Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur.
Kështu, fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.
Report TV ka mësuar se më 11 maj, pas zgjedhjeve, Nisma Shqipëria Bëhet ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë emrave në listë të mbyllur. Mes tyre është edhe Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti në listën e Tiranës.
Sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.
Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij.
Report TV siguroi dorëheqjen që mban emrin dhe firmën e z. Kordhoni më 11 maj dhe kontaktoi kandidatin për deputet. Kordhoni tha se ka firmosur shumë gjëra gjatë kandidimin dhe se nuk ishte i qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit.
Por ai ishte i qartë, se nëse Lapaj dëshiron të shkojë në Kuvend, duhet të kalojë më parë nga ai.
“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid”,-tha Zeqir Kordhoni.
Pyetjes së Report TV nëse ishte ai që kishte firmosur dorëheqjen nga mandati më 11 maj, Kordhoni ju përgjigj: “Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen”.
Kordhoni pohon se në listën e Tiranës është një prej emrave të propozuar nga Partia Nisma Thurje. Dorëheqja e dorëzuar prej tij është një formular i thjeshtë i cili nuk është bërë përpara ndonjë noteri apo zyrtari tjetër.
Gjithësesi, burime pranë KQZ thonë se në çdo rast, pavarësisht deklarimeve apo dorëheqjeve që mund të kenë depozituar më herët, kandidatët mund të ndërrojnë mendje e të kërkojnë mandatin e tyre, deri ditën kur Celibashi do të shpallë listën fituese.
Për Tiranën, mandatet ende nuk janë shpërndarë, sepse PD do e kalojë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor. Por është e qartë se paralel me këto, Lapaj duhet të mbajë “nën kontroll” Zeqirin dhe 11 shokët e tij në listë, deri ditën që Celibashi e shpall mandatin në emër të Adriatikut.

Hajde gallatë, hajde. Çorbë shqiptare… Gjithçka bëhet për dashurinë që kanë deputetët tanë për atdheun tonë të shtrenjtë.
Vota e lire ! Nese zoti Kordhini ka dale fitues sipas ligjit dhe renditjes tregon qe elektorati e ka zgjedhur! Ndaj zoti Zeqir duhet ta marre mandatin sepse ka marre besim nga elektorati
Vota e lire ! Nese zoti Kordhini ka dale fitues sipas ligjit dhe renditjes tregon qe elektorati e ka zgjedhur! Ndaj zoti Zeqir duhet ta marre mandatin sepse ka marre besim nga elektorati
Zeqo Kordha maskara qenka,se eshte paguar njehere per te qene mish per top ne liste,por Adriatik Llapaj qenka edhe me maskara,qe perdor te tilla marifete.Nuk mori pak por nja 60 mije vota ne gjithe vendin.
Dua qe ata te 11 te Listes ta bejne hasha firmen e dorheqjes dhe Llapaj te lepije gishtat,se deputetllekun do ja marre Zeqo,,ne mos Zeqo, Ana,se jane 11,nuk jane pak,qe kane vene kavanozin ne rradhen e qumshtit.Marifetet e shumta i bejne gropen te zotit.
Zoti Agron te kemi Lab te ndershem,I fitove me gjongel e me drejtesin ata dy Mandate floriri.Mos bej koalicione e Allishverishe me keta maskarenj,se keta mbysin veten e vet.Te fusin edhe ty ne gropet.
Dhe hajde besoj kete spurdhjakun Lapaj dhe hajde besoje se ky do beje Shqiperine dhe hajde besoje kete per politikan , njeri te pa pergjegjshem per popullin dhe Atdheun dhe hajde beso tek maskarente qe pa lindur duan te behen deputet fallco dhe te ndertojne Shqiperine! Ku eshte katandisur vendi me keto paçavure. Shyqyr qe ikem por keqardhjen nuk e mohojme me plehrat shqiptare.
Sisteme qesharake sjelliñ shfaqje qesharake.Lista e mbyllur me familjare qe do japin doreheqje,po sikur mos e japin hahaha. Per 140 deputete,cdo liste 184 kandidate,e papare.hahaha.
ZEQO MOS E LSHO MANDATIN
PO CFARE KA QE I KA MBYLLUR KOMENTET TARIFA?
Ka botuar nje shkrim per Berishen.Mire ka bere.Ato qe thote,qendrojne..Cfare ka qe i ka mbyllur komentet?
E dija QE ky lapaj eshte spurdhjaku i rradhes,,me vjen keq per ata bolet qe i shkonin nga prap neper mitingje,,,popull debil kemi qen ter jeten,,,,