Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Sirtari i Hekuranit”, një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986. A do kishte rrjedhur historia ndryshe?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “Sirtari i Hekuranit”, një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986. A do kishte rrjedhur historia ndryshe?
HistoriLajmi i fundit

“Sirtari i Hekuranit”, një histori mes Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe gjermanëve në 1986. A do kishte rrjedhur historia ndryshe?

Published: November 1, 2025
Shpërndaje
Tirane.24.03.91.-Shoku Ramiz Alia, Sekretar i Pare i KQ te PPSH duke folur ne aktivin e KQ te PPSH. Nga e majta ne te djathte Shoku Fatos Nano ,Shoku Ramiz Alia,etj.ATSH.Foto:P.Omeri

Kur diskutohet për futjen e Shqipërisë me BE, sot ka pesimizëm të lartë. Por Shqipëria ka patur të paktën dy momente të mira që nëse do ishin shfrytëzuar nga elita politike, sot vendi do ishte prej kohësh pjesë e klubit europian dhe historia ndoshta do kishte rrjedhur ndryshe.

Ka shumë që mendojnë me të drejtë se ajo që ndodhi në 1997 na largoi përfundimisht nga axhenda e europianëve, pas një starti nën mbrojtjen amerikane që nisi menjëherë pas ndërrimit të kontrolluar të sistemit.

Kjo është e drejtë, por edhe para kësaj ka patur një moment që nuk është analizuar sa duhet.

- Publicitet -

Në vitin 1989, Shqipëria pati shansin e artë të vendoste marrëdhënie tregtare dhe politike me Bashkimin Europian me ndërmjetësimin e Gjermanisë.

Por ky shans u humb. Ramiz Alia, nuk i ktheu përgjigje ofertës së Gjermanisë – dhe këtë histori e ka treguar vetë ish-Kryeministri Fatos Nano, i ndarë dje nga jeta.

Në një rrëfim disa kohë më parë, ai ka zbuluar disa nga prapaskenat para rrëzimit të komunizmit. Nano tha se në vitin 1989 ka qenë pjesë e një vizite në Gjermani dhe përpiloi vetë raportin për këtë vizitë, ku në fund përcillej një “ofertë” e papërsëritshme e Gjermanisë për Shqipërinë.

Pyetje: A kishte shanse Shqipëria në atë kohë, në vitet ’85-’86, të hapej drejt Perëndimit përpara vendeve të tjera të Lindjes? Dhe a pati tratativa për të në atë kohë?

Fatos Nano: Kam një përvojë personale për këtë gjë. Në mes të vitit 1988, u bëra pjesëtar i një grupi pune të kryesuar nga Abdyl Baca. Detyra ishte të prisnim në Tiranë në 5 dite pune drejtorin e Europës në Ministrinë Federale të Ekonomisë Gjermane, i cili do të na fliste për politikat e BE-së, institucionet e BE-së, politikat ndaj Mesdheut.

Nuk kaloi shumë, por pas 6 muajsh, vjen ftesa nga Ministria Gjermane e Ekonomisë për të parë në vend dhe për t’u takuar me më shumë personalitete. Vizita ime në ’89 në Gjermani ka qenë e rrallë, e organizuar kaq mirë. Më çuan me Luan Çaullarin, zv/kryetari i komisionit të planit. Filluam nga Mynih për të dalë në Hamburg, vizituam 5 lande, u takuam me zyrtarët e Ministrive përkatëse, u takuam me botën akademike, u takuam me CEO të kompanive kryesore gjermane.

E gjitha kjo përfundoi në një raport rreth 20 faqe që e kam shtypur vetë, i cili përfundoi me mesazhin që na dha Gjermani, që ishte: “Ju mjafton të merrni një vendim politik, që jeni të gatshëm të hapeni ndaj BE-së. Ne do t’ju marrim për dore, do t’ju çojmë në Bruksel, do ju tregojmë ku të trokisni, nuk do jemi ne brenda, por do gjeni atmosferë shumë miqësore. Merreni vendimin politik dhe do t’ju shoqërojmë për të krijuar të parët marrëdhënie preferenciale me BE-në”.

Pyetje: Ju e përcollët këtë mesazh?

Fatos Nano: Ky material i shkoi Ramiz Alisë.

Pyetje: Çfarë ndodhi?

Nuk u dha asnjë përgjigje për 1 vit e ca. Kur kam takuar Ramizin për herë të parë në ’90, i them: “Po ç’u bë ai materiali i gjermanëve”. Po se ku ma zhduku Hekurani – tha – nëpër sirtarë.

Pyetje: Kur e gjykoni sot me intuitën tuaj, mund të shkonte deri me pranimin e Shqipërisë në BE si një projekt pilot?

Fatos Nano: Ishte fillimi i rrugës për të krijuar marrëdhënie preferenciale tregtare dhe pastaj bashkëpunimi më të gjerë ekonomik.

Pyetje: Pra, duhej vetëm vendimi ynë?

Fatos Nano: Duhej vendimi ynë.

Pyetje: Që nuk e morëm…

Fatos Nano: E humbi Hekurani pra. Që do të thotë… Prandaj kam thënë që Ramiz Alia ngeli takticien, nuk u bë kurrë strateg. Ky ishte një nga vendimet strategjike që duhet të merrte.

Pyetje: Që nuk e mori kurrë.

Fatos Nano: Nuk e mori kurrë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • Berlini says:
    October 31, 2025 at 7:14 pm

    Hekuran Isai….Sherbetori dhe Bythelepiresi i Enver Hoxhes..kujtoj se do te Mbetej Minister gjithe jeten..
    Por edhe “Finoku” Ramiz Alia…ja hedhe Fajin Tjetrit….ne se donte do te gjendej Raporti..por edhe Ramiz Alia beri siukur “Harroj”….Nje raste qe nuk vjen kollaj…

    Reply
  • katarakti says:
    October 31, 2025 at 8:12 pm

    Shqipëria pati edhe një shans tjetër për të hyrë në Bashkimin Europian më 1995. Fill pas vizitës së komisionerit Hans van den Bruk në Tiranë. Ai propozoi atëhere që Shqipëria të rradhitej në një grup me Poloninë, Çekinë, Hungarinë etj si kandidat në BE. Por më 1996 ngjau vjedhja e votave në Shqipëri nga “regjimi i gangsterëve” dhe më 1997 “Viti i mbrapshtë”, me shkatërrimin total të vendit. Dhe rasti i artë humbi. Tani të presim vitin 2030! Në rast se …

    Reply
  • demo says:
    October 31, 2025 at 8:49 pm

    Dredheza e rritur nen hije te Rrapit nuk behet Lis’
    I ndjeri Ramiz nuk u be dot Strateg.Fatos Nanon e kane dashur per te nxjerre geshtenjat nga zjarri.
    Nuk e ka marre ndonjehere Qeverine bahce me lule,.Tym e flake,shkrumb e Hi e ka marre,.Si gomari ne Dasem gure te rende ka mbajtur mbi shpine.Mbi Ato themele me guret e rende te Fatos Nanos qendron Shteti.
    Vidhni,grabitni,dhuroni,pasurohuni ,Bomben Atomike te Gerdecit plasjani ne koket dhe mundesisht,LERJANI NE DERE FATOS NANOS.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    November 1, 2025 at 12:00 am

    Katarakti ka te drejte, BE dhe USA donin qe Shqiperia te futej ne Europe, BE, me Cekine,Polonine etj,Sali Berisha shkaterroi planin euro atlantik per Shqiperine,pas 1997 kaluan ne fund,lobet antishqiptare duke pare edhe levizjen clirimtare ne Kosove, shkaterruan me Saliun shtetin dhe ishtrine shqiptare dhe u perpoqen te spastronin Kosoven nga shqiptaret,spastrim etnik qe fale zotit u ndal nga USA dhe Europa. Berisha ka qene faktori ì brendshem kryesor per mosantaresim.Vazhdon edhe sot te thote qe Shqiperia Narkoshtet, nuk eshte gati per BE.Qendrimi i tij eshte i nje armiku te interesit kombetar shqiptar.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 1, 2025 at 8:37 am

    Jemi popull pa fat.Edhe kur na vjen Fati tek dera,do gjindet nje Hekuran,nje biro,nje Sali qe do ta djege.
    Kur ben dasem fukarai,cahet daullja.

    Reply
  • Reuters says:
    November 1, 2025 at 8:48 am

    Shqiperia shans te arte per t’ju bashkuar Perendimit ka patur viziten e Shtraus ne 1987 kur e gjithe Europa Lindore vazhdonte nen gubernen Sovjetike. por Biroja e Ramiz Alise preferoi vet-izolimin.
    Ato tjerat pastaj per vitet 1996 jane vetem enderra e retorika koti sa per te hedhur serish akoma ato “Fajin e ka Saliu” – kjo BE as ka pas atehere e as ka sot deshira per ta anetaresuar Shqiperine. Edhe sikur kjo te ndodhe, do jete nje anetaresim me status te cunguar, pra pa te drejte vote.

    Reply
  • Labi says:
    November 1, 2025 at 9:20 am

    O gazecar që shkruan kte shkrim
    (pas një starti nën mbrojtjen amerikane )
    Nuk shkruhet (starti) more rus a turk muti i thon (fillimi)
    Boll you qeneri që na shkruani me fjal te huaja dhe nuk perdorni fjalet shqip

    Dhe sa per shum ktu qe skan me se te merren
    Nano esh vlleh jo shqiptar ashtu si edhe rama ashtu si berisha që esh serb edhe shum te tjer qe jan ne kryje

    Se ata që jan shqiptar ne kryje i kan zgjedhur se jan te vobekt dhe shikojn vetem interesin personal dhe jo kombtar prandaj jan atje ku jan

    Jo se jan vertet se jan te zot por jan te zgjedhur nga vet agjentet se ashtu duhen te vobekt

    Dhe çmund të presesh te te bejn te huajt që na çojn ne krye

    I bejn me lek te pasurohen dhe pastaj ua marrin atje ku kta I fshehin ne bankat e SYSTEMIT që ua garanton ne fillim

    Nano paska qen që ne kohen e ramizit nje pergatitje sllavokomuniste nuk e ka zgjeth populli ashtu siç nuk zgjedh I populli asnjerin qe na I kan çuar ne kryje që nga enveri e deri te Luli lali iliri
    Kta mos kujtoni se jan te zot që jan atje ku jan

    Jan te zgjedhur te vobekt që zbatojn urdhrat
    Dhe kur kta harrin te kuptojn se çndoth pas ca vitesh athere ndonjeri del dhe nuk zbaton urdhrat dhe kundershton
    Ashtu si memeti azbiu kapo hajdari

    Ose do ti fusin ne burg siç po mbajn ilirin se nuk ka zbatuar urdhrat që ja kan dhen ata që e çuan ne kryje

    Sa per ameriken dhe evropen ata jan mbas çdo krimi qe ne na esh ber deri sot
    Shqiperia nuk u be vet komuniste dhe u nda nga pjeset e saj kosoven maqedonin malzinçamerin janinen prevezen arten e te gjith jugun që ja dhan grekut

    Kto Coptime nuk I beri vet kombi arberor
    Por ja ben armiqt e jashtem meka+vatikan me ushtrit dhe agjentet e tyre evropian amerikan tuqiarabi e sllav

    Shqiperin nuk e burgosen pa arsyje me tela
    Por që t humbiste lidhjet me pjeset e tjera te lena jasht nga ky SYSTEM kontrolli

    Shqiperis nuk i esh dhen asnjher ndonj shans per mir
    Por vetem planorganizimi krime shperngulje shfarrosje historie gjuhe trojesh traditash kanunesh kultures erkeologjis mjeksis dhe çdo gje tjeter

    Deri sot që në jemi kaq sa jemi kan dhen jeten miljona patriot që jan kudo ne bot

    Dhe te gjith ata që deri sot kan punuar per kombin i kan zhduk

    SYSTEMI I perbashket meka+vatikan

    Kjo loj esh luft SYSTEMI ME POPULLIN E THJESHT
    Kshu ka qen gjithmon dhe do vazhdoj derisa SySTEMI te filloj te haj VETVETEN

    Reply
  • Pensionist says:
    November 1, 2025 at 9:23 am

    Pergjigjen e sakte e ka dhene KOLONEL
    Dilaver GOXHAJ.

    Reply
  • N.VJOSA says:
    November 1, 2025 at 10:01 am

    Ti @Labush që nuk mbush
    Provincial karabush
    Medioker primitiv
    Shqiperia eshte nje shtet
    Kolektiv…
    Ka krahina, ka provinca
    Plot e plot
    Mos i ndaj ca shqiptare, ca vëlleh
    Se si ndan dot.
    Keshtu jane shtetet te perbere, o idiot!…
    Se dhe shtetet me te medha sot ne botë
    Nje etni, apo nje fe, nuk ka sot…
    Eshte mire, kur nuk di ,
    Mos fol kot.

    Reply
  • Labi says:
    November 1, 2025 at 10:48 am

    Ti vet çrrac je që po te djeg b

    Shqiptar
    Turk
    Sllav
    Arixhi
    Egjyptian
    Afrikan
    Kines
    Indian
    Apo ……

    Po nuk je shqiptar nuk te pyeta ty se nuk po flasim ktu per rracat jo shqiptare

    Pe per krimet qe te huajt bejn ne shqiperi sepse nuk kan asnje lidhje me shqiptaret dhe andaj i bejn krimet me porosi te SYSTEMIT TË KONTROLLIT

    Kombet more leshterik
    Jan perzjer pa deshiren e asnjerit prej popullsive

    Jan perzjer nga vet SYSTEMI per te perçarje energies te secilit popull qe mos te ngre kryje mbi SYSTEMIN

    I kthyen stamposen ne
    Kristjan
    Mysliman
    Ortodoks
    Bektashinj
    Jehovah
    Protestant
    Katolik
    Budist
    Komunist

    Asnje popull nuk I ka zgjedh asnje nga kto stampa apo SYSTEME se na I kan prur te tjeret nder vite dhe

    Kto stampa jan çuar me dhun që kur SYSTEMI ka filluar

    Ndaj meka+vatikan I bejn vllezer te gjitha rracat te gjunjezohen SYSTEMIt dhe te ndjekin SYSTEMIN dhe traditat fallco planet fallco zhvillimet fallco

    Por ka shum që ti kujton se jam ktu te te mesoj ty

    Ik e pyet apo gjej kush je ne fillim pastaj dil e fol që popujt jan te perzjer ne shtete te medhaja

    Se asnje popull nuk do te flas besoj nenshtrohet system eve te huaja apo gjuhve te huaja apo traditave te huaja

    Apo profeteve te huaj

    Andaj u coptua gadishulli i ILIRVE I kombit ARBERORE

    Në grek serv-b sllav turq malzes

    Çi lidh shqiptaret që te jen nje shtet me sllavet more që kan ber dhe bejn shfarosje shperngulje popullsis nder vite dhe mbushje e trojeve me turq e sllav
    Çi lidh shqiptaret me turqit qe jan nje shtet

    Secili popull ka gjuhen e vet zakonet e veta tradita historin zhvillimin ADN e vet dhe nuk mund nje shqiptar apo cilado tjeter te funksionojn me gjuh plan shkollim histori apo edhe BES DHe BESIM te huaj

    Ik merr nje gavet po je shqiptar dhe bej shurren dhe hidhe mbi kok maso fillon dhe kupton se un skam koh te merrem me zhvillimin tend se kam punet e mija

    Dhe po je I huaj ik sa me shpejt nga trojet tona atje ku ti ke rracen tende para se energjija Arberore të reformohet dhe te te djeg me fis e far

    Reply
  • Dashi says:
    November 1, 2025 at 11:30 am

    N. VJOSA , po me kë merresh o i uruar , nuk e shikon që labi është për t’u shtruar në psikiatri ? Ai vuan nga konfuzioni psiqik dhe të gjitha ç’ka shkruan nuk kanë asnjë bazë historike . Ai të gjithë ortodoksët , që janë pjesa më patriotike e popullsisë shqiptare , me kontribut të jashtzakonshëm si gjatë Rilindjes Kombëtare e deri më sot , labi i quan vllehë . Akuzon komunistët dhe të tjerët , që paskan shkëputur krahinat shqiptare Kosove , Çamëri , shqiptarët në Mal të Zi e Maqedoni nga shteti shqiptar , kur këta shqiptarë e këto krahina , asnjëherë nuk kanë qënë pjesë e ndonjë shteti shqiptar . Më 1912 , kur u krijua shteti i parë shqiptar , ngjarja më e rëndësishme në historinë e shqiptarëve , këto krahina e popullsi , nuk hynë në përbërjen e shtetit shqiptar sepse ishin brenda kufijve të shteteve të tjerë fqinjë , që ishin krijuar shtete shumë para nesh dhe shteti i brishtë i Ismail Qemalit , nuk qeveriste as gjysmën e Shqipërisë së sotme , e jo më krahinat shqiptare të pushtuara nga fqinjët . Labi kokëbosh i quan rraca kombet , siç edhe thotë , rraca shqiptare , rraca greke , turke , sllave , vllahe etj . Këto janë kombe e jo rraca . Në botë ekziston vetëm një rracë , rraca njerëzore , e ndarë për njohuri më të holla në nënrraca ( nëse mund të thuhet kështu) të bardhë , të zezë e të verdhë . E pastaj , labi , duke qënë pa njohuritë më elementare shkollore e kulturore , ngatërron në mënyrën më diletanteske e qesharake , besimet fetare , me kombet , me rracat dhe bën një lëmsh , që hajt t’ja gjesh fillin . Komentues të tillë , që kujtojnë se dinë shumë , por që nuk dinë asgjë , vetëm se të ngrenë nervat po t’i lexosh .

    Reply
  • Zdromsi says:
    November 1, 2025 at 11:47 am

    Cfare gazetaresh hipokritë që jeni!
    Nano ka bërë pyetje retorike cinike se përgjigjen e dinte. Përndryshe ka qenë budalla politik.
    Po pse s’e plotësoni puzzle me dy gjeste politike që bëri Ramizi midis 1990-1991?
    Firmosja Deklaratës së Kajros mbi të Drejtat e Njeriut në Islam dhe hapja e rrugës për anëtarësim ne Konferencë Islamike. (Na futi në Lindje të Mesme qeni).
    Vizita e parë e Ramizit president ishte në Moskë dhe ne gjuhën diplomatike kjo tregon orientimin.
    Ndonjë paqartësi?!
    I paqartë roli i Nanos. Shpresojmë ta ketë shpirtin në paqe e të mos jetë bërë pjese e zullumit të Ramizit si Saliu.

    Reply
  • Remo says:
    November 1, 2025 at 11:57 am

    Me aq sa mund te imagjinoj une, qenka krijuar
    nje “komitet i fshehte” andej nga Laberia, qe
    ka per te marre ne dore fatet e kombit.Tashti,
    mund te themi me plote gojen, se jemi ne rrugen
    e duhur. Labo, mos ke vendosur te zevendesosh ate “TRENIN”?!

    Reply
  • LOGJIKË DEMBELE says:
    November 1, 2025 at 12:43 pm

    Po përse vetëm në herë dhe në një kohë Gjermania u ofroi mundësinë e mirë tu ndihmonte Shqipëtarëve dhe asnjëherë tjetër ne që u mplakëm nën mentalitetin gjermanë e dijmë se ata nuk e ndihmojnë njeri tjetrin pa interes mjafton të shifet vetëm ish DDR se për dekada si u trajtua nga kapitali DFR edhe sotë ai rajon mbetet nga ma të varfër në D
    Aleat i mirë tregohet Federata Ruse me Serbinë që edhe në kohë krize e ka trajtu Serbinë exkluzivë

    Reply
  • Dashi says:
    November 1, 2025 at 1:34 pm

    Logjika ….Federata Ruse nuk e ka Sërbinë aleat , por “kushëri të parë” , janë i njëjti popull . Gjermania çfarë e ka Shqipërinë ?

    Reply
  • capi says:
    November 1, 2025 at 2:07 pm

    Po kush pyeste Hekuran Celikun, more. Hekurani qe inaguroi shatervanin me bojra, nuk kishte kapacitet te analizonte kesi marreveshje. Nje preteks i Ramizit, qe i tha shkurt mos vazhdo me me kete teme. Per me teper Ramizi ishte, njeri pa vendosur, pa shtylle kurrizore, per kesi vendimesh. Presioni i kastes se vjeter (Nexhmijes) qe do humbin privilegjet ishte i madh.
    Ne qe na qelloi te konspektonim nja 15 pleniume me rradhe, na shashtisen fare. Psh, pleniumi i peste liroi, ne te gjashtin shkojne mbrapsht aty ku ishe. Sic dukej dhe brenda kastes komuniste kishte lufte te brendeshme e kontradita.

    Duhet te konsiderohet faktori gjeopolitik. Dhane pelqimin kater fuqite e medhaja qe te bashkoheshin dy gjermanite (marreveshja 2+4), Dhe sikur te donim ne a do binte dakor Gorbi te hapej Shqiperia?

    Ndoshta nje forme tranzitcioni mund te gjendej, por me duket ishte me shume presioni i brendeshem qe nuk donin kete hapje.

    Reply
  • popull says:
    November 1, 2025 at 2:20 pm

    Ramiz skuthi i Nexhmijes ia hedh fajin Hekuranit.

    Reply
  • Lazar says:
    November 1, 2025 at 2:57 pm

    Dash ku e gjen ti te drejten te thuash qe besimtaret ortodoks jan pjesa me patriotike. E pranojne kete besimtaret Katolik idhetar te Pashko Vasos te Ndre Mjedes te Fishtes.Ti ke mohuat patriotizmin paraoje te Urdherit te Bektashijve qe me arme kane luftuar per pavarsine e shqiperise etj. Sigurisht po kaq atdhetare kane qene dhe besimtaret ortodoks.por jo me shume se te tjeret se mer synim mbivleresues ndaj besimtareve te tjere.

    Reply
  • Dashi says:
    November 1, 2025 at 3:58 pm

    Lazar , plotësisht e drejtë dhe e vërtetë , që patriotë e atdhetarë kanë qënë katolikët dhe bektashinjtë , kush ia u hodhi poshtë ? Por unë përmënda komunitetin ortodoks , sepse këtë komunitet përgojonte ai labi , duke i konsideruar ortodoksët shqiptarë , vllehë , gjë që s’kanë lidhje fare . Sa për katolikët , sidomos ata shkodranë është për t’u theksuar shkolla e famëshme e kulturës franceskane , që jo vetëm nxirrte katolikë me kulturë e dije , por edhe poetë e atdhetarë të mëdhenj . Ti përmënd vetëm tre dishepuj të patriotizmit dhe kulturës katolike , Vaso Pasha i madh , Ndre Mjeda , Gjergj Fishta , por unë mund të përmënd me dhjetra shkodranë , paraardhësit e atyre që përmëndëm , Marin Barleti i Historisë së Skënderbeut , Pjetër Budi , Pjetër Bogdani e deri tek Migjeni i kohëve më të vonshme . Korça e Shkodra , janë për t’i nderuar e respektuar , duke u përkulur para tyre . Por një gjë po të them , zoti Lazar : Në gjithë atë mori poetësh e patriotësh shkodranë , nuk gjen qoftë edhe një të vetëm të fesë myslymane , asnjë për be . Ti gërmo e mendohu , po gjete vetëm një myslyman shkodran patriot e atdhetar , që nga koha e Gjergj Kastriotit e deri në kohën e Migjenit , kërko ç’të duash nga unë . Shëndet .

    Reply
  • demo says:
    November 1, 2025 at 5:22 pm

    Fadil Kraja-Dramaturg
    Veli Stafa-poet.mjek,pionjer i gjenetikes Evropiane.fatkeqesisht vdiq i ri, pati edhe nje vella te quajtur Qemal Stafa,qe kur ja prezantonte bashkestudenteve Italjane thoshte:-Vellai im i vogel QemalI.MBAN KOBURE.
    Daut Borici-Poet,Klerik,Veprimtar i Liges Prizrenit.
    Teufik Gjyli-poet,shkrimtar,shoku me i ngushte i Migjenit.
    Duhet te jene edhe nje duzine,por s`po me kujtohen.

    Reply
  • demo says:
    November 1, 2025 at 5:53 pm

    Sami Repishti -,poet ish i brgosur politik.
    Arshi Pipa-poet shkrimtar,kritik Letrar,
    Ramadan Sokoli,-poet,muzikolog,folklorist

    Reply
  • Dashi says:
    November 1, 2025 at 8:39 pm

    Demo , mos më bëj karshillëk . E kam fjalën për shkrimtarë , poetë e patriotë të Rulindjes , as edhe një myslyman nuk ka , ishin të gjithë nuslymanët me turkun .

    Reply
  • Dashi says:
    November 1, 2025 at 8:46 pm

    Demo , mos u merr me persona si Fadil Kraja e të tjerë deri në ditët tona , bëhet fjalë për patriotë antiosmanë shkodranë , që luftuan me pushkë e penë kundër pushtuesve otomanë , deri kur theu qafën turku e u fitua pavarësia më 1912-tën . Mundohu të gjesh qoftë edhe një të vetëm myslyman .

    Reply
  • Labi says:
    November 2, 2025 at 8:53 am

    O dash karabash

    Lidhje e Lezhes ne 1444 esh me e para nga shum shtete te krijuara nga SYSTEMI që quhet SHTETI ARBEROR SHQIPTAR
    Dhe kjo lidhje nuk bashkoj asnje degzim fetar te SYSTEMIT por bashkoj princat shqiptar te Gadishullit ILIRIK me popullsi shqiptare nen GJUHEN SHQIPE jo me popullsi FETARE apo me gjuh greke turke a sllave a latine

    Lidhje e lezhesh more leshkovik tregon fare qart që Arberoret u bashkuan ne nje mbreteri te njejtes popullsie qe nga kreta e deri ne Beograd a me lart sepse deri atje kishte zabtuar SYSTEMI dhe luftonte ENERGJIN ARBERORE

    DHe ku ky SYSTEM krijoj me pas greqin madhedodnin malzin turqin serbin ne trojet Arberore

    Ku me pas po prap ky SYSTEM krijoj jugosllavin te kontrollonte shqiptaret dhe ti shperngulte nga trojet e veta ashtu siç esh ber nder vite nga sllavet që kan ardhur DHe kan krijuar kto shtete me planorganizimi e SYSTEMIT

    ESH ENJJETA GJE SOT KU RAMOVIÇIN DHE BERISHOVIÇIN DUAN TË BEJN BALLKAN TË HAPUR ME ARMIQT
    DMTH BEJN BALLKAN TË HAPUR ME POPULLSIN SHQIPTARE ME TROJET SHQIPTARE QË INKA MBUSH SYSTEMI ME LLOJ LLOJ RRACASH SI PUNA JOTE
    NË VEND QË TË KERKOJN BASHKIM KOMBTAR SHQIPTAR ME POPULLSIN E MBETUR SHQIPTARE TE PA KTHYER AKOMA NE SERBTURQGREK

    Kto nuk i krijoj populli shqiptar me deshiren e vet more leshko

    Mos shiko filmat komunsit që e ben filmin e Skenderbeut sikur kishte mbret serb ku gjasme shkoj vllai i Gjergjit dhe ata do e manipulonin!!!???
    Se nuk ka pat as serbi as greqi as malzi as mqedini me sllav
    Por vetem ILIR ARBEROR NË GADISHULLIN E ILIRVE

    Ti mesa shoh ke ber shkollen e partis

    Dhe ti shum I (edukuar) Ben mir ta printosh te gjith shkrimin e dy pjesve dhe çoj ne mur dhe lexoj perdit we maso u merr kuptimin

    Se nuk kam shkruaj vetem per ortodokselesht qe po thua por

    Po ta them prap se nuk jam ktu te mesoj ty edhe ndonj si ty

    SYSTEMI INKONTROLLIT I PERBASHKET meka+vatikan jan mbas çdo lloj planorganizimi GLOBAL

    Ktu perfshihet edhe Gadishulli I ILIRVE që esht nje popullsive flet shqip dhe vetem shqip pa vlleh pa grek pa serb pa turq pa latin pa arab
    Që ne kte Gadishullin shtrihej-t nga kreta e deri ne Croaci

    Mos vall te dogji b edhe ty si ai vllah sllavturku q me para dhe po na mbron nje degzim te SYSTEMIT se ndaj te kan prur aty dhe te kan STAMPOSUR mendjen e ndritur

    Ati te parit n-vjosa i thash te bej shurren ne kok
    Kurse ty te them bej mutin dhe lyej koken po je shqiptar maso fillon dhe kupton

    DHe ik se ti qenke shum i zgjut gjej shoket e tu mos u fut aty ku formimi jot ska marr forem akoma

    Reply
  • Dashi says:
    November 2, 2025 at 10:49 am

    Labi , në kohën kur Shqipëria kishte shkolla partie , unë isha fëmijë . Kur u rrita , kam mbaruar të gjitha ciklet shkollore deri në dy mastera e specializime të tjera jashtë Shqipërie dhe nuk më ka mbetur tjetër shkollë për të bërë . Jam shqiptar 24 karad , por jo lab , ndonse për Vlorën dhe Labërinë , kam konsideratën më të lartë . Sa libra ke parë me sy ti në jetën tënde , aq kam lexuar unë . Ato që shkruan ti , janë marrëzira pa asnjë lidhje me historinë e vërtetë . Ty të mungon arsimi përkatës dhe kultura e përgjithëshme , prandaj futesh në ato ujra të turbullta ku noton . Faji yt më i madh nuk është ajo , që je injorant e konfuz në çdo gjë që shkruan , por marrëzia jote është , që të duket vetja i ditur . Ti je një zero me bisht , një llafazan që nuk ke mësuar e lexuar asnjë rresht histori , por kërkon që historinë t’a krijosh ti me atë tru sa të peshkut që ke .

    Reply
  • Remo says:
    November 2, 2025 at 11:58 am

    O Gjeniu jone, o Lab, keto shkrimet e tua profetike(pordhe syfyri ) te tipit Dalip,Sazan,
    Kocaqi, qe te na ndricojne mendjen, mua, Dashit
    apo ndonje tjetri, duhen shkruajtur ne gjuhen shqipe. Keshtu, ne te paditurit, do te kemi mundesine, jo vetem te mesojme dicka per veten, por edhe t’i percjellim tek te tjeret(shoket tane, po
    aq te paditur sa edhe ne)…o Gjeniu jone, si t’a kuptoj une kete shprehjen:” mos u fut aty ku formimi jot ska marre forem akoma”? Hahahaha,
    mos e ke pasur fjalen per ndonje “forum”, s’e “forme”, nuk shkruhet “forem” ….po si ore, kete filmin qe u be per Gjergjin( nuk me interesojne
    as emri turk “Skender” e as grada “Bej”), dhe qe, e patem dhurate nga Ruset, apo edhe ate histori qe u shkruajt per ate periudhe te Lavdishme (Arberore), duhet t’a hedhim poshte, meqe u be ne periudhen komuniste? More analfabet qe ne vend te bastunit, te kane blere telefon, ti dhe Dalip Sazanet, jeni per t’u mbyllur ne ndonje cmendine(jo tek Kristali s’e na dilni, akoma me gjeniale), po atje tek portokallja ne Vlore, bashke me ate Enkel Demin e Klanit qe u jep hapsire….nga Kreta, ne Kroaci, ka qene Iliri, thua ti, po filloje nga piramidat e Egjiptit, nga Delta e Nilit. Ato shkrimet Kopte, i bete tuajat, piramidat, po ashtu, Delten e zberthen Dalipi( Del-ta-ta-ta), qyteterimin antik Minoik te Kretes, ate Helenistik, Londren e kane zbuluar te paret e Sazo Gurit, kur ishin ne maje te pemes, e keshtu me radhe, vazhdojne fantazite e semura per t’a diskretituar ate vend dhe ate pak histori qe kemi me sharlatanizmat tuaja!

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    November 5, 2025 at 1:26 pm

    Sesi do te veprohej e shembej sistemi i shkuar eshte percaktuar ne nje program te CIA i cili Ka hyre ne Shqiperi ne vitin 1988 ose 1989.Ai program eshte perkthyer me grup Pune dhe i eshte dorzuar Ramiz Alise.Te gjitha veprimet,qe nga parrullat,format e luftes,ku do te filloje(kjo ishte pyetja qe ne fillim,ne Rumani apo Shqiperi,dhe jepte pergjigjen :-ne Rumani,spese ne Shqiperi dittatura eshte e forte),akuzat qe do te hidheshin(ku kujtohet avioni i floririt qe pa’ ai i CIA ne zvicer?),dhenia e shifrave te fryra te te vrareve ne sheshe,e deri te rrafshimin,si do te behej dorzimi i pushtetit etj.Pra,nuk eshte zgjuarsia e Ramizit dhe Fatosit e Ramizit.Ata Kane qene aktore interpretues ne skenen e teatrit te shqiperise sipas skenarit dhe regjise amerikane.A e dini qe Rajersoni ,qe ne Beograd dhe me pas ne Shqiperi ishte ,Jo vetem diplomata,por edhe shef i CIA per Ballkanin.E vetmja merite e Ramiz Alise Ka qene kthesa pa’ gjak.Para oficerebe te MMTe asaj kohe deklaroi:-“pushka e pare duhet kur qellon,por nuk duhet se kur mbaron”.Kjo ishte nje nga shkaqet qe nuk u shkaktua gjakderdhje si ne Rumani(sipas shifrave te fryra te publikuara).Prandaj Mos i fryni puplat as Ramizit,as Fatosit ,as Saliut,etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?
  • “Ç’kërkojnë në Shqipëri Jared Kushner dhe Ivanka Trump”, BBC reportazh për ngjarjet në vend
  • Mjekësia shqiptare në zi, shuhet neonatologu i njohur Edi Tushe

Komentet e Fundit

  1. Horri i bulevardit on Askush nuk mund të japë atë që nuk e ka
  2. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  3. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  4. 1thundrak on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  5. 1thundrak on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?