Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “S’ka kushërinj, nuk fle dhe s’do para…”, Rama: Diella është përgjegjësi e imja, pse e ndërmora këtë hap
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “S’ka kushërinj, nuk fle dhe s’do para…”, Rama: Diella është përgjegjësi e imja, pse e ndërmora këtë hap
Lajmi i funditPolitike

“S’ka kushërinj, nuk fle dhe s’do para…”, Rama: Diella është përgjegjësi e imja, pse e ndërmora këtë hap

Published: September 14, 2025
Shpërndaje

Në intervistën për radion britanike “Times Radio”, të publikuar këtë të diel, kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për ‘ministren’ Diella.

Rama tha se ajo, sigurisht, si ministre që është, është përgjegjësi e tij, ndërsa shpjegoi pse ndërmori këtë hap.

Ai u shpreh se vendi duhet të fitojë kohën e humbur ndër dekada, dhe sipas tij, Diella ka potencial shumë të madh për të performuar më mirë se të gjithë.

- Publicitet -

“Së pari dua të di a jeni ju apo një version i juaji me AI? Kryeministër përse ky vendim për një ministre me Inteligjencë Artificiale”, e pyeti gazetari me humor.

“Së pari, ju nuk mund ta dini nëse jam unë apo versioni im artificial (qesh)…. por për sa kohë që po flet me ju kryeministri i Shqipërisë nga kanali zyrtar, atëherë është përgjegjësia ime.

Ne kemi vendosur të marrim këtë hap të madh sepse duam që të shtyjmë me më shumë shpejtësi reformat tona, dhe nuk është e nevojshme vetëm për reformat në termat digjitale, por në termat e modernizimit dhe siç gjithnjë e kam thënë, teknologjia e re dhe tani AI janë një bekim për vende si ne që vijnë nga një rrugë e gjatë.

Në kohën e progresit linear, do të kishim pasur kohë edhe më të vështira që të rifitonim kohën e humbur përgjatë dekadave dhe shekujve”, tha Rama.

I pyetur nëse Diella paraqet rrezik dhe sesi do të funksionojë ajo, Rama u shpreh:

“Diella është dielli që asnjëherë nuk perëndon, ajo nuk fle kurrë, s’ka nevojë të paguhet kështu që nuk ka interesa private, nuk ka kushërinj, dhe kushërinjtë në Shqipëri janë një problem i madh… po ashtu nuk mund të ndryshojë mendje dhe as nuk i intereson nëse do ta pushonin.

Përtej shakasë, ajo ka një forcë drejtuese të jashtëzakonshme, dhe është shumë e vështirë për një ministër jo AI që të çojë përpara një reformë në mënyrë kaq të mirë dhe të shpejtë sa një ministër AI”.

Rama shtoi se inteligjenca artificiale po e ndihmon Shqipërinë që të futet në Bashkimin Europian, duke i sjell si shembullin sesi po bëhet përkthimi në kohë rekord i grupkapitujve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • spata says:
    September 14, 2025 at 5:54 pm

    Na bere per te qeshur.Te ngjaka shume .Lume ne qe kemi Diellen, qe si njeh shqiptaret,parat dhe gjumin.Po a ka kjo shefin ta shpjer drejte suksesit? JO.Inteligjenca artificjale programohet nga shkencetar qe i sherbejne zhvillimit njerzor ne fushat me te larta te shkences.As Marksi,Angels,Lenin,Stalin,Mao ,Enveri yne e Ramizi nuk kane four per Diellen tone .Te jete Rama fillozofi i te ardhmes se inteligjences artificjale?
    Nuk kam qellim denigrues por ky aplikacjon eshte i parakohshem,per shoqerite aktuale me te perparuara ne boten e te rejave shkencore.Nuk gjen aplikim tek ne mbasi jemi shume te prapambetur si shoqeri.Kjo duhet studjuar se si duhet te funksjonoje.Kerkon mbeshtetje te pakonstetushme me ligje.C’ka kerkon ndryshime ne Kushtetuten e vendit.Enigma e saj qendron ne ekspozimin e perfundimeve kur i fut te dhenat.Keto te dhena duhen online ne monitore te medhenje te vendosur ne cdo qytet e jo monopol i administrates shteterore. Ajo do nxjerr zbuluar defektet qe duhen ndeshkuar pa u diskutuar nga ligjzbatuesi.Nuk besoj se do kete jetgjatsi.Vet Rama do dali e do na thot .Diella u godit nga nje virus e eshte cmendur.

    Reply
  • ¿? says:
    September 14, 2025 at 6:34 pm

    E para, kete Diellen, mos harroni ta lini pa karikuar.
    >
    E dyta, kjo Diella na qenka pergjegjesi e ketij. Po Saimir Tahiri, po Tigri, perse nuk ishin pergjegjesi e ketij.
    >
    Ky po i ben nje te tallur bythes me ju o shqiptare, njeloj siç e tallte bythen kur e perdorte si organ seksual.
    >
    Rrofte Populli Natyralisht Inteligjent Shqiptar qe po udhehiqet nga Ineligjenca Artificiale.

    Reply
  • P S E ? says:
    September 14, 2025 at 6:41 pm

    Z.Spata , je shume negativ ne te gjitha komentet tende , sigurisht i tille duhet te jesh edhe sot , kosovar zemerzi e

    dashakeqas qe rri dite e nate para monitorit i gatshem te perbaltesh kedo e gjithecka ndaj nuk te lexova fare, se jo vetem

    eshte humbje kohe por edhe turp te merresh me nje si ti !

    Reply
  • P S E ? says:
    September 14, 2025 at 6:46 pm

    Ne mos qofsh edhe ti me dy pikepyetje i njejti person me z.Spata , por nga truri jini rrafsh , prodhim i nje fabrike , UDB-ja !

    Reply
    • ¿? says:
      September 14, 2025 at 7:38 pm

      Ti P S E ? qe kuptoke edhe rrafshinen e trurit, ty cila fabrike te ka prodhuar? Ajo qe prodhoi Diellen? Keshtu qe ky Kryepalla jone paska genjyer kur thote qe Diella nuk ka kusherinj.

      Reply
    • spata says:
      September 15, 2025 at 7:44 am

      Ore rrufjan ! Paske te dretjte . Tahirin dhe Veliajn nuk i denoje Rama por Diella . Ai ua kishte parashikuar fundin, se nje dite Diella do bente punene e saj .Je i pa pare, nuk ma priste mendja, Rama kishte kohe qe bashkjetonte me Diellen . Dhe ja!Fap e nxorri ne mandatin e 4 per tu plotersuar grup kapitujt drejt BE.Do luftoje korrupsjonin mbasi Dumani dhe SPAK-deshtuan .

      Reply
  • Sula says:
    September 14, 2025 at 7:45 pm

    Eshte gabim i madh jo vetem diellza po dhe ky qe rri aty qe e votuam dhe kerkuam vota tek te tjeret per kte , mire te na i bej , ishalla si mbushet mendjat naj dite na ve ne rresht e na qi te gjithve

    Reply
  • demo says:
    September 14, 2025 at 10:00 pm

    Diella,AI,UA,kapituj,Grupkapituj nuk jane risi ne Mjedisin shqiptar.Cfare eshte Diella?
    Diella eshte avioni i Dino Cicos,,Me shume lezet e pershkroi Ismail Kadare tek Kronike ne Gur.
    Vecse duhet te jeni serioze,se edhe shejtan idjotet kane nevoje per seriozitet.

    Reply
  • TURP says:
    September 14, 2025 at 10:07 pm

    O JU THAFSHIN TRUTE
    SI MUND TA PRANONI
    INJORIM TOTAL
    JU KA BERE PADRONI

    JU KA QUAJTUR BALTE
    JU KA BERE DELE
    DINJITETIN TONE
    E KA BERE FERTELE

    NE NUK KENI BY..
    VENDIN TI TREGONI
    OSE MBYLLNI GOJEN
    O JU PRET AVIONI

    A NUK ESHTE GJYNAH
    DIELLEN TA LEME SOLO
    TI GJEJME NJE BASHKSHORT
    QOFTE DHE NJE LOLO

    Reply
  • demo says:
    September 14, 2025 at 10:14 pm

    Avioni prej druri i Dino Cicos pa karburant,pa motor,pa bateri nuk eshte sajese e Ismail Kadarese,Eshte nje objekt real qe terhoqi qindra vizitore ne shtepine e Dino Cicos,ne Gjirokaster..Enveri qe e dinte mire kete histori,kur lexoi Romanin u entusiazmua.Ishte rast i ralle qe Enveri te telefononte ndonje shkrimtar dhe ta uronte per vepren.
    Edi Ramen kane per ta telefonuar shume krere shtetesh,Ndoshta edhe Trump.

    Reply
  • Mira says:
    September 15, 2025 at 12:36 am

    Me fyell dhe idiot k/minister nga mendja, hajdut dhe mafioze per te mashtruar popullin, nuk ke ku ta gjesh ne bote! U lodhe me perhapjen e kanabisit dhe i provoje gjithe bizneset me drogat e forta dhe te zakoneshme, me korrupsionin qe e ka perhapur ne te gjithe shqiperine, ku ka korruptuar edhe gjithe klikene politike Europiane dhe me gjere me parate dhe me pasurite e popullit, me kapjen totale te shtetit dhe drejtesise, lidhjen me krimin kombetar dhe ate nderkombetar duke e futur e dhe ne politike, parlament dhe ne drejtimin e shtetit, me vjedhjen e zgjedhjeve dhe me mashtrimin e popullit tone dhe mbare opinionin perendimor se ky eshte nje lider i madh me perspektive te paimagjinueshme qe mund te coje boten perpara, me coptimin e shqiperise dhe vjedhjen e saj per interesat dhe pasurimin e familjes tij, per kredite personale dhe per gjithe zonjat e renda ministresha qe i lepihen dhe e i sherbejne nga pas. Turp per ne si popull, qe nuk e frenojme dot kete kriminel qe po shkaterron gjithe kombin shqiptar!

    Reply
  • A është Diella e ligjshme? says:
    September 15, 2025 at 6:44 am

    1. Ideja e emërimit të një ministre AI me emrin “Diella”
    Nëse Edi Rama ka “emëruar” një AI me emrin Diella si ministre për tenderat dhe prokurimet publike, kjo më shumë duket një akt simbolik sesa ligjërisht një emërim. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjit për organizimin e Këshillit të Ministrave:
    Ministrat duhet të jenë persona fizikë, me personalitet juridik, të cilët mbajnë përgjegjësi politike, administrative dhe ligjore për detyrën që kanë.
    Një inteligjencë artificiale nuk mund të jetë formalisht ministre, sepse:
    nuk ka personalitet juridik,
    nuk mund të marrë betimin kushtetues,
    nuk mund të japë apo të mbajë përgjegjësi ligjore ose penale,
    dhe nuk ka vullnet të lirë politik.
    Pra, kushtetutshmërisht është e pamundur që një AI të jetë ministre. Nëse Rama e ka prezantuar kështu, është më tepër për efekt propagandistik ose për të promovuar përdorimin e AI në administratë.________________________
    2. A është ligjërisht e lejueshme që një AI të merret me tendera dhe prokurime publike?
    Po, deri diku po, nëse AI përdoret si mjet ndihmës, jo si vendimmarrës final. Ligji shqiptar për prokurimet publike (ligji nr. 162/2020) dhe ligje të tjera që lidhen me administratën publike kërkojnë që:
    Vendimet të merren nga personel me përgjegjësi ligjore.
    Proçedurat e tenderimit të jenë transparente, të dokumentueshme dhe me mundësi ankimi.
    AI mund të ndihmojë në:
    Kontrollin e dokumentacionit.
    Detektimin e konfliktit të interesit.
    Vlerësimin e ofertave bazuar në algoritme objektive.
    Por AI nuk mund të marrë vendimin përfundimtar. Duhet të jetë gjithmonë një zyrtar publik që e nënshkruan atë vendim._________________________
    3. A do ndihmonte Diella në zhdukjen e korrupsionit?
    Potencialisht, po – por me disa KUFI.
    Avantazhet e përdorimit të AI në prokurime:
    Reduktim i subjektivitetit: algoritmet mund të zbatojnë rregullat në mënyrë të njëtrajtshme.
    Zbulim i modeleve të dyshimta: AI mund të analizojë historikun e tenderëve dhe të identifikojë kompani fiktive, çmime të fryra, etj.
    Transparencë më e madhe: nëse sistemi është i hapur dhe auditohet publikisht.
    Por:
    AI është aq i ndershëm sa personi që e programon.
    Nëse algoritmi “trajnohet” me të dhëna të korruptuara, ai do riprodhojë padrejtësinë në shkallë më të madhe.
    Pra, AI mund të jetë mjet kundër korrupsionit, por jo zgjidhje automatike.______________________
    4. A mund të gabojë Diella në procedura?
    Po. AI mund të gabojë, dhe madje në mënyrë:
    Teknike: gabim në kod, mungesë të dhënash, ose bug sistemik.
    Konceptuale: trajnimi i saj mund të mos përfshijë skenarë kompleksë që kërkojnë arsyetim juridik ose etik.
    Etike: vendime që duken “objektive” por prodhojnë pasoja të padrejta._____________________
    5. Kush mban përgjegjësi nëse Diella gabon?
    Ky është një nga aspektet më problematike të përdorimit të AI në administratë. Nëse Diella merr një vendim të gabuar dhe:
    përjashton padrejtësisht një kompani nga tenderi,
    shpall fitues një subjekt të papërshtatshëm,
    apo ndodh abuzim me fonde,
    Përgjegjësia bie mbi:
    1. Institucionin që ka marrë vendimin për përdorimin e Diellës, në këtë rast Ministria përkatëse dhe Këshilli i Ministrave.
    2. Zyrtarin publik që e ka miratuar ose nënshkruar vendimin final.
    3. Kompania që ka zhvilluar ose mirëmban Diellën, nëse ka pasur neglizhencë në programim, trajnime të gabuara ose mungesë kontrolli.
    Jo AI-ja vetë, sepse ajo nuk ka subjektivitet juridik.

    Reply
  • fery says:
    September 15, 2025 at 9:38 am

    Diella eshte versioni femer i Edi Rames, kryemafiozit te te Shqiperise dhe shkaterrimtarit perfundimtar te shtetit shqiptar..!
    Gjitha tjerat qe Edi Rama flete per Diellen s jane gje tjeter pos pordha te tij..!

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    September 15, 2025 at 10:18 am

    Ka disa dite qe e kam pyetur Diellen si t’ja bejme me ekonomine e financat troke, por nuk me ka kthyer pergjigje akoma…

    Reply
  • Humiristi says:
    September 15, 2025 at 10:28 am

    Ministrat do te raportojne sipas keshillave te Djelles!?Pergjegjesine e mban Lena edhe Prena!?Drejtesija do te denoje Ndoc Frrokun!?A ka kyshtetute kjo pseudo republike!?

    Reply
  • demo says:
    September 15, 2025 at 10:55 am

    Z.Znj.Expert Juridik dhe Teknik A eshte Diella e Ligjshme!!!!!!!!!!
    Ke dhene nje pasqyre te plote Ligjore per Kryeministrin,qe sajon perdite Lodra TE BUJSHME.Analiza juaj nuk i vlen Edi Rames,sepse ne aventurat antiligjore ate nuk e mbajne me as Arbitrazhet Nderkombetare qe i ka Humbur te gjitha dhe i kane kushtuar Ekonomise se Shtetit shqiptar rreth 4 miljard Euro.Shto ketu edhe grabitjet 21 vjecare te Bankersit,qe shkojne rreth 21 miljard Euro,Shto cmimet e tejfryra te rrugeve,tuneleve,Inceneratoreve, Lodrat e Edit me pushtetin i kushtojne ketij populli sa buxheti i Amerikes,Kines dhe Indise.
    Sikur nje Expert si JU te kishte ne Kryeministri ne vend te kukullave stimuluese me emra Diella,Hena,Agaci etj,,do ti kishte kursyer Ekonomise Miljarda Euro te humbura ne Arbitrazhet Nderkombetare,,jo vetem Becheti,Mbetjet e Rrezikshme qe shetiten boten dhe u kthyen perseri te Autoriteti portual Durres.
    O Edi Rama kerkoje kete Expertin se po te meson per te mire,sepse ti je nje cope idjot per ceshtjet ekonomike dhe Ligjore.
    Jo per ty,se ti nuk humbet kurre,por per Ekonomine e ketij shteti pocaqi.

    Reply
  • Sheiku Dubanian says:
    September 15, 2025 at 10:59 am

    Se mos ju shkrep ne Koke Iranianeve dhe futen hakerojne Diellen
    Futen e pallojne dhe ta lejne me barre
    Problemi eshte se si nene do marri vendime me zemer Jo me tru dhe ja ku do kapet avokati I popullit ta nxjerri te pafajshme

    Reply
  • Dashi says:
    September 15, 2025 at 11:14 am

    Dëgjoje këtë pensionistin me emrin demo, zoti kryeministër, ose merre për këshilltar , se ky e qan Inteligjencën Artificiale , është mjeshtër i madh kompjuterik . Ky ka qënë edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës , por meqënëse Kosova tashmë ka marrë rrugën mu.it dhe demua dha një kontribut të pa diskutueshëm në izolimin e Kosovës , por sot është një qytetar i lirë . Përfito nga rasti , është akoma i ri 85 vjeç , shiko dhe mundësinë për t’i kthyer tokat që ka pasur , se u tret i shkreti për ato të flamosura toka .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?