Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skeptikë për 1 milion pemët? Veliaj: Këta që kritikojnë nga kolltuku, kujtojnë se Tirana është akoma 42 km katrorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Skeptikë për 1 milion pemët? Veliaj: Këta që kritikojnë nga kolltuku, kujtojnë se Tirana është akoma 42 km katrorë
KronikeKryesore

Skeptikë për 1 milion pemët? Veliaj: Këta që kritikojnë nga kolltuku, kujtojnë se Tirana është akoma 42 km katrorë

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot në emisionin “Opinion” se hapësira e Tiranës së madhe pas reformës administrative të vitit 2015 është shumë herë më e madhe se Tirana e vjetër.

Veliaj tha se shumica e kandidatëve kundërshtarë nuk e dinë që po garojnë në këtë territor të madh.

- Publicitet -

“Kemi vënë re që edhe kur flasin për pemët, edhe kur flasin për ujin, i referohen Tiranës së vjetër. Një pjesë e opozitës ka 8 vite që nuk ka kuptuar që Tirana në fakt nuk është më ajo. Tirana që nga 2015 me reformën Fino-Çuçi është kjo Tirana me të kuqe. Deri në kohën e PD dhe të Lulit është e 2015-s, ndërsa kjo pjesa tjetër është pas reformës administrative.

Po ju ilustroj disa gjëra. Së pari, kjo Tirana këtu është 42 kilometra katrorë. Kjo Tirana e madhe është 1250 kilometra katrorë. Këtë nuk e vë në dyshim që e dinë gazetarët, por ajo që kemi parë nga kjo fushatë, shumica e kandidatëve nuk e dinë që po garojnë për këtë gjënë e madhe, nuk po garojnë për këtë gjënë e vogël”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut socialist, 1 milionë pemët e mbjella janë në të gjithë këtë hapësirë të Tiranës.

“Që do të thotë që kur flasim për 1 milionë pemët janë në të gjithë këtë Tiranën e madhe. Domethënë janë edhe në Vaqarr, janë edhe në Pezë te liqeni i Fjollës”, u shpreh ai.

Veliaj tha se pemët janë mbjellë me procesverbal dhe me fatura.

“Patjetër, kemi një koleksion faturash, kemi të gjitha bankat që janë paguar. Të gjitha kompanitë private. Tani kur po të flas për donatorë, ai donatori nuk ka nevojë të falsifikojë. Kur Ardit Gjebrea mbolli 50 pemë e bëri publikisht, e bëri me faturë dedikuar nënës së vet. Kur miqtë e Uejda el Sayed erdhën, e mbollën pemën e kuqe dhe e fotografuan.

Pra ka disa raste kur njerëzit mbjellin për sebepe, ka raste kur dikush përdor fondin që ka për përgjegjshmëri sociale, flas për bankën, kompaninë e sigurimit,  ambasadat”, u shpreh Veliaj.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?