Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Koalicion global kundër Hamasit? Skepticizëm mbi propozimin e Macron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Koalicion global kundër Hamasit? Skepticizëm mbi propozimin e Macron
BoteLajmi i fundit

Koalicion global kundër Hamasit? Skepticizëm mbi propozimin e Macron

Published: October 28, 2023
Shpërndaje

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi së fundmi që koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, të zgjerojë fushatën e tij duke luftuar edhe kundër grupit militant palestinez Hamas.

Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, ekspertët janë shprehur skeptikë në lidhje me mënyrën se si do të funksiononte një gjë e tillë në praktikë, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme në Lindjen e Mesme se si duhet trajtuar çështja e Hamasit.

Propozimi i Presidentit francez Emmanuel Macron që koalicioni ndërkombëtar i cili lufton për të mposhtur grupin Shteti Islamik të zgjerojë synimet e tij, për të goditur edhe Hamasin, zuri faqet e para të shtypit.

“Në bazë të kësaj përvoje, le të ndërtojmë me të gjitha shtetet që janë të gatshme të ndihmojnë, sot me Izraelin, por me të gjitha vendet në rajon, një koalicion për të luftuar kundër grupeve terroriste, përfshirë Hamasin, për të shkëmbyer informacione, për të identifikuar këta terroristë dhe t’i neutralizojmë ata”, sugjeroi presidenti francez.

Zoti Macron i bëri komentet këtë javë, gjatë vizitës në Izrael, vizitë që pasoi sulmet e Hamasit më 7 tetor, si pasojë e të cilave u vranë 1,400 izraelitë.

Zyra e zotit Macron sqaroi se propozimi nuk kishte të bënte me dërgimin e trupave në terren, por më tepër me ndarjen e informacioneve të zbulimit dhe luftimin e burimeve të financimit të terrorizmit.

Në vitin 1997 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Hamasin grup terrorist. Po kështu dhe Bashkimi Evropian e vende të tjera perëndimore e konsiderojnë atë një organizatë terroriste. Por Hamasi ka marrë mbështetje verbale nga Turqia dhe vendet arabe si Katari, si dhe është mbështetur me armatime nga Irani.

Eksperti për antiterrorizmin në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, Bruce Hoffman, ngre pikëpyetje nëse ideja e zotit Macron do të fitojë mbështetje të mjaftueshme mes vendeve arabe, për shkak të zemërimit që kanë shkaktuar sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gazë.

“Duke pasur parasysh situatën e trazuar në Gazë, shkatërrimet, zhvendosjen e popullsive, do të ishte shumë e vështirë, për shumë vende të angazhoheshin, në ndonjë lloj roli aktiv, për të ardhmen e Gazës ose për t’u përballur me Hamasin”, thotë zoti Hoffman.

Një tjetër eksperte kundër terrorizmit Katherine Zimmerman, thotë për Zërin e Amerikës se gjetja e një zgjidhjeje praktike për ndalimin e terrorit të Hamasit, do të ishte një sfidë e madhe.

“Do të ishte një ndërmarrje e vështirë dhe unë mendoj se mund të jetë e pamundur, po të kemi parasysh se misioni i Hamasit nuk është për të zgjidhur çështjen palestineze, por për të shkatërruar Izraelin. Pra realisht do të duhej transformimi i asaj çka është në thelb Hamasi, në mënyrë që problemi i terrorizmit, të merrte një përgjigje“, thotë Katherine Zimmerman eksperte e institutit studimor “American Enterprise”.

Presidenti Joe Biden ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për ringjalljen e procesit të paqes izraelito-palestinez, që do të çonte tek zgjidhja me dy shtete, pasi të përfundojë lufta në Rripin e Gazës, qëndrim që është mbështetur edhe nga zoti Macron.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?