Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SKEMA: Rritje pagash për të gjitha bashkitë, sa do jetë minimumi i rrogave për punonjësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SKEMA: Rritje pagash për të gjitha bashkitë, sa do jetë minimumi i rrogave për punonjësit
EkonomiLajmi i fundit

SKEMA: Rritje pagash për të gjitha bashkitë, sa do jetë minimumi i rrogave për punonjësit

Published: August 5, 2024
Shpërndaje

Qeveria paralajmëroi para tri ditësh se do të ketë një reformë në politikat e pagave në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo reformë sipas qeverisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e pagave, por edhe ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre.

Një element i kësaj reforme përveç rritjes së pagave në të gjitha bashkitë, është edhe unifikimi i mënyrës së llogaritjes së tyre. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri të ditur se “bashkitë e vogla janë ato që do të përfitojnë më shumë prej rritjes së pagave”. Mazniku theksoi se unifikimi i nivelit të pagave për të gjitha bashkitë e vendit bën që rritja në bashkitë me popullsi deri në 20 mijë banorë të jetë deri në 123% më shumë se pagat aktuale”.

Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme. Sipas tij, prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë. “Deri tani skema sesi paguheshin bashkitë ishte e lidhur ngushtë me madhësinë e bashkisë. Rritja më e madhe është te bashkitë e grupit të parë me më pak se 50 mijë banorë dhe te bashkitë me 50-100 mijë banorë. Një përgjegjës sektori me pagë 32 mijë lekë, shkon në një pagë minimale 70 mijë lekë dhe maksimumi në 105 mijë lekë”, – deklaroi Mazniku për TV “Klan”.

- Publicitet -

Reforma do të njehsojë pagat në të gjitha njësitë e pushtetit vendor, ndërsa buxheti për rritjen e tyre do të mbulohet nga qeveria dhe një pjesë e vogël nga vetë bashkitë. “Po ashtu, rritja e pagave ka bërë që të njëjtat nivele të paguhen njësoj si në pushtetin vendor dhe mënyra si paguhen të njëjtat pozicione në nivelin qendror dhe kemi nivele të ngjashme pagese dhe po ashtu në të gjitha bashkitë”, – tha ai.

Reforma përfshin edhe ndryshimin e strukturave organizative. “Struktura të ngjashme, kemi propozuar që të rikostruktohen me tri nivele stafesh me strukturë që merret planifikim dhe projektim, struktura që është përgjegjëse për zbatimin e punëve të bashkisë, kategoria e tretë e agjencisë së shërbimeve janë ato funksione që disa shërbime i zgjedh t’i bëjë vetë, ose të zgjedhë palë të treta me kontraktim”, – u shpreh Mazniku. Kjo strukturë do të ndihmojë për të evidentuar performacën e bashkive dhe ndarjen e fondit nga qeveria.

“Për secilën prej funksioneve, të kemi mundësi që të matim në mënyrë transparente dhe të drejtë performancën e secilës bashki në raport me stafet dhe sigurohemi që mbështetja që qeveria u jep nga buxheti i shtetit bashkive, të shkojë tek ajo kategori që ka më shumë nevojë për t’u mbështetur financiarisht nga ana e qeverisë dhe taksapaguesve shqiptarë. Nga viti që vjen, qeveria do u japë fonde bashkive në bazë të performancës që jep, jo thjesht në bazë të numrit të popullsisë që sot ka këtë formulë ndarje”, – deklaroi ministri.

Reforma për pushtetin vendor, sipas Maznikut, lindi si një nevojë për shkak të mungesës së punonjësve në disa bashki të vendit, duke sjellë mangësi në kryerjen e shërbimeve thelbësore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vigjilenca says:
    August 5, 2024 at 1:21 pm

    Paga e administratës nuk ka pësuar gjë tjetër, veçse është indeksuar me inflacionin skandaloz, ndërsa ajo që shkruhet se inflacioni është 3%është mashtrim. Pensionet janë mjerane, sepse aktualizimi i pagës së dikurshme të pensionistëve me pagën e sotme nuk është bëre, gjithashtu dhe indeksimi i pensioneve është absurd. Me këtë pension shumica e pensionistëve janë në varfëri një pjesë e tyre janë në mjerim. Turp për qeverinë dhe fatkeqësi për shqiptarët!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?