Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit
AnalizaInvestigim

Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit

Published: August 27, 2026
Shpërndaje

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit.

Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit.

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

- Publicitet -

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor. Hetuesit e BKH-së vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

“Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme,” tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove. Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore. Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët. Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort” si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore,” tha një burim në afërsi të hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme.

Edmond Hoxhaj – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Zdromsi says:
    December 26, 2025 at 9:14 am

    Ironike eshte qe pas rezortit me alkol ka qene nje musliman gylenist i thekur.

    Reply
  • Detari says:
    December 26, 2025 at 9:53 am

    muslimanet turqe dhe skiptar jane kampion per kokaine dhe krime te tjera.

    Reply
    • Tfgs says:
      August 30, 2026 at 9:16 am

      sto mouni tis adherfia sou…….

      Reply
      • Kristo P says:
        August 30, 2026 at 1:02 pm

        Detari
        E ke motren shume qesharake, me keq se komentet e tua!
        Ik e komento te faqet ne Kalkidha!

        Reply
  • tefik says:
    December 26, 2025 at 10:39 am

    Jane zhdukur nga te ndershmit e BKH dhe SPAK

    Reply
  • Pusht-shtet (Ko)Doshesh says:
    December 26, 2025 at 10:47 am

    Koleksioni i shtrenjte i vererave te Ergysit? Thirrini more mendjes, Ergysi eshte vecse nje nga administratoret e zinxhirit te Koleksioneve te ketij Pushteti, prandaj dhe ai koleksion “zhduket”, natyrisht me urdher nga lart fare (e kush tjeter mund ta zhduke?)

    Reply
  • Miku i madh SHaBAni says:
    December 26, 2025 at 12:05 pm

    Ironia me e madhe qendron se, SIC kam lexuar te “Dita”, gazeta ime e preferuar, se shishe e zhdukur a nga 1200,paskan zbritur Ne 900.Te shiko me sa do te zbresin me vone. Sic ndodh I me te vrare e timishoares ne Umani, nga 80 mije, ne 8 mije, ne 8oo,ne 80,ne 8, madje dhe keta tete u vune Ne dyshimi. Si Floririn I ENVERIT, qe perfundoi ne kafene ditore. Kujdes “dita” Mos u katandisi si “Sot”, pacavure e Robert Papes.

    Reply
  • Detari says:
    December 26, 2025 at 12:26 pm

    Pse nuk burgosen oficerat e bkh-se qe lejuan te vidheshin verat?

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 26, 2025 at 1:04 pm

    Ashtu ishte dhe Beu Saukut,thjesht nje magazinjer,por hengri plumbin brenda nates,,Arrestimi,gjyqi,egzekutimi ne kohe rekord,.Nuk e zuri dita..Ergysi magazinjer ka qene,por ka trafikuar miljarda.Qy mbaronte pune,jo Kongresi Partise!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 26, 2025 at 1:26 pm

    Me proces-verbal Hetimi Doganor ja ka lene ne Dorzim djalit te xhaxhait te Ergysit,Eno Agasit.Ku e dinin keta qe famila Agasi ben sir.Jo 900 shishe vere,.E zhduk edhe vaporrin kontrabande,si David Koperfildi ne trekendeshin e Bermudeve!!!!!!!!!!!!Po paske qene thenjilli mulut o Bardhul Agasil!!!!!!Dinasty e bere.

    Reply
  • demo says:
    August 27, 2026 at 5:10 am

    Jeten e japim,,Veren nuk e japim.

    Reply
  • 1 says:
    August 27, 2026 at 7:30 am

    Kur degjova intervisten e tigrit se Rama pinte vere 30000 euro shishja,mendova nje egzagjerim dhe shume i tepruar.Tani po na dalin keto verera dhe tigri po del shume i besueshem.Rama paska qene ngushtesisht i lidhur me Agasin.Cfare zhgenjimi per mua qe votoj PS qe ne fillimet e pluralizmit

    Reply
  • Prokurori i pakorruptuar says:
    August 28, 2026 at 11:36 am

    Drejtori i hetimit doganor Dorian Doka i di te gjitha rruget ku shkoi vera. Kapeni e kalbeni ne burg se i tregon te gjitha. Por kjo nuk behet se BKH, Hetimi Doganor, Prokuroria e pushteti kane gisht n ekete vjedhje galopante. Drejtesia ose te beje pune ose te pergjigjet para ligjit.

    Reply
  • Pijedashesi says:
    August 29, 2026 at 5:01 pm

    Une e besoj ate qe thote Tigri se ai aty ka qene dhe do sdo e ka perlare edhe ai ndo je shishe si tiver qe eshte.
    Domosdo jo njelloj sa mreti po pa gjo ska dale

    Reply
  • plaku says:
    August 31, 2026 at 5:19 am

    ironia me e madhe eshte se vererat mundet te kene qene te mbrojtura nga shteti dhe shteti eshte pergjegjes per ruajtjen e tyre .mepak fjale kur Agashi te dale i pa fajshem do te kerkoj edhe parat e vererave

    Reply
  • MAKSI says:
    September 5, 2026 at 3:47 pm

    Jane veprime qofte nga drrjtesia qe i kalon yek dogana per njerez te caktuar ,e veprome qe behen me urdhera nga lart.Shkohet prr kontroll,gjejne vepra penaëe dhe ju shkojne pordhet se dikush i msdhe ju thote nje llaf e keta njerez shkrehrn dhe ikin nuk kryejn simbas ligjit sekuestrimin por bejne nje proces verbal pa vlrre dhe largohen.Vijne te nesermen dhe nuk gjejn gje.Shtet me LAL KROS MER LAL KROS VETE FLETE E VETE VULOS.Ka 2 vjet ne burg ILIR META ,e vazjdon ne paraburgim dhe shikoni se pas 2 muajsh do shkoj ne arrest shtepie po ashtu nj 6 muaj e me pas do kaloj ne detyrim parawitje dhe u lame , u br drejtesia dhe u vulos puna e Spakut
    Keshtu po veprohet me ye gjithe kreret e larte dhe SAKU E krru detyren fuke u shperblyer .e mijra EURO ne muaj e KU ISHIM E SHKUAM ASGJEKUNDI.Po ama paret e vjedhura mori NOC RROKU e populli gjithmon me gishte ne goje.<>

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?