Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk ka rritje të çmimit të biletës, transporti urban në Tiranë drejt subvencionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Nuk ka rritje të çmimit të biletës, transporti urban në Tiranë drejt subvencionit
EkonomiLajmi i fundit

Nuk ka rritje të çmimit të biletës, transporti urban në Tiranë drejt subvencionit

Published: August 16, 2024
Shpërndaje

Operatorët e transportit urban kryeqytetas, për shkak të shtimit të kostove nga karburanti dhe pagat e punonjësve, kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën për dyfishimin e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë.

Por Bashkia e Tiranës ka zgjedhur ta subvencionojë rritjen e munguar të çmimit të biletës dhe të shtojë vlerën e kompensimit për abonenë e studentëve. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban Qytetas, Kostandin Foni, tha për Monitor se janë zhvilluar një sërë takimesh me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, teksa pritet që formula për përllogaritjen e subvencionit të paraqitet nëpërmjet një draft projektvendimi.

Mbështetur në llogaritjen e shpenzimeve dhe sasinë e shitjes së biletave nga secili operator do të llogaritet edhe shuma e dhënies së subvencionimit që do të jetë e përmuajshme.

- Publicitet -

Sipas Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas parashikohet që kompensimi të jetë 12 lekë për çdo biletë të shitur. Po ashtu për shpërndarjen e aboneve falas për studentët nga muaji tetor deri në qershor, Bashkia e Tiranës kompenson operatorët në vlerën e 600 lekë për abone.

Nisma e Bashkisë së Tiranës “Abone falas për studentët” ka nisur zbatimin nga 1 nëntori 2022. Për studentët e pajisur me kartë studenti për të gjitha linjat, në transportin qytetas në bashkinë e Tiranës” është përcaktuar dhe mënyra e kompensimit, bazuar në vendimin e Bashkisë së Tiranës, pra kompensimi për 600 lekë/abone e shitur.

Me ndryshimet për dhënien e kompensimet operatorët pritet të përfitojnë 1,600 lekë kompensim, sa çmimi i abonosë së përgjithshme. Pra mund të ketë një rritje të subvencionimit për abonenë e studentëve prej 1,6 herë. Në muaj për të gjithë operatorët shpërndahen 22,000 -23,000 abone falas për studentët, për periudhën e vitit akademik që nis nga muaji tetori dhe përfundon në qershor.

Kompanitë kanë ngritur disa herë shqetësimin se për secilin operator në Tiranë shitjet e biletave ranë 37% nga shpërndarja e aboneve falas. Në tetor 2023, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në një letër drejtuar bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit ku u kërkohej rimbursimi i plotë në vlerën e 1,600 lekë të aboneve të studentëve që shpërndahen falas, pasi dhënia e tyre falas rrezikonte falimentimin e 11 kompani të transportit urban për 16 linja.

Transporti publik i Tiranës vijon të jetë në gjendje të rënduar financiare për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve dhe shtimit të kostove nga karburanti, mirëmbajtja dhe rritja e pagave e shoferëve dhe faturinove.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni tha për “Monitor” se përgjatë vitit numri i pasagjerëve në linjat urbane vijon të jetë me rënie 35%, ndërsa në muajt e verës ka 50% më pak pasagjerë.

Sipas tij gjithashtu kostot e mirëmbajtjes për flotën e autobusëve janë dyfishuar për secilin operator nga nisja e luftës në Ukrainë dhe deri tani. Gjithashtu janë dyfishuar edhe rritjet e kostove për pagat e personelit. Paga mesatare e një shoferi ka arritur 90 mijë në muaj, ndërsa e një faturino75 mijë në muaj.

“Për shkak të vështirësive financiare operatorët e kanë të pamundur të mbijetojnë apo dhe më tej të përmirësojnë shërbimin. Ndërsa shtimi i flotës së mjeteve është kosto e shtuar, kur numri i pasagjerëve është me rënie”, pohon ai.

Në Tiranë janë 12 operatorë të licencuar që operojnë në 16 linja.Shoqata paralajmëron se në rast se nuk arrin të miratohet formula për dhënien e kompensimit brenda muajit shtator, atëherë të gjithë operatorët e transportit publik qytetas rrezikojnë të ndërpresin shërbimin.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Lluksi i monopoleve në ekonominë e tregut! says:
    August 16, 2024 at 8:14 am

    Çfarë nënkuptoni me “transport publik” kur linjat e autobuzave janë private?! Luksenburgu e ka pa para, sepse shpenzimet i mbulon Bashkija. Bostoni I ka me para, por nuk janë private autobuzat, metroja dhe trenat e brëndëshme. Tirana i ka private me kompensim nga taksat për privatin! Ndryshimin shikojeni vetë!

    Reply
  • Aldrinp says:
    August 16, 2024 at 11:00 am

    Ai nenkupton qe parate e popullit ja jep privatit. Ky eshte lloji i Transportit “publik” qe shet Erjon Muti Hajduti.
    “Operatoret”, sipas Erjon Hajdutit, e kane te veshtire te nxjerrin “fitimin”, keshtu qe do nderhyje Erjon Hajduti te parate e Popullit tju japi leke “Operatoreve”
    Pse nuk heqin dore “operatoret”, ashtu sic lene bizneset ata qe nuk kane fitime?
    Kush eshte ai privat qe i kerkon shtetit me zor parate e fitimit?
    Pse nuk blen Erjoni autobuze, po nderton skema me “opratore” per transportin publik?
    Ku i gjeti Erjoni te drejtat te krijoje “operatore”?
    Apo i con leket te skemat e 5d dhe skemat e kurimit te Artit te gruas se tij?
    Kurues arti..
    Vjedhin pa pike turpi, fshatare dhe injorante u bene kurues arti dhe grabisin qindra miliona pa hezitim fare
    Copa qelbesirash

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundjava sjell shi e shtrëngata, ulje temperaturash dhe breshër
  • Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  • Ngërçi me pagat, Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO
  • Prestigjozja amerikane Newsweek: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në model global
  • Akuzat e ish-zv.kryeministrit në arrati, ministres i “vjen ndot” të përgjigjet, i quan “llum”

Komentet e Fundit

  1. K R on Akuzat e ish-zv.kryeministrit në arrati, ministres i “vjen ndot” të përgjigjet, i quan “llum”
  2. Detari on Dita që ndryshoi botën
  3. Detari on Dita që ndryshoi botën
  4. Ethem Lalaj on Akuzat e ish-zv.kryeministrit në arrati, ministres i “vjen ndot” të përgjigjet, i quan “llum”
  5. Ethem Lalaj on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?