Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skema e re e vlerësimit si do përzgjidhen drejtuesit e shërbimeve spitalore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Skema e re e vlerësimit si do përzgjidhen drejtuesit e shërbimeve spitalore
AktualitetShoqëri

Skema e re e vlerësimit si do përzgjidhen drejtuesit e shërbimeve spitalore

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

 

 

Përcaktohen kriteret e vlerësimit të kandidatëve që do të garojnë për drejtimin e shërbimeve spitalore universitare. Udhëzimi më i fundit i dikasterit të Shëndetësisë, i cili tashmë është botuar edhe në Fletoren Zyrtare të Qeverisë ka konfirmuar skemën e re të vlerësimit me pikë për çdo kandidat që do të konkurrojë për të drejtuar shërbimet spitalore. Tre janë kriteret mbi të cilat do të bazohet vlerësimi me pikë i çdo kandidati.

- Publicitet -

Kriteri i parë ka të bëjë me titujt dhe gradat që secili kandidat  në garë zotëron. Për këtë kriter në total do të mund të sigurohen deri në 30 pikë, prej të cilave 15 janë për ata që kanë fituar titullin “Profesor”, 10 pikë për “Profesor i asociuar” , 5 pikë për PHD, si dhe me 3 pikë që do të vlerësohet “Doktoratura”.

Kriteri i dytë që do të vlerësohet ka të bëjë me projektin katër vjeçar që çdo aplikues do të duhet të paraqesë për drejtimin e shërbimit në të cilin garon. Ky kriter siguron edhe nivelin më të madh të pikëve që çdo garues mund të sigurojë gjatë procesit të konkurrimit. Sipas skemës së përcaktuar nga dikasteri i Shëndetësisë, nëpërmjet këtij kriteri çdo kandidat që konkurron për drejtimin e shërbimeve spitalore universitare do të mund të sigurojë 54 pikë në total.

Kriteri i tretë ka të bëjë me vlerësimin e aftësive profesionale dhe organizative që çdo kandidat duhet të ketë për drejtimin e strukturës përkatëse shëndetësore. Vlerësimi maksimal i këtij kriteri bëhet me një total prej 14 pikësh.

Konkurrimi për drejtuesit e rij të shërbimeve do të bëhet me anë të dosjes. Sipas afateve të përcaktuara nga strukturat përgjegjëse spitalore çdo kandidat do të mund të garojë me anë të dosjes në të cilën do të përfshijë dokumentet e kërkuara. Vlerësimi i përmbajtjes së dosjes nga një komision ekspertësh të fushës do të konfirmoj edhe kandidatët që do të marrin drejtimin e shërbimeve përkatëse. Kandidati fitues lidh kontratë punësimi trepalëshe me drejtuesin e strukturës shëndetësore universitare, pjesë e së cilës është shërbimi përkatës, dhe me drejtuesin e institucionit të arsimit të lartë përkatës. Mospërmbushja e detyrimeve kontraktore që lidhen me funksionimin e strukturës shëndetësore universitare përbën shkak për prishjen e kontratës trepalësh. Monitorimi i punës së drejtuesit të çdo shërbimi mjekësor do të bëhet përmes vlerësimit të treguesve të performancës, si dhe në bazë të detyrimeve kontraktore sipas parashikimeve në kontratën përkatëse të lidhur në momentin e marrjes së detyrës.

Shërbimet mjekësore universitare janë njësi diagnostikuese trajtuese dhe shkencore themelore. Shërbimi mjekësor ka personelin e vet me kohë të plotë e atë me kohë të pjesshme. Nën varësinë direkte funksionale të Shefit të Shërbimit janë të gjithë punonjësit e shërbimit mjekësor dhe nëse ka, edhe të atij mbështetës. Çdo Shërbim ka një Kryeinfermier që përzgjidhet nga radhët e infermierëve të spitalit me përvojë pune së paku 3 vjeçare dhe kualifikimin më të lartë. Numri i infermierëve, laborantëve apo i punonjësve të tjerë të secilit shërbim  caktohet sipas strukturës së miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në çdo shërbim atashohen edhe specializantë që janë efektiv në shërbimin spitalor universitar. Ata punojnë me kohë të plotë dhe me të njëjtën ngarkesë pune si mjekët e pavijonit.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?