prona, ju shkoni dhe e zbatoni duke ua marrë pronën. Shkruani për padrejtësi, por nuk thoni se ku qëndron patrejtësia, është ligji gabim, gjykata vendos gabim, apo kontrata që lidhin qytetarët, si njerëz pa eksperiencë, i lidhin gabim dhe nuk janë në gjëndje që t’a shlyejnë detyrimin në afatet e duhura. Ku qëndron mashtrimi?! Flitet se morri një kredi të vogël dhe qytetari humbi shtëpi dhe katandi se nuk e shleu kredinë. Nuk thuhet se si këta « lupena » qënkan në gjëndje që t’a bëjnë këtë punë! Vërtet është e habitëshme që të ndodhë në një vënd me ligje dhe gjykata, si dhe me permbarues si ju që po bërtisni! Mua më duket se më shumë është politike, se po afrojnë zgjedhjet dhe do të dëgjojmë edhe ttë tjera si këto, për të bërë zhurmë.
Ky është një shtet antipopullore. Ai i ka institucionet shtypëse të të drejtave të qytetarëve të Shqipërisë. I pari guvernatori i BSh duhet të japë dorëheqjen dhe duhet paditur penalisht. Pas tij ministri se sipas kësaj i gjithë shteti shqiptar funksionon si një organizatë e strukturuar kriminale. Sipas kësaj logjike të gjithë institucionet që kanë heshtur kanë funksionuar si të jashtë ligjshme atëhere të gjithë këto institucione për mosveprim duhet të paditen penalisht.
SPAK në këtë rast të godasë “Me Top”
Po mirë mo, ajo gruaja e kryeministrit, zonja Linda, që është edhe financiere e mirëfilltë, si thotë Demo, ajo është e profesore e këtyre punëve të parasë, master e doktore, e më the të thashë, që doemos është edhe këshilltare e këtij gjatosh palloshit kryemisër. Nuk dinte gjë kjo zonja Linda për manovrat e këtyre piramidave të reja financiare të këtyre njerëzve mafiozë, pa shpirt e pa din e iman, që rrjepin popullin ??
Po si nuk i tha ajo kryemisrit:
O udhëheqësi im mbiplanetar, çfarë bëhet kështu o babam me këto mikrokreditë ??
Se janë kanceri,metastazat e popullit e shoqëritë??
S’dinte gjë ç’po ndodhte kjo zonja Linda, apo hyp e zdryp nëpër çartera??
Se shyqyr që janë ca emisione investigative e ca kamera, se këtu do vazhdonte e keqja pa fund !!!
Unë e kam thënë e më parë, që këta minjtë e bankave e mikrokredive, në bashkëpunim me përmbaruesa e avokatë mizorë, arrijnë me marifet njerëz të rëndësishëm të politikës, pushtetit e qeverisë, me dhurata të shtrenjta, me dreka e darka, me gjoja miqësira.
Kjo është arsyeja e heshtjes 9-vjeçare të kësaj “maskre” financiare, këtyre gjakpirsave me kollare, duke shkatërruar qindra e mijra njerëz e familje.
Ore, mirë paratë e pronat që humbasin njerëzit, po stresin, sëmundjet deri në depresione e vdekje, që iu shkakton njerëzve ky llahtar, kush I paguan??
E më flasin këta budallenjtë gjoja jo greku i keq, jo serbi e rusi ..!!
Po ka më të poshtër antishqiptarë, gjakpirës e të pagesë, se shqiptarët me njëri-tjetrin??
Ca qelbësira pa shpirt, që iu thithin palcën njerëzve, ca bajga me kollare, të quajtur përmbaruesa e avokatë, ca minj të bankave, qe duhen djegur të gjallë, e jo të “shijnë” per 9 vjet, me forma më të sofistikuara se të formave klasike të piramidave financiare të Sudes, Vefa-s, Xhaferrit e co.
Se qeveritarët dhe pushtetarët e niveleve të larta në këtë vend, ngrejnë supet, s’dinë gjë gjoja, ndjekin strategjinë e Enverit, që nuk dinte gjë ç’bëhej më poshtë, urdhrat i jepte Enveri, por nuk dinte gjë kur i zbatonte Hadri Kazbiu !!!
Edhe ky gjatosh palloshi kryemisër, di se si po venë punët në Karkistan e Piçkistan, por nuk e di se ç’bën Arben Ahmetaj, Sajmir Tahiri, Beqaj e të tijtë, që me dorën e tij, apo të Lindës i zgjedh e i zgjodhi.
Unë kam bindjen se ai i zgjedh me dorën e Lindës.
Dikush më sipër me të drejtê pyet: “…është ligji gabim, gjykata vendos gabim, apo kontrata që lidhin qytetarët, si njerëz pa eksperiencë, i lidhin gabim dhe nuk janë në gjëndje që t’a shlyejnë detyrimin në afatet e duhura. Ku qëndron mashtrimi?!…”. Pa i dhênë pêrgjigje këtyre pyetjeve nuk mund të gjykosh siç duhet. Me sa kuptoj unê fajtor kêtu janê tê gjithë: Sê pari drejtori i bankës kombëtare qê u ka dhênê liçencên kêtyre organizmave financiare qê i rrisin kreditê deri nê 300 pêr qind. Ku ështê kontrolli i shtetit kêtu?! Si mund tê lejohen kêto tarifa monstruoze, qê xhvasin qytetarët e paditur?! Pse qeveria dhe Banka Qëndrore i kanê lejuar këto pêrqindje interesi tê papara dhe tê padëgjuara?! Unë mendoj se jo vetêm qê drejtori i bankës kombêtare duhet minimumi, tê pushohet nga puna dhe normalisht tê dalê para gjyqit, por edhe kryeministri duhet të japê dorêheqjen. Se kjo heshtje dhe lênie e gjêrave pa kontroll, dëshmon paaftësi dhe moskokëçarje. I ngjan deri diku përfshirjes sê shtetit nê piramidat e Vefas, Gjallicês, Sudes dhe kompani gjatê vitit 1996! Gazeta vetê duhet tê kryejê njê hetim rreth kêtij skandali, ku tê spjegojê me anê tê spacialistêve gabimet dhe pêrgjegjêsitê e ndodhura. Se ndryshe qytearêt me tê drejtê do pyesin: a ka shtet dhe drejtêsi nê kêtê vend?! Ai gjatoshi a ka tru nê kokê dhe aftësi pêr tê qeverisur, apo rroftê aeroplani për tê shêtitur botên! Ndryshe ku ështê roli i mediave serioze dhe tê pavarura në zbulimin e rrênjêve tê kêtij skandali?!
Po ca lesh shteti thote ky fyelli. Ata e kane prone te tyre shtetin. Shteti eshte qe te bej shtetin me ju, e jo me ata. Nuk e kuptoni qe shteti eshte organizate kriminale terroriste private kunder publikut? Vazhdoni shpresoni te shteti i bythes.
Eshte shume e qarte qe qeveria shqiptare, marredhenien dhe marreveshjen midis agresorit dhe viktimes e quan nje marreveshje private midis dy entiteteve tek te cilet njeri merr borxh dhe tjetri e jep borxhin. Ky i pari eshte i detyruar ta ktheje dhe nese nuk e kthen, i dyti i merr sendin e lene peng. Dhe per institucionet shteterore dhe financiare kjo duket normale sepse justifikohen me faktin qe jane dy madhore te cilet kryejne nje transaksion me deshiren e tyre. Dhe se ky eshte sistemi qe lejon, qe edhe kete aspekt e lidh me lirine e individit etj.
Por ne fakt keto jane skema te mirefillta mashtrimi. Shqiperia eshte djegur per shkak te skemave te tilla te mashtrimit. Prandaj duhen ligje te forta, rregulla, norma te forta. Fenomeni i rritjes progresive te pageses apo te gjobes qe aplikohet ne keto raste, eshte i padrejte. Ky fenomen mund te aplikohet nga autoritet qendrore dhe lokale, ne gjobat e vena per kundravajtje per njerez te papergjegjshem, te cilet prekin interesin e pergjithshem publik.
Gjobvenia tek mikrokredite eshte nje skeme e paster vjedhje dhe hajduterie, te cilen e aplikojne me mbeshtetjen e ketyre Institucioneve qe ky zoteria siper permend. Eshte Permbarimi ai qe duhet te zbatoje vendimet, por nuk ka asgje te keqe qe po Permbarimi qe e sheh dhe e prek fenomenin, ve alarmin sepse mesa duket rastet jane te shumta dhe pasojat shume te renda per shume individe.
Per c’fare shteti flisni kur edhe mafiozet kane frike te investojne ne sektoret prodhues nga frika e ligjeve te pronesise ,te pasigurte.
Ky eshte shteti sot.
Të çohen në SPAK, kryeministri, ministri i drejtësisë, dhe institucionet e tjera përkatëse që kanë bërë të paditurin.
SPAK të dërgojë në burg Gent Sejko, se ai me heshtjen dhe dhënies së liçencës është direkt pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
Nëse SPAK nuk do të dënojë Gent Sejko dhe ministrin e drejtësisë dhe përmbarues që kanë heshtur, pra të gjithë këta kanë mbuluar dhe përkrahur krimin financiar atëhere besimi në SPAK bie dhe ai nuk do të ketë reputacion në popull.
Për popullin rroftë Amerika!
O mik, shume njerez te ndershme Pati e ka Shqiperia, por te ndershmit perbuzen nga vete te tyret si te pazote. Prandaj e Kane marre keta te “zotet”. Persa kohe ne Shqiperi vjedhje, mashtrimit, imoraliteti qe sjell pare do te quhet ZOTESI, dhe ai qe I realizon BURRE I ZOTI ose Grua e Zonja, ose NENTEDHJETE E NENDESH keshtu do te vuajme.
Nji zgjidhje :Sistemi ekonomik, financat islame.
Shteti Eshte kapur pres koqesh
Nga krimi
Kam punuar ne administrate deri ne vitin 2017 kur dola ne pension.Kur vinte nje ankese per ndonje problem pergjigjeshim brenda afatit dhe ne menyre ligjore . Por tani nuk arrij ta konceptoj kete indiferetizem te qeverise aktuale dhe te bashkive ne rrethe .Jam banore ne pallatin 29 ne Lushnje dhe i kemi bere disa here kerkese Bashkise se Qytetit per problemin e plehrave qe jane ngjitur me pallatin tone ne mes te qytetit .
Veç kesaj me alarmante eshte problemi i fibrave optike te bizneseve private One dhe ,Luva te cilat i kane vendosur 8 kutite e tyre optikre ne fasaden e pallatit dhe brenda shkalles hyrese ku kalojme dhe marrim rrezatim opotik ne lartesine e kutise prane kokes tone i cili dihet qe eshte kanceroz. Si mundet nje banese private ku jetojne 8 familje pensionistesh dhe femije te vegjel rrrethohet me tela optike pa e prishur terezine asnje institucion shteteror.Turp dhe faqja e zeze per keta njerez qe kemi ne administraten shteterore .Zoti jua kthefte mbrapsht kete qe po na beni prej vitesh !
e Lexova shkrimin e Mesiperm…dhe i Kuptoj Shqetesimet e Bashkeatdhetareve….dhe pse ??
1-Bankat e Nivelit te dyte ne Shqiperi jane dhe kane Kryer Aktivitet Kriminal…
NJe i NJohuri ime qe punon ne Tirane..me Borxhe ne nje nga keto Banka…mire…e Presin me Buzeqeshje Joshese “Vajzat” e Bukura te Sportelit…i “Premtojne” Discretion….dhe i “Ofrojne” nje sherbim per tu patur Zili:pa harruar ti thone “Zoteri i nderuar”..dhe kesi lloj laikash..
Hallexhiu(NJeriu ime) merre Parate….po si??Dhe ku qendron Aktiviteti “Dinakeria-Kurthi-Kriminal”??
Nuk ja thone,ose me mire ja anashkalojne se sa Perqindje Kamate Mujore do te jape,,si dhe,,,nuk i thone Kushtet , ne se nuk paguhet Kamata dhe Kredia e dhene ne Afatet KOhore….??
Alo qe eshte e Rendesishme:Personit ne fjale nuk ju kerkua nje Garanci…..se ne ishte ai ne gjendje..ti kthente keto para ..pra Prate jepeshin vetem duke dhene ID -ne si dhe nuk kerkoheshin te dhena se sa ishin te ardhurat Mujore te Klientit…thjeshte..Urdhero dhe merrin??Por Intriga Kriminale qendron dhe vjene me vone…
1-Kredimarresi nuk i Shlyen dote Kredine..dhe nuk i Respekton dote kushtet sepse te ardhurat e tije Nuk i mbulojne Shpenzimet e Jeteses…atehere cila eshte zgjidhja??Hallexhiu-Drejtohet te Banka qe ka marre huan..dhe ata e “Shpetojne” duke i thne :Qe te shkoj dhe te marre Kredi te nje Banke tjeter e nivelit po te dyte……dhe po kjo Banke,,ja jepe Kredine Viktimes…pa e pyetur per te ardhurat…dhe mundesine e shlyerjes…
2-Pra Banka e di qe klienti ka borxhe..atehere pse ja jepe Parate????????Shkurt per te rjeper..per ta pasur peshke.,,,,,dhe Fukaraj,,nuk di nga tja mbaje……dhe loja vazhdon..kamata RRitet..si dhe Inteligjentet e rjepjes i drejtojtohen Gjykatave ne “Emer te ligjit”..kerkojne nga Gjykatat qe te marrin Parat..dhe “Gjyqetari permbarues”….vrapon si skifter te Sekuestroj sepse nga Banka i eshte Premtuar ne rruge jo zyrtare se per c´do KOnfiskim te shpejte edhe ai “Nuk do te mbetet pa gje”,,,,,,,dhe Krimi…Banka-Gjykates Permbarues….Vazhdon..dhe Rama-Palloshi na thote ejani ne Shqiperi se eshte bere Deti kose….
POr komenti ime nuk bene te Mire Shurrakun Berisha…dhe nuk apelon qe te vije ai MOrtje ne Pushtet
Pyetja eshte:kur Shqipetaret do te bejne Shtet????????????
LLUMIT TRADHETISE
VETE JA DHUROVE
PUSHTETIN MILET
VONE SHUME E KUPTOVE
TANI PIJA LENGUN
DEMUTO KRACISE
ME TY SHTETI TALLET
T SHEH SI KEMBET E DHISE
A nuk e kuptoni qe ky as ky qe ka bere kete pergjerjerim eshte njeriu me I poshter ne bote?
Ky kryepermbarues??
Qelbesirat si treni e me 20022 nickel basket me kryebatakçiun dypikepyetesor bejne ç’eshte e mundur te hedhin budalliqe qe mos merren vesh te verteta.
Qelbesirllekun dhe putanllekun ta mbash per vete tende moj kurve serbe me pseudo “fjale me vend”= llogje pa vend.
Sikur u betove qe nuk do merrje me pjese ne Forumet Shqiptare, apo fjalen e kurves dhe “besen” e kurves e merr era.
Llumrs
Plehra shqiptare
Treni
Dypikepyesi
Qeshja demo qesharaku
Phoenix
Arben tashko gjiza
HALESE (llogje serbe pa vend) I DUKET SIKUR GJITHE DYNJAJA VJEN ERA MUT.
DHOMA E PERBARIMIT SHQYPTAR DUHET TE FLAKE”MANIFESTIN KOMUNIST” TE BABA MARKSIT DHE TE FILLOJE TE LEXOJE “SHKAQET E PASURISE SE KOMBEVE” VEPER MADHORE E ADAM SMITH QE NJIHET SI BABAI I KAPITALIZMIT SOT.
Pse e them kete?
Sepse o shqyptare te paditur dhe te palecitur “patriotike” enveriste ne lufte kontemporane kunder TikTok – ut Imperialist me tregoni nje vend te Botes Demokratike sot ku shteti kujdeset per Macro apo Micro Credite e qytetareve dru me pre qe nuk dine te lexojne kontraten perpara se ta nenshkruajne me firmat lakmitare per fitime te shpejta si Piramidat Financiare te njohura edhe ne Shqypni? Ketu ne SHBA shume amerikane humbin parate e tyre kur bankat falimentojne vazhdimisht dhe askush nuk e vret mendjen nga pushteti vendor apo federal, ja 4 banka qe kane falimentuar kete vit ne SHBA: 1. The First National Bank of Lindsay, Oklahoma. 2. First Bank & Trust Co. Dunkan, October 18, 2024. 3. Republic First Bank of Republic Bank, Philadelphia, Pennsylvania, 4. Fulton Bank, National Association, April 26, 2024 dhe askush nuk interesohet per fatin e miliona amerikaneve qe kane depozituar parate e tyre ne keto banka qe kane falimentuar dhe nuk kane fuqi paguese sepse parate i vertisin ne Bursat e Aksioneve (Stoc Market) qe eshte nje fare pokeri si bixhoz qe luhet me parate e te tjereve dhe qe njihen si GILOTINA qe veprojne pa asnje meshire kur dikush ben zgjedhje te gabuar ose eshte dallkauk dhe nuk njeh trendin ne lojen e aksioneve. Tregojne per nje miliardier qe kishte $5 miliarde pasuri dhe humbi ne Stoc Market 1$miliard dhe vrau veten nga deshperimi i humbjes se parave dhe nga goditja ndaj krenarise personale si biznesmen i pagabueshem, pak a shume si rasti i Parashqeci Simakut por ne permasa me tragjike per familjen dhe shoqerine civile ne SHBA. Ne vitin 1776 filozofi dhe ekonomisti Adam Smith shkruajti vepren e tij madhore: “Shkaqet e Pasurise se Kombeve” kur midis shkencetareve te kohes po zhvillohej nje lufte e madhe per te spjeguar nga vjen pasuria e disa kombeve ne dallim me kombet e tjera te varfera te Botes dhe kur mosmarrëveshjet midis ekonomistëve klasikë dhe neoklasikë rreth mesazhit qendror të veprës më me ndikim të Smith: Një Hetim për Natyrën dhe Shkaqet e Pasurisë së Kombeve (1776) kishin kapur majat e debatit ne Boten Akademike pak a shume si ne rastin e Parashqevi Simakut ne Shqypni. Adma Smith ishte ne lufte te eger me Voltaire qe nuk pranonte tezen e tij se “progresi i njerezimit nuk vjen nga aristokracia (sipas Voltaire) por nga deshira e njeriut per te bere para dhe per t’u pasuruar vazhdimisht. Adam Smith nuk ishte dakord me filozofin Jean-Jacques Rousseau ne menyre te vecante me konceptin e tij ne vepren “Kontrata Sociale” (Contrat social ou Principes du droit politique) qe ne thelb kishte tezen se vetem intelektualet (si intelektuali ne kete forum te gazetes DITA) mund ta conin Boten drejt progresit njerezor. “Keto jane Brockulla” deklaroi Adam Smithi duke i hedhur dorashken Zhan Zhak Rusose dhe shkruajti: “Si rrjedhim i brockullave qe degjojme nga Zvicra dhe Franca duhet ta dime se, çdo individ-aristokrat i perkedhelur apo jo, intelektual i mesuar dhe i edukuar apo jo, përpiqet sa më shumë që të mundet që të përdorë kapitalin e tij në mbështetje të industrisë vendase dhe kështu ta drejtojë atë prodhim manifakture apo industri që prodhimi i saj të ketë vlerën më të madhe; çdo individ punon domosdoshmërisht që të ardhurat vjetore të shoqërisë t’i bëjnë sa më të mëdha. Ai në përgjithësi, në të vërtetë, as nuk ka ndërmend të promovojë interesin publik, atij nuk i plas fare per shendetin e shoqerise dhe as e di se sa po e promovon interesin e saj ne punen e tij individuale. Duke preferuar mbështetjen e industrisë vendase ndaj asaj të huaj, ai synon vetëm sigurinë e tij personale dhe duke e drejtuar atë industri në një mënyrë të tillë që prodhimi i saj mund të ketë vlerën më të madhe, ai synon vetëm përfitimin e tij personal. Duke ndjekur interesin e tij personal, ai shpesh promovon atë të shoqërisë dhe unë kurrë nuk kam njohur të mira të bëra nga ata që kanë ndikuar të bëjnë manifakture apo tregti për të mirën publike dhe te shoqerise ne pergjithesi, keta te paditur vetem terrheqin ne mocal gjithe shoqerine.”
SIKUR E KA SHKRUAR PER SHQYPNINE E VITIT 2024 ADAM SMITHI KETE TEORI TE KAPITALIZMIT NE VITIN 1779.
Dosja e skemave piramidale, që konsiderohet e mbyllur në Shqipëri, u rihap në Greqi me 2007.
Jo ne Shqiperi por ne Greqi, bile nga vete parlamenti grek dhe konkretisht nga Komisioni i Institucioneve edhe Transparences, prane te cilit mbetet ende pezull, pra per shqyrtim, denoncimi i nje gjyqtari grek se “pervetesues te nje pjese te madhe te depozitave te skemave piramidale ne Shqiperi jane persona te larte greke te implikuar ne shplarje parash” te lehtesuar dhe te ndihmuar nga funksionare te organeve policore. Kryetari i Komisionit Parlamentar Anastasios Karamarios konfirmon ne median e sotme greke diskutimin e ceshtjes se shpejti, qe mbetet ende pezull me porosi te vete nenkryetarit te Parlamentit, Jorgos Surllas, me qellim sigurimin e e te gjitha fakteve kompromentuese nga nje investigim imetejshem i ceshtjes.
Ajo cka i dha nje publicitet te vecante ishte nje fletushke njefaqeshe, shqip edhe greqisht, e shperndare keto dite ne qender te Athines e cila fajesonte nje zyre te njohur juridike greke dhe tregonte me gisht si perfitues te fajdeve te firmes VEFA nje eksponent te madh te afarizmit grek. Behet fjale per 36 milion euro qe thuhet se u transportuan me valixhe nga vete Vehbi Alimucaj ne Greqi, per tu depozituar ne llogarine e hapur me pare ne valute ne Banken Tregtare nga dhendri i tij Dhimitraq Cico fillimish me 70.000 dollare. Ne kete llogari perfundonin transferta parash akoma edhe nga Amerika, por kryesisht nga depozitat e piramidave ne Shqiperi per te finacuar blerjen e nje anije, te dy hoteleve edhe te nje shoqerie ajrore. Nje pjese e tyre, rreth 12 milione euro, u perdoren per blerjen e nje vile ne periferine e pasur te Athines, Hekali, ne rrugen Thetidhos, shitesi i se ciles per cudi nuk u ankua as per dy ceqet fallco te blerses, bashkeshortes se bosit shqiptar. Me gjithe urdherin e Gjykates Greke as rishitja e viles u pezullua dhe as llogarite bankare u bllokuan.
Te gjitha keto pershkruhen ne raportin e kryetarit te Gjykates se Kazacionit, Konstandinos Vardhavaqis, qe se bashku me te dhenat e tjera qe Prokurori i Pergjithshem Thodhori Sollaku i dorezoi ne vitin 2005 homologut te tij grek Dhimitris Linos do te perfundojne tani ne parlamentin grek.
Diskutimi parlamentar, brenda muajit prill, pritet me interesim per ndricimin e pjeses se “merguar” te skandalit shqiptar. Se pikepyetja se ku perfunduan parate mbetet e hapur dhe munduese. Vecanerisht e dhimbshme per ata qe kane humbur parate dhe nuk duan te pajtohen me moskthimin e tyre.
NIKO ANAGNOSTI – ATHINE 2007 – DEUTSCHE WELLE
Intelektuhalja e paska kthyer Adam Smithin ne Perendi si komunistet Marksin, një e dy atij i referohet. Neper veshe me gjemon parulla.”Lavdi smithizëm-intelektuhalizmit”