Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SKANDALI/ PD falsifikon firmat e Këlliçit, Bylykbashit dhe të Shehajt, nënkryetarja e Kuvendit: Është vepër penale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SKANDALI/ PD falsifikon firmat e Këlliçit, Bylykbashit dhe të Shehajt, nënkryetarja e Kuvendit: Është vepër penale
AktualitetPolitike

SKANDALI/ PD falsifikon firmat e Këlliçit, Bylykbashit dhe të Shehajt, nënkryetarja e Kuvendit: Është vepër penale

Published: February 7, 2023
Shpërndaje

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për të zhvilluar mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama. Por udhëtimet jashtë shtetit dhe përplasjet brenda PD-së, kanë bërë që deputetët e mbetur të grupit parlamentar të opozitës të falsifikojnë firmat e njëri-tjetrit për të arritur kuorumin e nevojshëm.

Nga një verifikim i thjeshtë i firmave të mëparshme të deputetëve Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj konstaton lehtësisht se nuk përputhen me firmat e hedhura në kërkesën e paraqitur nga PD në Kuvend për interpelancë me Ramën.
Firma e hedhur pro dhe shkrimi i ndryshëm i emrit dhe mbiemrit të tre deputetëve, ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me një falsifikim të një dokumenti zyrtar që i është paraqitur Kuvendit.

Dyshimet shtohen edhe më shumë nëse do të bëjmë një kontroll të datës së dokumentit me udhëtimet e Belind Këlliçit dhe Oerd Bylykbashit. Prej më shumë se një jave kandidati i Berishës për Tiranën dhe nënkryetari i PD-së ndodhet në SHBA, ndërkohë që dokumenti ku janë mbledhur firmat ka një datë të mëvonshme.

- Publicitet -

Një fakt të tillë e pohon dhe Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Felaj ka publikuar fakte se si deputetët e opozitës kanë falsifikuar firmat e njëri-tjetrit. Ajo kujton se falsifikimi është vepër penale.
“A ka sjellje më degraduese për Parlamentin dhe për të ashtuquajturën opozitë , sesa të fallsifikojë nënshkrimet e deputetëve të vet në dokumenta të cilat i drejtohen Kuvendit???? Kaq hapur bëhet kjo , saqë edhe kur deputetët janë jashtë vendit, psh Belind Këlliçi e Oerd Bylykbashi , figurojnë sikur të kenë qenë këtu e të kenë firmosur.
Lehtësisht i dukshëm e i verifikueshëm manipulimi në letra , per të plotësuar kriterin numerik që disa kërkesa të vihen në lëvizje nga Kuvendi! E përsëritur në fakt! Dhe këtë herë është koha që fallsifikatori ose fallsifikatorja të zbulohet! Ekspertimi grafik e konfirmon këtë! Dhe jo vetëm kaq , por dhe të sanksionohet si cdo qytetar tjetër në RSh për krimin e fallsifikimit të dokumentave të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal! Stop fallsifaktorëve dhe gënjeshtarëve që betohen për shtet, për parlamentarizëm , për opozitë, por nuk bëjnë dot as më shumë dhe as më pak sesa cdo kundravajtës i rëndomtë i ligjit penal! #kuvendiishqipërisë”, shprehet Felaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump humbet betejën gjyqësore për letrën e Epstein
  • Pitagora i Samosit bashkoi 2500 vjet më parë muzikën dhe matematikën
  • Një javë pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi
  • VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  • Katër nxënës shqiptarë ndalohen në Mal të Zi pasi bënë simbolin e shqiponjës me duar

Komentet e Fundit

  1. Aleksander Thana on Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness
  2. Dajti on Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale?
  3. Ethem Lalaj on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. demo on Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?