Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali i korrupsionit në Ukrainë, nën akuzë krahu i djathtë i Zelensky
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Skandali i korrupsionit në Ukrainë, nën akuzë krahu i djathtë i Zelensky
BoteLajmi i fundit

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, nën akuzë krahu i djathtë i Zelensky

Published: May 29, 2026
Shpërndaje

Ish-shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Andrij Jermak, i përfshirë në një skandal të madh korrupsioni, akuzohet se konsultohej me një astrologe dhe eksperte “feng shui” për emërimet në poste të larta qeveritare.

Pretendimi u bë publik gjatë seancave gjyqësore të 12-13 majit në një çështje korrupsioni të hetuar nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit (SAPO). Hetuesit po shqyrtojnë një skemë të dyshuar pastrimi parash me vlerë 460 milionë hryvnia, rreth 10.5 milionë dollarë, përmes projekteve luksoze të ndërtimit pranë Kievit.

Sipas prokurores Valentyna Hrebeniuk, Jermak konsultohej periodikisht me një person të regjistruar në telefon si “Veronika Feng Shui Office” për emërime të rëndësishme shtetërore.

- Publicitet -

“Personat që ajo miratonte emëroheshin në këto poste”, deklaroi prokurorja, duke shtuar se para emërimeve, Jermak i dërgonte astrologes datat e lindjes së kandidatëve.

Hetuesit identifikuan “Veronika Feng Shui Office” si Veronika Anikjeviç, një 51-vjeçare nga Kievi që prezantohet si konsulente astrologjie dhe “feng shui”. Sipas të dhënave të publikuara nga njësia investigative “Schemes” e Radios Evropa e Lirë, në telefonat e personave të tjerë numri i saj ruhej me emërtime si “fallxhorja e Jermakut”.

Në gjykatë, Jermak mohoi të kishte komunikuar me “fallxhore” apo “profetë”. I pyetur nëse e njihte Anikjeviçin, ai tha: “Njoh disa Veronika. Nuk më kujtohen mbiemrat”.

Ndërkohë, vetë Anikjeviç ka reaguar ashpër ndaj hetimeve, duke i quajtur zyrtarët e NABU dhe SAPO “llum” dhe duke pretenduar se hetimi është pjesë e një operacioni për “kapitullimin e Ukrainës”.

Skandali ka shkaktuar debat të madh në Ukrainë, pasi prek një nga figurat më të afërta me presidentin Zelenski në vitet e fundit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • capi says:
    May 29, 2026 at 12:13 pm

    Qenka fallxhore allafrenga. Zakonisht jane esmere.

    Reply
    • Remo says:
      May 29, 2026 at 4:47 pm

      Po esmer eshte vete fallxhori, Zhele
      komiku, keto jane si Djella e Gjatoshit tone. Se mos eshte e para…po partia, ka besim tek ai derisa mos te ngelet me njeri ne kembe ne Ukraine….nga ana tjeter, edhe Vladi ka fallxhoren e tij, Zaharoven, vetem “fitore” parashikon ajo. Populli? Po c’i q… te’temen, njeqind bien e nje ngrihet…

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo
  • Fundjava sjell shi e shtrëngata, ulje temperaturash dhe breshër
  • Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  • Ngërçi me pagat, Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?