Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, policia shton praninë e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, policia shton praninë e saj
AktualitetLajmi i fundit

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, policia shton praninë e saj

Published: December 9, 2022
Shpërndaje

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës duket e qetë të premten një ditë pasi një pjesëtar i policisë u plagos lehtë në një sulm të armatosur në zonën e banuar me shumicë serbe.

Incidenti ndodhi disa orë pasi policia tha se ka shtuar praninë e saj në veriun e vendit, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit i cili e cilësoi këtë si “pushtim të veriut” nga Prishtina.

Autoritetet në Prishtinë thonë se shtimi i pranisë policore është bërë me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët, pas incidenteve të ditëve të fundit në veri.

- Publicitet -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha sot se forcat e sigurisë janë për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Policia e Kosovës nuk është kurrë e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme, të cilat mund të bëhen nga fqinji ynë verior”, tha ai.

Shtimi i pranisë policore në veri, ku nuk ka më policë të përkatësisë kombëtare serbe të cilët braktisën vendet e punës në fillim të muajit nëntor, nxiti reagimin e Beogradit.

Autoritetet serbe thanë se po shqyrtojnë vendimin për kthimin e një mijë forcave të sigurisë në territorin e Kosovës në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha sot se “situata është në prag të konfliktit të armatosur”, për shkak të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të cilin ajo e quajti të papërgjegjshëm.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga forcat e NATO-s, ndërsa presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi Serbinë për kërcënim të hapur për agresion policor e ushtarak ndërsa theksoi se nuk do të ketë asnjëherë policë dhe ushtarë të Serbisë në territorin e Kosovës.

Bashkimi Evropian u shpreh sot i shqetësuar me situatën e sigurisë në veriun e Kosovës.

“Dënojmë çdo dhunë, incident dhe sulm që ndodh atje. Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare po bëjnë thirrje për përgjegjësi dhe ulje të tensionit sepse kjo është e nevojshme për qytetarët atje”, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veriun e vendit. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

Situata e krijuar në zonë ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve me datën 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe. /VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Plak i rrjedhur! says:
    December 9, 2022 at 11:07 pm

    “Kam qef me qen diplomat i modh” po ben cicin ne breke, nga prania serbe ne brendesi te kufijve te vet! Fajin per ket e ka qeveria shqiptare qe nuk merret me breket e tija po me mustaqet e Celos!
    Shiko prostaten Muraat!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?