Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ska heronj, tani ka pelivanë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Ska heronj, tani ka pelivanë”
KryesoreKulture

“Ska heronj, tani ka pelivanë”

Published: December 16, 2022
Shpërndaje

 

Nga Dilaver Goxhaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Arben Duka ishte një poet rebel, i lirë nga çdo lloj freni, nga çdo lloj skeme, nga çdo lloj tabuje, madje edhe prej vetë konceptit të gjërave të lejueshme dhe atyre të palejueshme, sepse ishte një hero vetmitar e i papërsëritshëm, që mbante shtrënguar fort utopitë e ëndrrave dhe të imagjinatës.

Arben Duka si poet rebel që ishte, ishte një hero vetmitar, ai ishte një individ që nuk kishte ithtarë. Arben Duka nuk i shtynte masat nëpër sheshe, nuk shkaktonte revolucione, por ai e përgatiste atë. Ndonse aty për aty ngjante se gjestet e tij nuk i kishin vlerë, dukej sikur s’qenë aspak praktike, se gjoja bënte trimëri të kota e që ngjanin si çmenduri, ndonse askush s’i afrohej; ndonse kishte edhe nga ata që mundoheshin në komentet që bënin në fejsbuk ta poshtëronin.  Ata që donin ta poshtëronin, nuk e njihnin fare natyrën e tij të vërtetë, ngaqë e shihnin përmes syzeve, përmes formulave dhe klisheve të shpikura nga politikanët tanë  kundërshtarë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe sistemit të barazisë shoqërore që kaluam në vitet 1945-1990, formula të përdorura  pothuajse përditë nda partitë politike.

Por Arben Duka, me poezitë e tij, ai tundte ujërat e kënetës që heshtte, me ato ai plaste digat e konformizmit që frenonte e frenon përparimin, shqetësonte pushtetin shtypës. Në të vërtetë, cfarëdo që ai thoshte ose bënte, gjer edhe një varg a fjali e ndërprerë, një qëllim i dështuar, do bëhej fara që do të lulëzoi, një aromë që do të mbetet në ajër, një shembull për pemët e tjera të pyllit njerëzor, për ne që nuk kemi guximin e tij, largpamësinë e tij, dhe as gjenialitetin e tij.

E, këneta këtë e di. Madje, pushteti e di edhe më mire, se armiku i vërtet ishte poezia e tij, poeti rebel, se ajo poezi e tij ishte rreziku që duhej shfarrosur.

Pushteti e di se edhe vendin e tij s’mund ta zerë askush, se atë s’mund ta kopjoi askush; historia e botës na ka dhënë prova se nëse një udhëheqës vdes, shpikin menjëherë një tjetër; nëse vdes një guximtar, gjendet kollaj një tjetër. Pushteti tek ne është një lloj elefanti, të cilit nuk i kushton shtrenjtë kritika e rebelëve poetë; edhe pse e kritikonte Arben Duka, si pushtetin e djathtë edhe atë të majtë, nuk i ndjenin pickimet, as gudulisjet e kritikave të tij, por edhe ato pak që i ndjenin, qeshnin.

E megjithatë, kur vdes një poet rebel, si rebeli Arben Duka, ngjashëm si në rastet kur vras një hero, formohet një boshllëk i pamasë, dhe kushedi sa na duhet të presim që hyjnitë ta ngjallin përsëri një rebel të tillë.

Kushedi ku, kushedi kur.

Kush e do heroin, nuk pranon kurrësesi t’ia dhurojë atë vdekjes. Por nuk e shpëtuam dot prej kthetrave të sëmundjes së tij.

Por, për fat të keq, aktualisht në kënetën tonë rebelët janë fare të parëndësishëm, ata nuk realizojnë kurrë asnjë qëllim, nuk ndikojnë aspak në idetë e fan Nolit, të Pashko Vasos apo të Ali Asllanit

Për poetin rebel Arben Duka janë të përshtatshme vargjet e poezisë së Dritero Agolli: “MALLI PËR HERONJTË”

 

S’ka më heronj. Heronjtë i përzumë,

me lavdi përditë i nanuritëm

dhe me lajka dalëngadalë i vumë

një nga një në prehje dhe në gjumë.

 

S’ka më heronj. Heronjtë u mërzitën,

prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan

duke pritur heshtjen, e  dremitën,

dhe ne nina-nana u kënduam.

 

Ç’digjeni nga malli për heronjtë?

Kushedi kur kthehen nga kjo anë.

Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë.

S’ka heronj, tani ka pelivanë!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Akuzohet për 50 milionë euro mashtrim, lihen në burg “koka” e call center-ave dhe shoku i tij
  • “Duhet një urdhër ndalimi”, Trump provokon sërish Giorgia Melonin
  • INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote

Komentet e Fundit

  1. Hajde hajde on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  2. Ethem Lalaj on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO
  3. Jimi on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO
  4. Plaku xhuxhumaku on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama, protestuesve: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  5. Toni on Rama për ZDFheute: I kuptoj protestuesit, por nuk i themi dot jo 4 mld eurove

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?