Ndonëse Ilir Meta pati paralajmëruar se do të padisë gazetën austriake ‘Kronen Zeitung’, pas artikullit që kishte publikuar se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, kreu i Partisë së Lirisë njofton se ka hequr dorë nga padia.
“Mund t’ju them se kjo gjë mu vlerësua e panevojshme dhe jo produktive nga disa kompani që merren me shpifje. Padyshim që gjyqi ishte i fituar. Për shkak të ligjeve austriake, kompensimi do ishte i përmasave modeste ndërkohë që shpenzimet për ndjekien e këtij gjyqi ishin të larta dhe për efekt për transparencën, nuk ia vlente. 300 euro ora për një studio ligjore. Ishte një gjë e panevojshme, gazeta vetëm ka prodhuar shpifje. Këto padyshim që vijnë për shkak se të kërkuarit janë në Vienë. Ai që ka bërë kallëzimin, herë pas here ka qenë në Vienë. Nuk kemi ndërmend të harxhojmë energji të kota me regjimin e inceneratorëve.
Pyetje: Është një mundësi hetimi i SPAK për t’i dhënë përgjigje gazetës austriake?
Meta: Ajo dihet si gazetë që prodhon skandale. Kishte një rekomandim nga miqtë e mi austriakë që nuk ia vlen të merresh me një gazetë që prodhon skandale dhe aludime të ndryshme”, tha Meta në një intervistë për mediat.
Konfirmohet lobimi 700 mijë USD
Disa dokumente të publikuara në media kanë konfirmuar vërtetësinë e artikullit të botuar disa ditë më parë nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila denoncoi Ilir Metën dhe LSI-në se ka paguar 700 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump, në vitin 2017.
Dokumentet e dorëzuara në autoritetet amerikane komprometojnë rëndë Ilir Metën dhe LSI-në. Kontratat konfirmojnë se Ilir Meta, në fillim të vitit 2017, ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.
Po ku i gjeti Ilir Meta paratë për të kryer pagesat në janar-shkurt 2017 për kompaninë McKeon Group dhe 600 mijë euro për kompaninë “Dorelita Limited”? A i ka deklaruar Meta këto para në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive?
Ndryshe nga sa tregojnë dokumentet amerikane, në raportin e saj vjetor financiar për vitin 2017, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, LSI ka raportuar shpenzime për konsulencë dhe lobim në vlerën 3.3 milionë lekë. Konkretisht, LSI ka deklaruar në KQZ shpenzime konsulencë në vlerën 1,414,465 lekë me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA. Gjithashtu, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar në raportin financiar shërbime konsulence me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me anë të një raporti, ka konstatuar se LSI nuk justifikon me burime të ligjshme të ardhurash as kontratën e dytë, atë me kompaninë MCKEON GROUP, me vlerë 1.9 milionë lekë.

Nuk ka leke i shkreti.
Po ata qe te nxoren dosjen do i hedhesh ne gjyq?apo do terhiqesh…..
Po saliu ka leke per avokatin francez pse nuk e mer edhe ti te njejtin avokat
Ky i shkreti po flet percart,por mos ki frike o hajdute se nuk do denohesh,se ke saliun qe te mbron,ke dhe ramen qe ju do te dyve si gogoli per te trembur votusit
Ai që mbron Ilir Metën dhe Sali Berishën ai që po ngren alarmin fallco për rrezikshmërin që paraqesin spiunët I.M. dhe Penicilina apo Streptomicina në kohën e Babaqemos së pseudosocilizmit, dhe o burra ligjje në kuvënd për dosjet e këtyre spiunëve duke i përdorur këto ligje si bajga për të mbuluar krimet reale, aktuale të këtyre hijenave të kusarisë, është Edi Rama sepse
po të hetohet vërtet nga SPAK dhe prokurorët të veshin doreza antiseptike dhe të venë një maskë për të mos u mbytur nga era e rëndë dhe të kontrollojnë halen e korrupsionit, krimit dhe kusarisë 30 vjeçare për polikriminelin Sali Berisha dhe kusarin tepër profesionist, mafiozin e mirfilltë Ilir Meta, do tu dal i pari, zhytur këmb e kokë në këtë hale gjigande, zhyer në çdo centimetër me fekalet e flliqura të kësaj haleje, Edi Rama dhe
tentetivat e SPAK janë thjesht një shou sepse polikusari Edi Rama nuk mund të arrestohet sepse mbrohet nga Olaf Shulcët e BE sepse duan një qeverisje kusarësh të pamëshirshëm të Shqipërisë që shqipëtarët të ngrihen të gjthë nga tmerri i kusarisë dhe të emigrojnë dhe të plotsojnë mungesat e nivelit të frikshëm të Gjermanisë dhe vëndeve të tjera për fuqi punëtore dhe për të ndryshuar bilancin e plakjes së popullsisë që po sjell shterpëzimin alarmant për këta popuj dhe s’ do ketë më breza të rinjë për të punuar për të mbajtur me kontribute dhe për zëvëndësuar në mënyrë dinamike brezin e pensionistëve.
Njerëz , polikusari Edi Rama mbron bashkëpuntorët e tij, bashkëbanuesit e tij zhytur në halen e flliqur të krimit , kusarisë dhe korrupsionit, Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe Olafë Shulcët e mbrojn Edi Ramën se interesat e tyre duan një kusar horror që të qeveris Shqipërinë dhe
mos u besoni pordhëve mediatike për hetime dhe arrestime të peshqëve të ambasadorëve amerikanë që dalin nga koridoret e SPAK të drejtësisë angloamerikane që ekziston dhe s’ të fal vetëm në broçkollitjet e avokatit të nerum Takut dhe daljet mediatike të ambasadoress Kim.
Do të deshje me gëzim të madh që të ishja i gabuar, por mbajeni mënd, do të ketë ca protesta edhe ndoshta të dhunshme në shtator nga Sali Berisha dhe Ilir Meta që po i bjen tavolinës me grusht të revoltuar dhe nevrikosur në kulm (ata nuk durojnë më padrejtësitë që u bëhen shqipëtarëve )
pse Edi Rama vjeth pa mëshir popullin dhe votat e shënjta dhe
në tetor, do të kemi një takim rreth pjatës me ngjala afër vilave të Sali Berishës dhe Ilir Metës të Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës nën bekimin dhe praninë e ambasadores Hofmann të BE duke qetsuar situatën se jemi në gjëndje lufte dhe s’duam destabilizim të situatës.
Mire Ilir Meta, qe megjithese nuk ka firmosur personalisht kete kontrate dhe nuk dihet nese i ka paguar ato para, me siguri e meriton te shkoje ne burg per nje kohe te gjate, po pse nuk flitet per lobimin ne USA te Saimir Tahirit?
Ne FARA (https://efile.fara.gov/docs/6783-Exhibit-AB-20200116-3.pdf) ka edhe nje kontrate mes Saimir Tahirit dhe “Stone Strategic Solutions”, ne 14 Janar 2020, per nje shume prej 20 mije dollaresh ne tre muaj. Kjo kontrate eshte firmosur personalisht nga Saimir Tahiri. Eshte e sigurt qe Saimiri ka paguar te pakten 20 mije dollare, por nuk dihet nese ka vazhduar te paguaje edhe pas tremujorit te pare. A i ka deklaruar Saimiri keto pagesa? Nga i ka gjetur gjithe keto para, nderkohe qe ka qene vetem me rroge shteti? Pse nuk flet askush per kete?