Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skenari i energjisë në vitin 2023, Qeveria me shpresa te shiu: 165 mln euro për anijet në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Skenari i energjisë në vitin 2023, Qeveria me shpresa te shiu: 165 mln euro për anijet në Vlorë
EkonomiKryesore

Skenari i energjisë në vitin 2023, Qeveria me shpresa te shiu: 165 mln euro për anijet në Vlorë

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Qeveria ka vendosur të tregohet optimiste sa i takon situatës energjetike për vitin 2023 duke parashikuar që shumicën e sasisë që do të duhet për të furnizuar vendin ta marrë nga kaskada e Drinit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave mbi një skenar bazë të situatës energjetike tregojnë se në total për Furnizuesin e Tregut të Lirë pjesë e OSHEE Group është parashikuar një sasi energjie prej 5,469 GWh. Nga kjo sasi totale rreth 74 për qind apo 4,026 GWh parashikohet që të gjenerohet nga kaskada e cila është në administrimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Financat nënvizojnë se në skenarin bazë elementët që janë marrë në vlerësim janë aplikimi i prurjeve mesatare shumëvjeçare, vënia në punë të asetit gjenerues termik të përkohshëm në Vlorë dhe shkëmbimeve me prodhimin e HEC-eve të vogla. Prurjet mesatare në kaskadë parashikohen të jenë në nivelin shumëvjeçar të tyre me 72.7 m3/s.

- Publicitet -

Me sigurimin e një sasie të konsiderueshme energjie nga prodhimi vendas duket se në parashikimet e qeverisë është zvogëluar ndjeshëm ekspozimi ndaj çmimeve në bursa të cilat në dy vitet e fundit i kanë kushtuar vendit qindra milionë euro. Të dhënat e Financave tregojnë se në skenarin bazë importet do të jenë 350 GWh apo 6 për qind e totalit të konsumit në vend që do t’i kalojë Furnizuesit të Tregut të Lirë. Çmimi mesatar për këto importe është parashikuar 315 euro/MWh duke bërë kështu që fondi total për këto importe të llogaritet 116 milionë euro.

Një pjesë e sasisë së energjisë është parashikuar të merret nga vendosja në punë e impianteve gjeneruese termike vendosur tashmë në Vlorë sipas një kontrate të nënshkruar më herët nga KESH me bashkimin e kompanive Exelerate Energy and Renco s.p.a.

Nga këto dy gjenerues parashikohet që të prodhohen 884 GWh me një kosto totale prej 164 milionë euro çka llogaritet të ketë një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh dukshëm më ulët se çmimi i parashikuar i importit. Gjithsesi  këto kosto importi janë të luhatshme me sezone dhe mund të ulen ndjeshëm në periudha të caktuara.

Për vitin 2023 qeveria ka parashikuar mbështetje buxhetore për sektorin e energjisë në vlerën 12 miliardë lekë teksa për vitin aktual totali i mbështetjes buxhetore dhe huave për këtë sektor llogaritet në 28 miliardë lekë.

Që nga pandemia parashikueshmëria për tregjet është bërë e vështirë dhe me luftën Rusi-Ukrainë kjo u bë thuajse e pamundur. Kriza e energjisë është tashmë globale dhe vendet e cilësojnë vitin 2023 si një vit edhe më sfidues pasi efekti zinxhir është shtrirë tërësisht në ekonominë globale.

2022-i ishte viti më i vështirë energjetik deri më sot, si rrjedhojë e mungesës së reshjeve në gjysmën e dytë të vitit dhe shtrenjtimit të ndjeshëm të energjisë në bursat ndërkombëtare. Sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë për të furnizuar vendin gjatë këtij viti i ka kushtuar qeverisë qindra milionë euro.

Të dhënat zyrtare të procedurave të prokurimit të publikuara nga KESH dhe të përpunuara nga “Monitor” për periudhën 1 Janar-6 nëntor tregojnë se totali i importeve ka prekur vlerën 406 milionë euro.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • spata says:
    November 4, 2022 at 11:26 am

    Pak dime per prespektivat e energjise elektirke nga Hidrocentralet dhe burimeve te tjera alternative. Shume kohe me pare degjoja me vemendje nje analize qe i behej prespektives shqiptare te energjise. Studimet e bera ne vitet 1954 tregonin se sasija e rrjeshjeve qe bie ne vendin tone ishte e mjaftueshme per ngritjen e nje sistemi te prodhimit te energjise nga Hidrocentralet.Me ndihmen e rusve dhe te inxhinjerve tane ,te specjalizuar jashte ,u arrit qe te krijohej nje harte mbi digat qe do te ndertoheshin ne vend per prodhimin e energjise elektrike .Konkluzjoni qe doli ishte se pa nje sistem zinxhire te kombinuar per shfrytezimin e te gjithave burimeve energjitike e ardhmja e energjise elekrtike e perfituar nga ujrat do te kishte probleme .
    Studimet ,jane shtrire periodikishte gjate 10 vjecarve, per rritjen e kapaciteteve te shfrytezimit te burimeve ujore ,duke pretenduar per me shume Hidrocentrale .Faktet trgojne se nuk eshte vetrem numri i ndertimit te hidrocentraleve .Arsyeja eshte se sasite e ujrave te grumbulluara nga rrjeshjet qe bien eshte zvogeluar .Pra duhet kerkuar rruge te tjera qe te garantojne nje furnizim permanet te energjise elekrtike .
    Qeverija Rama ka hedhur ,me shume vonese ,ide per burime te tjera alternative te perfitimit te energjise elektrike .Si ajo djellore dhe e ererave .Shfrytezimi i energjise djellore dhe e ererave do ta permirsojne deri diku situaten. Por kjo kerkon nje teknologji te avancuar dhe personel te kualifikuar inxhinjeroteknik .Nuk besoj se dote realizohet shpejte per mungese te specjalistve vendas dhe fondeve . Jemi shume large sa qe na detyron te kerkojme nje menexhim pa humbje te burimeve egzistuese me ne regjimi te rrept kursim te burimeve energjitike .Per konsumatorin shqiptare si civil ,privat dhe shteteror,kerkohet nje disipline e larte si ne shperndarje dhe ne konsumim. Injoranca na ka deryruar qe te instalojme pa kritete aparatura qe thithin pambarim energji elektrike .Jo vetem ne institucjonet shteterore, por dhe neper shtepija ,lokale e ambjente publike , ka nje dyfishim te mjeteve elektrike qe konsumojne energji .
    Panelat djellor, per ngrohjen e ujte ,jane te kufizuar si pasoje e projekteve idjote ne ndertimin e pallateve apo te godinave te perbashketa . Ska hapsira ne taraca per instalimin e tyre. Atojane te zena nga boljeret apo ndertime te tjera nga pronaner e pallateve . Nje panel djellor, i instaluar ne nje familje,kursen 25 % te energjise elektrike ne se e ke vendosur . Nje kondicjoner, i instaluar ne nje ambjent me kushte te cilesise se larte te hermetizimit ,kursen 15 -30 % te energjise se domozdoshme .Kjo vlen dhe kur jane te instaluar sisteme kaloriferte per ngrohjen e ambjentit .Disa aparatura si lavatricja apo te tjera ,kur ke ujin e nxehte te panelit djellor mund te kursejne energji deri ne 20 %.
    Po sa e vrasin mendjen specjalistet e kesaj fushe dhe qytetaret te bejne keto perllogaritje qe kursejne energjine e gjeneruar . Mendoje se jane te pakte ata qe kerkojne keto metoda alternative.U bien shkurt ceshtjeve dhe e keqja me e madhe eshte se ka shperdorime e vjedhje te energjise elektrike .Shkoni dhe konrtolloni nje pallat per te pare se sa pompa elektrike jane te instaluarsa .Po a paguhet kjo energji ???.Shkoni ne nje institucjon shteteror te shikoni vetem llombat e ndricimit qe nuk fiken kurre si diten dhe naten .Nuk flas per tangerllekun e paisjeve te zyrave si te shejkve te Arabise Saudite .Nuk permend makinat lluksoze qe s’pushojne se djeguri karburante nga mengjezi deri ne darke kur kthehen per te fjetur .E c’tu them me per Belul fatziun qe nuk dim nga ta kapim.

    Reply
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 6:40 pm

    Qeveria shqiptare e sotmja me e mira por me e korruptuara.Bravo

    Reply
  • Ilirjan says:
    November 6, 2022 at 7:18 pm

    Ne vazhdim te komentuesit spata.
    Ne Shqiperi ka pasur nje industri te zhvilluar mekanike, qe fatkeqesisht thuajse 90 % e tyre u shkaterrua. Kane ngelur vetem godinat dhe ndonje skelet te makinerise metalprerese. Fatkeqesi qe nuk njeh kufi , as kthim ne origjine. Por gjetke e kam mendimin, Keto Uzina mund te shndroheshin fare mire ne Uzina te prodhimit te Paneleve Diellor. Megjithese jane vetem skeletet e godinave te tyre , Ato me pak investim shndrohen ne Uzina te Paneleve Diellore, por ndonje prej tyre edhe per prodhimin e gjeneratoreve elektrike. Ne rast se Kryeministrat e Shqiperise do te vleresonin mendimin e inxhinjereve te talentuar te Shqiperise dhe te huaj, atehere ne sot do te kishim industri te re te prodhimit te Paneleve Diellore dhe siperfaqe te tera me panele te diellore qe do tu sherbenin ndricimit te qyteteve , ngrohjes se ambjenteve te shtepive dhe ndermarjeve.
    Sot me teper se kurre, eshte domosdoshmeri ngritja e Industrise se prodhimit te Paneleve Diellore, e vendosjes se tyre ne catite apo tarracat e godinave , mbeshtetur ne rekomandimet e specialisteve perkates.
    Shqiperise nuk i mungon lenda e pare per te prodhuar keto panele. Mbi te gjitha nuk na mungon potenciali i specialisteve, qe kane domosdoshmeri te kompletohen dhe te shtohen ne rast se investohet per tu persosur me tej ne kete fushe te re te Prodhimit te Energjise Elektrike.

    Reply
  • Ilirjan says:
    November 6, 2022 at 7:33 pm

    Per momentin, Qeveria e Shqiperise ato 165 milion euro per anijet e ndotjes se Gjirit dhe Qytetit te Vlores se bashku me nje pjese te ndihmes qe BE i dha kesaj qeverie per te perballuar krizen e energjise, do te bente mire ti shpenzonte per ngritjen e Industrise se Prodhimit te Paneleve Diellore.
    Shqiperia i ka te gjitha mundesite per te qene e pavarur nga kriza e energjise qe ka prekur Europen. Ajo ka nje rezerve te sigurte, qe sherben si berthame garancie per te pasur Pavarsi : Hidrocentralet .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…
  • Macja Larry, ‘zyrtarja’ më jetëgjatë e Britanisë: ka ‘përcjellë’ 6 kryeministra

Komentet e Fundit

  1. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  3. Anonymous on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Patriot on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Leksi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?