Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SONDAZHI: Rama më i pëlqyeri, Lapaj i dyti, Meta i fundit, Shehaj mbi Berishën. Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SONDAZHI: Rama më i pëlqyeri, Lapaj i dyti, Meta i fundit, Shehaj mbi Berishën. Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?
Lajmi i funditPolitike

SONDAZHI: Rama më i pëlqyeri, Lapaj i dyti, Meta i fundit, Shehaj mbi Berishën. Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?

Published: March 11, 2025
Shpërndaje

Barometri në Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore. 1600 qytetarë janë pyetur në të gjithë territorin e vendit, ballë për ballë lidhur me pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike dy muaj përpara zgjedhjeve.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 15-25 Shkurt 2025.

Edi Rama rendit si lideri më i pëlqyeshmëm me 51.1% mendim pozitiv dhe 46.5% mendim negativ.

- Publicitet -

Adriatik Lapaj renditet i dyti me 31.4% që e pëlqejnë dhe 34,6% që kanë mendim negativ për të.
Agron Shehaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 31.1 % dhe 38.6% mendim negativ.

Më pas vjen Sali Berisha, 28.4% mendim pozitiv për të dhe 66.6% mendim negativ.

Arlind Qori ka 21.9% mendim pozitiv dhe 37.5% mendim negativ.

Endri Shabanin e pëlqejnë 17.8 % e qytetarëve dhe nuk e pëlqejnë 34.9 % e të pyeturve.

Enkelejd Alibeaj ka 12.6% mendim pozitiv dhe 58.2% mendim negativ.

Lulzim Basha ka 10.1% pëlqyeshmërinë dhe 84.7% mendim negativ.

I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5.3% mendim pozitiv dhe 87% mendim negativ.

Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë me matjet e para politike të Barometrit (1 muaj më parë): Edi Rama ka rënë me 2.3% në pëlqyeshmëri, Adriatik Lapaj ka rënë me 5.8% në pëlqyeshmëri, 3% ka rënë pëlqyeshmëria e Agron Shehajt, 2,4% ka rënë në pëlqyeshmëri Arlind Qori, 4.4% ka rënë Endri Shabani, 0.3% ka rënë Alibeaj, 2.2 % ka rënë Lulzim Basha dhe 1.4% Ilir Meta. I vetmi me 1% rritje në pëlqyeshmëri është Sali Berisha.

Nëse zgjedhjet mbahen sot, për kë do votonin shqiptarët?

Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e dytë tregojnë se: 39.1% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, 27.8% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.

Dhe me radhë si më poshtë, 5.1% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet, 3.9% “Partia Mundësia” 2% “Lëvizja Bashkë”, 1.4% Partia e Lirisë, 1.7 parti të tjera.

Ndërkohë 19% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.

Krahasuar me matjet e para politike në Janar 2025, matjet e dyta tregojnë sesi ka ndryshuar prirja e votës. Në matjet e para diferenca ndërmjet atyre qytetarëve që do të votonin PS dhe PD ishte 15.6%, ndërkohë sot në matjet e dyta kjo diferencë është ngushtuar në 11.3%.

Të pavendosurit në të dy matjet kanë mbetur ekzaktësisht në të njëjtin nivel (19%).

Një tjetër lexim në krahasimin e të dy matjeve për prirjen e votës është rënia e PS me 1.4% dhe rritja e PD me 2.9%. Për sa i përket partive të reja dhe të vogla vihet re një rënie e tyre nga matja e parë në matjen e dytë me përjashtim të një rritje me 0.8% që ka pësuar “Partia Mundësia”.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Vigjilenca says:
    March 12, 2025 at 1:42 am

    I lutemi zotit të na zhduket Njeriu i Zi që i krijoi këtëj vendi shumë tragjedi,
    që largoi njërëzit në çdo skaj e qoshe që mori peng Shqipërinë bukuroshe.

    Reply
  • demo says:
    March 12, 2025 at 1:52 am

    Kam nje vit qe perseris:Bashkimi i Forcave te Reja,te shendosha,qwe nuk kane vjedhur,Ne nje Front kunder Duetit hajdut PD-PS Eshte shpetimi nga Kolera.Eshte Zgjidhja per shqiptaret.
    U bashkuan Lapaj me Shabanin.Bashkangjitu kesaj Iniciative Arlind Qorri,sa tja shkeputim pushtetin kucedrave hajdute.
    Ju jeni E Ardhmja.

    Reply
  • nora says:
    March 12, 2025 at 2:29 am

    o demo : noc rrokun…

    Reply
  • demo says:
    March 12, 2025 at 2:41 am

    KARIKATURAT
    shikoni o zgjedhes cfare makiazhi karnavalesh bejne Hajdutet e bandave hajdute PD-PS,
    Saliu ka mbledhur pijanecet e klubit te fshatit,pullumaxhijt,Kocin e Ollges,gjeneral gramafonin,Kacurrelin papa,Jenisher karagjozin,Arjan Staroven,qe egerson turinjte se paska qene tre muaj minister pa portofol,atehere kur u be deti kos dhe Zani Caushi u be Mbret,Me keto karikatura Saliu u be SHUME.por 1000 zero o Sali bejne nje 0 me xhufke,Po ti ke rene me nje pehlivan o Sali,qe ka bere nje kulle te larte me koke maloku dhe mu Atje ka per te varur ty ne Verande,qe ti kendosh Ezanin pernate zagareve ne Rruge.
    Ky lyderi boteror dhe me gjere,Shtetformuesi me i Ri i OKB,do formoje Pengun e Jetes,Parlametin e Amazonave.Mashkujt i ka nxjere ne rruge ta nxerrin buken Vete,kurse Nenat e Femijve tane,i ka futur ne Cadren e tij te dhembshur Aterore,te mos i lagu shiu,te mos i rrahe bresheri fushates.NE LISTAT E MBYLLURA.Se ky gjithe jeten i ka rrahur,keqtrajtuar grate,i ka poshteruar,i ka nxjerre cullak dografi,i ka nxjerre lakuriq ne ballkon,i ka akuzuar per Adulterio,kurvnillek,INCEST,Mbaje,gjeje me ke e ke!Ashtu si Al Capone qe Jeten e coi duke vrare,duke grabitur,duke prostituar,Ne fund i ndreqi te Tera:Hapi Menca falas per te vobektit ne Cikago.

    Reply
  • Haleja Jenisheri dhe VËLLEZËRIT SIAMEZË të URRYER Idrizi , dulja says:
    March 12, 2025 at 3:26 am

    Sali KRIMINELI dhe Edvin Rama HAJDUTË janë të PABESUESHËM !!
    adriatik Lapaj është BISHTI QENIT të Sali Berishës KRYE KRIMINEL !
    Endri Shabani është SKUTH i PABESUESHËM !!!
    Gonkë ZEZA (agron shehaj ) ēshtë KRYE KËPUT i PABESUESHËM , sepse para 4 Vjetësh i PAGOI Lul Bashës KRIMINEL 300 MIJË €URO për tu bërë DEPUTET , dhe Gonkë ZEZA dhe Barbara Doda janë KATASTROFA të PABESUESHME dhe BISHTA QENI !!
    VETËM LËVIZJA BASHKË me në KRYE ARLIND QORIN janë të BESUESHĒM dhe VOTAT e mia i merr ARLIND ❤️❤️ QORI dhe LËVIZJA ❤️❤️ BASHKË ❤️❤️

    Reply
  • ce says:
    March 12, 2025 at 4:16 am

    Po cfare thoni mor , leshelija e Nafije dybekut ka vdekur qysh me 14 maj 2023 kur nuk mori asnje bashki ne rang vendi dhe pretendon te mare 7 deputete me 11 maj 2025. Kush i jep vota ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine partickes se spiunit Agush 50 lekesh njeriut me te urryer te planetit per Shqiptaret .

    Reply
  • Gim says:
    March 12, 2025 at 6:33 am

    Po si ka mundesi lapaj…lapaj eshte nje idiot qe mos te rafte per komshi…kur eshte ajo llotaria amerikane te ikim nga ketu i zot i madh

    Reply
  • durrsaku says:
    March 12, 2025 at 7:22 am

    Perse jane zhdukur komentet tek artikulli nje pergjim i shpifur dhe perse nuk lejohen me komente ? Me sa duket (sepse nuk i kam lexuar ) Bedriut dhe Mero Bazes nuk i kane pelqyer !

    Reply
  • terrorizem mediatik says:
    March 12, 2025 at 7:30 am

    Sondazhet sorosiane nxorren fituese te sigurte Qamilen e Harrit ne Amerike e mos nxjerrin Sondazhet e porositur nga Endri Fuga dhe Ramen me te pelqyerin ne Shqiperi e kesaj here duke u bere qesharake kur kerkojne te shesin pelqyeshmeri dhe per Agron Shehaj !

    Reply
  • intelektuali says:
    March 12, 2025 at 7:33 am

    @durasaku:

    Pyetja jote krejt etike ka vetem nje pergjigje:

    DABULLAT E KRIMIT JANE URDHERUAR NGA “NDYRESIRA” ERION GRISELDA PER TE MBYLLUR FAQEN E TURPIT DHE REZILIT PER NJE GAZETE SI “DITA”,

    sepse:

    Dabullat kane frike nga e VERTETA qe ja perplasin shqyptaret ne sy. Ndryshe pse nuk i pergjigjet gazeta DITA pyetjes cfare bente Dabulla i krimit te apartamentin e Ajola Xoxes kur i hapi deren prokuroreve te BKH dhe kur Lali Eri ishte ne Gjermani?

    Reply
  • Gas Gas says:
    March 12, 2025 at 10:24 am

    Rrezik Do kene marr lek edhe keta te Dites nga Valiaj. Rrezik do jete ne pergjime edhe emri i tyre. Edhe meqe qahen ne gjith boten te burgosurit pergjohen. Pervec kur flasin me avokatet kuptohet . Edhe me shokun e qelise do qepur goja se mund te vej te te denoncoj po’ i beri prokuroria nje ofert per ndonje ulje denimi.
    Tani presim me padurim ate produktin e incestit, me robt e shtepise qe i punojne ne FKK (burdellot) e gjermanise “tironsin” osé “qytetarin tiranas” qe te vij te na mbylli gojen me te shara.

    Reply
  • capi says:
    March 12, 2025 at 10:37 am

    Votoni partite e reja. Ndoshta nje kualicion para zgjedhor do ti jepte nje mundesi me te madhe perfaqesimi. Mos shikoni sondazhet per PS. Eshte aty se ka thesin me karamele per te shperndare, jo per merite te saj. Nese do te ishte ne pozita te tjera do te perfundonte me keqe se Lesh e Lija.
    Forca cuna

    Reply
  • capi says:
    March 12, 2025 at 10:53 am

    Po durrsaku ke shume te drejt. Nuk ri pa komentuar. Mu duke nje peshtiresire e gazetes, shkuan shume shume larg. Nuk mjafton qe kane me shume se disa jave qe botojne ditarin e “Ana Frank” por kesaj here shkuan tej limit. Per Osin nuk lane gje pa thene, por me ato tre gra/nena/motra ckeni qe alodoni per jeten e tyre personale? Nuk kuptoni qe dhe ato kane jeten dhe famijet e tyre pas. Apo familjaret e gjykatesit sa relevant jane ata me ceshtjen.
    c’eshte ky batak ku keni rene.

    Reply
  • demo says:
    March 12, 2025 at 11:43 am

    I kisha shkruar mbreme ne 4 te mengjesit nja dy komente per Redaxionalen Pergjim iPeshtire.Sot nuk i pashe.S`prish pune.Autori kishte nerv.Dukej i prekur nga Pergjimi.Por Hajduti i pandehur hajdut,pergjohet.Qofte edhe i Pandehuri Erion Veliaj ne qeli.Edhe Kryeministri i nderuar mund te kete nje cip ne zyre,ne makine.Edhe ministri me i suksesshem Tahiri u kap nga pergjimet Italjane,edhe Droga Xibrrakes nga pergjimet gjermane,zgjedhjet e Peshkopajes nga Gazeta Bild etj etj.
    Po historia me e bukur e pergjimeve u ndodhi dy drogaxhijve nga fshati Xhyre i Librazhdit qe transportonin droge import-export Maqedoni,por nuk kapeshin.Policia u vuri ne makkine nje pergjues ne Lavazhin e Dragestunjes.Nje dite kur ktheheshin nga Maqedonia u plas goma ne Qafe Thane dhe vune gomen rezerve ku kishin drogen. gjate Nderrimit te gomes shtypen pergjuesin qe filloi te fishkelleje.-Mos! Na kapen,.Kemi pergjues ne makine!.Keto fjale i degjoi radisti i postes Qafe Thanes qe lajmeroi policine,.Kontrolluan makinen ,Gjeten Drogen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • Bashkëpunimet e mira mund të hapin dyer të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
  • Drejtimi dhe Drejtuesi

Komentet e Fundit

  1. Pellazg on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Socialisti i pa përfaqësuar on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  3. Trapajane hesapi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. demo on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?