Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Siguria në plazhe, çertifikohen 30 rojet e para bregdetare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Siguria në plazhe, çertifikohen 30 rojet e para bregdetare
AktualitetShoqëri

Siguria në plazhe, çertifikohen 30 rojet e para bregdetare

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

 

Krahas kujdesit mjekësor që do të ofrohet pranë të gjitha zonave turistike, pushuesve këtë vit do t’u vijnë në ndihmë edhe rojet bregdetare. Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe çertifikimi i 30 rojeve të para bregdetare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, kanë shpërndarë çertifikatat e para të rojeve bregdetare për 30 studentët e Universitetit të Sporteve, të cilët janë trajnuar dhe çertifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

- Publicitet -

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve dhe nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tashmë kanë lidhur një bashkëpunim, i cili do të jetë i qëndrueshëm, sepse kualifikimi i rojeve bregdetare është një ndër aspektet që garanton sezon turistik të sigurt. Plazhet bëhen më të sigurta duke pasur roje bregdetare të cilat janë të çertifikuara. Janë rreth 900 studentë që i janë bashkuar thirrjes së shpallur dhe sot kemi 30 studentët e parë të cilët janë çertifikuar si roje bregdetare”, vuri nw dukje ministrja Manastirliu.

Duke e konsideruar një garanci të shtuar sigurie çertifikimin e rojeve bregdetare, Kumbaro tha se me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, do lejohet ndërhyrja ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën për vrojtuesit, duke ju hequr të drejtën e menaxhimit të plazhit.

“Është një treg në rritje, se tashmë janë operatorët ata që për të tërhequr klientelën i thonë kemi dhe shezlong, kemi dhe restorant, po kemi dhe vrojtuesin e plazhit në stacionin tonë, që është garanci për juve. Dhe e kemi të vendosur me ligj dhe e ne e kontrollojmë tani. Kemi bërë dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave që ndërhyrja jonë ndaj operatorëve që nuk e zbatojnë prezencën e rregulluar me një kontratë pune për vrojtuesit, i’u ndërpritet atyre kontrata e stacionit të plazhit”,- tha Kumbaro.

Në kuadër të planit të masave për një sezon turistik të sigurt, Ministrja Manastirliu beri me dije dhe hapjen e qendrave shëndetësore verore.

“Ne do të hapim, ashtu sikurse kemi bërë çdo vit, 29  qendra shëndetësore verore në të gjithë  bregdetin, por edhe në zonat malore, në të cilët do të ofrojnë shërbime për pushues, turistë vendas dhe të huaj, me rreth 160 mjekë dhe infermierë”, tha më tej ministrja Manastirliu.

Trajnimi dhe çertifikimi i rojeve bregdetare është kryer falë bashkëpunimit ndërinstitucional, me një program dhe praktikë reale, për mënyrën se si duhet vepruar në rastet emergjente në plazhe. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Prof. Agron Kasa, Rektor i Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Prof.Dr. Ferdinand Mara, Dekan në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit Universiteti i Sporteve të Tiranës, të cilët e kanë konsideruar këtë bashkëpunim shumë të rëndësishëm për studentët. Përgatitja dhe çertifikimi i rojeve bregdetare përmes këtij bashkëpunimi, do të jetë një proces në vijim, për të rritur sigurinë në plazhe përgjatë sezonit veror.

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?