Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SONDAZHI: Të ikurit, dominojnë të rinjtë, korrupsioni si arsye madhore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SONDAZHI: Të ikurit, dominojnë të rinjtë, korrupsioni si arsye madhore
EkonomiLajmi i fundit

SONDAZHI: Të ikurit, dominojnë të rinjtë, korrupsioni si arsye madhore

Published: October 27, 2024
Shpërndaje

Një sondazh i “Monitor”, që nisi më 11 shtator të këtij viti dhe zgjati rreth një muaj, ku u intervistuan 1044 persona rreth arsyeve që çojnë individët dhe familjet të largohen nga Shqipëria,

Nga 1044 të anketuar, 187 persona ose rreth 18%, tashmë ishin larguar nga Shqipëria. 34% e tyre ishin 20-29 vjeç kur ishin larguar nga vendi, 30.5% ishin ndërmjet 30 dhe 39 vjeç dhe 13% ndërmjet 40-49 vjeç. Mbi 44% e tyre kishin më shumë se pesë ose më shumë vite që kishin emigruar dhe pjesa tjetër, 45%, kishin një deri në tre vite në emigracion dhe 10% kishin më pak se një vit.

Shumica e tyre, rreth 72%, dhanë si arsye kryesore për largimin nga vendi “Korrupsionin e lartë dhe mosfunksionimin e institucioneve”, një pjesë e madhe mbi 40% renditën si arsye për largimin, mungesën e mundësive për zhvillim profesional, problemet shëndetësorë dhe mungesën e shërbimeve cilësore.

- Publicitet -

Për rreth 40% të të larguarve, cilësia e dobët e arsimit, mungesa e stabilitetit politik dhe pagat e ulëta ishin një nga tre arsyet themelore për mbi 30% të të larguarve.

Një qytetar komentoi “Ka shumë korrupsion, politika jo të qarta, zero transparencë dhe zero konkurrencë e ndershme. Pyetja është a ikin shqiptarët nga Shqipëria apo nga vetë shqiptarët? Mund të kesh para mjaftueshëm, por nëse je i detyruar ta marrësh shërbimin larg banesës dhe me korrupsion, paratë nuk vlejnë”.

“Unë personalisht ika për fëmijët. Nuk shikoja të ardhme për ta në Shqipëri”, tha një qytetare tjetër.

44% e të larguarve pohuan se ishin shumë të pakënaqur me situatën ekonomike në Shqipëri dhe vetëm 7% ishin shumë të kënaqur, por kishin ikur për arsye të tjera.

69% e të ikurve vlerësuan si shumë të rëndësishme mundësitë e punësimit jashtë vendit për vendimin emigrimit, ndërsa 24.6% i vlerësuan disi të rëndësishme dhe vetëm 3.2% thanë se mundësitë e punësimit jashtë vendit nuk ishin aspak të rëndësishme për vendimin e largimit.

40% e larguarve pohuan se kishin një arsye familjare për të emigruar.

Rreth 45% e të larguarve ndihen të integruar tërësisht në shoqëritë ku jetojnë dhe 44% ndihen disi të integruar, ndërsa 7% pohuan se nuk janë integruar.

58% e të larguarve po marrin e dhe familjarët

Fenomeni i emigrimit ka marrë formën e një spiraleje. Shumë prej atyre që kanë ikur po marrin edhe familjarët e tjerë që jetojnë në Shqipëri, duke dhënë tek ata shembullin e një jete më të mirë. 58% e të anketuarve që ishin larguar nga Shqipëria pohuan se do të merrnin edhe familjarët e tyre, 23% thanë se nuk kishin plane të tilla dhe 18.7% nuk ishin të sigurt.

Nëse është një gjë që shqiptarët e kanë mësuar mirë, është emigracioni. Përvojat e shumta të të ikurve janë kthyer në magnet për ata që jetojnë në Shqipëri, duke nxitur edhe më tej presionin për largim të atyre që jetojnë në Shqipëri.

57% e të ikurve nuk kanë në plan të kthehen

Shumica e emigrantëve të larguar nuk kanë në plan të kthehen në Shqipëri.

Pyetjes “A keni menduar ndonjëherë të ktheheni në vend pas një periudhe jetese jashtë”, 57% ju përgjigjën negativisht. 24% pohuan se nuk do të kthehen dhe 33% pohuan se mund të vijnë vetëm për pushime. 17% nuk ishin të sigurt, ndërsa 23% kishin planifikuar kthimin pas disa vitesh. 96% e të anketuarve mendojnë se emigracioni e ndikon negativisht vendin.

Pjesa më e madhe e të larguarve, 72%, do të ktheheshin nëse përmirësohej sistemi shëndetësor dhe mbrojtja sociale.

Një pjesë e madhe, më shumë se gjysma, konsiderojnë si mundësi për rikthim përmirësime në infrastrukturë dhe kushtet e jetesës, mundësi punësimi, paga më të larta, stabilitetin dhe sigurinë, si dhe arsimin.

“E vetmja zgjidhje në këtë situatë që ndodhen institucionet në vendin tonë është ndryshime radikale në funksionimin e strukturave shtetërore, pavarësia e tyre, por edhe zvogëlimi i administratës tepër të fryrë përmes mbajtjes në punë vetëm të personave të paaftë. Shkollat në Shqipëri nuk plotësojnë kërkesat bazë për prindërit, p.sh. orari i mësimit nuk zgjat sa puna dhe cilësia është e dobët.

Shkollat private paguhen sa jashtë, ndërkohë nuk kanë as fusha për fizkulturë. Gjithçka për fëmijët kushton më shumë.

Shqipëria nuk bëhet as për fëmijët e mi, kështu që nuk kam ndër mend të sakrifikoj jetën e tyre për një palo vend si Shqipëria”, – tha një komentuese në përgjigje të pyetjes “A do ta konsideronit kthimin në vend, nëse do të kishte përmirësime në këto fusha? (Zgjidhni deri në 3 përgjigje)”.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben says:
    October 27, 2024 at 8:59 am

    Allbania urupiane
    histori suksesi.
    Osmanllinj Elhamdullillah
    Sulltan Erdoan

    Reply
  • Për pará (nga fitorja në fitorje) says:
    October 27, 2024 at 11:44 am

    E po dreqi e marrtë një jetë i fal perëndia njeriut. Hiq çerekun e fillimit, ku si adoleshent e ke trunin sa të peshkut dhe s’di të fshish as qurrkat, hiq dhe pjesën tjetër ku si pensionist s’ke takat të bësh as shurrën, i bie që vetëm nja 30 e kusur vite të mbesin që ta gëzosh e ta shijosh sa të kesh mundësi.

    Dhe nëse këto mundësi qytetari me kalimin e kohës konstaton se i ka të reduktuara, kjo për arsye të ndryshme që lidhen kryesisht me faktorin ekonomik, social, shëndetsor, etj. nga njëra anë , por dhe me mentalitetin e vrazhdë të glasës parapolitike nga ana tjetër, atij nuk i ngelet zgjidhje tjetër përveç emigrimit me shpresë se diku në një cep të globit mundësitë dhe kushtet e jetesës janë më të favorshme për të bërë përpara.

    Reply
  • Pensionisti says:
    October 27, 2024 at 1:27 pm

    Na i mori dushmani kalamajt ,o pilitikane hajdute!,ne prag te 80 vjetiorit.kur u sikterizuan nga partizanet . Ajka e rinise shqiptare po punesohet masivisht ne Gjermani,per te mos hyre ne blloqet r zeza te pilitikajve me nder …!?

    Reply
  • capi says:
    October 27, 2024 at 2:33 pm

    Gjera te ster-ditura e ster-thena. Sju ka mbetur gje tjeter, ta merrni kete sondazhin, tja fusnin ne b… atij qe me paturpsine me te madhe shkon NY e kerkoj voten e emigranteve. Ai dhe klasa politike ku bene pjese (majtas dhe djathtas) jane shkaktaret e nje pjese te popullsise let themi per arsye ekonomike.

    Dhe procesin e votimit, e shikoj me skepticizem, Ka shume kerkersa qe nje pjese e emigranteve nuk kane mundesi praktike ti plotesojne, si pasja e nje documenti identifikues leshuar nga qeveria shqiptare, kur dihet nje pjese e tyre kane 20+ vjet qe kane emigruar, dhe nuk u dale nevoja te kene nje te tille.

    Kerkesa per shume te dhena personale, kur dihet tashme sa e pa afte eshte qeveria shqiptare ti ruaj keto te dhena. Kush jeton jashte e di mire cfare industrie eshte fallcifikimi i te dhenave dhe identiteteve. Shkojne vjedhjet deri ne miliarda dollar ne vit. Prandaj kujdes, mos u beni viktim me duart tuaja.

    Sikur gjithcka te shkoj sic eshte parashikur, kush te garanton qe vota do te shkoje per kandidatin qe ti jep.
    Uroj dhe shpresoj qe te mos manipulojne votat e kesaj pjese te zgjedhsve.

    Reply
  • mali says:
    October 27, 2024 at 8:32 pm

    E kuptuam.
    Tani si I behet halli te rregullojme jeten tone ne Shqiperi?
    Ketu qendron ceshtja dhe jo ne qarje.
    Vetem njerezit e dobet bejne qarje dhe ankesa.
    Njerezit e forte luftojne per ndryshim.
    Ndryshimi ne nje shtet vjen nga intetektualet.
    Historikisht keta kane qene promotoret dhe luftetare per ndryshim.
    Populli me intuition e tij I ndjek .
    Kjo tregon qe intelektualey e Akademise dhe nga shoqatat qe na promovojne dhenje tituj jane inegzigjente ,trupa amorfe.Si thote mencuri:derri I kenaqur.
    Eshte shqiptar ,por per momentin nuk kujtoj emrin.
    Tani nga kush e prisni ndryshimin?

    Reply
  • Dursakja says:
    October 28, 2024 at 3:44 am

    Situata në të cilën gjendemi është e rëndë.
    Ajo duhet ndryshuar me çdo kusht. Elita intektuale prej vitesh ose largohet, ose rrinë e heshtur. Pikërisht janë ata, të mënçurit, të urtët që duhet të drejtojnë, atyre duhet t’u japim votën dhe t’u besojmë drejtimin e vendit. Duhet të kuptojmë që ata të zgjedhurit në vite pothuajse duhet të abandonohen, vota është e vetja mundësi që kemi, ta përdorim me zgjuarsi se ai moment vendos për fatet tona. Kur kombet kanë vendosur në krye të mënçurit dhe të urtët(jo ata që bëjnë bujë) ja kanë dalë, kanë çuar përpara reformat dhe zhvillimin ekonomik e social të qëndrueshëm të vendit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?