Dekada më parë, Eqrem bej Vlora ka publikuar një skicë, ku tregon pa mëdyshje se në cilën ndërtesë është shpallur pavarësia nga Ismail bej Vlora. Jo vetëm kaq, por ai na shënon në skicë edhe dritaren në të cilën Ismail beu tregoi flamurin e kuq me shkabën e zezë, para se ta vendoste në ballkon.
Kjo është ndërtesa dykatëshe dhe jo trekatëshe e sarajeve. Kjo ndërtesë dykatëshe, pra më e vogla e dy ndërtesave, ishte selamllëku i Sarajeve.
Ajo ishte shtëpia ku jetonte Xhemil bej Vlora dhe ndodhet në pjesën e poshtme të skicës. Besoj se nuk mund të shpjegohet më qartë se kaq.
Deri sot, nuk kemi një fotografi ballore të kësaj ndërtese, por vetëm foto nga larg ose foto që e paraqesin ndërtesën të transformuar dhe të shndërruar në hotel.
E megjithatë, nëpër televizione ende nxirret fotografia e ndërtesës trekatëshe (ajo sipër) dhe njerëz qopië komentojnë duke thënë se flamuri u ngrit në ndërtesën trekatëshe – të quajtur haremllëk (e cila nuk ka fare ballkon).
Këto janë dy ndërtesa që nuk mund të ngatërrohen dhe nuk ka kuptim të ngatërrohen. Siç e thotë edhe Eqrem beu, ndërtesa trekatëshe (ajo sipër), ishte shtëpia ku lindi Ismail Qemali dhe ai e saktëson madje edhe dhomën ku lindi heroi ynë i pavarësisë.
Mund të duket si një detaj i parëndësishëm, por nuk mendoj kështu. Ne duhet të dimë dhe të themi me saktësi maksimale se ku pikërisht u ngrit flamuri dhe jo të bëjmë sikur e dimë.

Ky koment u postua në Facebook nga gazetari i njohur, Ilir Ikonomi, bashkë me skicën

Eqrem bej Vlora eshte me i sakti nga deshmitaret,si per origjinen e flamurit,si per sjelljen,bisedat qyfyret,karakteret e Delegateve te Pavaresise.Ay tregon se si u firmos Akti Madhor ne dy Fleta blloku qe grisi Lef Nosi,sepse Akti i Pavaresise ishte nje Perpjekje me Kohen.O sot,o humbi Shqiperia per fare.Jemi mesuar ti cmojme Diturine,por ishte ky Eqrem beu,qe ne krye te Forcave Territorjale te Vlores smbrapsi Fuqite greke ne Himare,qe ishin drejtuar Vlores.Pa Eqrem Beun dhe Laberine Atdhetare nuk do kishim Pavaresine.Eshte i biri Syrja bej Vlores,nipi i Vezirit te Madh te Perandorise Osmane,Ferit pashe Vlora,Zoter te Vlores,Kanines,Minjeres se Selenices,Skeles dhe Kalase Sopotit mbi Borsh,,sepse Vlorajt e Kanines jane nip sternipa te princit Gjergj Arianiti.Nje gabim bene Zotet e Vlores,qe ne 1902 shemben kalane e Vlores,(ndodhej aty ku eshte teatri Petro Marko) dhe me guret e kalase shtruan kalldremin Vlore-Skele.
Sot rreckamanet,fshataret e ardhur ne Vlore e kane bere copa copa kadastren e Vlores,kush te regjistroje Prona,qe s`i kane pasur kurre,.Vlora eshte mbytur nga kullat.Bregdeti eshte mbytur nga Lokalet dhe hotel-motelet.Asnje nuk ka truallin e vet.Vlore e Orikum,Sazan e Karaburun jane te gjitha Toka te Vlorajve.Edhe Ai Shesh i Flamurit ku mblidhet Kosova per 28 Nentor(se Kosova ka Meriten e Gjakut)rreckamanet e kuq nuk e festonin 28 nentorin deri ne 1962,sepse ishte feste e Reaksionit Feudo-borgjez.,Aty kane qene Sarajet e Vlorajve ku u ngrit Flamuri,por Vlorajt,por Vlorajt i shemben sarajet vete,qe te mblidhej populli ne shesh per diten e Floamurit. ,Mbreterit me te lashte te Shqiperise me Zoterime nga Dibra Moisi Golemit(Arinaiti),Sopoti i Maleve te Kandaveve i Gjergj Arianitit e deri ne Sopot te Borshit e ne Brigjet e Morese,,Jane pronat e Vlorajve te lashte.Nga te gjithe Firmataret e Pavaresise,vetem e mbese e Qemal Karaosmanit perfitoi Pronat,sepse ishte martuar me Bujar Nishanin,qe u be president.
po ti do te na bindesh qe je kokrra e trapit….
nuk kanë të sosur poshtërsitë në kete vend.këto atdhetarë që sakrifikuan gjithçka per mëmëdheun nuk i kujton me njeri sese jane te zënë me grabitjen e gjithçaje qe ka vlere
Kush e ka bere kete skicen, te na japi dhe ca shpjegime krahasuese me fotot e Pavaresise dhe ndertesat aktuale ne Vlore.
Une psh nuk e kuptoj dot ku eshte kjo ndertese, duket si ne qytet tjeter.
Demua, po, ai ka lindur dhe eshte deshmitar i gjalle i te gjitha ngjarjeve.
Ballist trim qe para se ballistet te krijoheshin, dhe patriot i flakte, qe hodhi pushket para italianeve dhe gjermoneve.
Ka dhe te dhena te sakta kush i prishi sarajet, dhe kush e mbrojti Laberine nga greket..
Demo, me tre kater balliste.
Bravo