Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor
Politike

Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

Published: December 1, 2025
Shpërndaje

Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm.

E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet me banorët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit zyrtarë të Bashkisë së kryeqytetit shërbyen si dekor përgjatë aktivitetit.

Sjellja e saj si kryetare “de facto” gjatë diskutimeve për buxhetin e Tiranës u legjitimua nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim të parë tha se po e mbështesnin Bashkinë “që të bënte më të mirën” me Manastirliun në krye si drejtuese politike e qarkut dhe deputete e Tiranës.

- Publicitet -

Megjithatë, kjo sjellje ka ngritur shqetësime për politizim të buxhetit lokal dhe ‘uzurpimin’ politik nga partia në pushtet të drejtimit të bashkisë më të madhe në vend, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, legjislacionin vendor si dhe Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Manastirliu është kandidatja e përzgjedhur e kryeministrit Edi Rama që kur qeveria vendosi të shkarkonte kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të këtij viti i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të qeverisë, duke sjellë si rrjedhojë pezullimin e dekretit të presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me shqetësim protagonizmin e Manastirliut në prezantimin e buxhetit të bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë një politizim të buxhetit “që u përket qytetarëve”.

“Manastirliu nuk mund të sillet si kryebashkiake ‘de facto’ e Tiranës dhe kjo periudhë tranzicioni nuk duhet të shfrytëzohet për kapital dhe qëllime kontrolli të qeverisë mbi bashkinë,” tha Haxhimali për BIRN.

“Për buxhetet e bashkive duhet të jenë politikanët lokalë që të udhëheqin konsultimet, pasi ata do t’a zbatojnë buxhetin dhe ata kanë përgjegjësi para qytetarëve,” shtoi ai.

Edhe Ylli Asllani, kryetar i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, e dënon uzurpimin e pushtetit vendor në Tiranë, ndërsa e sheh këtë si pjesë të një presioni më të gjerë që kryeministri Edi Rama ushtron mbi pushtetin vendor.

“Mbi këtë deformim të demokracisë vendore dhe ligjit, Manastirliu, i jep mandat vetes për të  ushtruar kompetenca të të zgjedhurve vendorë, qoftë duke u shfaqur si ofruese e ‘karotës së projekteve’ pas dhunës dhe arrogancës së larpermendur,” tha Asllani.

“Qëllimi është i njëjtë, denigrimi dhe uzurpimi i kompetencave të këshilltarëve bashkiakë dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit,” shtoi ai.

Manastirliu nuk iu përgjigj pyetjeve se në çfarë atributesh ligjore ajo i drejton këto takime dhe as kritikave të ekspertëve për ndërhyrje antiligjore në kompetencat e pushtetit vendor.

‘Uzurpimi’ i funksioneve vendore

Komandimi ‘de facto’ i Manastirliut në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës nuk është një rast i izoluar i ndërhyrjes së ekzekutivit në pushtetin vendor. Vetëm pak javë pas fitores së mandatit të katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama shpalli nismën për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, duke diktuar tek kryetarët e bashkive shkarkimet e nëpunësve vendorë.

I gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja u monitorua në terren nga të deleguar të PS-së nëpërmjet grupeve të punës, të përbëra kryesisht nga drejtues politikë për qarqet dhe deputetë.

Fushata e “dorëzimit” të bashkive në duart e Partisë Socialiste vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas kërkesave publike të Ramës dhe shkarkime masive në administratë,  duke ngritur shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë dhe personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë në modelin e ‘partisë-shtet’.

Duke iu referuar kësaj situate, Ylli Asllani e sheh situatën si alarmante dhe sugjeron që sjellja dhe roli i qeverisë është antiligjor, përfshirë edhe buxhetimin vendor.

Sipas tij, qeverisja vendore ka ‘parlamentin’ e vet dhe çdo diskutim e rekomandim rreth buxhetimit me pjesëmarrje kryhet aty me pjesëmarrje dhe transparencë, ndërkohë që procesi është finalizimi i një diskutimi të gjatë të këshillave bashkiakë me administratën vendore, qytetarët, specialistët dhe kushdo tjetër që dëshiron të jetë kontribues.

“Qeveria nuk dëshiron të kuptojë se në Kushtetën e Shqipërisë, projekt/buxhetet vendore i hartojnë njësitë vendore, i miratojnë Këshillat Vendorë dhe vetëm Parlamenti ka të drejtë t’i aprovojë pa hallka politike të ndërmjetme,” tha Asllani duke kritikuar përfaqësuesit politikë të partisë në pushtet për “uzurpim” të dialogut lokal për buxhetet.

Sipas tij, e gjithë kjo shfaqje është një “farsë” dhe përtej propagandës, qeveria sërish vijon të mbajë të njëjtin nivel të ulët mbështetje buxhetore për pushtetin lokal.

“Me 1% të PPB, buxheti i njësive vendore nuk mund të plotësojë shërbimet për qytetarët, apo të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbusë varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore,” sugjeroi ai.

Të njëjtin shqetësim ndan dhe Haxhimali, një kritik i vazhdueshëm i ndërhyrjeve politike në autonominë vendore, i cili apelon që politika qendrore duhet të bëjë kujdes sa i përket ndërhyrjeve në pushtetin vendor.

“Nuk duhet të interferojë përveçse në rrugë ligjore të bashkëpunimit,” thekson Haxhimali, duke kërkuar nga ana tjetër dhe nga vetë drejtuesit e bashkive që të jenë në lartësinë e detyrës dhe “të mos lejojnë dhe lëshojnë autoritetin e tyre”.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    December 1, 2025 at 9:24 am

    Medjet KAZAN,UTURAK I SALIUT,Vazhdojnë ti bien LEGENIT:
    Tirana nuk ka Kryetar Bashkie dhe punët e saj i ndjekin dhe zbatojnë kryesish drejtuesit e Bashkisë,Por edhe DEPUTETËT,QEVERRITARËT BANUES TË TIRANËS DHE, OGERRA ËSHTË NJËRA PREJ TYRE,KANDIDATE PËR TU ZGJEDHUR.!
    Athere,edhe K.Ministri e ka të ndaluar të shkoi në bashkitë e Vëndit.?
    O gazetar,Haleist..merruni me punë që i vlejnë popullit..psh,nëse e argumentoi mirë Buxhetin e 2026 Ogerta apo jo.!
    Me korrupsionin e përhapur gjithandej dhe nuk kthehet në buxhet pasuria e vjedhur që nga qeveria e parë 1992 e në vazhdim prej DREJTËSISË SELEKTIVE E TË DEGJENERUAR e tipit GJIN GJONI..etj.

    Reply
  • K R says:
    December 1, 2025 at 10:05 am

    Etemi thot që korrupsioni luftohet me korrupsion 🙂

    Reply
  • Vlora 97 says:
    December 1, 2025 at 10:07 am

    O Etem mavriu
    Po ata qe flasin ne artikull sipas teje jane te gjithe kazana?
    Ata jane te lidhur me pushtetin vendor.
    Pse e paskan keq ata dhe e paske mire ti more Etem?
    Apo sepse ti je nje lokerr idioti qe mendon vec me trurin e kryetarit?

    Reply
  • demo says:
    December 1, 2025 at 10:39 am

    Gykata Kushtetuese bllokoi Bashkine e Tiranes,Ose Qeverria dhe Presidenti do shkelin Kushtetuten dhe te shpallin Zgjedhje perseri,ose Edi Rama do emeroje Manastirliun nenkryetare te Bashkise me kompetencat e Kryetarit.

    Reply
  • Veprimi është normal! says:
    December 1, 2025 at 11:39 am

    Përderisa nuk ka të drejtë firme, nuk quhet uzorpim i Bashkisë. Secili mund të kontribuojë në mënyrë vullnetare, janë të mirëpritur. Problemi i atyre që ankohen është tjetër kund. Në zgjedhjet e vitit 2027, ku Veliaj edhe po të jetë i lirë nuk kanditon, sepse nuk lejohet për herë të katërt. Ai i ka plotësuar tre mandate. Kështu që për Manesterliun ka filluar fushata që tani. Veprimi i tanishëm është normal derisa nuk është futur në veprime dokumentash, por vetëm në këshillues.

    Reply
  • Belaya says:
    December 1, 2025 at 2:12 pm

    Beje zv/kryeministre kete manastirlleshken se mbeti pa post qeveritar kjo, por me siguri edhe kjo ka per te kaluar nepermjet gjykates kushtetuese. Sa te jesh ti aty do i kalosh te gjitha keta zv/kryeministre dhe te gjitha kete fat do te kene keto se te gjitha jane zhytur ne korrupsion. Hajde rruge te mbare, Balluke terhiqe kemben zvarre, merri te tere nga pas se nje organizate hajdutesh jeni te gjithe! Mjere ky popull qe po ju duron kaq shume.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    December 1, 2025 at 3:21 pm

    Llafe pazari….

    Reply
  • analfabata says:
    December 1, 2025 at 3:30 pm

    Jo , Manastirliun as e jep as e shet Rama.Mendon qe ne se ai largohet si kryeminister, te zevendesohet nga Manastirliu, si personin qe i beson ne shume per cdo gje.
    Ajo do jete Ramastirliu kryeminister.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?
  • Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  • Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
  • Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  2. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  3. E on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. E on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?