Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata e veshtirë për shkak të luftës, Veliaj: Përgjysmojmë tarifën e konviktit për studentët dhe japim abonetë falas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata e veshtirë për shkak të luftës, Veliaj: Përgjysmojmë tarifën e konviktit për studentët dhe japim abonetë falas
AktualitetPolitike

Situata e veshtirë për shkak të luftës, Veliaj: Përgjysmojmë tarifën e konviktit për studentët dhe japim abonetë falas

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

Godinat e reja të konvikteve janë një kartolinë mirë se ardhjeje për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kodër Kamzë. Ato janë transformuar në ambjente me kushte shumë herë më të mira, ku përfshihen dhoma komode, biblioteka, terrene rekreative etj. Në nisje të vitit të ri akademik, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi rezidencat e reja studentore, të cilat sot ofrojnë të gjitha shërbimet për studentët.

“Kjo që ka ndodhur në Kodër-Kamzë është një mrekulli! Është një realitet krej ndryshe me çfarë trashëguam – degradimin dhe zaptimin e konvikteve. Sot, kur hyn në Universitetin Bujqësor, dëgjon zërat e fëmijëve që mësojnë në dy shkolla të reja, “Kennedy” dhe “Nënë Tereza”, kurse në konvikte ka oborre të brendshme dhe të jashtme, hapësira pedonale, stola, bibliotekë, dush në çdo dhomë. Mbaj mend kohët e vjetra kur kishte vetëm një dush në korridor, por edhe me orar. Në dhoma rrinin 8 apo 12 persona, me krevate marinari, kurse sot po flasim për dhoma dyshe. Duke pasur në secilën godinë edhe dhomën e kompjuterëve, edhe bibliotekën, ulet nevoja për të harxhuar kohë duke kërkuar një internet-kafe, apo duke një hapësirë të qetë për të lexuar. Të gjitha këto janë brenda konviktit”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se godinat e reja nuk janë dhurata e vetme për studentët, pasi Bashkia e Tiranës do të subvencionojë me 50% tarifën e konviktit dhe do të japë falas abonenë e autobusit.

- Publicitet -

“Një nga detyrat tona, sidomos në këtë situatë të vështirë, ku inflacioni i luftës i ka rritur kudo çmimet – jo vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe në botë, prej një xhelati psikopat, që ka filluar një luftë, e cila i ka çuar tregjet jashtë çdo logjike – na duhet ne, si bashki, të sjellim një logjikë, të paktën të ulim kostot e studentëve. Këtë javë do të kalojmë në Këshill Bashkiak përgjysmimin e kostos së konviktit; pra, 50% të faturës reale ta paguajë bashkia, ta mbajmë ne këtë barrë, jo studentët, që s’kanë asnjë faj, as për luftën, as për faktin që s’kanë shtëpi në Tiranë. Këtu ata vijnë si studentë dhe duke qenë se 9 nga 10 prej tyre do të bëhen qytetarët tanë të ardhshëm, është minimumi t’u japim një dorë që tani, e nesër, kur të dalin në punë, t’i japin ata një dorë qytetit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se studentët do të marrin falas abonenë e transportit publik. “Për të menaxhuar pasojat dhe rritjen e çmimeve prej luftës së një xhelati si Putin, ne do t’u heqim studentëve edhe koston e transportit. Çmimi i naftës, me gjithë çmenduritë e bursës, ka dalë prapë jashtë kontrollit. Ndoshta nuk financojmë dot gjithçka, por një vendim prioritar është heqja e kostos së abonesë së studentit. Në këtë situatë, aspak të lehtë për këdo, për familjet e thjeshta, për ata që janë në nevojë, nëse qeveria ka marrë përsipër të frenojë rritjen e çmimit të energjisë, pra ta subvencionojë atë, t’u rrisë ndihmën ekonomike, pensionin, pagesën e aftësisë së kufizuara atyre që janë shtresa më e prekur, për ne si Bashki e Tiranës, lind nevoja që shtresa tjetër më e prekur, që janë studentët, të ketë sa më pak dëm nga inflacioni i luftës dhe situata e jashtëzakonshme që po kalojmë. Duke përgjysmuar tarifën e konvikteve dhe duke subvencionuar 100% abonetë, kemi dhënë sadopak ndihmën tonë”, sqaroi Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    October 17, 2022 at 4:51 pm

    Ore mbushni mire?Shqiperia nuk i ka shpallur lufte as nje vendi dhe asnje vend nuk i ka shpallur lufte Shqiperise..Presidenti i republikes si komandat i pergjitheshem i forcave te armatosura deri tani nuk ka shpallur ndonje lufte .Mendje te semura,mjere ne.

    Reply
  • mali says:
    October 17, 2022 at 8:19 pm

    me vjen keq ,se kisha mendim ndryshe per Veliaj por shoh qe PS-ja eshte mangut me persona inteligjente.Po ashtu eshte dhe per krahun tjeter PD-ja. O e mjera Shqiperi…….

    Reply
  • ¿? says:
    October 17, 2022 at 8:47 pm

    Po pse re mali kishe mendim ndryshe per Veliaj ti, apo meqe eshte bastard i Ahmedinaxhadit duhet te kishte inteligjence iraniane. Erion Veliaj eshte nje arrivist ne politike, hajdut i paskrupullt dhe person fallco me hipokrizi maksimale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?