Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BAROMETRI: Rreth 50% e qytetarëve thonë se asnjë parti nuk ofron zgjidhje për problemet në vend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > BAROMETRI: Rreth 50% e qytetarëve thonë se asnjë parti nuk ofron zgjidhje për problemet në vend
Lajmi i funditPolitike

BAROMETRI: Rreth 50% e qytetarëve thonë se asnjë parti nuk ofron zgjidhje për problemet në vend

Published: November 14, 2024
Shpërndaje

Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me problemet kryesore në vend dhe zgjidhjen e tyre nga partitë politike.

Të pyetur nga Barometri – Euronews Albania se cilat nga partitë ofrojnë zgjidhjen më të mirë për koston e jetesës, emigrimin, korrupsionin dhe papunësinë, në një listë prej 9 partish politike, gati gjysma e qytetarëve shqiptarë kanë përzgjedhur alternativën ‘asnjëra prej tyre’.

Konkretisht, 45.3% e qytetarëve thonë se asnjë parti nuk ka zgjidhje për koston e jetesës, 47% për emigrimin, 46.6% për korrupsionin dhe 44.2% për papunësinë. Po ashtu, lidhur me të njëjtën pyetje pothuaj për secilin problem rreth 10% e qytetarëve janë përgjigjur ‘nuk e di’.

- Publicitet -

Të pyetur nga Barometri – Euronews Albania votuesit e PS, PD dhe ata të paidentifikuar tregojnë pak dallime në identifikimin e problemeve kryesore në vend, kur bëhet fjalë për koston e jetesës dhe emigrimin.

Dallimet më të theksuara vihen re tek korrupsioni dhe më pas tek papunësia. Lidhur me korrupsionin, si një nga tre problemet kryesore në vend, ai identifikohet si i tillë nga 27.2% e atyre që kanë votuar PS në 2021, 37.3% e atyre që kanë votuar PD në 2021, dhe 40.1% e atyre që nuk identifikohen për kë kanë votuar në 2021 apo janë përgjigjur që nuk kanë votuar.

Të pyetur nga Barometri – Euronews Albania lidhur me tri problemet kryesore në vend, 46.1% e qytetarëve kanë thënë se problemi kryesor në vend është kostoja e jetesës, 39.5 % e tyre emigrimi, 34.7% korrupsioni dhe 27.8% e tyre kanë thënë papunësia. Më pas në përqindje më të ulët renditet niveli i krimit në vend, shëndetësia, arsimi, plakja e popullsisë etj.

Krahasuar me katër muaj më parë, problemet më kryesore në vend janë të njëjtat, por kanë ndryshuar renditjen e tyre. Emigrimi në maj të 2024 perceptohej nga 54.8% e qytetarëve si problemi kryesor në vend, ndërkohë që në shtator 2024 renditet i dyti si problem i identifikuar nga 39.55% e qytetarëve. E njëjta gjë mund të thuhet për korrupsionin, që nga problem i katërt i renditur nga 26.9% e qytetarëve në maj 2024, në shtator 2024 renditet problem i tretë nga 34.7% e tyre.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Toni says:
    November 14, 2024 at 9:20 am

    I bie qe ai qe fiton do drejtoje me votat e 20% ne rastin me te mire te atyre qe votojne.

    Reply
  • demo says:
    November 14, 2024 at 9:46 am

    Kapedane te Partive te sapoformuara ,Dilni ne Terren! Dilni ne Bulevard tju shohin mileti!Mos u fshihni neper Debate Televizive,sepse TVte nuk i sheh kush,.Blendi faqeziun,Arjan psikopatin,Grida jalmerken,Eni budallaqen,nuk i vlereson kush. I fitoi Qemolja Harrizit ne Amerike te gjitha debatet televizive,por Zgjedhjet i humbi 8 me 2.Le te jesh gjinkalle nga goja sa te duash,,Preferojme nje memec puneshume se nje llapaqen samitesh.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    November 14, 2024 at 10:02 am

    Mbi 95 %e qytetarëve mendon se asnjë parti nuk zgjidh problemet e shumta që ka ky vend.
    Përkundrazi ato mundohen që të shtohen sa më shumë problemet e këtij vendi që ata të penetrojnë sa më lirshëm në këto situata.
    Partitë në këtë vend janë banda kriminale dhe punojnë për të grabitur në interes të bandave të tyre kriminale. Dhe anëtarët e këtyre bandave bëjnë 5%të popullsisë. Ata tashmë janë pushtetarë dhe oligarkë si dhe të fortët e qytetit.
    Ata kanë grumbulluar gjithë pasurinë rreth vetes dhe qytetarët kalojnë jetën me ankthin e përditshëm.
    Partia është tjetër gjë, ajo është një grup njërëzish që mbron interesat e grupeve të caktuara, me programe të miratuara, me afat të shkurtër ose të gjatë kohor që zgjedh një rrugë të paracaktuar për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Ajo paraqitet me programin e saj në zgjedhje dhe nëse fiton, zbaton programin që ka premtuar. Ajo punon për zhvillimin e përparimin e vendit. Partia që drejton vendin punon për mirëqenien e gjithë qytetarëve të saj. Kështu 5%të pasur dhe 95%luftojnë me ankthin e jetës së përditshme do të thotë që bandat kriminale kanë marrë pushtetin

    Reply
  • Humoristi says:
    November 14, 2024 at 10:04 am

    Pervec militanteve te partive,100 per qind te tjeret kane besim tepartite.Me thoni cila parti ,sindikate,ben zgjedhje te brenda saj!?

    Reply
  • intelektuali says:
    November 14, 2024 at 10:48 am

    Duan apo s’duan shqyptaret ne te gjithe Boten Partite Politike jane ato qe zgjidhen nga populli dhe qe marin persiper drejtimin e shtetit, rruge tjeter nuk ka,

    por:

    SI DUAN TE ZGJIDHIN SOT PROBLEMET E TYRE EKONOMIKE KUR GJYSMA DALLKAUKE E POPULLSISE KERKON RIGJALLJEN E ENVERIT NE SHQYPNI?

    Gazeta DITA publikoi para do kohe nje pyetsor “BAROMETER” albanez dru me pre qe i tregonte mbi 50 % te shqyptareve si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, te cillet te vetmit ne Bote kerkonin rikthimin e Kohes se Qepes te Enverit me tollona dhe bunkere, pyetsor “BAROMETER” absurd qe llahtarisi Boten Demokratike me popullin “patriotik” enverist shqyptar qe fajin e mjerimit shikon vetem tek Armiqte e Jashtem dhe aspak tek vetja e tyre?

    Reply
  • Pushteti i Varferise says:
    November 14, 2024 at 10:49 am

    Nga “Te gjithe jane njesoj” ose “Une nuk votoj fare” tek sondazhet me “Asnje parti nuk i zgjidh hallet”
    jane keto justifikimet e blerjes jo me te votes (se ato blihen e nuk deklarohen) por te blerjes se Abstenimit!
    Karta identiteti qe mblidhen te shtunen e dorezohen te henen pas zgjedhjeve per te mundesuar mos pjesmarrje ne zgjedhje te atyre qe nuk ua kane besen per ti paguar per vote. Cmimi 5000 a 10000 te reja per cope.
    Kushdo ka komoditetin mos votoje , te fuse ne xhep parate e me pas Karten e Identitetit e te perdore ato teza justifikimi se perse nuk votoi. Dhe pastaj 4 vite tjera te ankohet, qahet e shaje qeverisjen qe e ka paguar per te mos e shprehur vullnetin me vote. Dhe pjesmarrja ne votime rri aty ku e do Rilindja, tek me pak se 40 % e ku aty nuk mungon asnje punonjes administrate familjarisht se ka dorezuar 10 numra Kartash identiteti e garancine se ato do vijne ne votime aty ku punonjesi voton, te Pushteti.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 14, 2024 at 11:23 am

    Vetem budallenjte votojne. Sa do qe tu sqarosh se vota nuk ndryshon asgje, sepse ata jane te gjithe nje parti te selektuar apo emeruar, prape nuk e kuptojne e mendojne se jane ata qe votojne, te cilet krijojne apo rrezojne qeverite. Oooo njerez, a do te zgjoheni nga gjumi ju apo jo? Nuk e kuptoni qe sistemi eshte i konfiguruar thjesht si iluzion, per ti dhene kredibilitet te ata qe besojne, se ata zgjedhin. Nje mut zgjedhin, sepse kryetaret dhe listat nuk i krijojne ata qe votojne.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 14, 2024 at 11:36 am

    Eshte njelloj si te shkosh ne Restorant per te ngrene dhe te sjellin nje menu te parapergatitur me 2 apo 4 gjera. Nuk ke opsion tjeter, thjesht duhet te zgjedhesh ate qe ka parazgjedhur Restoranti. E thene me c’koqur, kjo maskarada e votimeve dhe zgjedhjeve te ” Lira “.

    Reply
  • Te gjithe njesoj jane says:
    November 14, 2024 at 11:38 am

    “Te gjithe jane njesoj” -thote populli shqiptar ! Po e beson kete Rama,Berisha,Ilir Meta ? Ata mendojne se jane ata koka e Zeus-it, qe mbrojne jeten e shqiptareve ! Kur ne fakt jane keta qe ja kane nxire jeten e shqiptareve !
    –
    Ju kujtohet fillimi i viteve 1990 parullat e PD,alias Berisha : “Do te ikim apo jo ? Po,po,po,,,ishte pergjigja e turmes !”
    Pastaj Mene fitojne te gjithe ! Noc Rrokun fitotuan te gjithe te gjithe iken, Fituan Klani i Berishes militiantet,atentatoret e PD !
    Ilir Floriri, “Me dashuri me qetsi dhe dashuri ” Hengriu piu,qiu, dhe tani ne burg! (Lala Gjoni Ilir Meta- mene fitojne te gjithe!

    –
    Rama : “Kemi bere shume ndryshime, po e dime qe duhet te bejme edhe me shume ! Nor Rokun! Shqiptaret po ikin me gomone po, tregtojne ate qe bejne me mire, Drogen, prostitucionin , Bordellot! Ne tirane kemi biznesin e bordellove ! Nga Kina Majlazia ! 150 .000 lek -1 ore !
    –
    Pra te gjithe jane po jane njesoj ! Se luan topi!

    –
    Te gjithe lumenjte rrjedhin ne Det!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 14, 2024 at 1:50 pm

    Sondazhi është bërë nga TV SALI NON GRATA për Korrupsion madhor,i cili në 2005 kapi 99 % të TELEVIZIONEVE,PORDHËTALEVE,GAZETAVE..dhe tashmë KAFSHËRON nga ballkoni 8 duke helmuar Shqipërinë FAQE BOTËS.
    -Sb në arrest Shtëpie për korrupsion & na del PD në vënd të parë që lufton korrupsionin.KJO ËSHTË ÇUDIA E MEDJEVE SALISTE.
    -Nuk jan njëlloj të gjitha PARTIT në botë & jo më në Shqipëri.DIHET SE KUSH KA NDËRTUAR E KUSH KA SHKATRRUAR VËNDIN NË 34 VITE:
    -PARTIA BANDË ËSHTË PD ME SB NË 34 VITE,KU NGA 1991-2021 KA VRARË MBI 20.000 NJËRZ & KA SHKATRRUAR MBI 500 ND/JE E INSTITUCIONE MBI 350 MILD.$ PASURI TË 45 VITEVE PLUS 34 VITE PËRDHUNIM TË DREJTËSISË,DEMOKRACISË,DESTABILIZIMIT TË VËNDIT SIPAS OK TË AGJENTURAVE TË HUAJA SËRBE,GREKE,RUSE,FRËNGE, etj të cilave u shërben që nga 1968-70..! Ndaj RAMIZ ALIA E ORIENTOI TE PD TË CILËN E SUNDOI 33 VITE & SOT E SHKATRROI PËR INTERESAT E FAMILJES SË TIJ NON GRATA ME 50 BANESA NË EUROPË DHE 19 KULLA TE KL.PARTZANI ME NGA 20 KATE.
    -TURP PËR SB & DREJTËSINË QË E BRON ATË PËRBINDËSH..TIRAN.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  2. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar
  3. prehistoriku on Një cirk i dështuar
  4. Ethem Lalaj on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?