Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skema e pensioneve, përgjysmohet barra buxhetore për financimin e deficitit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Skema e pensioneve, përgjysmohet barra buxhetore për financimin e deficitit
EkonomiLajmi i fundit

Skema e pensioneve, përgjysmohet barra buxhetore për financimin e deficitit

Published: October 28, 2024
Shpërndaje

Shpenzimet buxhetore për financimin e skemës publike të pensioneve shënuan në 9-mujorin 2024 nivelin më të ulët së paku që nga viti 2012, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Skema publike paguan për pensionet me shumë se sa arkëton nga pagesat e sigurimeve shoqërore prej punonjësve aktualë. Diferenca është deficit që mbulohet nga buxheti, dmth nga taksat dhe tatimet e tjera që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Kjo diferencë në vend që të zgjerohet prej rritjes gjithnjë e më shumë të numrit të pensionistëve nga plakja e popullsisë, po vjen në ulje.

Në fund të 9 mujorit 2024 deficiti i skemës së pensioneve shënoi një vlerë prej 29,1 miliardë lekësh, më e ulëta së paku që nga viti 2012, (shiko grafikun e mëposhtëm). Qeveria po shpenzon më pak para për financimin e skemës së pensioneve në një kohë që të ardhurat buxhetore në vlerë janë rritur me ritme dyshifore vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave që nga viti 2014 deri më 2024 të ardhurat buxhetore u rriten me 98 për qind, ndërsa deficiti i skemës së pensioneve në të njëjtën periudhë u ul me 10%. Kjo do të thotë, se pesha e shpenzimeve për pensionet që përballohen nga buxheti i shtetit është shumë më e ulët se 10 vite më parë.

Psh në vitin 2014 buxheti grumbullonte gjithsej 266,7 miliardë lekë të ardhura dhe 12.2 për qind të tyre i çonte për financimin e deficitit të skemës së pensioneve, ndërsa në 9 mujorin 2024 qeveria çoi për financimin e deficitit të skemës vetëm 5.5% të të ardhurave. Kjo situatë është në favor të qeverisë, por në disfavor të pensionistëve, erdhi kryesisht për dy arsye kryesore. E para të ardhurat nga kontributet e sigurimeve janë përmirësuar për shkak të rritjes së pagave si në sektorin privat dhe atë publik me një ritëm më të shpejtë pas pandemisë Covid-19. Rritja e pagës minimale me rreth 30 për qind në harkun e një viti që nisi në vitin 2022 ndikoi pozitivisht të ardhurat nga kontributet.

- Publicitet -

Nga ana tjetër shpenzimet për pagesat e pensioneve nuk u rritën sipas parashikimeve. Pensionistët që dolën në pension vitet e fundit nuk plotësojnë kriterët për pagesa të plota. Për rrjedhojë shumica e pensionistëve përfitojnë pension social ose të pjesshëm. Humbja e dokumentacionit për vitet e punës dhe puna në të zezë në 30 vitet e fundit kanë bërë që pjesa më e madhe e atyre që dalin në pension aktualisht të mos përmbushin kriterin për vitet e punës që është rreth 39 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë.

Nga njëra anë ka rritje të shpenzimeve më pak se parashikimet dhe nga ana tjetër rritja e arkëtimeve nga kontributet më shumë se pritshmëritë e ka zvogëluar barrën e buxhetit për pensionet. Në fillim të këtij viti qeveria mori mbrapsht mbi 7 miliardë lekë nga kursimi i deficitit të skemës dhe i çoi ato për investime në infrastrukturë nëpërmjet një akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2024. Ndërkohë shumica e pensionistëve shqiptarë marrin pagesa mujore poshtë nivelit relativ të varfërisë 6.7 USD në ditë të përcaktuar nga Banka Botërore.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Reshit Lala says:
    October 28, 2024 at 7:53 am

    QEVERIA PRET QË PENSIPONISTËT TË VDESIN!

    Reply
  • edi says:
    October 28, 2024 at 8:10 am

    Kjo eshte qeveria jote Reshit Lala, Eshte pjelle eatij sistemi famekeq qe ti kerkon ta mbrosh. Me e keqja eshte se deri tani ne nuk kemi pare demokraci por drejtues te ish PP qe luftojne ndermjet neri tjetrit se kush do na drejtoje dhe kush do na vjedhe apo varferoje me shume! Eshte per tu habitur qe ndermjet ketyre kafsheve me dy kembe qe kerkojne te quhen njerez beni pjese dhe ju me mbiemrin Lala!

    Reply
  • Pensionisti ekonomist says:
    October 28, 2024 at 9:59 am

    Vazhdojne rrenat per vitin 2024:1.Nuk na na u dha bonusei per 5000 keje,qe Sulltanpiktori na e premtoi,pa ja futur gidhtat ne fyt..2.Rrena e oare u mbrojt me rrene e dyte,se me nje teor do te kete rritjen pensionedh te diferecuara3.Rrena e trete 4.1 per qin per te gjithe.4Rene e katert para vitit te ri do te kene nje bonus mbi 5000 leke per pensionistet5.Rena e paste bonuse do te kete ne vitin 2025!?Pse talleni me ne Sulltanpiktir!?

    Reply
  • isa thartori says:
    October 29, 2024 at 3:35 pm

    po mor po kush EKA fajin këtu që ikin tërit nga vendi vet faj i mbetet qeveris nga pagat eulta dhe kështu që sigurime shoqërore s’ka pensionistët jan në hall të madh jo qeveri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?