Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si “u ndanë” prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës për dosjen e lobimit të PD-së me fonde ruse
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Si “u ndanë” prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës për dosjen e lobimit të PD-së me fonde ruse
KronikeKryesorePolitike

Si “u ndanë” prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës për dosjen e lobimit të PD-së me fonde ruse

Published: September 17, 2022
Shpërndaje

 

Inteligjenca amerikane ka konfirmuar financimin e Partisë Demokratike nga Rusia e Vladimir Putinit, duke nxjerrë zbuluar drejtësinë shqiptare, e cila në vitin 2020 mbylli pa ndëshkim dosjen e lobimit, duke çliruar nga akuzat Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.

Edhe pse kontratat e botuara në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së dhe lobisit Nicolas Muzin tregonin se PD-ja pagoi 500 mijë USD për lobim, njerëzit e drejtësisë në Shqipëri nuk ‘krijuan’ bindjen për të konfirmuar akuzat.

- Publicitet -

Po si u ndanë prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës për dosjen e lobimit rus?

Në dhjetor të vitit 2019, prokurorët u ndanë në qëndrime sa i takon dosjes së lobimit. Prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha firmosën dërgimin e dosjes për gjykim, në limitet kohore, dhjetor 2019, me akuzën e falsifikimit për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.

Prokurori Kol Hysenaj refuzoi të firmoste dërgimin e dosjes në gjykatë, me argumentin se hetimet nuk ishin zhvilluar të plota.

Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj kishte firmosur një udhëzim për dosjen hetimore, duke sugjeruar kryerjen veprimeve të tjera hetimore, si pyetja e Nicolas Muzin. Por, koha po skadonte dhe udhëzimi nuk ishte detyrues.

“Por udhëzimi për çështje konkrete ka karakter jo detyrues për prokurorin që është i pavarur. Drejtuesi i prokurorisë ka konstatuar disa shkelje ku shihet që aktet e prokurorëve të çështjes, mundet të jenë të pavlefshme, por për shkak të respektimit të pavarësisë së prokurorit, pavlefshmëria e tyre mundet të deklarohet vetëm në gjykatë, në seancë paraprake”, tha në atë kohë Imeraj.

Dosja shkoi në Gjykatën e Tiranës, ku akuzat për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin u hodhën poshtë si të pabaza nga gjyqtari Lazër Sallaku. Përplasja mes prokurorëve do të reflektohej edhe në Apel.

Edhe Gjykata e Apelit, me shumicë votash, vendosi të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku. Pro shpëtimit të Lulzim Bashës votuan Shpresa Beçaj dhe Alaundin Malaj. Kundër rrëzimit të akuzës për falsifikim dokumentesh votoi gjyqtari Shkëlqim Mustafa.

Si mos të mjaftonte heqja e akuzës së pastrimit të parave, Prokuroria nuk e ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë, një vendim ky i dyshimtë dhe në favor të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, i cili në atë kohë mbështeste Bashën, duke deklaruar se dosja ishte një trillim i Edi Ramës.

Ndërkaq, qëndrimi i zonjës Elisabeta Imeraj për një hetim të thelluar mbi aferën e lobimit, nuk u harrua nga Lulzim Basha. Në prill të vitit 2021, Basha e quajti Imerajn “ikonë të korrupsionit dhe krimit”. Ishte e njëjta praktikë e ndjekur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilat kanë shantazhuar dhe sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur në dorë aferat e tyre.

Nga ana e saj, zonja Imeraj, duke iu përgjigjur Bashës, e cilësoi këtë të fundit ikonë të shpëtimit nga drejtësia me procedurë. “Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë…. Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”.

A mund ta rihapë SPAK dosjen e lobimit nga Partia Demokratike me para ruse? Legjislacioni penal parashikon rihapjen e një çështje vetëm kur zbulohen fakte të reja. A mund të konsiderohet fakt i ri raporti i inteligjencës amerikane? Kjo mbetet në vlerësimin e SPAK-ut si dhe në vullnetin për të kërkuar prova ku bazohet raporti, – shkruan shqiptarja.com

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Arben.T says:
    September 17, 2022 at 5:36 pm

    Besoj se dosja duhet hapur.

    1. Mendoj se duhet te shqyrtohet roli i “rrypit te transmesjonit”
    që lidhi Lulzim Bashen me “destinacionin” ku shkuan paret.

    2. Besoj se “individet ndermjetes” ne keto transferta mbajnë përgjegjësi.

    3. Po kështu, “ATO Individe”, në se kanë pranuar të marin disa qindra mije dollarë, kanë përgjësi.

    Pse kane përgjegjësi individë që “pëfaqësojnë rrypin” e transmetimit te vlerave monetare.

    1. Jane implikuar, që secili të marë pjesën e tij në transferta, me implilime shumë të rënda.

    2. Gjeneruan kaos, konfuzion, ne vendin tone.

    3. Ato inkluduan nje komponente “Anti-Amerikane” ne psiqikën e disa individeve qe e “shfrytezuan kete ngjarje” per qellimet e tyre.

    4. Autoret, kudo qe te ndodhen ne bote, jane miq “dopjo fallco” ne te dyja krahet e miqesise “Shqipetaro-Amerikane”

    5. Ato janë “Evno Azefë” modernë ne situata e soteshme, njerez pa pergjegjesi.

    6. Duan te bejne ca pare, e zgjidhin problemin e tye, por krijojne nje problem shume me te madh, qe nuk do jene ne gjendje kurre ta kompensojne.

    7. Te gjithe jemi deshmitare se sot ka nje tendence per te “bere pares shume me pak punë”

    Reply
  • ? says:
    September 17, 2022 at 5:40 pm

    po çi ke këto o arben trapi
    pse bën si avokat i rilindjes pseudomarksiste
    mos hur në rradhët e patronazhistëve dhe PSistave

    Reply
  • Arben.T says:
    September 17, 2022 at 6:04 pm

    A eshte e vertete “Mr.?” se:

    “? = Trap”

    Ju duhet ta kuptoni se:

    Nuk bëhet fjalë per te “fituar një betejë”

    Nuk bëhet fjalë për ti futur “PYKËN” dikujt.

    Të mburresh me shokët, “Se si ja dhjeve ketij apo atij”

    Këtu bëhet fjalē per interesat Kombit, “Mr.?”

    Është me pasoja te renda ta ndash popullin ne “Shenjtore” dhe “Djaj”

    Nuk eshte fjala per te ndihmuar Z. Basha.

    Po theksoj se “Intrigantet nderkombetare te çdo ngjyre” rezikojne kombin tone.

    Neser ato do mund te bejne nje intrige tjeter.

    Intriga te tilla jane akte sabotimi te miqesise “Shqiperi Amerike”

    Reply
  • ? says:
    September 17, 2022 at 6:08 pm

    kjo dihet
    pse çfar interesi ka Amerika veçse të na shfrytëzojë neve
    a e di atë përralën: një njeri i dha gomarin falas një njeriu tjetër
    pse ia dha falas mendon ti: gomari donte 3 kuintal bar vetëm që tngrihej në këmb
    kshu dhe Amerika. stë jep ndihma po skërkoi diçka në këmbim
    ne jemi aq budallenj sa mendojm vërtet se amerika mban dosje për 500 mijë euro lobim rus. 500mijë euro ësht vetëm 1 vilë e Bashës

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 17, 2022 at 6:21 pm

    Inteligjenca amerikane, ndër më seriozet dhe të besueshmet në botë, ka konfirmuar financimin e Partisë Demokratike nga Rusia e Vladimir Putinit, duke nxjerrë zbuluar drejtësinë shqiptare, e cila në vitin 2020 mbylli pa ndëshkim dosjen e lobimit, duke çliruar nga akuzat Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Edhe pse kontratat e botuara në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së dhe lobisit Nicolas Muzi tregonin se PD-ja pagoi 500 mijë USD për lobim, njerëzit e drejtësisë në Shqipëri nuk ‘krijuan’ bindjen për të konfirmuar akuzat.

    ky ësht paragrafi që tregon qart nivelin e ditës. ja dokrrat e saj dhe fjal për fjal ato të ramut psikopatit
    e kupton ti: Pas 10 vitesh Amerika më në fund kuptoi që Saliu ishte i korruptuar, diçka që edhe katunari dru me pre e di.
    Ja besueshmëria e Amerikës. 500000 euro i do vetëm Çim Peka në muaj të bëj 1 emision

    Reply
  • Asd says:
    September 17, 2022 at 6:36 pm

    Per “?”
    Shembulli qe jep nuk ilustron ndihmen qe SHBA i japin lirise, demokracise ne bote dhe aq me pak nuk ilustrojne as ndihmen qe na kane dhene ne shqiptareve qe te mos zhdukemi si komb nga shtete me te medhenj si ne 1913 dhe ne 1999 me Kosoven. Tani po na ndihmojne qe te jemi ne rregull me veten. Po na mesojne te kuptojme cfare eshte shteti, si te mos vrasim njeri tjetrin, si te mos shtypim dhe vjedhim njeri tjetrin, se si tia dalim per te kalibruar drejtesine dhe ekuilibruar marredheniet kombetare dhe nderkombetare. Po na mbrojne ushtarakisht dhe politikisht qe ne Shqiperi e Kosove te jetohet normalisht dhe ne ballkan mos i hedhim bomba njeri tjetrit. Nuk kuptoj se cfare llogjike ju shtyn te ilustroni sa me siper me fabulen e gomarit dhe te barit. Ne fakt duke pare qe ka shqiptare si ty kaq te paturpshem per te fyer nje miqesi dhe kontribut te tille midis dy vendeve arrij te kuptoj qe mund te mos e meritojme miqesine e SHBAve.

    Reply
  • ? says:
    September 17, 2022 at 6:41 pm

    ah sa budalla je asd
    se kupton që politika ësht lojë
    askush ska pse e ndihmon njëri tjetrin nqs ska nevoj ose kërkes për diçka
    a nuk i tha amerika burrë shtet Salës dhe pas 1 dekade e shpall non grata e të korruptuar
    ja fytyra di mësallë me 2 faqe e amerikës

    Reply
  • Bureto says:
    September 17, 2022 at 7:22 pm

    Në tërë këtë labirinth që ka 4 vjet që ka trazuar politikën shqiptare, një gjë nuk e kam kuptuar: Ja po e pranoj qysh në fillim se janë marrë prej PD-së, 500.000 $ nga Rusia. Ajo që nuk kuptoj më vjen nga paqartësia se i ka marrë apo nuk i ka lobisti Muzin, ato para? Atëhere tjetër gjë është që ky financim i paligjshëm, e për më tepër i padeklaruar nga Basha dhe PD, është bërë nga Rusia, dhe tjetër gjë të thuash se paratë janë marrë nga Basha, por ato nuk i ka marrë lobisti dhe ai i ka ndarë Basha për vete e me të tjerë, siç aludojnë sot, bashkëpunëtorët e djeshëm dhe armiqtë e sotëm të Bashës. Te presim e të shohim se si do davaritet dhe ky puzzle më shumë se korruptiv, politik. Po të qe për të fundosur Bashën, ai ka një mal me akuza, sa të pa hetuara e po ashtu të pagjykuara me procedurë. Do ishte më bindëse dhe efikase që drejtësia të merrej me to, ndërsa politika me punët e veta, se për të gjykatës është elektorati. Dhe ata e dinë mirë këtë, pavarësisht se lojën e luajnë pisët.

    Reply
  • TROPOJA says:
    September 17, 2022 at 9:32 pm

    Gjyqtaret qe kane vendosur pro L.Bashes, duhet ti dorezohen drejtesise. Ato vetem gjyqtare nuk jane.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 18, 2022 at 3:28 am

    1. Në G.Dita eshte permendur që “interesat nuk zhduken”.

    2. “Mr. ???” po thekson se interesat jane faktori kryesor pët te gjykuar maredheniet, “Shqiperi-Amerikë”

    3. “Interesat e Shqiperise tek Amerika” ne themel, në radhe te parë, kane “Egzistencen e Kombit tone”.

    4. ” Interesat e Amerikes tek Shqiperia” kane te dhe vazhdontë me, “Stabilitetin në Ballkan,
    në Europë, ne Botë”.

    5. Të gjithe e dimë se, “Ballkani ka qënë dhe është nje fuçi baruti”,

    6. Të gjithë jemi dëshmitarē te dēmeve ekonomike te rrezatuara ne të gjithë boten nga lufta ne Ukrainë.

    7. A ka interes mē te madh se te parandalojme katastrofa te tilla

    8. Është e kuptushme, se Shqiperia që eshtë e vendosur ne epiqendren e nje zone , ka nje interes te jashrezakoneshem.

    9. Pra “zoti?” apo “Mr.?” mos kërcit, “Si pushka e j****t”.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 18, 2022 at 3:37 am

    Ja vlen ta përsërisim:

    1. Shqipëria eshte e vendosur në epiqënder te një zone sismike te pagëzuar me emrin, “Fuçi Baruti”

    2. Në rast të një shpërthimi kush do dëmtohet me shumë?

    Reply
  • Igor says:
    September 18, 2022 at 5:47 am

    Kjo ndodhe vetem ne nji Republike Bananesh ,pse nuk ja nderoni emrin e Shqiperise dhe ta thirni KORUPTISTAN ,cfare populli Injorante ku edhe sot vazhdojne ti mbeshtesin te Koruptuarit kurse te sinqertret i largojne nga puna ose i burgosin ose i vrasin ,dhe ne mikrofon therasin motra dhe vellezer kete e bejne vetem per interesin e vet dhe jo per popullin dhe ju ju besoni pse jeni Injorante.Keta qe ne fillim duheshte te ishi ne Litare dhe jo ne burg qe te paguajne taksa paguesit e varfer.

    Reply
  • xy says:
    September 18, 2022 at 8:05 pm

    o arben po pse na jep llogje proamerikane te komentet e tua
    ia kemi pa 30 vjet bojën amerikës
    e ndryshon lëkurën si i teket
    ti thua marrëdhëniet Shqipëri-USA janë jetike
    unë di që ne në tër historin ton kemi mbijetuar edhe pse mes pushtimesh e pa ndihmë nga asnjëri
    tani 30 vjet, pa pushtime, me zor po e mbajm shtetin
    kjo tregohet nga largimet e shqiptarëve, sidomos të rinjve
    Aha po!Jan jetike për hajdutët që ta masakrojn fare Shqiprin e ta japin tokën me koncension, ashtu siç dha Zogu 30 ha tokë për 1 dollar

    Reply
  • Spak says:
    September 18, 2022 at 11:03 pm

    Saliu dhe Meta jane shqetesuar dhe kane mbledhur te “hurit dhe Litarit’ per t’i mbrojtur!Qe nga Peka,Lubonja,Andi dhe se fundi edhe Lorenci! Funderinat mbrojne plehrat! Lorencit i vjen keq qe Monika mund te kete kancer?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?