Shqipërinë e presin ditë të vështira në drejtim të largimit të fuqisë punëtore jashtë vendit, nxitur nga niveli i lartë i pakënaqësisë në punë, i cili ka mbetur në të njëjtat nivele për vite me radhë.
Sipas sondazhit të fundit që bëri kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) në rreth 1400 punonjës, rreth 53% e tyre po marrin në konsideratë të kërkojnë një punë të re, në një shtet tjetër, gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Rezultatet e anketës treguan se 25% e punonjësve 2,5 në 10 të punësuar ka shumë mundësi që të lëvizin për një punë të re, në një shtet të huaj, gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Ndër arsyet e kryesore të largimit të punonjësve mbizotërojnë ikja për një të ardhme dhe një shkollim më të mirë për fëmijët, pagat më të larta, ikja për një jetë më cilësore dhe një zhvillim më i mirë personal.
70% do të kërkojnë një pune të re për një pagë më të mirë, faktori kryesor dhe vendimtar për marrjen e këtij vendimi.
Mundësia për karrierë është arsye për kërkimin e një pune të re për gjysmën e punonjësve. Arsye të tjera dytësore janë nevoja për vlerësim, kultura e kompanisë, balanca punë-jetës private, stresi, atmosfera në punë, etj.
Motivacionet që i shtyjnë punonjësit për të kërkuar punë të re janë të ngjashme nga viti në vit, por gjithsesi në vitin 2022 vihet re një përforcim i peshës që zë paga në këtë vendim, si dhe peshës në rritje që ka kultura e punës në një kompani dhe balanca mes punës dhe jetës private.
Paga është arsyeja kryesore për të kërkuar punë të re dhe ka peshë të ngjashme në Shqipëri dhe Kosovë.
Në Kosovë, mundësia për karrierë merr peshë më të madhe, ndërsa në Shqipëri, arsye të tjera si të ndierit i/e vlerësuar, kultura e kompanisë, balanca punë-jetë private, atmosfera dhe stresi në punë si dhe marrëdhënia me drejtuesit.
16% e punonjësve në Shqipëri dhe 21% e punonjësve në Kosovë, punojnë gjithmonë në fundjava dhe/ose në festa zyrtare. 20% e punonjësve të kompanive private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa në institucione publike puna në fundjavë dhe festa ndodh më rrallë, konkretisht vetëm mes 4% të punonjësve.
Rezultatet tregojnë përmirësim në 2022, për sa i përket punës në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, për punonjësit në Shqipëri. Gjatë viti 2019, 21% e punonjësve punonin gjithmonë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa gjatë vitit 2022 kjo shifër ka zbritur në 16%.
Monitor
j.l./ dita

Vetem patronazhistet nuk po kerkojne pune jashte dhe do ngelin te patronazhojne njerintjetrin me rrogat 30-40 mije lekeshe.
Varet se kush i ben sondazhet
Ja prisni, se kur te shkojne, do ti punesojne me vrap, se nuk kane te papunet dhe te pastrehet e tyre.
integrimi urupian
rrofte integrimi urupian
rrofshim ne, allbanezet urupian
Me nje kryeminister harbut antishqiptar si Rama ,Shqiperia do boshatiset nga rinia per 2-3 vjet!
Qekur thua “tregu I punes”, pranon qe krahu I punes shItet dhe blihet. KY fenomen i pershtatet nje ekonomie qe bazohet ne paralliun Qe blen dhe pabuksin qe shet. Ai qe blen ka parane dhe prone, te madhe, te mesme dhe te Vogel. Pra themelore per punesimin Jane kujt i perket prona dhe kush ka parate. Ata percaktojne dhe kushtet è punes, ku thelbi eshte-paguaj sa me pak, shfrytezoi sa me shume dhe fiton sa me shume. Roli I shteti? Zero per krahun e shitur, mbeshtetje per pronaret. Ne shqiperi Jane pronaret te rinj qe Duan sa me shume. Sa me shume fitojne, aq me shume te ardhura per buxhetin e shteti. Nuk e njohin teorie “sa me i madh fitimi, aq me shume mundesi lemoshe per shitesit e krahut te punes. Ndaj dhe nevoja per te jetuar me mire, shitesit e krahut te punes I shtyn atje ku paguhen me mire dhe Kane kushte me te mira. Ndaj Kane ikur, ikin dhe do te ikin. E vetmja rruge per ta nderprere eshte mbyllja e kufijve dhe vendosja e vizave. Sepse shoqeria we bazohet ne prone private mbi mjetet e prodhimit nuk ua jep mundesinè per jetese. Keni lexuar? Edhe Monika, Grida, BeuLindi Kerric ankohen per te ardhur at. Ndaj largimi nuk mund te ndalohet. VETEM mbyllja, pra, sic ishim nje here è nje kohe, por me sistem te ndryshuar, PA rol dhe pergjegjes te shteti per shitesit e krahut te punes, te angazhuar ne pune, osé ushtri rezerve e krahut te lire te punes. NDRYSHIMI I PROLETARIATIT ME KLASEN PUNTORE KU QENDRON? PROLETARIATI ME PRANGA NE DUAR, ne rolin e shitesit te krahut te punes. KLASA PUNTORE ME PUSHTETIN POLITIK NE DUAR. Ajo kohe ka ikur dhe nuk kthehet me. Ndersa diskutimet e sot e behen me mentalitetin e atehershem komunisti, por PA vene theksin ne thelbi e ceshtjes, ne pronen private mbi mjetet e prodhimit we percakton gjithecka.
Edhe po të emigrojnë shteti përkatës nuk u ofron punë është privati me një pagesë minimale ku pastaj largohen nga puna dhe i kapen specialitetit të shqiptarëve ai i kontrabandës të narkotikëve
Asgje nuk ka ndryshuar.Ne vitet 90 shqiptaret largoheshin sepse ishte nje varferi ekstreme tani Edhe mbas 30 viteve shqiptaret vazhdojne te largohen perseri jashte Shqiperise.Klasa politike duhet te shporret nje here e mire dhe te shkoje ne burg shumica e tyre.
Po cfare duhet te bejne njerezit te shikojne hajdutet qe kalojne mire me te ngrene e me te pire. Shqiperia sot ka shume probleme gjykatat jane problemi kryesor te na roje klasa politike e degjeneruar