Në fillim të nëntorit 2018, kur Ilir Meta si President refuzoi t’i dekretonte Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm, Edi Rama shpërndau një mesazh në grupin e deputetëve socialistë.
Mesazhi përmbante porosinë që të mos komentonin vendimin e Presidentit dhe këshillën ‘që politika është një lojë shahu’.
Niveli i Ramës në shahun si sport është i panjohur, por në shahun politik që prej 2013-s ai ka fituar betejat me opozitën dhe ka parandaluar lojërat e shahut brenda Partisë Socialiste, herë me hir, herë me pahir.
Tashmë në mandatin e katërt qeverisës me një ‘President normal’ siç e kërkoi kur përfundoi mandati i Ilir Metës dhe me opozitën që ka hallet e veta, Edi Rama e ka zhvendosur shahun politik me institucionet e pavarura.
Një nga këto institucione është Gjykata Kushtetuese. Fill pasi kjo e fundit njoftoi pezullimin e dekretit të Bajram Begajt që caktonte zgjedhje më 9 nëntor edhe në Tiranë, strukturave të Partisë Socialiste në kryeqytet iu shpërnda një mesazh ku u kërkohej që të vijonin me fushatën, se vendimi i pezullimit nuk prek zgjedhjet dhe se vendimi përfundimtar do të jepej më 31 tetor.
Por, mesazhi i shpërndarë për strukturat socialiste të kryeqytetit u përgënjeshtrua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, që tha se KQZ ka pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë dhe se edhe nëse Kushtetuesja të vendosë më 31 korrik për ankimimin e Erion Veliajt, infrastruktura për mbajtjen e zgjedhjeve më 9 nëntor nuk përgatitet dot.
Rrjedhimisht, më shumë se sa logjik dhe i mbështetur juridikisht, mesazhi i shpërndarë nga drejtuesit e partisë për socialistët e Tiranës të enjten është një formë presioni e tërthortë e Edi Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke i përcjellë asaj mesazhin që ‘’ne po vazhdojmë punën për zgjedhjet dhe presim vendim që lejon këto zgjedhje’’.
Mesazhi nga Kushtetuesja është marrë, problemi është se a do të ketë guximin kjo gjykatë që të cilësojë kushtetues një dekret presidencial që edhe studentët e vitit të parë të juridikut e kuptojnë që është antikushtetues?
Gjasat janë që jo, sepse Kushtetuta nuk lë shteg për interpretime kur thotë në nenin 115 të saj se, ‘nëse vendimi i Qeverisë për të shkarkuar një të zgjedhur vendor ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, ai vendim pezullohet’.
Pikërisht ky parashikim sugjeron se e vetmja vendimmarrje e gjykatës për pjesën e dekretit të Bajram Begajt është shfuqizimi i tij. Ky është hapi i parë i parashikueshëm i Gjykatës Kushtetuese.
Hapi i dytë është marrja në shqyrtim e objektit të dytë të kërkesës së Erion Veliajt, që kundërshton në këtë gjykatë vendimin e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave.
Shqyrtimi në themel i kësaj kërkesë mund të kërkojë javë dhe muaj kohë, që do të thotë se një vendim i mundshëm mund të dalë në rastin më të mirë në fund të janarit 2026.
Kjo do të thotë se edhe nëse Kushtetuesja do ta konsiderojë të ligjshëm shkarkimin e Veliajt, zgjedhjet e parakohshme do t’i japin kryebashkiakut të ri vetëm një vit pushtet në krye të Tiranës.
Kohëzgjatja e shkurtër dekurajon kandidatët për pjesëmarrje në këtë proces dhe mbi të gjitha do të ishte edhe shpenzim financiar dhe kohor me pak dobi për socialistët.
Këtu mund të hyjë në lojë plani B i Edi Ramës, plani që e emëron Ogerta Manastirliun pa zgjedhje në krye të bashkisë.
Në këtë skenar, Manastirliu emërohet fillimisht nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe më pas votohet nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit, ku socialistët kanë shumicën e nevojshme, si kryetare e komanduar.
Vox News

Ore po sado të vonohet kjo punë për vicklat e njërit apo tjetrit, emërimi i kryetarit të ri të bashkisë është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe akut. Gj. K. mund të pezullojë përkohësisht vendimin e kapterr lalës, por nuk mund të bëhet njëkohësisht pengesë për mbarëvajtjen e punëve në bashki. Çdo zvarritje ka pasoja dhe dëmin më të madh e pagon taksapaguesi. Sado ta ankimojë, lali ra bëlldum nga maja e fikut, dhe s’ka katapult që e ngre prap përpjetë. Kjo zysha nga paraqitja nuk duket dhe aq e përcëlluar për pará, po ku i dihet. Le të presim sa t’i hyjë paj vetja në qef dhe fillon dhe kjo ta trashë gabzherin si spiropallesha e doganave
Ne kete Analize harrohet gjyqi i Velise.nqs.gjyqi zhvillohet ne kohe rekord dhe Velia denohet ne shkalle te pare,,kushtetuesja i jep rruge Dekretit te presidentit,pamvaresisht se sa do zgjase Avazi ne shkallet e tjera.
Shahu politik eshte sport qe luhet ne vendet me DEMOKRACI. Per vende nen REGJIM nuk ka lojra por uzurpim pushtetesh e kjo nuk ka asgje te perbashket me shahun.
Veliaj po konsumon vetveten politikisht me këto veprime! Është e çuditëshme se si po veprojnë njësoj Kastriot Islami, Aben Ahmetaj dhe Erion Veliaj! Të gjithë i kundërvihen Ramës në pamje të parë, por në fakt është manovër për të shpëtuar veten nga Drejtësia.
Kushtetuta eshte nje pengese per rregjimin e Komunizmit Dixhital me AI, qe pronaret Global te Rames planifikojne deri ne 2030. Keshtu qe dale-ngadale, manekinet te pozocionusr neper poste qeverisese, po zbatojne planin e eliminimit te saj. Diktatura e telekomanduar poo e nxjerre koken graduaisht dhe do te shfaqet me te gjitha ngjyrat e saj, si po shfaqet dhe jo vetem ne Shqiperi. E pastaj na thone Konspiracioniste, qe i heqim petet lakrorit te Konspiracionit Global kunder njerezimit.
Ogerta Manastirliu duhet te ishte ne Burg per krime kunder njerezimit ne epoken e Kovidit, por jo do ta bejne kryetare te Tiranes. Kushedi se c’fare planesh makabre kane per kryeqytetin ne te ardhmen.
Sa vite burg do te denohet Beqja,as me pak,e as me shume duhet te denohet manastirzeza!,nese do te kete drejtesi ne kete vend!
Ndaloni o budallenj dhe te shitur dinake! Mjaft u grindwt neper TV shqiptare po ashtu te shitura! Ziren ofendohen dhe jane gati te vriten, sepse saliu ju pret rrogen,per nje rroge kacafyten!
Ne republiken e bananeve me kokaine qe quhet mender Shqiperi, nuk ka shah politik. I vetmi sport ne politiken shqiptare eshte BOKSI, ku kush leviz menderen KRYEKARI i P(i)S(i) e nxjerr nokaut me nje uppercit. Ishte nje histori e vjeter humoristike ne nje televizion ku ndeshesh Bob FIsheri me Kasius Klein. Ne mes te ringut ishte vene skakiera. Afrohet Bob Fisheri dhe leviz e2-e4 dhe e shikon Klein me krenari….Klei pa e zgjatur shume i keput nje grusht ballit dhe e nxjerr knock-out. Besoj e kuptoni moralin e perralles…..
Si ta emeroje, si ta komandoje Rama ate Manastirqien e tij atje ne Bashkine Tirane, ajo pas nja 2 vitesh katapultimin e ka pastaj direkt atje ku eshte ai Lali sot…
Se parimi i Rames eshte : Nje Hajdut bie, mijra ngrihen..”