Shqiptarët vazhdojnë t’iu besojnë më shumë institucioneve të huaja, por shkalla e besimit tek to pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas sondazhit të opinionit publik “Besimi në Qeverisje 2021”, përqindja e shqiptarëve që shfaqën besim te Bashkimi Europian pësoi rënie në 71% nga 75% që ishte një vit më parë, besimi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara pësoi rënie në 71% nga 71% një vit më parë dhe besimi në NATO pësoi rënie në 73%, nga 76% një vit më parë.
Tendenca në rënie e besimit tek institucionet ndërkombëtare përkon me një periudhë kur kryeministri i vendit ka shfaqur tone gjithnjë e më kritike ndaj partnerëve të huaj dhe sidomos BE-së, sidomos në lidhje me pengesat dhe vonesat në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka shfaqur edhe nisma të tjerë që reflektojnë një frymë sovraniste përkundrejt spekticizmit të partnerëve europianë, si, për shembull, nisma e Ballkanit të Hapur apo ajo e amnistisë fiskale.
Institucionet vendase vazhdojnë të kenë një shkallë të ulët besimi, por niveli i besimit tek to u shfaq në rritje vitin e kaluar. Kështu, besimi tek qeveria qendrore u rrit nga 36% në 45% e të anketuarve, besimi tek qeveria vendore u rrit nga 42% në 44% dhe besimi te parlamenti u rrit nga 24% në 33%, ndërsa besimi te Presidenti ngeli i pandryshuar në nivelin 24%.
Rritje u shënua madje edhe tek institucione që historikisht kanë gëzuar një shkallë të ulët të besimit të publikut, si prokuria dhe gjykatat (nga 24% në 28%) dhe partitë politike (nga 20% në 26%).
Rritje e besimit u shënua edhe në ecurinë e reformës në drejtësi. 35% e të anketuarve në këtë sondazh beson se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi dhe 57% e të anketuarve besojnë se reforma do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit. Në 2021, përqindja e të anketuarve që mendojnë se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi u rrit me 6 pikë përqindje krahasuar me 2020. Po ashtu, përqindja e të anketuarve që mendojnë se reforma në drejtësi do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e Shqipërisë u rrit me 4 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar.
Ndër institucionet vendase, ato fetare kanë shkallën më të lartë të besimit, me 67%, por edhe ato kanë pësuar një rënie nga niveli 70% i vitit 2020.
Në 2021, 38.8% e të anketuarve besojnë se informacioni i dhënë nga media në Shqipëri është
i saktë ose i vërtetë. Shqiptarët që përdorin televizionin (42%) ose portalet (40%) si burimin
e tyre kryesor të informacionit për lajmet për aktualitetin priren më shumë të besojnë se
informacioni i dhënë nga mediat shqiptare është i saktë ose i vërtetë.
Edhe pse mediat sociale (28.9%) dhe portalet (10.3%) po bëhen përherë e më shumë popullore për shqiptarët si burimi mediatik për marrjen e të rejave me të fundit për aktualitetin, televizioni (54%) mbetet burimi mediatik më popullor, veçanërisht për banorët e zonave rurale (60%).
Për Sondazhin e Opinionit Publik ‘Besimi në qeverisje 2021’ u përdor një kampion përfaqësues i
popullatës shqiptare prej 2,500 të anketuarish të shpërndarë në të 61 bashkitë nga 12 qarqet e vendit. Ky raport është përgatitur në kuadër të Projektit “Konsolidimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin në Shqipëri” (CSDA), një fond i përbashkët donatorësh, i cili zbatohet nga qeveria shqiptare në partneritet me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kontribues kryesor, bashkë me UNDP-në.
Monitor
j.l./ dita

Rama po con uje ne mullirin e tij.
Na mbushet mendjen me keto budallalleqe.Po pse,vetem patronazhistet intervistoni ne keto “sondazhe”?
Artikullshkruesi eshte patronazhisti i Rames qe shkruan te tilla brockulla .Ndoshta ka ngelur pa para! Tak! E gjene menyren te marri nje kacidhe …..Jaa po e marim si te qene kete qe na thote .Lexon ky se cfare shkruhet on-line per qeverisjen dhe besimin tek administrata shteterore .I degjon ky neper studjo apo intervista se si cfryjne individe qe kane me se 30 vjet qe su zgjidhen hallet. Nuk po zgjatem se me duket e kot kjo qe po shkruaj .Askush nuk e rruu…….
Sondazhe i bere nga patronazhistat.Besimi i i shqiptare te politikanbersit shqiptare eshte 2 perqin,sa jane patronazhistaf.