Në vitin 2007, një biznesmen i quajtur Arian Tartari arriti të shtinte në dorë koncesionin e katër vendburimeve të naftës në Jug të Vendit. Bëhej fjalë për burimet Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë.
Zoti Tartari kishte lidhje të forta në qeverinë e Partisë Demokratike. Por punët nuk i ecën ashtu si shpresonte. Të paktën fillimisht.
Një vit pas dhënies se koncesionit, në 2008-ën, qeveria vendosi rentë minerare 10 për qind për koncesionarët e naftës. Stream Oil pretendoi kompesim sipas klauzolës së stabilitetit në kontratën koncesionare, por qeveria nuk pranoi. Si rezultat kompania nisi të akumulonte borxhe të papaguara ndaj shtetit, të cilat arritën deri në 27 milionë dollarë vetëm ndaj Albpetrol.

Borxhet e GBC Oil ndaj Albpetrol
Paralelisht kompania akumuloi 7.6 milionë dollarë borxhe ndaj Tatimeve dhe 4.9 milionë dollarë të tjera ndaj AKBN-së.

Borxhet ndaj Tatimeve dhe AKBN
Në vitin 2014, pas rrotacionit të pushtetit Tartari ja shiti koncesionin e katër vendburimeve, një kompanie amerikane të quajtur Transatlantic Petroleum.
Menjëherë pasi e blenë kompaninë, amerikanët e Transatlantic kuptuan që Stream Oil kishte shumë me tepër borxhe se 27 milionët ndaj Albpetrol. TransAtlantic e mbajti dy vjet koncesionin e katër vendburimeve dhe e shiti atë tek kompania GBC Oil, që ishte e regjistruar në ishujt Cayman, por që kishte si pronarë Naim Kasën, Kreshnik Grezën dhe Mark Crawford.
Arbitrazhi
Në viti 2017, Albpetrol vendosi të rishtetëzojë katër vendburimet e naftës, që tani ishin nën pronësinë e GBC Oil, me argumentin se kompania nuk kishte përmbushur detyrimet e marrëveshjes koncesionare si dhe kishte miliona dollarë borxhe të papaguara në shtet. Pas shtetëzimit, GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zyrih duke kërkuar rreth 100 milionë dollarë kompesim nga qeveria shqiptare.
Në Korrik të vitit 2020, Gjykata hodhi poshtë pjesën më të madhe të pretendimeve të GBC Oil, por i njohu kompesim për rentën e paguar në masën 12.7 milionë dollarë, para të cilat qeveria duhet t’ia kthente GBC Oil si kompensim për të neutralizuar rritjen e taksave pas marrëveshjes koncesionare.
Por i gjithë ky do të ishte një operacion thjesht në letër, pasi GBC Oil kishte 40 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit dhe megjithë njohjen e 12.7 milionë dollarëve nga arbitrazhi sërish duhet të paguante mbi 27 milionë dollarë në shtet. Këtu fillon skema.
Zhduket GBC Oil dhe borxhet ndaj shtetit, por mbetet gjoba
Përpara vendimit të arbitrazhit, në vitin 2018, GBC Oil lidhi një marrëveshje financimi me një kompani kanadeze të quajtur IMF Bentham. Kjo e fundit mori përsipër të financonte shpenzimet e arbitrazhit të GBC Oilit kundër qeverisë shqiptare, kundrejt një përqindje nga fitimi i mundshëm në arbitrazh. Pak kohë më vonë IMF Bentham u ble nga Omni Bridgway, një fond australian, i specializuar në financimin e konflikteve gjyqësore.
Dokumentat e siguruara nga Kapitali tregojnë se Bentham dhe më vonë Omni financuan gjithsej 3.6 milionë dollarë shpenzime për GBC Oilin. Por teksa kishin marrë të drejtën e njohjes së 12.7 milionë dollarëve në arbitrazh, shumë shpejt ngjarjet morën një kthesë interesante.
Tre muaj pas vendimit të arbitrazhit, Omni hapi një padi në një gjykatë të ishujve Cayman për të kërkuar falimentimin e GBC Oilit. Arsyeja ishte se GBC nuk kishte arritur të shlyente një kredi prej 600 mijë eurosh ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Padia e Omnit per te falimentuar GBC Oil
Gjykatësi në ishujt Cayman e futi menjëherë në procedurë likuidimi GBC Oilin duke caktuar si bashkëlikujdues Christopher Kennedy and Barry Lynch. Procesi i likujdimit zgjati tre vjet, por dy muaj para se GBC Oil të falimentohej zyrtarisht Omni dhe GBC, e cila tani administrohej nga likujdatorët në ishujt Cayman, hynë në një marrëveshje transferimi.
“GBC Oil me anë të kësaj marrëveshje shet, cakton dhe transferon në mënyrë të pakthyeshme në Datën e Hyrjes në Fuqi tek Omnia BL të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin e GBC-së në Pretendimin (që për shmangien e dyshimit, përfshin cmimin e fituar ne Arbitrazh), për një shumë të vlefshme ekuivalente me 14,438,963 USD, por asnjë nga detyrimet ose detyrimet e GBC-së,” thuhet në marrëveshje.

Marrëveshja e golit 40 milionë dollarë
Me pak fjalë përmes kësaj marrëveshje Omni mori të drejtën për të arkëtuar gjobën e caktuar nga vendimi i arbitrazhit, e cila së bashku me interesat shkonte në 14.4 milionë dollarë, ndërsa borxhet ndaj shtetit shqiptar i mbetën GBC Oilit.
Një muaj pas kësaj marrëveshje GBC u falimentua zyrtarisht dhe bashkë me falimentimin e saj u tretën edhe 40 milionë dollarë borxhe që ajo kishte ndaj shtetit shqiptar. Por ai që mbeti ishte vendimi i arbitrazhit, të drejtat e të cilit i kaluan Omni Bridgewayt.

Falimentimi i GBC Oil
Si rezultat, Shqipëria e cila duhet të kishte marrë 27 milionë dollarë të pastra nga GBC Oil, tani jo vetëm që nuk do të marrë asgjë, por do të paguajë 15 milionë dollarë tek Omni.
Ky ishte goli që iu bë Shqipërisë përmes skemës Omni-GBC Oil, një gol që iu grabiti qytetarëve shqiptarë 40 milionë dollarë, për shkak se qeveria nuk denjoi të ndiqte çështjen dhe të paktën të zeronte vendimin e arbitrazhit me borxhet që GBC Oil kishte ndaj shtetit./Kapitali.al

Rrofte batakçiu Mark Crawford por edhe idiotet e politikes dhe administrates Shqiptare demokratikase dhe socialiste bashke!
Qekur humbi gjyqet e Arbitrazhit me Bexhetin i kam shkruar vazhdimisht Edi Rames:Ooo copa idjotit!Mos u fryj e mos u mbaj,se ne Ekonomi je nje tape topi dhe ne juridik je nje hajvan,qe ta hedhin te gjithe mashtruesit e huaj dhe te vendit.I ke humbur te gjitha Gjyqet dhe Arbitrazhet Nderkombetare dhe vlera e humbjeve rendon mbi taxapaguesit shqiptare qe do paguajne per paaftesine e Tyryfylit nja 2 miljard dollare.I humbedituri kujton se duke penguar Drejtesine me Vendime Parlamenti ne Shqipri,eshte edhe Juridiks Nderkombetar.Jo Haga e Bruxeli,por edhe nje cep i humbur i botes ne picket te semes ne Cayman e qorrolleps idjotin,qe nuk e kane ne refene fare jashte kufijve te qeverrise.Po i kam thene qindra here:Do te gjej Une 2 avokate te shkelqyer nderkombetare,femijet e shokeve tane,qe iken qe me emigracionet e 90.Sot jane 40 vjecare ,avokate juriste me peshe ne SHBA,ne Paris,qe kane fituar dhjetra gjyqe me kompanite mafioze si keta Bexhetat,qe vjedhin Taxat e shqiptareve. Jo.Ka hunde idjoti.Me mire paguan 2 miljarde dollare mafiozeve dhe maskarenjve,se te konsultohet me demon.Ha mut nashi.Ore karagjoz!Lere cfare shitesh ti si Romeo me xhuljeten poshte ballkoni,si don kishoti me sanco pancen neper samite,,PESHA JOTE E VERTETE JANE FITIMI I GJYQEVE NDERKOMBETARE DHE EKONOMIA VENDIT,qe i ke humbur te tera 100%.
O demo kari , ti i ke shkruar Ramës dhe i ke tërhequr vëmendjen ? O ç’na shkrive gazit more gjytyrym …..po pse komentet e Ditës lexon Rama për të marrë mend nga demua ? Rama nuk marrka vesh nga ekonomia dhe drejtësia ?! Eh more demo pensionisti , që po i ha trutë çdo ditë e më shumë . Po a e di ti more demo , se sa specialistë , profesionistë , këshilltarë , doktorë , profesorë e njerëz të së gjitha profileve punojnë në aparatin e kryeministrisë ? – Disa qindra . Dhe janë të gjithë në dispozicion të kryeministrit . Dhe do të të vijë rradha ty demo , që ke qënë një mësues letërsie , (me sa kemi kuptuar) , të të marë mendimin qeveria . Ore demo , je në rregull , apo jo ? Ndryshe kalo një xhiro andej nga psikiatria ….Demooooo ruaj shëndetin mendor , se mëndja është gjë e madhe thotë populli , ose shko përpara kryeministrisë dhe me një parullë në duar kërko takim me Ramën për t’a ndihmuar një çikë në ekonomi e finance , edhe pse , siç ke thënë disa herë , ke mbaruar me korrespondencë pa shkëputje nga puna , fakultetin Gjuhë- Letërsi .
Ndofta nuk duhet lejuar shitja e aseteve kombëtare të huajve. Ata janë ujq të vjetër. E njohin mirë zanatin e vjedhjes dhe mashtrimit. Edhe gjykatat ndërkombëtare janë si ata. Edhe ato nuk duan ta dëgjojnë fjalën shtetëzim, prandaj bëjnë fajtor gjithmonë shtetin! Ky është kapitalizmi. Shit, blej, prodho, gënje, mashtro.
40 milione jane para xhepi o njeri, as pjerdh njeri per to, e ke tiranen te mbushur me miliardere
Keshtu eshte kur ke kryeminister kokrra e injorantit qe nuk e ka idene e ekonomise. Akoma me diplomen e “mesuesit te vizatimit” dhe nuk beri dot asnje kurs qofte dhe disa javor, te mesonte dy gjera elementare per menaxhimin e ekonomise. E genjejne si t’ju doje trapi, ja hane kumbllat mbrapa shpine (ose eshte idiot, ose eshte kokrra e kusarit ai vete), e tallin (i thone Skenderbe dhe ai e beson), e cfare te them me… se nuk kane fund budallalleqet dhe idiotizmat e tij…Mjere ne qe kemi ne krye keta Hajduto – Idiote kalibri…
Një gjë më bën përshtypje.
Si ka mundësi që në gjithë këtë,nuk përmendet “aktorja” kryesore Albaba Vokshi.?
Vokshi ka qënë drejtuesja kryesore e kompanisë që jo vetëm i shfrytëzoi këto v.b. nafte,por edhe i shkatërroi. Në atë kohë Vokshi ishte deputete,kurse Tartari ishte bashkëjetuesi i sajë e në kompani ka qënë thjesht figurantë për të mbuluar Vokshin,e cila nuk u hetua e gjykua kurrë për këtë vjedhje makabëre të pasurisë kombëtare.
Ore i interesuar per ceshtjen, Albana Vokshi ka qene gje Aktore e Rames ne 2014en?
Pse nuk bllokoi Qeveria Shqiptaret Asetet e Tartarit?
Dhe ne borxh me shtetin, dhe i jep te drejten per te shitur vendburimet!?
Ku ka qeveri qe te lejoje te tilla akrobacira?
Vetem plani i Rames per te vjedhur, asgje tjeter. Berisha te pakten i ka vene nje 10 % interes. Rama ja fali
Pjese nga shkrimi:Konçesionet që shkatërrojnë çdo ditë pasuritë natyrore hidrokarbure
dhe falimentimi i heshtur i Bankers Petroleum
. . . . . . . . . . “E njëjta histori dhe model kontratash kanë edhe vendburimet e tjera të naftës të dhëna me konçesion. Në vitin 2007, qeveria Berisha i fali partnerit të ish deputetes së PD, Arian Tartari, vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, Ballsh-Hekal dhe Delvinë, sepse motra e saj punonte pranë tij. Ai nuk është inxhinier nafte, s’kishte as kompani dhe as eksperiencë apo kapital investues, por pasi mori dhuratën e çmuar nga qeveria, ai u lidh me inxhinierin grek, Sotirios Kapotas, dhe krijuan kompaninë “Stream Oil and Gas”, e cila u transferua menjëherë në Kanada. Pa bërë asnjë investim, i shfrytëzoi barbarisht deri në shterim këto vendburime për 10 vjet, nuk pagoi detyrimet kontraktorëve, Albpetrolit, dhe shtetit, por vetëm la pas ca borxhe dhe u largua duke i shitur ato, tek kompania amerikane “Transatlantik Petroleum Ltd”, sikur të ishte pronar i tyre. Kjo e fundit, prapë bëri të njëjtën gjë, i shiti ato tek një kompani “offshore”, fantazmë. Kështu vazhdoj historia e tyre, deri sa në 2017, kur i doli gjumi Damian Gjiknurit dhe nuk i pëlqeu kontrata, e prishi atë dhe i riktheu vendburimet Albpetrolit. Sikur mos mjaftonin gjithë këto aventura me vjedhje pasurie, ky i fundit, “duke mos patur depo për të futur naftën” dhe “duke mos vënë mënd akoma” nga dështimi i plotë me kompanitë konçesionare, nëpërmjet allishverisheve i dha prapë me konçesion, vendburimet Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, dhe Gorisht-Kocul-Amonicë, tek ca kompani të tjera mafioze që vështirë se mund t’i gjesh sakët emrat dhe adresën e tyre. Ka të dhëna, se themeluesit Kapotas-Tartari, megjithëse borxhlinj në Albpetrol dhe shtet, kanë arritur prapë të futen në biznesin e naftës në disa nga këto vendburime, sepse kudo në botë nuk gjenë vendburime falas dhe fitimin ta marrësh të gjithë për vete si në Shqipëri, por tani kanë pagëzuar kompaninë e tyre me emër tjetër, me siguri me aprovimin dhe firmën e Albpetrolit dhe ministrit.”. . . . . . . . . Per me teper mund te lexoni te plot shkrimin ne linkun: https://www.gazetatema.net/2020/08/22/koncesionet-qe-shkaterrojne-cdo-dite-pasurite-natyrore-hidrokarbure-dhe-falimentimi-i-heshtur-i-bankers-petroleum/

Pse nuk tregohet e verteta. KY Tartar eshte burri I gruas me emrin Albana Vokshi. Dhe koncesionin I naftes I eshte dhene per kete arsye. Keni numuruar edhe kushurinj te e dhjete per te tjeret. Albanen e Terrterrit e mbuloni.
Hello there,
We came across your store and thought it looks great.
LetsTok AI helps you create product ads and visuals without shooting or production. It also studies competitor ads and generates similar creatives tailored to your store.
If you’d like to explore it, you can start here:
https://letstalkugc.com
Best regards,,
Markus Ferrell
Letstok AI
If you no longer want to receive subsequent correspondence from us, just fill the form at bit. ly/fillunsubform with your domain address (URL).
Berkenlaan 187, Greenfield, CA, USA, 91230