Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prapaskenat e TIMAK: Privati me 80% të aksioneve, shteti financon gjithçka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prapaskenat e TIMAK: Privati me 80% të aksioneve, shteti financon gjithçka
KronikeKryesore

Prapaskenat e TIMAK: Privati me 80% të aksioneve, shteti financon gjithçka

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Sipas të dhënave, Yeffet hyri si ortak në kompaninë “TIMAK” në vitin 2025, vetëm pak javë përpara se ajo të merrte pozicionin dominues në partneritetin me shtetin për sektorin strategjik të mbrojtjes

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e dhënë mbrëmë, ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si po funksionon industria e re ushtarake e ngritur nga qeveria, duke vendosur në qendër të denoncimit kompaninë TIMAK Defence, shoqërinë ku privati kontrollon 80% të aksioneve, ndërsa shteti shqiptar vetëm 20% por paguan gjithcka.

Sipas deklaratës së Ahmetajt, TIMAK Defence ka vetëm 14 punonjës, me një kosto vjetore prej rreth 140 mijë eurosh, ndërsa aktiviteti real i prodhimit ushtarak, sipas tij, është minimal.

- Publicitet -

“Timak Defense ka 14 punonjës, me një kosto prej 140 mijë euro në vit. Kjo kompani ka bërë vetëm 240 mijë lekë pajisje ushtarake. Kapitali i Timak Defense është negativ, pra Ron Yeffet nuk ka investuar asgjë, por ka futur tubin në buxhetin e shtetit për të thithur paratë e shqiptarëve. Ka marrë aty një tender 3.1 milionë euro dhe s’ka investuar asgjë”, deklaron Ahmetaj.

Akuzat e ish-zëvendëskryeministrit marrin një tjetër peshë kur shihen paralelisht me strukturën e pronësisë së kompanisë dhe raportin mes shtetit dhe privatit.

Kush e zotëron TIMAK Defence?

Sipas dokumenteve të regjistrit tregtar, TIMAK Defence është themeluar më 4 gusht 2025, ndërsa është regjistruar në QKB më 13 gusht.

Struktura e aksioneve është e tillë:

80% – TIMAK sh.p.k.

20% – KAYO sh.a.

KAYO është kompania shtetërore e industrisë ushtarake, e kontrolluar 100% nga Ministria e Mbrojtjes.

Pra, megjithëse bëhet fjalë për një aktivitet strategjik të lidhur drejtpërdrejt me Forcat e Armatosura dhe sigurinë kombëtare, shteti shqiptar zotëron vetëm një të pestën e TIMAK Defence, ndërsa 80% kontrollohet nga kompania private TIMAK.

Por edhe struktura e TIMAK-ut ka ndryshuar pak përpara krijimit të kompanisë së përbashkët me shtetin.

Sipas të dhënave të regjistrit tregtar, TIMAK zotërohet:

51% nga Arjeta Puca

49% nga Ron Yeffet.

Kjo do të thotë se, në mënyrë indirekte, pronësia ekonomike mbi TIMAK Defence ndahet afërsisht:

Arjeta Puca – 40.8%

Ron Yeffet – 39.2%

Shteti shqiptar, përmes KAYO – 20%.

Regjistri i pronarëve përfitues konfirmon gjithashtu Arjeta Pucën si pronare përfituese të TIMAK Defence me 40.8%, përmes pjesëmarrjes së saj prej 51% në TIMAK.

Ron Yeffet hyri në TIMAK vetëm pak javë përpara marrëveshjes me shtetin.

Ron Yeffet nuk ka qenë historikisht aksioner i TIMAK. Ai hyri në pronësinë e kompanisë në vitin 2025, duke marrë 49% të TIMAK, ndërsa Arjeta Puca mbajti 51%.

Vetëm pak javë më vonë u krijua TIMAK Defence dhe TIMAK mori 80% të kompanisë së përbashkët me KAYO-n shtetërore.

Pra, brenda një periudhe shumë të shkurtër, Yeffet hyri si ortak në kompaninë private dhe kjo kompani u bë më pas partnerja dominuese e shtetit në një prej sektorëve më sensitivë të ekonomisë: industrinë ushtarake.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Hajdut me poture says:
    September 8, 2026 at 7:32 am

    Do ta gjejn nga nje Damir Fazllic kta palacot tane patjeter

    Reply
  • Detari says:
    September 8, 2026 at 8:14 am

    E pushtuan vendin cifutet ramazoni nga turqit na coi te cifutet

    Reply
  • Shqiptar says:
    September 8, 2026 at 10:36 am

    Timak nuk ka gjunje per te bere pune te ketilla, gjithcka e merr te gatshme ne turqi, nqs nuk eshte keshtu perse nuk na tregojne stabilimentin e prodhimit te mjeteve ku eshte, ku ndodhet,a kane teknologji dhe makineri konstruktimi mjetesh.
    Timak eshte marre me tender me mjete te perdorura te marra lart e poshte rrugeve te europes. Dikush e morì per dore dhe i ofroj kete mundesi, nga fici ne prodhues mjetesh per ushtrine, ku kualiteti duhet te jete ne baze te kerkesave dhe standartit europian e Natos.
    Na qenka futur izraeliti ne mes qe te justifikojne marrjen e mjeteve nga gjithe bota dhe te na i shesin ne, duke then i prodhuan keta.

    Reply
  • Mindray says:
    September 8, 2026 at 2:52 pm

    I am really impressed with your writing skills and also with the layout
    on your blog. Is this a paid theme or did you modify it yourself?
    Either way keep up the excellent quality writing,
    it is rare to see a nice blog like this one today.

    Reply
  • Shqiptarja says:
    September 8, 2026 at 3:17 pm

    Nis sesioni i ri parlamentar dhe kryetari i kuvendit mban fjalën e hapjes:
    Të dashur ujqër e ulkonja :në këtë sesion të ri do të bëjmë plane se si të lodhemi më pak dhe të fitojmë më shumë kafshë të dobishme në shërbimin tonë në veçanti qingja dhe dele se ato na kuptojnë më shumë.
    Dakort, kaq kishim për sot ditët e mira i kemi me shumicë, qingja dhe delet i kemi në dispozicion.

    Reply
  • Shqiptarja says:
    September 8, 2026 at 3:18 pm

    Postoni komentin tim!

    Reply
  • Shqiptarja says:
    September 8, 2026 at 3:19 pm

    Nis sesioni i ri parlamentar dhe kryetari i kuvendit mban fjalën e hapjes:
    Të dashur ujqër e ulkonja :në këtë sesion të ri do të bëjmë plane se si të lodhemi më pak dhe të fitojmë më shumë kafshë të dobishme në shërbimin tonë, në veçanti qingja dhe dele se ato na kuptojnë më shumë.
    Dakort, kaq kishim për sot ditët e mira i kemi me shumicë, qingja dhe delet i kemi në dispozicion.

    Reply
  • Kanina says:
    September 8, 2026 at 5:49 pm

    Ha ato paret e vjedhura nga ky popull qe te besoi dhe kurre mos ta pafshim ate fytyren tende verdhane. Turp, qe te perdor edhe me idjoti i gezetarise Peka.

    Reply
  • demo says:
    September 8, 2026 at 6:12 pm

    Yeffet ne audiopergjim thote:-Qeverria shqiptare me ka ftuar mua per te kryer punet e pista.
    Cfare mbetet per te komentuar?SPAK nuk ka fuqi ta arrestoje.Nuk ka Forca ushtarake te perballen me Garden e Kryeministrit.Mbetet vetem kryengritja e armatosur,te arrestoje Ramen.
    Berisha pardje ne takim me diasporern ne Amerike,e tha troc,:Kryengritja e popullit te armatosur qe kishte humbur parate ne fajde,me detyroi te jap doreheqjen dhe te shpall zgjedhjet e parakohshme’
    Berisha u dorehoq,kur kryengritesit ishin tek Ura Mifolit.Ky edhe tek Ura Lanes,te jene,pa u vrare dhe ushtari fundit,nuk ckulet.

    Reply
  • Genti Shahaj says:
    September 9, 2026 at 3:21 pm

    Por nese ju merni Arme, edhe doni gjake derdhje, a nuk i marin edhe ata qe e kane votuar anen tjeter armen??!!. Ju qe beni keto thirje , nuk ia doni te mbaren Shqiperise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Banka Qendrore e Skandaleve
  • 01 tetor 2026
  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  2. demo on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  3. demo on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  4. Mungesa e meritokracisë & e turpit on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij
  5. nastradini on Banalizimi i korrupsionit dhe kostoja e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?