Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sigurimi i Shtetit, rasti I.M. dhe Nasho Jorgaqi në vrasjen e një oficeri të UDB që kishte kryer krime ndaj kosovarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Sigurimi i Shtetit, rasti I.M. dhe Nasho Jorgaqi në vrasjen e një oficeri të UDB që kishte kryer krime ndaj kosovarëve
HistoriLajmi i fundit

Sigurimi i Shtetit, rasti I.M. dhe Nasho Jorgaqi në vrasjen e një oficeri të UDB që kishte kryer krime ndaj kosovarëve

Published: October 19, 2025
Shpërndaje

Nga Agron Aranitasi

Kam dëshirë të them dy fjalë për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Ata anathemohen të gjithë, pa përjashtim, duke harruar se nuk ka shtet serioz në botë që nuk ka shërbimet e tij sekrete dhe, nuk ka shërbim sekret, që nuk ka bashkëpunëtorët të fshehtë.

Këto shërbime veprojnë brenda dhe jashtë territorit të shtetit. Ato nuk ndalen para asgjëje, bile nuk respektojnë as kushtetutën e vendit të tyre. Kështu kanë vepruar dhe veprojnë shërbimet sekrete amerikane (CIA, FBI-ja) e, po kështu, ka vepruar KGB-ja dhe vepron sot FSB-ja “Federativnaja Sluzhba Bezopasnosti” pasardhësja e KGB-së. Edhe Sigurimi i Shtetit mbeti instrument i partisë-shtet.

- Publicitet -

Çfarë nuk thuhet sot për “bashkëpunëtorët e Sigurimit”. Thuhen fjalë nga më përçmueset dhe ofendueset. Nxirren pseudonimet e tyre, të cilët shoqërohen edhe me emra, megjithëse në mjaft raste emrat nuk janë të saktë. Po marr shembull rastin e “BP të Sigurimit, I.M.” me të cilin u mor shtypi shqiptar për gati një vit. Kështu, u foli për një person, Filip T. (emri i tij është botuar i plotë në kundërshtim me ligjet në fuqi). Një nga tre emrat në dosje ishte vërtetë emri i BP të Sigurimit të Shtetit. Unë nuk po e zbuloj kush ishte ky, ndryshe do bija ndesh me ligjin. Është rregull që BP i Sigurimit nuk përmendet me emër asnjëherë. Ai përmendet vetëm me pseudonim.

Bashkëpunëtori ka më shumë se një dosje. Ka dosjen e tij të punës, në të cilën futen të gjitha raportimet e tij.

Ai ka edhe një dosje tjetër, atë personale, të cilën e mban oficeri që e ka në lidhje. Mund të ketë edhe dosje të kontrolleve që i janë bërë aktivitetit të tij.

Raportimet e BP shtypen në një ose disa kopje, në varësi të personave që ai përpunon. Raportimet futen në dosjet e secilit prej këtyre personave. Që këtu kuptohet se sa e vështirë është të zhduken gjurmët e vërtetë të veprimtarisë së një BP të Sigurimit. Mbështetur nga sa thamë më sipër kuptohet se I.M. nuk ishte BP i Sigurimit. Për këtë mjafton të kontrollohej shkrimi i tij i dorës.

Tani kam dëshirë të flas për një bashkëpunëtor tjetër, të cilit i nxorën pseudonimin e emrin e vërtetë. Ky ishte i ndjeri Nasho Jorgaqi, publicist dhe shkrimtar i njohur. Ai kishte pasur pseudonimin “Dragoi”. Emrin ia nxorën njerëz që e sulmuan si ish-komunist.

Me sa kam pasur rastin të lexoj, “Dragoi” kishte punuar për Zbulimin e Jashtëm. Nëpërmjet tij ishte organizuar një kombinacion i Sigurimit të Shtetit, si rezultat i të cilit u vra një oficer i UDB-së, që kishte kryer krime ndaj popullsisë kosovare. Ai kishte kryer krime edhe ndaj njerëzve të Sigurimit jashtë Shqipërisë.

U fol edhe se Nashua kishte dekonspiruar disa emra shkrimtarësh të rinj që merreshin me aktivitet antiparti.  Tre prej tyre i kam njohur personalisht, ata punonin në RTSH. Asnjë prej tyre nuk pësoi gjë. Të tre vazhduan punën në TVSH dhe në Radio Tirana. Njëri, prej tyre, ishte përkthyes i talentuar. Ai nuk jeton sot. Rruga, ku banoj unë, mban emrin e tij.

Publikuar në DITA nga libri i autorit: “Të vërtetat që besoj! Rënia e triadës dhe pasardhësi”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • Na myten says:
    October 20, 2025 at 7:42 am

    CIli eshte autori i letres se hatermbetjes drejtuar Kadarese?
    Nasho apo “Dragoi”?!

    Reply
    • Aldrinp says:
      October 20, 2025 at 3:07 pm

      Kastriot Ramut Dervishi.
      Jonila Godole
      Agron Gjenmarka.
      Gjithe kurvat spiune e sherbetoret e Udbse, te gjithe kriminelet qe lyen duart me gjakun e popullit shqiptar qe ju bashkua LANCL, te gjithe keta shpiken letra dhe histori qe i botojne si fakte e deshmi
      Cdo fytyre qe del kunder shtetit te Enver Hoxhes, eshte rrace spiuni dhe sherbetori te UDBse

      Reply
  • Berlin says:
    October 20, 2025 at 7:56 am

    Raportimet e BP shtypen në një ose disa kopje, në varësi të personave që ai “përpunon”.

    Kjo ishte vlera e njeriut te athershem. Nje perpunim dhe kaq !!!

    Reply
  • xyz says:
    October 20, 2025 at 8:30 am

    Është e vërtetë që çdo shtet ka një shërbim të tijin sekret. Por Sigurimi famëkeq i Shtetit punonte kundër shqiptarëve. Hapte veshët të dëgjonte se kush shprehte pakënaqësi. Ai sigurim i poshtër mbështetej te neni 55 i luftës kundër agjitacionit dhe propagandës! Me një fjalë kundër lirive bazë të njeriut. Të drejtës për të menduar dhe kritikuar. Partia e Punës ishte një parti terroriste që me komunistët e saj e kishte pushtuar vendin dhe e mbante popullin zap. Sigurimi i shtetit ishte shndërruar praktikisht në një kuçedër. Derisa e bëri gjithë popullin të pakënaqur. Ishte diktaturë e një partie dhe e një personi që filloi të vriste deri edhe shokët e tij që nga viti 1942 deri në vitin 1982!

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    October 20, 2025 at 9:36 am

    AI sigurimit I shtetit luftonte Ata shqiptare qe I sherben si agjente UDB, ASFALISE, SIM, IS, CIA, KGB, ZBULIMIT FRANCEZ. vec atyre qe Kane vdekur, perfshi Ismail Kadarene, Gramoz Pashko, ka dhe te tjeret qe Jane gjalle dhe ushtrojne aktivitete, si Sali Berisha, Flamur NOKA, etj. Faji I kujt eshte :I atij qe tradheton atdheun dhe shtet TE armik, apo I atij qe lufton per mbrojtje e Atdheut dhe popullit te tij. A mund te me thoni, a denohen spiunet e agjenturave te huaja ne SHBA, Rusi, Anglia, kine, Brazil, Kopil, etj, etj? Sigurisht qe po. Po atje a nuk ka te beje kjo veprimtari antishteterore me te “drejtat dhe lirite e individit”? Sot tek ne edhe Ata qe Jane denuar per vjedhje, I konsideron I te persekutuar. “-pse vodhen mo…? – vodha se doja te demtoja ekonomine e diktatures…” Dhe sot hajduti duhet te justifikohet… “vodha se doja te demtoja rendin e oligarkeve.” Atehere te themi:-lironi hajdute nga burgu, se eshte è drejtat e njeriut per te vjedhur. “

    Reply
    • ¿? says:
      October 20, 2025 at 4:54 pm

      O loqe, ne shtetet demokratike nuk denohet njeri sepse kritikon qeverisjen. Enveri denonte kedo qe fliste kunder regjimit te tij, pa qene nevoja te spiunonte ne ndonje shtet armik.

      Reply
  • demo says:
    October 20, 2025 at 11:21 am

    Bashkepunetoret e Sigurimit si Sali Berisha nuk mund te nderohen or Ti Aranitasi!Cfare Atdheu i ka sherbyer AGJENTI BISTURIA se mbushi xhepat ne zyrat e Ministrise PB. me traktet e Martirit te Lirise Hysen Shoshori dhe ja tundte ketij para surratit ne gjyq-Te denohet me vdekje ne litar! Aq sa i ndjeri shoshori perseriste gjithe Jeten dhe e la Amanet:-Nuk e harroj Bishen qe me kafshoi!
    Apo organizimi i gjyqeve kunder kolegeve Margarita dhe Kristaq Kristidhi ne Organizaten e Partise Spitalit,qe coi ne denigrim politik,Perjashtim nnga partia dhe Internim ne Kavaje te mjekeve te Nderuar.
    Keto jane Raste te Renda te shkeljes te Drejtave te Njeriut,Te drejtes per te Jetuar i lire,.Ky Bishe nuk i ka sherbyer as Shtetit,se cfare po e demtonin shtetin dy mjeke te nderuar,mjeshtra ne profesion???????????????????
    Te lutem z.Aranitasi a mund te justifikohet ky Agjent i Rangjeve te larta te Ministrise Puneve te Brendshme me pseudonimet penicilina dhe Bisturia(meqe per arsye ligjore nuk na lejohet t`ja themi emrin)?????????????
    A i ka sherbyer Atdheut ky,apo instikteve te tij kriminale.Une mendoj se i ka sherbyer Instikteve te tij kriminale,,Ka kenaqur subkoshencen e tij kafsherore.Etja per gjak,per Viktima e ka cuar ne Rekrutimin nga Sigurimi Shtetit dhe Aktiviteti i dendur agjenturor qe ka patur.Avokat Hydajeti jep edhe Aktivitetin e tij ne sherbim te agjenturave te huaja.
    Prandaj zoti Aranitasi nuk jam dakord me ju per aktivitet patriotik te spiunave te Sigurimit.

    Reply
    • Aldrinp says:
      October 20, 2025 at 3:09 pm

      Mos e kishe fjalen per Margarita e Kristaq TUTULANIN?
      Keta u vrane nga ballisto Fashistet e Demos
      Lere Berishen, se deri tani eshte provuar qe ehste bashkepunetor i UDBse jo i Enver Hoxhes

      Reply
      • Anonymous says:
        April 17, 2026 at 10:02 am

        te shkerdhefte bisturia robt

        Reply
  • Adem says:
    October 20, 2025 at 2:23 pm

    Ismail kadare ishte vete nje spiun i Enverit. Ishte ai qe informonte Enverin por derdhi vrer kunder M. Shehut, duke qene edhe mik i djalit te tij

    Reply
  • Cobani says:
    October 20, 2025 at 2:26 pm

    Per te ardhur keq..sepse ne Shqiperi eshte “Shtruar ” Kembekryq UDB-ja Serbe(BIA-SOT)– Turpe i Shqipetareve .pra Politikes qe mbajne Spiunin e Dyfishte Berisha ne PD-e…..ky eshte Kulmi….ka Prova sa te duash qe ai eshte Agjente i UDB-s…pse nuk Denohet????????????

    Reply
    • Aldrinp says:
      October 20, 2025 at 3:10 pm

      Sepse e mbron spiuni i dhjetefishte Edvin Ramuti. Ne Shqiperi tradhetia Kombetare eshte kthyer ne sukses politik te tradhetareve. Shitet Shqiperia si prone e Rames

      Reply
  • Protokollisti says:
    October 20, 2025 at 4:13 pm

    Ramuti i pidhit të satëme o Aldrinp rrugaçi, qelbësirë i fëlliqur që nuk shkrove një herë pa fjalë të ndyra e pa marrëzira prej idioti, gojë mut e shkërdhatë bir bushtre .

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    October 20, 2025 at 4:22 pm

    Mos e ngaterrosh Saliu me bashkepuntor et e Sigurimit. Ka nje gje te vecante. Saliu eshte rekrutuar fillimisht nga UDB, nga xhaja vet, qe ka qene dhe vete agjente I UDB. Saliu u fut si agjente I sigurimit po nga xhaja I vet, qe ishte agjente I dyfishte, dhe mik me ish kryetari e deges Tropoje. Saliu u be bashkepuntor i sigurimit si garanci , per te fituar besim per pranimi ne parti dhe per te depertuar si mjek I udheheqesit. Saliu ishte pjese e asaj qe eshte cilesuar “grusht shteti I tipit hrushovian”, pra ka merite ne eliminimin fizik TE Enver Hoxhes dhe Hysni Kapos. Jo me kot Ramiz Alia e aktivizoi Duke e vene ne krye te PD, Duke i dorzuar edhe pushtetin. Pra futja e Saliut si “bisturi” u be per te garantuar afrimin me objekti in e vene nga UDB. Dhe… nuk ka qene I vetmi mjek. Per kujtese:Ne shtyp E kam lexuar. Edhe vdekja e Stalinit nepermjet grupit te mjekeve, eshte pranuar nga vete JBTito qe eshte veper e UDB. Kjo ka ndodhur edhe ne Shqiperi.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 20, 2025 at 4:46 pm

    OK,me shkrimin:
    -NE shkruajmë e bëjmë sherr e shamata,
    Spiuni PENICILINA E BISTURIA bën qejfë o qerrata natë-dite & deklaron..” Jam Sb unë ore budollej.”!!
    Po kush është BUDOLLA.?Ne që nuk kemi gjë në dorë..APO DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ 1992 QË E FAL PËR 101 KRIME TË TIJ FAMILJARE.?
    A ka Shqipëtar në Rruzullin toksor,Ajror,Detar..që nuk e analizon këtë.?
    -Po kështu,ky personazh i pari në PLANET deklaron..” ..Midis NËNËS & TË Vërtetës besoi të VËRTETËN.”!!
    Këtë po e lë ta analizoi DEMO..I MJERI DEMO..SHPIFSI DEMO..etj ANONIM që më quajnë Fshatar,Kapter..të poliagjentit..!

    Reply
  • demo says:
    October 20, 2025 at 5:17 pm

    shoku ethem,te kam respektuar si shume prej moshes dhe nuk te kam atakuar kurre.

    Reply
  • 3D says:
    October 20, 2025 at 9:03 pm

    Disa manipulantë shprehjen e kundërshtisë ndaj sistemit e barazojnë me kritikat dhe pakënaqësitë e njerëjzve në sist. kapitaliste edhe jelekverdhët shprehnin kritika dhe moskënaqësipor burgoseshin

    Reply
  • Dauti says:
    October 21, 2025 at 5:25 am

    Demo Enver Memisha, nuk ka patur Margarita dhe Kristaq Kristidhi, o i mbaruar nga trute. Je plakur nga trute. Jeto jeten e pensionistit dhe mos keput brockulla. Ka patur Margarita dhe Milto, mjeku i Mehmet Shehut. Nuk ishin me mbiemer Kristidhi. Margarita e ka hedhur poshte kete akuze per Berishen.
    Hysen Shoshori, sa ishte gjalle, nuk ka bere asnje akuze per Saliun, i cili nuk ka marre pjese ne gjyqin e tij. Aty eshte AIDSSH. Nxirr nje dokument qe e orovon kete.
    Kane ardhur kohe te trazuara. Shikasi i terbuar i Vlores denoncon Saliun. Po ti, o frikacak, qe u fshehe ne fshat nga frika se do te vrisnin per krimet e tua ne Vlore, tani
    pjerdh ne internet. Dikur me mbiemrin Hoxha, pastaj nje mbiemer tjeter, tani me mbiemrin Memisha…pse i nderron mbiemrat?

    Reply
  • ¿? says:
    October 21, 2025 at 7:03 am

    Eh mer demo, ky Dauti te njihka me dhembe e dhemballe.

    Reply
  • OO8 says:
    November 18, 2025 at 3:00 pm

    Shkrim , trakt tinzar, hileqar perpjekje per ta ndare krimin me bashkepuntoret qe ishin viktima te sigurimsave psikopate dhe perverse qe udheheqin sot krimin e organizuar nen tutelen e fshehte te spijunazheve antishqiptare de facto qe nga 1945.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?