Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sigurimet shoqërore, nënshkruhet Marrëveshja Kuadër edhe me Malin e Zi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sigurimet shoqërore, nënshkruhet Marrëveshja Kuadër edhe me Malin e Zi
AktualitetEkonomi

Sigurimet shoqërore, nënshkruhet Marrëveshja Kuadër edhe me Malin e Zi

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Shqipëria finalizon një tjetër marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore. Kësaj here bëhet fjalë për marrëveshjen e njohjes së vjetërsisë së punës ndërmjet punëtorëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë bërë me dije ditën e djeshm, se pas 3 ditëve negociata është finalizuar me sukses “Marrëveshja Kuadër me Malin e Zi në fushën e Sigurimeve Shoqërore”, nga e cila do të përfitojnë kryesisht me mijëra punonjës sezonal.  Sipas të dhënave të bëra publike bëhet e ditur se janë rreth 2,500 shtetas shqiptarë, kryesisht sezonal, që punojnë në vendin fqinj, qëdo të mund tëpërfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila pasi të kalojë etapat teknike, do të hyjë në fuqi me ratifikimin nga Parlamentet e të dy vendeve.

Në finalizimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, delegacioni shqiptar u kryesua nga zëvendministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, ndërsa delegacioni malazez u kryesua nga zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edina Dešić. Në negociata mori pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado i cili prezantoi skemën për palën shqiptare, ku dhe ka theksuar se “Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”.

Aktualisht Shqipëria ka në fuqi 11 marrëveshje dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore, ndërsa 6  të tjera janë ende në proces diskutimi. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se po intensifikon punën për të rritur numrin e marrëveshjeve dypalëshe, që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë,  të cilët nga bashkimi i periudhave do të kenë mundësi të plotësojnë kushtet ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet.Këto negociata u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të plotë mes të dyja palëve, ndërsa raundi i ardhshëm do të zhvillohet në Podgoricë.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?