Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata e zjarreve në vend, Emergjencat Civile: Shuhen 16 vatra, aktualisht 9 vatra aktive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Situata e zjarreve në vend, Emergjencat Civile: Shuhen 16 vatra, aktualisht 9 vatra aktive
AktualitetLajmi i fundit

Situata e zjarreve në vend, Emergjencat Civile: Shuhen 16 vatra, aktualisht 9 vatra aktive

Published: August 6, 2022
Shpërndaje

Aktualisht në vendin tonë janë aktive 9 vatra zjarri. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjithsej gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 25 vatra zjarri, por 16 prej tyre janë shuar.

Ministria bën thirrje për kujdes dhe kujton se zjarrvënia e qëllimshme dënohet me ligj.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes

- Publicitet -

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar 16 vatra dhe konkretisht:

në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës,

në fshatin Kucok, bashkia Durrës,

në fshatin Karpen, bashkia Shijak,

në fshatin Skuraj, bashkia Kurbin,

në fshatin Rehovë, bashkia Polican,

në fshatin Donofrosë, bashkia Dimal,

në fshatrat Moravë dhe Lapardha të bashkisë Berat,

në fshatin Seman, bashkia Fier,

në fshatrat Dragot dhe Deshiran të bashkisë Belsh,

në fshatin Laknas, bashkia Kamëz,

në fshatin Llaman, bashkia Himarë,

në fshatin Salari, bashkia Tepelenë,

në fshatin Bajkaj, bashkia Delvinë,

në fshatin Gosë e Vogël, bashkia Rrogozhinë.

Në operacionet e shuarjes së vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 408 forca operacionale, të Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi , Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 37 mjete zjarrfikëse.

Aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në:

1.Në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur “Maja e Zorgjit” në fshatin Ndërlysaj, i cili vijon prej disa ditësh, me gjithë ndërhyrjen forcat të Administratës së Zonave të Mbrojtura nuk është bërë e mundur fikja e zjarrit. Ditën e sotme operacioni mbështetet dhe me 40 efektive nga Forcat e Armatosura.

2.Në Bashkinë Mat, në fshatin German. Operacioni në ketë vatër zjarri ka disa ditë që zhvillohet nga forcat bashkiake, zonat e mbrojtura, forcat zjarrfikëse, forcat pyjore, të mbështëtur nga Forcat e Armatosura. Janë shuar disa vatra zjarri të cilat kanë qënë me përmasa të mëdha. Operacioni është në vijim.

3.Në Bashkinë Durrës, në fshatin Shetaj ku janë disa vatra zjarri. Nga bashkia Durrës po vijon puna për ndërtimin e rrugëve të kalimit me qëllim afrimin e mjeteve zjarrfikëse sa më afër vatrave të zjarrit. Ditën e djeshme janë fikur disa vatra zjarri me mbështetjen dhe të Forcave të Armatosura. Operacioni për fikjen e zjarrit vazhdon.

4.Në Bashkinë Krujë, fshatin Zezë ka rënë zjar në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të bashkisë po punojnë për shuarjen e tij.

5.Në Bashkinë Kurbin vijojnë aktive vatrat në fshatin Mali i Bardhë, intensiteti i të cilit është i rritur si rezultat i erës së fortë. Strukturat e bashkisë dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin.

6.Në Bashkinë Mirditë, vazhdon të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Bulshar. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat e bashkisë ka punuar dhe kanë shuar disa vatra zjarri. Operacioni ka filluar që në orët e para të mëngjesit.

7.Në Bashkinë Mirditë, në fshatin Valçe ditën e djeshme u përfshi nga zjarri një sipërfaqe me pyll lisi. Menjëherë u angazhuan forcat e shërbimit zjarrfikës, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë.

8.Bashkia Himarë, Porto Palermo, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, për shuarjen e së cilës janë angazhuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur vënin në kontroll.

9.Në fshatin Cërricë, bashkia Skrapar, po vijon operacioni për shuarjen përfundimtare.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh pas Ramës?
  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”
  • Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas

Komentet e Fundit

  1. demo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Berati on Historia nuk jep “waiver”
  4. servili i te Huajve, satrapi i Shqiptareve on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  5. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?