Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshime se Prokuroria e Hagës e infiltroi një prokuror në Qendrën e Paraburgimit, Thaçi alarmohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dyshime se Prokuroria e Hagës e infiltroi një prokuror në Qendrën e Paraburgimit, Thaçi alarmohet
KosovëLajmi i fundit

Dyshime se Prokuroria e Hagës e infiltroi një prokuror në Qendrën e Paraburgimit, Thaçi alarmohet

Published: July 27, 2025
Shpërndaje

SKANDAL: Dyshime se Prokuroria e Hagës e infiltroi një prokuror në Qendrën e Paraburgimit – Thaçi alarmohet, gjyqtarët s’e shohin shqetësuese

Në seancën e 27 marsit të vitit 2025, një prokuror i ri i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, u shfaq për herën e parë në seancë. Aty, planifikohej të dëshmonte dëshmitari i fundit në rastin e krerëve të UÇK-së.

Pavarësisht se ish-krerët e UÇK-së ishin në seancë me video-lidhje, me ta parë këtë prokuror në transmetim, Hashim Thaçi nuk u përmbajt. Seanca ishte e mbyllur, dhe për orë të tëra pati diskutime të ashpra.

- Publicitet -

Hashim Thaçi kishte alarmuar se personi që ishte ulur në anën e Prokurorisë së Hagës, kishte qenë punëtor në Qendrën e Paraburgimit ku mbahen ish-krerët e UÇK-së. I kishte ruajtur ata, kishte pasur qasje në biseda e dokumentacione konfidenciale. Madje, ishte i përfshirë në rastin e Prokurorisë për pengim të drejtësisë, ku Prokuroria kishte incizuar bisedat në Qendrën e Paraburgimit, raporton gazeta Nacionale.

Kjo situatë alarmoi mbrojtjen e krerëve të UÇK-së të cilët kërkuan të gjitha dokumentacionet për punësimin ekëtij zyrtari, transkriptet dhe detajet e tjera. Megjithatë, gjyqtarëve të Gjykatës Speciale kjo nuk iu duk fort shqetësuese, pavarësisht dyshimeve të mëdha për konflikt të interesit.

“Mbrojtja pohon se: (i) ndërsa punonte në NJQ, [I REDAKTUAR] kishte kontakte të rregullta me katër të Akuzuarit, përmes të cilave ai pati mundësinë të mësonte për shqetësimet dhe preokupimet e tyre të përditshme;24 (ii) ai ishte i përfshirë në [I REDAKTUAR];25 (iii) informacioni i zbuluar nga ZPS dhe Regjistri në përgjigje të kërkesave të Mbrojtjes nuk i përgjigjet kërkesës së Mbrojtjes në një numër aspektesh të rëndësishme, duke përfshirë natyrën e punës së tij dhe përfshirjen e tij me [I REDAKTUAR]”, thuhet në një vendim të Speciales.

Megjithatë, mbrojtja ka alarmuar se të gjitha kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, dhe nuk kanë qasje në dokumente për të vërtetuar nëse ka pasur konflikt të interesit apo jo,

Prokuroria u përgjigj duke theksuar se ky person nuk ka pasur qasje në informacione specifike të ndishme, të cilat mund të ndikojnë në rastin e pengimit të drejtësisë, apo në këtë rast.

“Regjistruesi përcaktoi qartë se [REDAKTUAR] nuk kishte qasje në asnjë material të privilegjuar, qoftë dixhital apo fizik, dhe kjo është në përputhje me informacionin në dispozicion të ZPS-së;33 (iii) zbulimi nuk është i justifikuar në rrethana kur baza e supozuar për të është kundërshtuar shprehimisht;34 (iv) në masën që Mbrojtja po përpiqet të zgjerojë bazën e saj për të aksesuar informacionin jo-publik, kjo nuk përmbush testin e zbatueshëm për një konflikt interesi dhe injoron faktin se [REDAKTUAR] është i lidhur nga kushtet e një marrëveshjeje të rreptë moszbulimi (“NDA”) e cila e ndalon atë të zbulojë, ndajë ose përdorë çdo informacion jo-publik të fituar gjatë punësimit të tij të mëparshëm”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Megjithatë, sikur edhe në 99% të rasteve të tjera, gjyqtarët ishin në anën e Prokurorisë së Specializuar.

Ata theksuan se kërkesat e mbrojtjes për të pasur qasje në dokumente të tilla, po përdoret si një peshkim, sa për të nxjerrë disa informacione, të cilat nuk janë të rëndësishme, Si rezultat, gjyqtarët e rrëzuan kërkesën.

“Paneli konsideron se kërkesat e Mbrojtjes për informacion dhe kërkesa aktuale po përdoren pjesërisht si një ekspeditë peshkimi që synon të nxjerrë informacion që Mbrojtja shpreson se SPO (dhe/ose Regjistri) mund të ketë dhe mund të mbështesë pretendimin e Mbrojtjes për një konflikt interesi”, thuhet në vendim.

Pra, një prokuror i Prokurorisë së Specializuar së Hagës, kishte punuar si gardian apo zyrtar tjetër në Qendrën e Paraburgimit. Por, në aspektin juridi, gjyqtarët rrëzuan kërkesën e mbrojtjes, dhe një ankesë e tillë nuk shkoi përpara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313
  • Në Kroaci publikohet dosja sekrete e ish-shefit të shërbimit sekret boshnjak mbi rolin e Vuçiç në “Sarajevo Safari”
  • Rrahje me shkop në tubim, protestuesi përfundon në Komisariat, dhunoi ashpër familjaren e tij
  • SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, vendimi hap rrugën për investime
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive

Komentet e Fundit

  1. Artan on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  2. 123audio.org on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  3. demo on HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  4. U shua Shqipëria që më 1992-shin. on “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  5. Vëni pak rradaken në punë on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?