Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Socialistët rrëzojnë amendamentet e Berishës për minimumin jetik dhe pensionet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Socialistët rrëzojnë amendamentet e Berishës për minimumin jetik dhe pensionet
Politike

Socialistët rrëzojnë amendamentet e Berishës për minimumin jetik dhe pensionet

Published: December 3, 2024
Shpërndaje

Maxhoranca socialiste ka rrëzuar në seancën plenare të kësaj të marte amendamentet e propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Amendamentet për vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve, u rrëzuan me 72 vota kundër gjatë seancës ku po mbahen diskutimet nen për nen për buxhetin e vitit 2025.

Amandamentet e Berishës për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe pensionet morën vetëm 35 vota pro.

- Publicitet -

“Ju uleni në këtë sallë, t’u them alienë, ju nuk jeni, ju jeni çeta e Ali Babait.

Po, po! 8.2 miliardë euro, po si mund të votoni ju një buxhet të tillë dhe të mos i rrisni të paktën 20 përqind pensionet në Shqipëri.

Sepse ju zgjidhni midis vjedhjes dhe pasurimit tuaj dhe kafashatës së qytetarëve. Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?

Asnjë projekt nuk kërkoj të anulohet. Çdo projekt mund të realizohet me buxhetin 8.2 miliardë. Por a e patë o qytetarë se si e bëjnë?”, tha Berisha në parlament gjatë prezantimit të amendamenteve.

Kujtojmë se plot 36 amendamente janë depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike për buxhetin, të cilat do të shqyrtohen në seancën plenare të kësaj të martë ku pritet që të kalojë nen për nen buxheti për vitin e ardhshëm.

Propozimet e PD prekin thuajse të gjitha fushat e jetës, me një vëmendje të veçantë në kërkesën për rritjen e mbështetjes për pensionistët.

Sipas grupit parlamentar demokrat, këto amendamente në buxhet bëhen me qëllimin që ai të mos jetë buxheti i mirëqenies së një grupi njerëzish pranë qeverisë, por të jetë buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • U kthye « Fantomasi »! says:
    December 3, 2024 at 11:56 am

    Këtë do të bëjë ky « Fantomas », me gënjeshtra që të fitojë vota në zgjedhje. Je i provuar dy herë, përse nuk i rrite ti kur ishe Kryeministër?! Kujdes, se po erdhi në fuqi PD-ja e Berishës, çdo gjë kthehet përmbys, do të shkatërohen edhe ato gjëra pozitive që janë kryer deri tani. Jepini dërmën këtij në votime, sepse e përdor politikën si mburojë ndaj krimeve që ka bërë!

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 3, 2024 at 12:13 pm

    Berisha eshte i pabesueshem.Kur ka qeveris drejtonte krejt vete,me urdhera gojore e telefon.Ate qe jane ne moshe kujtojne SHIK,organin me te besuar te Berishes, me kusure madhin Gazidede qe arriti deri ne vrasje qytetaresh,kujtojne vjedhjen katastrofale me piramidat dhe luften civile me 3000 te vrare,kujtojne me pas Gerdecin, dhe luften ndaj Prokurorise per te mos denuar Shkelzenin njesoj si tani luften ndaj SPAK,kujtojne pafajsine e Metes per bllokun 700 mije dollare ,kujtojne 4 te vraret ne Bulevard.Spo flas per Korrupsionin pa fund te Administrates se tij nga Ministrat deri tek roja i Spitalit.Ky eshte shkurt portreti i malokut Sali Berisha. E quaj malok per mentalitetin e tij enverist e primitiv.Fatkeqesi kombetare qe akoma ka fuqi politike.

    Reply
  • Toni says:
    December 3, 2024 at 1:20 pm

    Te vjen keq kur te duhet ti japesh te drejte njerezve si Berisha dhe soji i tij. Por nuk mund te behet njeriu qorr dhe idiot dhe te mohoje te verteten, edhe kur kete e thote nje genjeshtar dhe hajdut. Buxheti i shtetit ne Shqiperi eshte 8,2 miliard Euro d.mth. pjestuar per 2,5 milione banore (edhe kaq nuk dihet nese jane ata qe jetojne ne Shqiperi dhe nuk ekzistojne vetem formalisht atje, por jetojne gjetke ne Bote) jane 3280 Euro per banor. Buxheti i shtetit gjerman per krahasim eshte 476,8 miliard Euro dhe pjestur per afro 85 milione banore jane afro 5600 Euro per banor pra 1,7 here me i larte se ne Shqiperi. Asistenca sociale ne Gjermani eshte 560 Euro per banor plus qira banese, ngrohje, transport publik falas, cerdhe dhe kopsht falas, ndihme per mjetet dhe eskursionet shkollore per femijet, si dhe ushqim falas per ta e shume te tjera. D.m.th. te pakten 1200 Euro ne muaj. Nese perdorim relacionin e mesiperm i bie qe ne Shqiperi te ishte diku tek 700 Euro!!! A mund te me thote dikush se cfare bejne keta me leket e buxhetit?!

    Reply
  • Vigjilenca says:
    December 3, 2024 at 1:56 pm

    Partitë tona kur janë në opozitë japin premtime kur marrin pushtetin, “harrojnë” premtimet dhe shtojnë miliardat dhe miljonat e tyre.
    Kjo përvojë është 34vjeçare.
    Nëse nuk na mjaftuan kaq vite, atëhere duhet të mallkojmë vete.

    Reply
  • Duhet prodhim dhe jo fjalë! says:
    December 3, 2024 at 2:05 pm

    Me që pyet « Toni », në amerikë asistenca kur humbet punën, jo për faj tënd, është 6 muaj dhe merr 50% të pagës në 6 mujorin e fundit. Por, nuk paguhet qiraja, ngrohja, transport falas, çerdhe dhe kopësh falas, ushqim falas etj. Në se në Gjermani është ashtu si shkruan ti, Gjermania paska arritur komunizmin për gjëra sociale dhe jo kapitalizmin që ka në sistem. Llogaritë bëhen në kompleks, sa prodhohet, sa eksportohet, sa importohet, si janë çmimet e tregut, pra shkurt, sa është kostua e jetesës. Fakti që pensionistët italianë preferojnë Shqipërinë dhe jo Italinë tregon se kostua e jetesës është më e ulët në Shqipëri se sa në Itali. Nuk mund të barazosh pensionet e Shqipërisë njësoj si të Gjermanisë sepse ekonomitë nuk janë të njëllojta. Në Shqipëri nuk prodhohet, por mbahet nga turizmi dhe ndërtimi i banesave dhe eksportet janë shumë herë më të vogla se sa importet, që do të thotë se paraja shkon jashtë. Pa prodhim ekonomia mbetet gjithmonë e dobët.

    Reply
  • Andi says:
    December 3, 2024 at 2:17 pm

    Me vjen keq qe të debatoj ketu, por me duhet te bej nje sugjerim per Tonin:
    Duhet te filloje shkollen urgjentisht….

    Reply
  • demo says:
    December 3, 2024 at 2:29 pm

    Cfare e pengoi Brrishen ta aprovonte kete Minimumin Jetik kur ishte ne Pozite,me shumice kartonash ne Parlament?
    Pswe ne ate kohe aprovoi C`fuqizimin e Kufijve Shteterore me Greqine dhe nuk aprovoi kete Ligj human?
    Pse kur jane ne pushtet Bejne shkollen e Shejtanit,,kur bien ne Opozite degjojne zerin e Zotit?

    Reply
  • Toni says:
    December 3, 2024 at 2:42 pm

    Sa koment i forte more Andi! Bravo. Tani shpjegoua ti i shkolluari i madh bashkebiseduesve, se cfare nuk shkon ne llogaritjet qe kam paraqitur une. Po flasim vetem per shpenzimet e buxhetit, dhe jo per fuqine ekonomike apo te tjere indikatore. E pra buxheti i Shqiperise eshte krahasur me ate te Gjermanise, duke vene ne relacion produktin e brendshem bruto te secilit vend, i pashpjegueshem, ose me sakte i shpjegueshem vetem me faktin qe vidhet jashtezakonisht shume. Me vjen keq qe detyrohem ti pergjigjem nje kllouni si ty, se me teper nuk dua te ndyj gojen. Por te siguroj qe shkollen dhe dijet e mija, ti nuk ke per ti arritur edhe sikur zoti te te jape dhene dyqind jete.

    Per komentuesin “duhet prodhim…”, me respekt po ju pergjigjem qe ne Gjermani eshte tamem keshtu sic e shpjegova une. Ndaj dhe jane sulur te gjithe ketej, derisa te destabilizohet i gjithe sistemi social.

    Reply
  • Andi says:
    December 3, 2024 at 3:31 pm

    Kujtiva se Toni do e rregullonte gabimin, por shikoj qe nuk e ka mbaruar as shkollen fillore:

    8.2 miliard pjestuar per 2.5 million njerez eshte baraz me 3.28 Euro.

    Besoj se me kupton tani

    Reply
  • Ledina says:
    December 3, 2024 at 4:14 pm

    Per veprat penale qe Sali Berisha ka kryer ketu e 33 vjet me radhe, duhej te ishte ne burgim te perjetshem dhe jo ne sallen e Kuvendit e Shqiperise, gjoja “i zgjedhur me voten e popullit”. Ky eshte kryeparadoksi (= dukuri e cuditshme, qe bie ne kundershtim me njohurite shkencore dhe ligjire te nje vendi, dicka e pabesueshme), qe paralajmeron se ne Shqiperi, ne vend te Ligjit, organeve te beueshme te Drejtesie, sundon krimi, vjedhja, perdhunimi, vrasja, shkaterrimi, djegia dhe se hendeku midis te njerezve me pasuri marramendese dhe te varferve ne mase do te thellohet edhe me tej.

    Reply
  • Toni says:
    December 4, 2024 at 8:29 am

    A e largoni nga foret kete budallain, ose tregojini qe behet kaq qesharak. Nga cila humbetire ke dale o vemje?! Nuk doja ta ndyja gojen, por po me detyron. Dhe me tregon mua shkollen fillore, te marrte dreqi ty, mesuesen tende dhe njerezit qe ke afer dhe nuk te ndihmojne.
    1 miliard / 1 milion = 1000
    8,2 miliard / 2,5 milion = 3280
    Shko dhe pi ilacet, idiot me brire!

    Reply
  • Toni says:
    December 4, 2024 at 8:33 am

    Dhe buxheti eshte 8,2 miliard EURO dhe jo LEKE TE VJETRA, se mbase nuk di as te lexosh o i mjere!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?