Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skënderbeu që na doli “grek” (dhe pse djali i Skënderbeut, shkoi në Himarë pas vdekjes së babait)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Skënderbeu që na doli “grek” (dhe pse djali i Skënderbeut, shkoi në Himarë pas vdekjes së babait)
HistoriLajmi i fundit

Skënderbeu që na doli “grek” (dhe pse djali i Skënderbeut, shkoi në Himarë pas vdekjes së babait)

Published: December 16, 2025
Shpërndaje

Nga Dorin Xhima

Një tjetër debat i “rëndësishëm” kombëtar na vika nga mediat greke. Kanl vënë në peshore se sa shqiptar ishte Gjergj Kastrioti, ose Skënderbeu.

Një artikull i shpërndarë edhe nga faqe shqiptare thotë se heroi ynë kombëtar na qenkësh “më shumë grek” seç mendonim, vetëm pse ishte ortodoks.

- Publicitet -

Po ruajna Zot bullgarët rumunët, rusët etj etj dalin grek me këtë logjikë vetëm  pse kanë fe ortodokse. Pale nësë dinë edhe ndonjë fjalë greqisht.

Dhe ku përfundon historia? Në Malin Athos, aty ku, sipas tyre, varri i harkuar i murgut, një nga vëllezërit e Skënderbeut na fshika përfundimisht çdo gjurmë shqiptarie. Sigurisht, aty ekziston edhe një “Kullë e Shqiptarit”, por duket se ky detaj nuk ka rëndësi për autorin e artikullit “shkencor”.

Për publikun shqiptar, kjo histori tingëllon e njohur. Çdo gjë e madhe dhe e vjetër, nga Skënderbeu te manastiret, gjendet papritur me etiketa të reja. Dhe lajmi më i bukur? Disa media e diskutojnë këtë me seriozitet të madh, ndërsa duhet vetëm të qeshim: Skënderbeu, hero i shqiptarëve, tani ka edhe pasaportë etnike “greke”.

Historia është një skenë ku çdo komb dëshiron të vendosë emrin e vet. Dhe mediat greke, me “studimet” e tyre, nuk bëjnë përjashtim. Një herë shqiptar, në versionin e tyre të “korrektuar”.

Lidhur ne këtë temë unë gjeta në arkivën e pasur të gazetës DITA një shënim të akademikut Pëllumb Xhufi.

Tregon pse djali i Skënderbeut, shkoi në Himarë pas vdekjes së babait:

“Himara ishte pjesë e një treve, ajo e Labërisë e cila përfshinte rreth 60 fshatra, ku zemra ishte Himara. Historia e Mesjetës së kësaj treve të Labërisë nuk mund të kuptohet pa Himarën. Himara ka qenë qendra e kryengritjeve. Mjafton të kujtojmë një fakt. Mbas vdekjes së Skënderbeut, djali i tij Gjoni erdhi sepse e thirrën banorët e Himarës.

Ai shkoi bashkë me dy kushërinj të tij, dhe u vunë në krye të kësaj kryengritje. Kryengritja përfundoi me zënien rob të sanxhakbeut të Vlorës që vajti për ta shtypur atë kryengritje. Ata e zunë rob dhe e çuan si trofe te mbreti i Napolit.

Po të shkosh sot në fshatin e Shirgjit, që dikur ishte qytet, do të shihni kishën e Shirgjit. Shirgji ka qenë një shenjtor i nderuar në trevat shqiptare, është edhe në Çamëri. Kisha e Shirgjit ekziston akoma edhe sot dhe në postën e hyrjes ka të gdhendur dy shqiponja me dy krerë me kurorë mbretërore.

Kjo ishte stema e pasardhësve të Skënderbeut nga Italia.

Identifikimi i himarjotëve me familjen Skënderbeu vazhdon në vitin 1589-të, kur i shkruan Papës, Gregori 13-të që: Ne himarjotët jemi bijtë e Skënderbeut, ne kemi luftuar me Skënderbeun dhe ai ishte mbreti ynë”.

Edhe më vonë ka dokumente pafund. Shumë prej tyre i kam përdorur edhe unë në një libër për arbrit e jugut që i kam gjetur në arkivat e Venedikut.

Aty janë me emra, edhe emrat e sotëm që kanë himarjotët, por janë edhe letrat që i shkruanin vetë, Bajliut të Korfuzit, mbretit të Napolit, mbretit të Spanjës e deri të mbreti i Austrisë.

Në këto letra, prezantohen gjithmonë si shqiptarë. Nuk prezantohen si popull me vete, e as si grekë’.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • Pal Mlyshi says:
    May 23, 2023 at 3:05 am

    Nese keta te sotmit jane himariote grekër, KUR e PSE kane ardhur aty?

    Reply
  • Patosi i Ri. says:
    May 23, 2023 at 5:57 am

    Po. Duhet të flasin akademikët për studime që vlejnë në mënyrë që të kuptohet nga njerzit.

    Reply
  • Hajdari says:
    May 23, 2023 at 6:01 am

    Ah mo Profesor, po ne per te perfituar lepijme dhe halet e botes, duke humbur dhe dinjitetitn si popull.

    Reply
  • Neandertali shpellave bizantine te mesjetes says:
    May 23, 2023 at 6:59 am

    O Keno , ti ke te drejte ,por u lodhem me keto muabete, (vetem Greqia dhe Serbia nuk lodhet kurre) …kete pune duhet ta zgjidhe kush eshte ne krye te shqiptareve, ai (i rradhes) qe ka marre ne dore fatet e vendit. Duhet ti tregoje nje here e mire vendin dhe ti kujtoje historine e vertete Greqise (qe e di shume mire) dhe Europe kurves bashke. Perndryshe ne dhe ju llomotitim kot ne internet apo TV ….llafet i merr era, duhen shkundur ata qe kane ne dore fatet tona. Tani te presim se cdo te thote Rame-pacifisti me cdo kusht, se premtoi qe do flase pas zgjedhjeve greke

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 16, 2025 at 5:12 pm

      E ka marr ne dore ai ne krye. Pikerisht per te vertetuar qe Skenderbeu eshte grek, ka lejuar ngritjen e tabelave greke ne Jug, dhe do ti japi medoemos Detin Greqise.
      Keshtu, qe nga Vlora, e deri poshte, Qiperia eshte Greke

      Reply
  • Nacionalizem ne part-time says:
    May 23, 2023 at 7:07 am

    Nacionalizmi nuk behet me part-time sa here te kete nevoje Partia a Qeveria.
    Kur kjo Partia Socialiste bente aleanca me PBDNJ edhe ne Himare me kandidat te perbashket, nuk e mori penen asnjehere ky Xhufi te bente histori nacionalizmi…por kur Partise i duhet nacionalizmi , atehere leshon kushtrimin dhe ngjet ajo fjala e lashte “..Nacionalizmi behet streha e fundit e Maskarenjve…”

    Reply
  • SPAK says:
    May 23, 2023 at 7:58 am

    Qellimi i Himarjiteve :greke” dihet qe jane perfitimet qe ata marrin nga Grekerit! Kisha dhe shteti grek kane punuar me shekuj per te arritur deri ketu! Perdoret edhe shume politikisht! Edhe Merin memen “gazetarin” qe vete e qahet tek Grida Duma, nuk e lejojne te hyje! Qan marini dhe thote se s’paska bere gje kunder Greqise ,eshte vetem nje gazetar i mjere qe vete tek Grida! Grida josh burrat dhe te rinjte me hiret e saj dhe ben politiken e Saliut me Belerin dhe Marini i shkrete qan! Lotet lume tek Grida Dume qe eshte me Greket!

    Reply
  • !!? says:
    May 23, 2023 at 10:53 am

    Mirë o historiani Pëllumb Xhufi që himariotët kanë qën dhe janë shqipëtarë pamvarsisht se rrethanat i bën dhe grek folës por

    çfarë do të thuash për kryeministrin ton të tallavas që në Derviçan në prani të Micotaqisit i thot Fredi Bejlerit që “O Fredo edhe unë jam tradhëtar si ty” dhe

    me të dëgjuar këtë pohim të sinqert të thën publikisht jo nga një kërbythje dosido por nga kryeministri i Shqipërisë, Qirjakua menjëherë mori Fredin prej dore dhe mbajti frymën në qëndër të Himarës dhe deklaroj shpalljen e përfundimit të helenizimit të Himarës si “pjesë e natyrshme” të Greqisë duke mburrur shqiptarët bastardë të konvertuar në grekë të llojit Fredi si heronjë të procesit të këtij helenizimi, ndërkaq

    ndërsa flamujt me kryqin blu tundeshin kombinuar me duartrokitjet e heronjëve të helenizimit ato shoqëroheshin me “duartrokitjen” të heshtjens aprovuese të sapovetdeklaruarit si koleg të tradhëtarit Fredi, heshtjes aprovuese të tadhëtarit Edi Rama për këtë atentat kriminal ndaj sovranitetit, tërsisë teritoriale dhe historisë së vëndit, histori që është lejuar të shkelet në mënyrë brutale nga këmbët e shovinizmit grek, histori që realisht ka vdekur në Himarë dhe shkrimet e historianëve nuk kan më vlerë por jan si vajtim për një të vdekur.

    Po sikur kryeministër tallavaja s’ do të prezantonte vehten si tradhëtar në Derviçan dhe nuk do të bridhte, me zhgarravina “kuçedrash, zhabash, breshkash, gjarpërinjësh….” duke u kapardisur në mënyrë groteske dhe mjerane si artist serioz, si një Koço i vërtet në rrugët e Athinës rrethuar nga Dendias e kompni që i bënin qejfin duke nënqeshur në mënyrë tallse por

    të prezantonte vehten si një burr serioz shteti që bart hallet e popullit dhe vëndit të tij, që është në roje të sovranitetit të vëndit të tij dhe jo një karagjos që prezanton vehten tradhëtar dhe breth si bojaxhi zhgarravinash duke quajtur vehten sikur të jetë një adoleshent i paërgjegjshëm mburracak si kryeministri piktor më i mirë në botë dhe tërci vërrci …..e vërrci tërrci…..piktori kryeministër më i mirë në botë, në qoftë se s’ do të prezantonte vehten si kloun por burr shteti që të mer gjak në vetull,

    do të guxonte Micotaqisi të deklaronte Himarën helene dhe do të guxonin Sali Berisha dhe Ilir Meta, pjesë integrale bashkë me EdI Ramën në procesin 30 vjeçar të krimit, korrupsionit dhe kusarisë kombçfarosëse të shpallnin kandidat të tyre heroin e helenizimit të Himarës tradhtarin Fredo?

    I nderuar historian mos ju refero Gjonit të Skënderbeut por si historian dhe anëtar i Akademis së shkencave skanoni se çfar po bën mender Skënderbeu karikaturë i Spiropalit, skanoni këto 30 vjet histori kobzezë të pushtimit më barbar gjer më sot, pushtimit të antishqipëtarëve më të egër e më të përbetuar gjer më sot, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe sa të tre bashkë nga ligësitë, Edi Rama që për 30 vjetë, me bandat e tyre partiake, i kan bër shqipëtarëve poshtërsitë që nuk kan arritur ti bëjnë të gjithë pushtuesit e vëndit për 3000 vjet histori.

    Në qoftë se jeni patriotë, në qoftë se vërtet u dhimbset kombi shqipëtar që po shpërbëhet në emigrantë që kurr nuk do kthehen në një vënd që është bër i mallkuar për një jetë normale, në qoftë se jeni historianë me integritet dhe jo rrogëtarë mjeranë, ju të Akdemisë duhet të skanoni urgjentisht, në mënyrë të gjithanshme historike, ekonomike, politike, ushtarake, ………këto 30 vjet dhe të mbani qëndrim historik duke kontribuar në ndaljen e kombçfarosjes dhe ndaljen e ripopullimin e vëndit nga skllevrit e trafikuar nga orienti simbas projektit të antishqiptarit horror Edi Rama, në qoftë se jeni vërtet Akademi dhe jo një fole rrogëtarësh parazitë që i bëjnë fresk kombçfarosësve të cilve, qofsha i gabuar, po u shërbeni me servilizmin jo dosido por me servilizmin tuaj elitar akademik duke dhën kontributin tuaj në krimin e spastrimit etnik që po përfundon kombçfarosësi Edi Rama.

    Reply
  • Piro says:
    May 23, 2023 at 12:17 pm

    Fredin qe u metamorfizua ne Dhjeonis nuk e keni vetem ne Himare por brenda ne Tirane, dhe ky eshte me i rezikshem. Ne Tirane eshte shtruar kembekryq Asfalia greke! Politika jone behet ne Athine!
    Vellezer shqiptare hapni syte dhe mos u genjeni nga fjalet e bukura. Shikoni si punohet kunder ketij kombi ne keto 30 vjet nga njerez qe per karriket dhe pasurite e vjedhura nga ky popull kane shitur nder e dinjitet e mund te shesin jo vetem Shqiperine por edhe familjet e tyre

    Reply
  • Tironci says:
    May 23, 2023 at 1:10 pm

    Thirrje per Vlonjatet patriote: Digjeni me zjarr shtepine e Fredi Belerit ne Himare !

    Ky eshte ndeshkimi i duhur sa per fillim per Fredi Belerin !

    Reply
  • demo says:
    May 23, 2023 at 3:54 pm

    Popull! Mbaj doren popull!
    Ne ke zemer,melci,kellqe,,shko atje ne Himare dhe kape per fyti fredi bellerin me ca grekomane,,mu ne sy te dobicit te Dhores,.
    Cfare ke me Akademine e Shkencave?Cfare ke me Pellumb Xhufin?
    Shkoi ne Venedik,Studioi Arkivat,dhe te solli dokumenta te Mesjetes,qe shpallin Himaren e Laberise Krahine te banuar nga shqiptaret,Vetem nga shqiptaret,100% shqiptare pa asnje grek.
    Nuk eshte paguar nga Shteti si Stella Gungalja,zorro Zoto,qe vazhdojne marrin nga 20 miljon euro ne Jave per Inceneratoret,qe as prodhojne energji elektrike,por djegin e pervelojne miljona euro. Mor po nuk eshte paguar as sa kompania tunelit te Murrizit,as sa kompania e naftes,Bankers,qe del me humbje.
    O llum i proletariatit,! Nje Akademi Shkencash,qe quhej Instituti Shkencave,e vare ne Litar,,e gropose te gjalle,.Sabiha Kasimatin e gropose te gjalle,Musine Kokalarin e gropose syrgjyn gjalle,Sulo Klosin,Kujtim Beqirin,Abdi Sharren,i vare ne litar. 200 klerike katolike me Akademi Romane i pushkatove,i kalbe neper burgje,.Kush shpetoi gjalle perkthei Iliadhen dhe Ferrin e Dante Aligierit,,se rraca juaj kafsherore nuk perkthen dot as nga shqipja ne shqip.
    Cfare doni me nga Akademia Shkencave,,doni te marre pushken te luftoje grekun qe rraca juaj Sali maloku,edvin rama po i sjellin ne Himare?Doni ti mprihni si qete ne parmende te lerojne aren qe keni lene pa punuar,se nuk ju del hesapi me naften? apo te pranojne shkencen e dalipajt,Tironcit www,qe i thote italishtes,Latinisht,i coptojne fjalet pa asnje kriter gramatikor,i bejne bujashka dhe konkluzionet e Torobellove:Llatinishtja eshte shqip,etruskishtja eshte shqip,hellenishtja eshte shqip,Sumarishtja ,egjyptishtja,..Ta pranoje Dalip gomarin ne Akademi,se i nxorri gjithe gjuhet e njerzimit shqip?
    Kurse Shqiptarizmin e Himares ta mbroje Pellumb Xhufi.

    Reply
  • Tironci says:
    May 23, 2023 at 3:56 pm

    mentealternativa1.blogspot.com

    Thirrje per Vlonjatet patriote: Digjeni me zjarr shtepine e Fredi Belerit ne Himare !

    Ky eshte ndeshkimi i duhur sa per fillim per Fredi Belerin !

    Reply
  • pirro says:
    May 23, 2023 at 4:06 pm

    Fshati Shirgj eshte fshatishen gergj por keshtufliten shkurtimisht si p.sh shijak – ose shen jak

    Reply
  • demo says:
    May 23, 2023 at 5:21 pm

    Jo! Gabim.
    Shirgj i pergjigjet nje prej shejtoreve me te hershem te krishterimit,.Shen Serxhi eremiti i Kapadokias qe u dekapitua nga ushtaret romake te Dioklecianit.
    Kemi Shirgj ne Shkoder,kemi Shirgjan ne rrugen Elbasan-Llixhe.Shirgj ne Himare,Shirgj ne Cameri,.

    Reply
  • Katiu says:
    May 23, 2023 at 9:38 pm

    Unë komunisti 24 karat , që kam alergji kur më përmend bejlerët e agallarët , dreqi e mori , kam rënë në pozitat e beut Faik Konica ; biles kam ikur edhe më tutjes e ai .
    Armiku më I madh i shqipetareve janë vetë shqipetaret paska thënë beu !
    Dua , s’dua jam dakort me të . Biles , biles , unë që po jetoj nja 80 e ca vjet pas beut kam jetuar tragjedi që ai si jetoi prandajë po shtoj :

    Armiku më I madh i shqipetarëve janë ata që na lanë shtet më vete !

    Nuk jemi të zotë , I kemi të gjitha të mirat već tru s’kemi .
    Federatë , qoftë edhe me Afriken . Do qemë 100 herë më mirë !

    Reply
  • Katiu says:
    May 23, 2023 at 10:07 pm

    PS
    Për të mos u lënë vënd keqkuptimeve apo hamendësive harrova të thosha :
    Për të mburrur socializmin e Enver Hoxhës apo demokracine e Sali Berishes duhet të jeshë debil e matanë debilit .

    Sa shumë debilë paska patur kjo Shqiperia jonë e vogel dhe kaq e bukur !

    Reply
  • Rush says:
    May 23, 2023 at 10:26 pm

    Ai vajti ne Chimara, sepse Chimara eshte djepi i Greqise. Greqie fillonte qe ne breg te lumit Skumbinis. Greqia i clirua qe me 1821 nga Perandoria Ottomane dhe i degdisi mbrapsht turqit qe ishin vendosur ne Greqi. Turqit e sotem, pasardhes te koloneve ottomane te vendosur ne Arnavutistan perpiqen me kot ta ndryshojne historine e lavishme greke dhe Vorio-Epirote.

    Reply
  • Lol says:
    May 23, 2023 at 10:46 pm

    PER TE DHENE MEND
    FILOZOF SHQIPTARI
    PER TE NGRITUR KOKE
    NUK MBA SAMARI

    Reply
  • LEON says:
    May 24, 2023 at 2:41 am

    O Rrush! Qe te thuash Himara eshte djep i Greqise,eshte njesoj sikur te thuash qe joteme i ka pjelle gjithe himariotet greqishtfoles,.
    Himara eshte shume me e lashte se joteme.Laberia eshte shume me e gjere se ti dhe Familja jote.

    Reply
  • Aldrin says:
    May 24, 2023 at 3:49 am

    Heehe, vari leshte ketij populli. E shkerdhen Dulja para e mbrapa.
    Vetem ne gazete behen trima. Popull i q.re nga te kater anet

    Reply
  • PO , PO says:
    May 24, 2023 at 6:49 am

    “Nacionalizem ne part time ” , duket sheshit se je nje kelysh qe ushqehesh me kockat e restorantit te Fredi Bejlerciut , qe edhe vete turqit do cuditeshin me heleniqizmin e ketij kllouni . Ja , “avokate” te tille analfabete i dalin ne mbrojtje kellires Frederiq Bejlerciut e per me teper i bejne karshillek profesorit e antarit te Akademise se Shkencave , te nderuarit Pellumb Xhufi !

    Reply
  • Allvanos Athine says:
    December 15, 2025 at 7:39 pm

    Skenderbeu ka qene “Greke” dhe Pike….sepse kete e thote Gazeta-Pacavurja Thema e Grqise…
    po pse mos ta “Besojme” xhanem??Ata jane “Europjane”-“Demokrate”….dhe jane ne BE…kurse ne “Alvanoset” qe mos Qofshim ??Ne nuk kemi te Drejte te kemi asgje…
    Me Bytheqira se keta Grekeqiret qe meren me kesi mashtrimesh nuk gjene…
    1-Po te shikojme se c´thone Arkivat Turke??Greket thone se Turqite Genjejne se “Ne ..pra Greket i kemi Luftuar”..
    2-Kur i them nje Greku se po te shikojme Enciklopedine Italjane te vitit 1949-te se c´thote per Shqipetaret dhe Seknderbeun..pergjigja ishte e njejte..”Ne (Greket ) kemi Luftuar Italjanet dhe ata na kane Inate prandaj Shkruajne kunder neshe….
    Edhe kur i them po Enciklopedia Gjermane..ja hidhi nje sy…po te njejten Pergjigje..ne te vertet Vari Karin Grekerve..por gjithe se si u duhet dhen nje Pergjigje…..

    Reply
  • Artan says:
    December 16, 2025 at 1:18 am

    “Nacionalizem ne part time ” ka hallin e PDhit, or PO, PO, është koqelëpirës i “Doktor Berishës” si Skarypioni, nuk ia ndien shumë për vendin dhe kombin, e shesin dhe e blejnë një mijë herë.

    Reply
  • Artan says:
    December 16, 2025 at 1:19 am

    O Rush, më mirë merr një brisk që të ma rrush, se janë të thella këto punët e historisë për ty. Shumë shumë thjesht berberin mund të bësh.

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    December 16, 2025 at 8:09 am

    E TI ARTAN JE K.L I EDI RAMES …

    Reply
  • shoqeruesi i Spiropalit says:
    December 16, 2025 at 8:31 am

    Pune e madhe se greket po duan te bejne “grek” Gjergj Kastriotin Heroin Kombetar! Ne kemi Skenderbeun tone Edi Rama, ate te shekullit 21 sic e ka quajtur me plot pathos dhe shoqe Spiropali mu aty ne mes sheshit qe mba emrin e Heroit…

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    December 16, 2025 at 11:35 am

    Shikoni falenii te “ATI INE”, “ATI KA” qene ATI INE. po greket ku Kane qene, se me ne veri ka qene mbreteria E PIROS.?Greket Kane wen ne Gruaqire, nje tip bordelloje ne ishuj.

    Reply
  • Rexha says:
    December 16, 2025 at 11:47 am

    Per Skenderbeun shqiptar, greqiret le te vazhdojne ne deshprimin e tyre. Ata svjedhin me gje shqiptare. Ata më nuk mbajne dot te mbuluara hajduterit e tyre te gjeratnishme.. Duke qene se ua kerkon mbijetesa e tyre sot e cenuar, greqiret le ta marrin kete Skënderbeun e Spiropalit.

    Reply
  • Loli says:
    December 16, 2025 at 5:11 pm

    Artikilli eshte gabim i jep nuance shkencore artikullit grek Ai eshte nje artikull kot i shkruajtur vetem me nje autor Pra nuk Ka asnje Baz shkencore. Hajde tung

    Reply
  • mb says:
    December 21, 2025 at 4:40 pm

    Nuk kuptoj nje gje, nje artikull me teme historike behet rast per te shprehur qellime politike!!! Ky eshte problemi historik i shqiptarve, zavendsojne interesin kombetare me interesin politik te dites.

    Reply
  • Arben says:
    January 9, 2026 at 8:23 am

    po himara, suli, mirdita, ne malesite ku nuk futej dot ushtria, sepse cdo gje duhet konsideruar me teknologjine e kohes,
    ishte politike qe ju linte njefare autonomie dhe paguanin taksa pak me shume e ishin si “te pavarur”.
    grek filluan te beheshin kur u fuqizua anglia kurve dhe i shtynte kundra perandorise duke i financuar dhe duke ju vene si kusht te quanin veten grek.

    konkretisht luftetaret e kastrabeut qe nuk pranuan te jetonin nen Perandorine Osmane (sic pranuan pjesa derrmuese e popullsise) u vendosen ne himare, prandaj edhe djali i kastrabeut zbriti ne himare, i kishte njerezit e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?