Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mizerabiliteti i “VIP-eshave”: Në ekrane dhe Instagram, “modele e këngëtare”, në jetën reale prostituta burgaxhinjsh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mizerabiliteti i “VIP-eshave”: Në ekrane dhe Instagram, “modele e këngëtare”, në jetën reale prostituta burgaxhinjsh
KronikeLajmi i fundit

Mizerabiliteti i “VIP-eshave”: Në ekrane dhe Instagram, “modele e këngëtare”, në jetën reale prostituta burgaxhinjsh

Published: July 11, 2025
Shpërndaje

Ditën e djeshme gazetari Elton Qyno, publikoi lajmin se modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, ishte vajza që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.

Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarin Vladimir Kurti, me të cilin ishte planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.

Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.

- Publicitet -

Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.

Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.

VoxNews ka zbuluar skemën e prostitucionit në burgjet shqiptare:

Skema funksionon përmes bashkëpunimit të disa hallkave kyçe brenda sistemit të burgjeve.

Burime për VoxNews brenda burgjeve tregojnë se gjithçka nis nga kërkesa e një bos-i të krimit, i cili, përmes ryshfeteve dhe lidhjeve me drejtues të lartë të burgjeve, arrin të sigurojë “takime private” me vajza të përzgjedhura.

Këto vajza të cilat nuk janë domosdoshmërisht të përfshira në prostitucion tradicional shpesh rekrutohen përmes kontakteve të siguruara nga njerëz të krimit në liri, apo përmes rrjeteve sociale ku ekspozimi dhe joshja janë pjesë e “pazareve”.

Në listën e tyre përfshihen:

1- Vajza të njohura në Instagram me mijëra ndjekës.

2- Ish-misse apo modele.

3- Këngëtare dhe influencuese me lidhje të dyshimta.

4- Shoqëruese nate nga Tirana, Durrësi dhe Prishtina.

Në burgje si ai i Peqinit, Drenovës apo 302-shi në Tiranë, janë identifikuar raste ku qelitë janë transformuar përkohësisht në “dhoma pritjeje” me krevate të rehatshëm, ushqime luksoze dhe madje edhe sistem argëtimi.

Vajzat futen në institucion përmes procedurash të falsifikuara shpesh të paraqitura si “bashkëshorte” ose “familjare”, të pajisura me dokumente të manipuluara apo leje të përkohshme me ndihmën e punonjësve të korruptuar.

Pse vajzat VIP pranojnë takime speciale:

Pagesat për një takim të vetëm variojnë nga 2,000 deri në 5,000 euro, shifra që ua kalojnë edhe tarifave të eskortave më të shtrenjta në rajon.

Disa prej këtyre vajzave nuk janë të vetëdijshme për rrezikun, duke menduar se bëhet fjalë për marrëdhënie “ekskluzive” me njerëz me pushtet.

Të tjera e shohin si mundësi për të hyrë në një rreth të mbyllur ku paratë dhe luksi janë të garantuara.

Rastet e zbuluara nga VoxNews në burgun e Reçit dhe të Peqinit:

Burgu i Reçit në Shkodër, një nga institucionet më të vjetra në vend, është përmendur shpesh në raportet e mediave lokale si një vend ku disa të dënuar të fuqishëm kanë pasur privilegje të papërshtatshme, duke përfshirë:

Vizita të shpeshta nga “familjarë” femra, të cilat nuk figurojnë në gjendjen civile.

Leje të veçanta për të kryer “takime intime” pa dokumentacion të plotë.

Përdorim të “dhomave të qeta” të transformuara nga personeli për përdorim jo të ligjshëm.

Dyshime për përfshirje të punonjësve të administratës për lehtësimin e hyrjes së vajzave në institucione.

Sipas një burimi brenda burgjeve: “Ka raste të denoncuara që janë mbyllur shpejt, për shkak të lidhjeve që kishin të dënuarit me persona në polici apo në sistemin gjyqësor. Vajzat futeshin si të afërme, por brenda ndodhnin gjëra krejt të tjera.”

VoxNews është në dijen edhe të një rasti i një të “forti” në burgun e Reçit që vizitohej nga një vajzë VIP për “takime speiale”, por që me letra futej si familjare e tij.

VoxNews ka zbuluar edhe një “mega-festë” në burgun e Peqinit, ku ish-të burgosur janë rikthyer për të festuar me miqtë e tyre që vuajnë dënimin të shoqëruar nga vajza për takime speciale.

Gjatë festës ka pasur dhe një incident ku janë përdorur armë duke qëlluar në ajër.

Çfarë thotë ligji për takimet speciale:

Neni 163 Kodit të familjes thotë se “Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa”.

Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie etj.

Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses, nuk janë kërkuar asnjëherë në burgjet shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së prostitutave, nëpër burgjet shqiptare.

Kujtojmë se gjetja e celularit të Laert Haxhiut në Burgun e Drenovës, çoi në shkarkimin e drejtorit të burgut dhe pezullimin e shefit të Policisë së Burgut.

VoxNews

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Emigranti says:
    July 11, 2025 at 1:37 pm

    Kurverojne burra e gra aty
    Vend kurvash

    Reply
  • demo says:
    July 11, 2025 at 2:24 pm

    30 VJET fallco.Qeveritare fallco,politikane fallco,Vipe fallco, prostituta,Burgje fallco,Hotele,Las Vegas,Bisjesmene fallco, kriminele,drogaxhij,Sistem Arsimor Fallco.Doktoratura fallco,Dije fallco.
    Tani s`na mbetet me vecse te themi:Te kemi nje Minister Ekonomie si Abdyl Kellezi.Te kemi nje minister Finance si Koco Theodhosi,Te kemi nje minister Arsimi si Thoma Deliana,te kemi nje minister Ushtrie si Petrit Dume,Nje minister Energjie si Fahrudin Hoxha,Nje minister Ndertimi si Rrahman Hanku.Te kemi nje kryeminister si Memet Shehu.,se Enver Hoxhen e kemi..Fallco fallco,si enver hoxha,Tepke,.Llustraxhi qe i priswh mendjen gjithe dynjase,Aktor,prestigjator cirku me huqe,me tabiate si Enver Hoxha,.Edhe me ate cyryk shkolle si Enver Hoxha,e kemi Edi Ramen.

    Reply
  • Dashi says:
    July 11, 2025 at 3:51 pm

    Demo , merr një brisk dhe , e di vetë ti pastaj , bëja Ramës fushë lart e poshtë .

    Reply
  • demo says:
    July 11, 2025 at 4:29 pm

    Dashi!Po te ishte thjesht piktor,skulptor,dizenjator etj,nuk guxonte kush me i permend Shkollen Edi Rames.
    Por eshte kryeminister i Shtetit.
    Mehmet Shehu i kishte njohurite baze per Ekonomine,se kreu studime te rregullta per Ekonomi agrare ne Shkollen e Fullcit.
    Ato Akademite Voroshillov e Frunze,ato jane kurse per Drejtuesit e Luf.II Bot,se atje u diplomua edhe gjeneral Myslym Peza qe nuk dinte shkrim e kendim.

    Reply
  • Ina says:
    July 12, 2025 at 9:13 am

    Rast i pa precedente.Te japin doreheeqjen :
    Ministri i Drejtesise
    Drejtori i burgut perkates
    Pjestaret e turnit !!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  • RaBexit!
  • ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  • Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare

Komentet e Fundit

  1. K R on Senati amerikan ‘sfidon’ Trumpin, miraton rezolutën për të ndaluar luftën në Iran! Trump: Votim i pakuptimtë!
  2. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. Qerratai Shurrelit on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. K R on “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?