Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Siguria e pushuesve, bllokohen 8 mjete lundruese nga Ksamili në Shëngjin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Siguria e pushuesve, bllokohen 8 mjete lundruese nga Ksamili në Shëngjin
AktualitetKronike

Siguria e pushuesve, bllokohen 8 mjete lundruese nga Ksamili në Shëngjin

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

Policia Kufitare/Vijojnë kontrollet intensive, përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe liqenore, nga Saranda në Shkodër. Kontrollet, në kuadër të rritjes së sigurisë së pushuesve, të zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, si dhe të parandalimit dhe goditjes së krimeve kufitare. Nga Ksamili në Shëngjin, brenda 24 orëve të fundit, Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete lundruese, nga të cilat 4 skafe dhe 4 mjete lundruese argëtimi “Jet ski”. Drejtuesit e 8 mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili.

Në Ksamil, Policia Kufitare ka bllokuar 4 mjete lundruese skaf dhe ka ndëshkuar me masë administrative, nga 10 000 lekë të rinj secili, drejtuesit e këtyre mjeteve, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Në plazhin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar një mjet lundrues argëtimi “Jet ski” dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e tij, për mungesë dokumentacioni.

- Publicitet -

Në Shëngjin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar 2 mjete lundruese “Jet ski”, drejtuesit e të cilave kryenin manovra të rrezikshme në det, në afërsi të pushuesve. Patrullat e Policisë Kufitare janë vënë menjëherë në ndjekje të tyre, kanë bërë të mundur ndalimin dhe bllokimin e këtyre mjeteve lundruese, si dhe ndëshkimin me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj secili, të drejtuesve të tyre.
-Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin kanë bllokuar me afat njëjavor, një tjetër mjet lundrues argëtimi “Jet ski”, pasi nuk kishte dokumentacionin në bord.

Policia Kufitare apelon për pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese që të zbatojnë me korrektesë, kërkesat ligjore për daljen në det, të pajisjen me dokumentacionin përkatës, si dhe për të gjithë ata shtetas që përdorin mjete lundruese argëtimi, apelon që të tregojnë kujdes dhe të mos cenojnë zonat e sigurisë së pushuesve në plazhe.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht, do të shtojë kontrollet në det dhe monitorimin nga toka të të gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve, zbatimin e ligjit dhe rregullave të lundrimit në det, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare./

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?