Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MASAT / Ministrja: Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > MASAT / Ministrja: Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje
Lajmi i funditPolitike

MASAT / Ministrja: Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Published: July 1, 2024
Shpërndaje

Pas skandalit të Onkologjikut, që ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT.

Ministrja Koçiu në takim zbuloi disa nga ndryshimet në Urdhrin e Mjekut.

“Dua të bëj me dije se kemi ndërhyrë në ligje, i cili rregullon veprimtarinë për bluzat e bardha. Një drejtues në spital publik, nuk mund të punojë në privat. Nëse mjeku çon klientë në privat do ketë gjobë për mjekun e klinikës. Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje”, tha Koçiu.

- Publicitet -

Ndër të tjera, ministrja u shpreh se do të ngrihet dhe një komision i vetëm shtetëror disiplinor me 5 anëtarë dhe një komision apelimi, ku sipas saj,  vendimet e këtij të fundit mund të ankimohen në gjykatën administrative, por ky ankimim nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit te komisionit të apelimit.

Edhe masat disiplinore aktuale do të ashpërsohen ligjërisht si pjesë e kësaj pakete ndërhyrjesh, u shpreh Koçiu.

Ministrja tha se dërgimi në klinika private do të dënohet, ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalim të aktivitetit. Shkelja e etikës, betimi i Hipokratit do të dënohen po ashtu, teksa shtoi se shkelja e protokollit mjekësor do të çojë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjatë gjithë jetën.

Masat disiplinore

  • dërgimi i pacientëve në klinikën private nga mjeku përgjegjës për ta në shërbimin publik, do të dënohet me gjoba domethënëse për mjekun dhe për klinikën private që vetë mjeku ka hapur apo punon. Ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalimin e aktivitetit për mjekun apo klinikën private për afate të caktuara.
  • shkelja e rregullit që drejtuesit publike nuk mund të kenë klinika private apo të punojnë në to përveç shkarkimit nga funksioni dhe gjobës domethënëse për mjekun, si dhe gjobës gjithashtu për klinikën private, do të mund të çoje deri në ndalimin e aktivitetit për të dyja palët për afate të caktuara.
  • mosdeklarimi transparent në kërkimin e autorizimit/lejes për punësim në privat do të çojë në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit për afate të caktuara.
  • shkelja e etikës (betimit të hipokratit) dhe të protokolleve mjekësore, kur nuk ka shkaktuar pasoja do të çojë në ndalimin e kryerjes së disa shërbimeve mjekësore dhe deri në heqjen për afate të caktuara të licencës së ushtrimit të profesionit.
  • shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të lehta do të çojë, përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit për një afat shumë domethënës.
  • shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të rënda do të çojë përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjithë jetën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • IGJEO jep alarmin: Rreziku për zjarre do të jetë i lartë, tre qarqet më të rrezikuara
  • Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  • Mojtaba Khamenei mungon në varrimin e të atit, lumë njerëzish në homazhet për ish-liderin e Iranit
  • Dita premton zhvillime pozitive, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Asd on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. I lir on ​”I gjetëm rusët!”
  4. K R on Arkivoli në protestë
  5. sapuni on Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?